Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nje pyetje
A duhet te denohet ky njeri per kete veper qe ka bere?
Po
Jo
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Nje pyetje

Ish-mësuesi fotograf pranon i përlotur akuzën e vrasjes


TIRANË – Përfaqësuesi i prokurorisë ka paraqitur dje para trupit gjykues, hollësi nga vrasja e një fotografi amator në qendër të Tiranës, në datën 25 maj të këtij viti. I akuzuari Agim Hyka, një ish-mësues matematike në shkollën “Isa Boletini”, i cili kryente gjithashtu punën e fotografit amator, ka pranuar dje autorësinë e vrasjes dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Sipas prokurorisë, në 25 maj të këtij viti, Agim Hyka, si çdo ditë doli për të punuar si fotograf përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Rreth orës 9 të mëngjesit ai ka patur një grindje me fotografin tjetër Reshat Beka, (viktima). Grindja ka lindur për shkak të “zonës së fotografimit” që i takonte secilit. Prokurori Genci Qano tha dje se pas debateve të para, vrasësi Hyka është munduar të largohet nga vendngjarja, por është qëlluar prej viktimës me disa copa pllake. Ekspertiza ka vërtetuar se vrasësi ka edhe një plagë në kokë, të shkaktuar nga një prej goditjeve të viktimës, ndërsa ishte përpjekur të hipte në biçikletën e tij për t’u larguar. Copa e pllakës që ka shkaktuar këtë plagë në kokë është sekuestruar si provë materiale. Sipas prokurorisë, pas kësaj goditjeje, i pandehuri Hyka ka zbritur nga biçikleta e tij, ka nxjerrë nga xhepi një biçak që e përdorte për të prerë filmat dhe e ka qëlluar viktimën Beka disa herë në trup. Një plagë e marr në gjoks i ka shkaktuar Reshat Bekës vdekjen vetëm tre orë pas ngjarjes, pra në orën 12.00 të datës 25 maj 2003. Prokurorit shtoi gjithashtu se ekspertiza ka vërtetuar që edhe i pandehuri ka humbur aftësinë për të punuar në masën 90 për qind për shkak të plagës së marrë në kokë. Vetë i akuzuari u shpreh dakord me gjithçka që tha prokurori duke pranuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa prokurori lexonte kërkesën për gjykim, i pandehuri (në sallën e gjyqit nuk kishte asnjë familjar të pranishëm), u përlot. Gjyqtari Martin Deda, caktoi seancën tjetër gjyqësore për të hënën. Në këtë ditë do të dëgjohen edhe konkluzionet e prokurorit.




Sipas jush duhet te denohet ky njeri!
Dua pergjigjet e juaja te argumentuar.
Me respekt qershor13

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 12:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
princesha
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/04/2003
Vendbanimi: londer
Mesazhe: 40

Te denohet

qershor13! Per mendimin tim ky njeri duhet denuar patjeter.Ja ta arsyetoj une pse: Sepse sikur cdo njeri nga ne te zihet or grindet mos valle duhet te arrijme ne vrasje???? edhe vella me vella grinden mes tyre mos duhet te vriten??? Eshte llogjika ajo qe na ndan me kafshet!!!Pra une them qe cdo krim duhet denuar! E di qe ne shqiptaret jemi gjaknxehte ,por po te mos denohen do vijne duke u shtuar.Duke e denuar vrasjen te gjithe do u duhet te mendojne per ate qe bejne dhe jo te lejojne veprimet para llogjikes. me te mira!

__________________
genjeshtra i ka kembet e shkurtra

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 13:16
princesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė princesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me princesha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė princesha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: princesha Shto princesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto princesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Jam plotesisht dakort me mendimin e princeshes qe te denohet. Njeriu nuk duhet ne asnje menyre qe te mari jeten e tjetrit. Ate jet na e ka dhen zoti dhe vec ai mund te na e mar.
Ai njeri duhet te denohet, qe ti presi rrugen veprimeve te tjera te asaj natyre.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 20:57
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Nuk ka asnje arsye qe mund te justifikoj nje vrasje.....I merr dikujt dicka qe nuk ja kthen dot ,dhe aq me teper kur nuk je ti ai qe ja ke dhene...dhe kjo gje eshte JETA....

