Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Kuriozitete mjekesore Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 4.14.
Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Vitamina D

Cod. A17082007

Marrja e 1000UI  te Vit D ul rrezikun e kancerit te nje sere organesh si:
Te zorres, gjirit dhe atij te vezeve. Kjo ulje e kancerit nuk eshte edhe aq e vogel sa te mos bjere ne sy te shkencetareve. Per kancerin e gjirit ulja eshte 75%. dhe per te tjere kancere deri ne 50%.
Vitamina D sigurohet lehte neper farmaci dhe mirret pa recete ne formen e vajit te peshkut.
Studimi i bere inkurajon perdorimin e gjere te vitamins D.
Vitanima D ka edhe efekte te tjera te shkelqyera.
Vaji i peshkut nga ana tjeter ka edhe mjaft vitamin ate tjera aq te nevojshme per njeriun.
 
DXP

Modifikuar nga NS-6 datė 06/09/2007 ora 12:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2007 17:00
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

anemia ne nje pacient me paaftesi renale kronike

Cod. A28092007

nese do ti benit analizat e gjakut nje pacienti me paaftesi renale kronike,do te shihnit qe ai ka anemi (ulje e sasise se hemoglobines nen 11 per meshkujt dhe 10 per femrat).kjo anemi vjen si pasoje e mosprodhimit te eritropoietines nga veshka si pasoje e paaftesise. anemia eshte nje anemi e formes normocitike (dmth qe dimensionet e qelizave jane brenda kufinjve te normalitetit) normokromike (sasia e hekurit dhe hemoglobines brenda nje qelize eshte brenda limiteve te normalitetit). po ashtu do te vini re qe numri i retikolociteve eshte i ulur (gje kjo qe nuk verehet nese do kishim te benim me nje anemi si pasoje e nje hemorragjie,sepse do stimulohej prodhimi i rruazave te kuqe te gjakut dhe retikolocitet jane pikerisht pergjigja fillestare e ketij stimulimi)...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2007 23:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MARSMED
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/07/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 103

HIV DHE SHTATZANIA

Cod. B28092007

Sipas nje studimi te bere eshte pare qe shtatzania tek nje grua hiv-aids ndikon pozitivisht......mbase nuk eshte nje ide e mire kjo e pare nga kendveshtrimi i bebit sepse dihet qe rreziku per te lindur femija e infektuar eshte domethenes ....por per nenen eshte pare qe kjo gravidance ka rritur efektshmerine e antiviraleve (pra te mjekimit kunder hiv-aids).Keshte ne harkun kohor te nje viti ato femra te cilat kane qene gravide kane pasur nje ecuri me te mire te semundjes sesa te tjerat. 

__________________
ESHTE NJE KOMPLIMENT ME I MADH TE BESOHESH SESA TE DASHUROHESH NGA DIKUSH.

Modifikuar nga NS-6 datė 28/09/2007 ora 11:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2007 00:47
MARSMED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MARSMED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MARSMED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MARSMED Shto MARSMED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MARSMED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

dekompozimi i trupit

Cod. B25112007

ne diten e 4 te dekompozimit te trupit gjaku eshte lengezuar komplet dhe derdhet nga mushkeri dhe lekura nxihet. ky proces ka sjelle edhe supersticionet mbi vampiret. ne diten e 4 gjaku lengezohet dhe trupi mbushet me gas si pasoje e veprimit te bakterieve. ne kohet e vjetra kur mendohej qe dikush mund te ishte vampir, do tia nxirrnin trupin dhe do ti ngulnin nje kunj ne gjoks. si pasoje e presionit te gazit te prodhuar nga lengezimi dhe dekompozimi i gjakut, trupi do te nxirrte gjak dhe do te leshoheshin gazrat me nje zhurme karaktesistike te formes "psssssss"!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 14/12/2007 ora 00:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2007 11:08
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

genjeshtrat dhe te vertetat

Cod. A14122007

per te gjet genjeshtaret mjafton te veshtrosh aktivitetin e trurit te tyre nderkohe qe flasin! shkencetare te Universitetit te Kalifornise kane gjetur qe kur thuhet nje e vertete aktivizohet nje zone truri e ndryshme nga ajo qe aktivizohet kur thua nje genjeshter. studimi eshte online ne revisten Annals of Neurology!

