NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
epidemiologjia e semundjeve te dineines
Cod. B15022007
Citim: Po citoj ato që tha NS-6
dineina eshte nje proteine qe ndodhet ne strukturen e ciliave (cilia eshte qime qe ndodhet ne rruget e frymemarrjes dhe qe ndihmon ne pastrimin e materialit qe prodhohet nga gjendrrat e ndryshme ne rruget e frymemarrjes.po ashtu ndodhet edhe ne strukturen e spermatozoideve,ne zonen e bishtit ku ka si funksion te ndihmoje spermatozoidin te levize.por nese kjo proteine peson nje dem (mutacion)jep shume probleme te ndryshme dhe nder to po permend 3:
[list=1]
[*]situs inversus: nje ndryshim anatomik i trupit te njeriut ku organet jane ne drejtim te kundert...dmth qe zemra eshte djathtas,drejtimi i stomakut,pankreasit etj jane te gjithe ne te kundert.kjo vjen si pasoje e mosfuksionimit tamam te proteines se dineines gjate fazes se emigrimit te qelizave ne momentet e para te jetes fetale kur do fillojne te formohen organet.
[*]sindroma e kartagenererit: nje situate ku ciliat ne rruget e frymemarrjes nuk levizin dhe kjo gje sjell si pasoje nje ulje te heqjes se sekrecioneve qe prodhohen nga gjendrrat e ndryshme si dhe e materialeve qe ngecin ne rruget e frymemarrjes dhe qe nevojitet te nxirren jasht...normalisht levizja e sinkronizuar e ciliave e ben kete gje por kur dineina nuk punon materiali mbetet dhe mund te shkaktoje edhe bronkit si dhe mundesi qe te formohen edhe zona ku zhvillohen infeksione polmonare.
[*]infertilitet.sic thashe dineina ndodhet ne bishtin e spermatozoideve dhe ndihmon ne levizjen e tyre por kur nuk punon spermatozoidet mbeten ne vend te paafte qe te levizin...kini parasysh dicka per spermatozoidet qe do ta shpjegoj edhe tek tema e shtatzanise me vone ishallah: ne fillim spermatozoidet nuk levizin por e fitojne kete aftesi duke levizur neper tubat qe quhen didimo.po ashtu sa jane tek mashkulli spermatozoidet nuk jane ne gjendje te fekondojne.aftesine per te fekonduar e marrin vetem kur futen ne organin femeror.ta them te drejten nuk e di se me cfare substance nderveprojne atje qe i jepka kete aftesi po qe do mundohem ta gjej sepse me ka bere kurioz ...e cuditshme apo jo?
Per sa i perket statistikave:
Sindroma e kartagenerit: 1/40.000-1/120.000.
Sindroma e ciliave te palevizshme:1/20.000-1/60.000 (mendohet qe gjysma e atyre qe kane sindromen e ciliave te palevizshme kane edhe sindromen e kartagenerit)
Situs inversus : 1/8.000-1/25.000 (shifra vlen per Evropen dhe Ameriken).1/5 e ketyre paraqesin bronkiektazi.
Burimi i informacionit per shifrat: C. Scriver et al., The Metabolic and Molecular Bases of Inherited Disease, Eighth Edition!
p.s: Iliriuse,do ma paguash se me bere te shkruaj me shkronja te medha
(shenim 19/05/2007) postimi ketu u rregullua per nje gabim qe nuk ka te beje me shifrat. aty ku thuhet "mendohej qe gjysma e atyre qe kane kartagener kane edhe sindromen e ciliave te palevizshme" duhet te ishte e anasjellta,pra sic e kam vendos tani.kete gje e vertetojne edhe ne numrat ne fakt.ju kerkoj falje per gabimin
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 19/05/2007 ora 08:53
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|