Njeriut i eshte dhene privilegji qe pasi ti perceptoj gjerat,ti perpunoj,ti arsyetoj dhe me pas te veproj....
Nqs grindje kaq banale do te perfundonin ne vrasje,sic po ndodh rendome ne Shqiperi,dhe per me teper keto vrasje nuk do te denoheshin atehere ne nje te ardhme jo shume te larget nuk do te ngeli asgje nga emri shqiperi dhe shqipetare....
Nuk kemi dot ne dore qe te ndryshojme karakterin e shqipetarit,qe sic dihet eshte shume gjaknxehte ,por kemi ne dore te bejme dicka qe karakteri dhe dashuria vllazerore te mbizotroj ne keto raste....dhe nqs kjo nuk mund te arrihet me deshiren e mire atehere per kete gje jane bere edhe ligjet....Nqs keto raste vrasjeje behen te denueshme ,nqs ligji perdoret aty ku duhet dhe kur duhet atehere cdokush do mesohet te respektoj dhe ti shtrij te drejtat e tij deri aty ku fillojne te drejtat e tjetrit.....
Jeta eshte nje dhurate dhe nje e drejte qe me eshte dhene mua.....me cfare te drejte ti nderhyn ne kete privilegj????

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2003 21:07
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Edhe per mua ky njeri meriton te denohet. Pamvaresisht se ai sulmoi per vetmbrojtje, sipas ligjeve, dhe vetmbrojtja ka nje kufi. Fakti qe ai e qelloi agresorin e vet 3 here, do te thote qe i ka kaluar caqet e vetmbrojtjes. Fare mire mund ta kishte plagosur, nmq qe ai tjetri te mos ishte i afte te kundervepronte. Me vetmbrojtjen nuk duhet abuzuar, pasi abuzimi konsiderohet krim dhe i ndeshkueshem sipas ligjit, pamvaresisht nga rrethanat ne te cilat ndodh.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2003 08:56
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
pirati
Anetar i ri

Regjistruar: 26/09/2003
Vendbanimi: Athine
Mesazhe: 11

Burgim deri ne 12 vjet

Sakte admirali shume sakte.
Kur tjetri te sulmon me grushta edhe ti per vetmbrojtje do ta sulmosh me grushta edhe jo ti nxjeresh thiken edhe ti marresh jeten.
Me pelqeu tema sepse vazhdoj edhe per juridik edhe me pelqejne shume ceshtjet penale.
Duhet denuar patjeter. por mgjth do te kete disa rrethana lehtesonjse P.sh. eshte nje intelektual mesues, etj.
Mgjth te themi te relitetin ne Shqiperi me ca leke del.
Apo jo?

__________________
Braktisja eshte cmenduri
prandaj dhe une rri vetem
mos me braktis njeri

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2003 15:34
pirati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė pirati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me pirati (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė pirati't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: pirati Shto pirati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto pirati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Po ti gjuash me pllake(tulle) tjetrit ne koke nuk eshte nje gje normale.Pastaj i pandehuri ka humbur aftësinë për të punuar në masën 90 për qind për shkak të plagës së marrë në kokë.
Por duhet te dini vetem nje gje: “qe edhe njeriu me i urte i botes po te tensionohet forcerisht,do tia pres fytin nje tjetri.Me kete duhet te them qe gjykojeni kete çeshtje me me njerzellik.
Po ju,po te ishit ne po ato rrethana siç ka qene i pandehuri çfare do beshit..!

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Tetor 2003 14:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

qershor13

Ne duhet ta gjykojme me njerzillek kete ceshtje???Po personat qe hyjne direkt ne kete histori nuk duhet te veprojne me njerzillek???
Te duket njerzillek te vrasesh dike,ti maresh jeten,te vetmen gje qe sja kthen dot ...vetem per nje shkak banal???
Si do te kisha vepruar une ne keto raste...??Te them te drejten nuk e di nqs do te jem e gatshme ta percaktoj ne kete gjendje pasi jane te tjera rrethana ato qe kushtezojne kete histori dhe nje ngjarje te tille,por per dicka jam e sigurte KUSH VRET ,DENOHET.....Per kete kane dal dhe ligjet ne fund te fundit qe nje veprim i tille te denohet......