(City)

po ju paraqes edhe nje link ku mund ta gjeni artikullin qe citohej nga gazeta:

Functional neuroimaging of belief, disbelief and uncertainty

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2007 00:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Mikrovalėt zbulojnė kancerin.

Cod. F18122007

Mikrovalët zbulojnë kancerin.

Shkencëtarët thonë se mikrovalët jo gjithmonë janë të rrezikëshme. Gjatë provave klinike ata kanë vënë re se mikrovalët që përdoren për ngrohjen e ushqimit aktualisht mund të parandalojnë kancerin. Në Takoma të shtetit Washington mjekja Lyn Clark po kryen disa prova klinike për kurimin e kancerit të gjirit. Kjo paciente thotë se shpresat e shërimit janë të mëdha, që nga fillimi i provave me mikrovale tumori i saj ka filluar të zvogëlohet. Mikrovalët janë plot energji elektro magnetike. Është e njëjta teknologji e përdorur nga sistemi i mbrojtjes me satelit. Energjia elektro magnetike ndonjëherë është fajësuar si shktaktare e kancerit. Por teknologjia e re mjekësore i përqëndron këto valë në mënyrë që të godasin vetëm tumorët dhe asgjë tjetër. Mjekja Lynn Clark beson se brenda 5 ose 10 vjetëve të ardhshëm mënyra me mikro valë mund të zëvëndësojë plotësisht metodën kirurgjike të heqjes së tumoreve. Kjo teknologji nuk kufizohet vetëm me kancerin e gjirit. Në shumë klinike në mbarë vendin tani mikrovalët po provohen edhe kundër kancereve në kokë, mëlçi, prostat e në lëkurë.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 10:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2007 10:46
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Ndertimi makroskopik i melcise

Cod. A27122007

Burimi i Informacionit : Wikipedia

Ndërtimi makroskopik i mëlçisë
1. Mëlçia përbëhet nga :
2. Lobus dexter - gjendet nën diafragmë dhe është pjesërisht i ngjitur me të.
3. Lobus sinister - është më i vogël dhe shtrihet deri në anën e majtë të abdomenit.
4. Lobus quadratus
5. Lobus caudatus
Nën pjesën e poshtme të mëlçisë gjendet e ashtuquajtura portë e mëlçisë - Porta hepatis, nëpërmjet të së cilës kalojnë: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.
Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrës për në mëlçi, Vena portae sjellë nga lukthi dhe zorrët pjesët e ushqimit në formë të gjakut të pasur me substanca ushqimore.

Mëlçia ndahet në këto segmente :
1. Lobus sinister:
- Segment I - Lobus caudatus
- Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
- Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
- Segment IV - Lobus quadratus
- Segment IVa - pjesa kraniale
- Segment IVb - pjesa kaudale
2. Lobus dexter:
- Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
- Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
- Segment VII - pjesë kraniale e Segmentum posterius
- Segment VIII - pjesë kraniale e Segmentum anterius

Ndërtimi mikroskopik i mëlçisë
Melcia ndahet më tutje në pjesë edhe më të vogla - lobuli (lapra, maksimal 1-2mm të mëdha). Këto kanë në prerje formën e gjashtëkëndëshit, që përbëhet kryesisht nga qelizat e mëlçisë - hepatocitet.
Qelizat e mëlçisë kanë në të shumtën e rasteve më shumë bërthama dhe janë të radhitura në rresht. Në pikat kufitare të lobulit qëndrojnë fushat periportale, në të cilat kalojnë nga një degë e arteria hepatica, e vena portae si dhe e ductulus biliferus. Këto quhen ndryshe edhe Glisson-Trias (Trekëndëshi i Glissonit).
Në mes të qelizave të mëlçisë janë të radhitura kapilaret e zgjeruara të saj - sinusoidat. Këto janë të veshura me një endotel dhe përbëhen nga makrofagët special. Sinusoidat transportojnë gjakun e Vena portae së bashku me gjakun e Arteria hepatica nëpër lobuli të mëlçisë në drejtim të qendrës së laprave, ku gjendet një venë qendrore. Venae centrales bashkohen në venë më të mëdha (Venae sublobulares) dhe në fund bashkohen në venë të mëlçisë (Vena hepatica).
Në pjesën mes sinusoidave dhe qelizave të mëlçisë gjendet hapësira e Disseut, ku ndodhin ç’helmimet. Këtu gjendet plazma e gjakut, më tutje të quajturat qeliza-Ito, që përmbajnë vitaminë A dhe i shërbejnë deponimit të yndyrës.
Kapilaret e lëngut të tëmblit janë përbrenda laprave vetëm gropëza të qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnë murin e tyre dhe bëhen Ductuli biliferi me një epitel njështresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi të fushës periportale kalon lëngu i tëmblit nëpër kanale më të mëdha – Ductus hepaticus dhe del nga mëlçia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen në Ductus hepaticus communis.