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2003 01:39
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

po ta shikoni nga nje sy tjeter,(ashtu si qershori)rrethanat kane bere shume te mundshme kryerjen e krimit:goditja me nje pllake ne koke e ka shokuar,ka bllokuar trurin dhe llogjiken, e ka bere qe veprimet e tij te jene emotive dhe te pakontrolluara,ai ka ndjekur vetem instiktin e tij hakmarres (sic e kemi ne shqiptaret)gjaknxehte dhe i inatosur ka gjuajtur ne drejtim te vikitmes.
Besoj se nuk ka qene plotesisht faji i tij,rrethanat kane ndihmuar ne kryerjen e krimit,edhe viktima gjithashtu.
Me kete nuk dua te them qe vrasja eshte e pranueshme dhe nuk duhet te denohet.Perderisa mori nje jete ,duhet te denohet.Askush nuk ka te drejte te marr jete njerezish.
Thjesht po implikoj qe ne kete rast ka fakte lehtesuese qe mund tia ulin denimin.
-nuk ishte vrasje me paramendim(perderisa u be gati te ikte me biciklete dhe te mos perziheshe,ishte thjesht e rastesishme )
-duket qe eshte penduar per krimin.
-dhe ka pranuar perpara trupit gjykues qe ka qene ai fajtori.
te shohim me tej.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2003 04:26
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Nje pyetje qe eshte pak veshtire ti pergjigjesh me saktesi.

E para e punes nuk eshte vrasje me paramendim, eshte kryer ne gjaknxehtesi e siper , ne rrethana vetmbrojtjeje, pra eshte nje kunderveprim i detyruar. Qe duhet denuar personi qe ka kryer vrasjen, eshte e padiskutuar per kete rast. Me ben te dyshoj pak biçaku qe personi mbante per te prere filmat. Ku i pret filmat nje fotograf, ne rruge? Nuk besoj, per mua (nese do te isha nje ekspert ligjor) ka qene nje arme e ftohte e mbajtur pa leje. Aq me teper nese i kalonte permasat e lejuara nga ligji. Pra kemi te bejme me nje person qe paraqet nje shqetesim per shoqerine( ne mos nje rrezik).
E dyta eshte se pasi e qelloi nje here ne trup me "biçakun" duhej ta kishte lene te mos e qellonte me. Por kjo nuk mund te merret parasysh pasi ishte ne gjaknxehtesi e siper.
Personi ne nje çast u perlot. Patjeter, por u perlot se u pendua per aktin e kryer apo se pati frike dhe meshire per fatin e tij?
Nje fakt tjeter qe duhet marre parasysh eshte dhe handikapi i tij pas ngjarjes. Luan nje rol te rendesishem ne uljen e denimit.
Sa per ate se i pandehuri pranon apo jo fajin , ky eshte me teper nje fakt dytesor, ka te beje me marreveshjet pale akuzuese-pale e akuzuar. Ai eshte kapur ne flagrance( ose ka deshmi te pakontestueshme)

Duke marre parasysh te gjitha sa shkrova me siper , mendimi im eshte qe i akuzuari duhet te denohet per krimin e vrasjes pa paramendim, ne kushte te vetembrojtjes. Duhet te denohet per armembajtje pa leje n.q.s biçaku i kalon standartet e lejuara . Pala mbrojtese duhet te kerkoje nje denim te shkurtuar per vete menyren e kryerjes se krimit. Prokuroria duhet te kerkoje te njejten gje. POR DUHET DENUAR.

Do te kisha deshire te na tregonit si mbaroi gjyqi, thjesht per te ditur se çfare denimi ka dhene gjykata.

Me respekt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2003 00:53
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nje pyetje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.