Detyrat e mëlçisë
Mëlçia është lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrës dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së deponuar në glukozë. Mëlçia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) në pasqyrën e sheqerit në gjak dhe mund ta mbajë atë në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrës.
1. Sinteza:
- Gluconeogenesis (ndërtimi i sheqerit të rrushit – fruktozës) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
- Sinteza e ketoneve
- Sinteza e kolesterinës dhe e acideve të lëngut të tëmblit që vijnë nga kjo
- Sinteza e proteinave të gjakut si:
2. Albumina
3. Faktorët e koagulimit
4. Proteinat e fazës akute të ndezjes
5. Deponimi i:
- Glukozës në formë të glikogjenit
- Yndyrës në formë të lipo-proteinave
- Disa vitaminave
- Gjakut
6. Ndërtimi i lëngut të tëmthit
7. Shpërbërja dhe ç`helmimi i:
- Eritrociteve të dëmtuara dhe të vjetra nëpërmjet të makrofagëve
- Bilirubinës (produkt i hemoglobinës)
- Amoniakut
- Hormoneve
- Medikamenteve
8. Krijimi i gjakut të fetusit deri në javën e 7 të shtatzënisë (perioda hepato-lienale)
9. Rregullimi i metabolizmit të vitaminave

Enzimat e mëlçisë
Kontrollimi i gjakut gjatë një sëmundjeje të mëlçisë jep shumë udhëzime të rëndësishme mbi llojin dhe përhapjen e sëmundjes. Enzimat janë të nevojshme si çdo kund tjetër në trup edhe në mëlçi në mënyrë që të funksionojë si duhet metabolizmi i saj. Kur bëhet dëmtimi i qelizave të mëlçisë, këto enzima dalin jashtë tyre dhe rritet pasqyra e tyre në serumin e gjakut. Kështu mundemi, varësisht se cilat enzima janë të rritura, të vijmë deri tek diagnoza e sëmundjes.
1. Enzimat që shpesh maten janë:
- GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
- GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
- Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
- AP = Fosfataza alkalike

Sëmundjet
Diagnostika e sëmundjeve të mëlçisë konsiston në interpretimin e drejtë të testeve të ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirëpo, disa nga këto nuk janë sasiore, disa nuk janë mjaft sensitive e disa të tjera nuk janë mjaft specifike, kështu që klinicistit i mbetet që të zgjedhë atë grup testesh që ndriçon më së miri një aspekt të veçantë të funksionit të mëlçisë. Interpretimi i këtyre testeve duhet bërë gjithmonë, duke patur parasysh tablonë klinike.[1]

Sëmundjet e mëlçisë janë:
1. Hepatiti
2. Cirroza(lexoni me poshte)
3. Encefalopati hepatite (pengesa në funksionin e trurit deri në Coma hepaticum)
4. Sëmundje imunologjie të mëlçisë (Autoimmunhepatitis)
5. Metastaza
6. Tumore hepato-celulare
7. Abscesi i mëlçisë
8. Sindromë-Caroli
8. Sindromë-Reye
Simptoma të sëmundjeve të mëlçisë
1. Verdhëza (Ikterus)
2. Gjakderdhje nga varicet e ezofagut
3. Krijimi i ujit në hapësirën e barkut (Ascites)
4. Dobësi të kujtesës, hutim (encefalopati hepatite)
_________________________________________
Pasi qe njerëzit në kohët e vjetra e shihnin mëlçinë si vendin e ndjenjave, të temperamentit dhe si burim të gjakut, të instinktit e nxitjes shpirtërore, ajo është bërë objekt i shumë fjalëve të urta apo shprehjeve tjera të përditshme, p.sh: “Na hëngri mëlçinë”, “Mëlçinë e bardhë na bëri të zezë” etj. – d.m.th na lodhi e na mërziti tepër.
Shprehja “mëlçia e bardhë” përdoret shpesh në jetën e përditshme kur flitet për mushkëritë.
------------------------------------------

[1] Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike -
Universiteti i Prishtinës, 2002 Fakulteti i
Mjekësisë

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 17:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:11
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Melcia : Detaje te tjera

Cod. B27122007

vazhdim i shkrimit te mesiperm si dhe shenime personale :

ATEHERE........

MELCIA ESHTE GJENDRA ME E MADHE E ORGANIZMIT. AJO ESHTE ''LABORATORI QENDROR", SEPSE KRYEN ME SE 500 FUNKSIONE.(PER FUNX KENI ME LART....)NEPER MELCI CDO DITE KALOJNE AFRO 14000ML GJAK, QE PERPUNOHEN NA SISTEMI I PASUR I ENZIMEVE NE HEPATOCITE(QELIZAT E MELCISE).
NGA HEMOGLOBINA E LIRUAR NGA ERIROCIDET, NE MELCI FORMOHET PIGMENTI BILIRUBIN NGA I CILI, ME PERPUNIM TE METUTJESHEM SINTETIZOHET PIGMENTET(MATERJE TE NGJYROSURA): BILIVERDINI(PIKGMENT I GJELBERT I VRERIT),STERKOBILINI(PIGMENT NGJYRA KAFE I FECESIT DHE UROBILINIT(PIGMENT I VERDHE I URINES) ......................................
.............EDHE DICKA TJETER POR SE DI SE KU E KA VENDIN POR ME RENDESI ESHTE QE JU TI GJENI VEN NE TRURIN TUAJ...

ATEHERE........

Mëlçia (greq. hepar, lat. iecur) apo mëlçia e zezë, është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.
Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gram. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 18:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:13
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Sistemi riprodhues tek mashkulli dhe femra

Cod. C27122007

Sistemi reprodukues&Ndryshimet ciklike ne endometroniumin e mitrës

--------->>>>>Funksioni i sistemit reprodukues te meshkujt


Nëpermjet reprodukimit fitohen pasardhës te ngjajshëm me prindërit dhe mundësohet ruajtja dhe vazhdueshmëria e jetës në tokë. Funksioni i sistemit reprodukues te meshkujt mund të ndahet në III pjesë:

1.Krijimi i qelizave seksuale-spermatogjeneza
2.Realizimi i aktit seksual mashkullorë
3.Rregullimi i funksionit seksual të mashkullit me hormone te vecanta

1.Spermatogjeneza-procesi krijimit të qelizave seksuale mashkullore, ky proces zhvillohet në farorë. Fillon nëpërmjet vitit të 11-13 të jetës (me paraqitjen e pubertetit- pjekurisë seksuale). Spermatogjeneza fillon nën veprimin stimulativ të hormoneve gonadostimuluese nga rezhda e përparme e hipofizës. Sekretimi i këtyre hormoneve është nën kontrollimin e hipotalamit, respektivisht të faktoreve rilizing të cilët sintetizohen nën hipotalamus. Krijimi i spermatozoideve te njeriu kalon nëpër disa faza. Kanalet farorë nën testise përmbajnë numër të madh të qelizave të vogla të cilat quhet spermatogjene. Ne fazën e parë të spermatogjenezës disa spermatogone rriten dhe shëndrrohen në qeliza të mëdha të cilat quhen spermatozoid I. Me procesin e mejozës spermatozoidet I ndahen dhe fitohen dy spermatocide II. Secili prej këtyre tani përmban nga 23 kromozome jo nga 46. Kjo d.m.th. se gjatë ndarjes së spermatocideve I nuk krjohen kromozome të reja por ndahen 46 kromozome egzistuese në dy pjesë.
Mandej secili nga spermatocidet sekondare me ndarjen miotike ndahen në dy spermatide. Spermatidet e sapo krijura ende nuk kanë veti të spermatozideve. Ata mandej piqen me kokë, qafë, trup dhe bisht. Spermatozoidi i pjekur është i aftë të lëviz nëpër lëng me shpejtësi 1-4 mm ne min.
2.Fazat e aktit seksual janë: ereksioni, lumbrikacioni dhe ejakulimi.



------->>>>>Funksioni i sistemit reprodukues te femrat

Funksioni reprodukuse te femrat është që ta pregatitë organizmin për fekondim dhe shtatëzani. Organet kryesore të sistemit reprodukues te femra janë:
1. vezoret(ovariumet) 2. vezëpërcuesit 3. mitra(uterusi) 4. vagina. Në rregullimin e funksionit të sistemit te femrat marrin pjesë hormonet e hipotalamit, adenohipofizës dhe hormonet e vezoreve. Hormonet e hipotalamit janë: hormoni folikulostimulues, lutenizues. Hormonet të cilat taiten nga vezoret janë hormonet estrogjene dhe progresteroni.
Këto hormone nuk tajojnë sasi konstante por sasia është e ndryshueshme në periudha të ndryshme të ciklit seksual te femrat. Taitja ciklike e tyre shkakton ndryshime ciklike ne funksionet e organizmit të organeve seksuale femërore para se gjithash në vezore dhe mitër. Këto ndryshime ritmike organet seksuale te femrat quhen me një emër cikël seksual ose menstrual. Procesi i pjekjes së qelizave vezë është i njohur si oumgjenezë. Procesi i nxjerrjes së qelizës vezë quhet ovulacion. Pas ovulacionit fillon faza e dytë e ciklit ovarial. Kjo fazë quhet fazë glutenizuese ose fazë e trupi të verdhë. Funksioni i trupit të verdhë është endokrin d. m.th. nga ai taiten progresteroni dhe hormonet esterogjene.


---------->>>>>>Ndryshimet ciklike ne endometroniumin e mitrës

Gjatë ciklim menstrual endometroniumi i mitrës kalon nëpër 3 faza:
1.profirelative
2.sekretive
3.mestruale

1.Faza e parë-profirelative fillon prej ditës së 5-14 të ciklit, gjegjësisht deri ne momentin e ovulacionit. Në këtë fazë nën ndikimin e hormonit folikulostimulues(HFS)vjen deri te zhvillimi i folikulave të ovariumit. Ato tajojnë hormone estrogjene të cilët veprojnë me endometroniumin e mitrës dhe i njejti i përgatit për shatëzani eventuale
2.Faza e dytë-sekretimi zgjat 12 ditë nga dita e 15-28 të ciklit mujorë. Në këtë fazë trupi i verdhë tait sasi të mëdha progresteronit dhe hormone esterogjene. Këto hormone vecanerisht progresteroni shkakton bymym te mëtejshëm të edometroniumit dhe zhvillimit të gjëndrave. Ndryshimet e këtilla janë të domosdoshme që të krijohen kushte për sherdhezimin e qelizës vezë eventuale të fekonduar dhe sigurine e kushteve të ushqimit fillestar të embrionit.
3.Faza e tretë-menstrucioni nëse qeliza vezë nuk është e fekonduar afër 2 ditë para fundit të ciklit mujorë në mënyrë të vrullshme zvogëlohet taitja e hormoneve të ovariumeve, hormonet esterogjen dhe progresteroni. Pas këtij zvogëlimi vjen deri te paraqitja e menstracionit. Kjo mund të zgjasë nga 3-7 ditë kurse, mesatarisht 4-5 ditë në fillim të ciklit mujorë. Gjatë menstruacioninormal humben afër 35 ml gjak i përzier me 35 ml lëng. Gjatë menstruacionit organizmi është i përcjellur me ndjenja dobësie, dhembje dhe me humbje të mëdha të gjakut. Ka raste kur mund të vijë deri te zmadhimi i temperaturës trupore, neveritje, vjellja, diarea, kokedhembje, etj. Megjithatë duhet pasur kujdes që ti largohemi ecjes së gjatë, kërcimit, ngritjes së sendeve të rënda po ashu edhe të mos vjen deri te ftohja gjatë kësaj periudhe.
------------------------
EDHE PSE POSTIMI SE KA VENDIN KETU E FUTA THJESHT VETEM TE MOS ZIHET VENDI TEK TEMAT.KRYESORJA ESHTE TE MESOJME DICKA DHE PER KETE.....BESOJ SE DO HASIM NE MIREKUPTIM.........SHENDET.......

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 18:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:58
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Betimi i Hipokratit

Përmbajtja e betimit
Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.


----------------------------
Nje doktor do te ket suksese(sukse e kam fjalen ne sherimin e pacientit) nese i permbahet ketyre fjalive..............jane te thjeshta por me rendesi.......... heeeeeeeeee

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2008 17:31
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Kuriozitete mjekesore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.