Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Isuf Luzaj
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Isuf Luzaj

Falenderojme personin qe ka derguar kete material

Shqiptari i madh, historiani dhe filozofi i famshëm shqiptar në Amerikë që ka shkruar mbi 100 vepra për çështjen kombëtare, qe jetoi në mergim, porse eshtrat i prehen në Vlorë

Mbas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria u bë tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, në keto kushte pasardhësit e fundit të familjes princore të Arianitasve lundronin në detin e hapur në drejtim te Venedikut. Pikëlimi i dallgëve çonte freskinë e detit në murin e kalasë së Kaninës duke i ruajtur asaj freskinë e shekujve. Shekujt kalonin, të rinjtë që vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin të krijonin lirinë. Oshëtimat e krismave të shpalljes së Pavaresisë më 1912, shkrijnë në gjirin e tyre, krismat e shtëpisë së Luzajve në Kaninë për pinjollin që po vinte: Isuf Luzaj, më vonë ky do të bëhej njësim me shekullin që u bë i tij brenda truallit atëror dhe i pa ndarë sot, obelisk në keto ditë te reja.
Isufi, në faza vitesh duke i lënë mbrapa ato në vlerat e tyre arrin në vitin 1933 e vazhdon studimet në liceun "Louis Le Grand" dhe në kronologji të tyre mbaron studimet e larta në Universitetin e Sorbonës, i lauruar me tituj shkencor doktor në letërsi, doktor në filozofi. I plotësuar si intelektual i rangjeve të vecanta me jehonën e kohërave në histori që nga lashtësia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e më, deri te iluministët me mbidishepullin Volter, e më vone sot në kohë të reja të Martin Heidegger e Sartre. Me këtë përgatitje të lartë, dyert e perëndimit për të mbeteshin të hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemrën andej nga vinte zëri i lirise, në Shqipëri.
Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë. Isufi për nga karakterii tij i lartë, dhe si mendimtar hyn në "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Në vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësine e tyre historinë kombëtare, pjesë e së ciles ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS". Ja kush është Prof. Dr. Isuf Luzaj. Çfarë t'i numërosh më parë, lavdinë apo vuajtjet e tij; brenda lavdisë vuatja është bashkëudhëtare.
Ky është sistemi i diktaturave që përndoqi, përdhunoi dhe eliminoi ndjenjën kombëtare e për fatin e keq vazhdon akoma ...... përderisa historia nuk po shkon në vend. Ata që u sublimuan për t'i dhënë dritë këtij kombi, u gjykuan me plumb. Isufi deri në grahmën e fundit të shpirtit të tij luftoi për origjinën Trako-Ilire e në kërkim të tokës amtare deri te ai gurë sinori ku belbëzon gjuha e ëmbël shqipe e zogjve të Fishtes. Duke mos u futur në hollësira historike sepse këto janë probleme akademikësh në histori, e cila duhet të jetë në drejtim të ruajtjes së vlerave e në vërtetesinë e tyre.
Historigrafisë shqiptare i mbetet detyrë e ngutshme të nxjerrë në pah këtë bilanc historik me vlera të mëdha kombëtare e më në gjerësi botërore. Këtu flitet për një realitet historik të veprave të tij e dekadat që vijnë u hapin rrugën brezave, ta ndërtojnë atë për të qenë të sigurtë mbi themelin e saj. Kjo mbetet një nga rrezet jeshile të kësaj vërtetësie. Jeta e Isuf Luzajt për edukimin e brezit të ri, vazhdon me fillimin e punës si pedagog në tregtaren e Vlorës, në Normalen e Elbasanit e më vonë në atë të shkollës qytetëse të Korcës. Me fillimin e shfaqjeve te tij në shtyp dhe aktiviteti i tij për evoluim shoqëror dhe kundër rregjimit të fashizmit në Shqipëri, nga viti 1937, deri në vitin 1942, provoi kalvarin në të gjitha ato lloje burgjesh që nga Shqipëria deri në Gaeta të Italisë, e në vazhdim në atë të Miventotenit e më vonë për rrezikshmëri të lartë e çuan në burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit më 1942, agjentura fashiste, duke bërë seleksionimin në listat përkatëse për elementin kundërshtar të saj, arrin në përfundimin se Prof. Dr. Isuf Luzaj duhej izoluar përfundimisht. Në këto kushte për të fillon ajo jetë e vështirë konspirative e në vazhdim e realizimeve të ideve te tij, për të mbrojtur demokracinë përkundrejt lëvizjes regresive komuniste.
Që nga viti 1939 deri në vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik në demostratat e deri në formimin e pluralizmit në Shqipëri me krijimin e Partisë Social Demokrate si dhe në qytetet Shkodër, Vlorë, Tiranë. Në këto grupe militonin njerëz me kualifikim të lartë, bij të familjeve patriote që e nisën jetën nga baza e lart brenda ndërgjegjshmërisë përkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane që kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesëmarrjen e pandarë te Isufit, në themelimin e këtij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve të reja, duke i ndjekur ata në jetën e tyre e për t'u krijuar kushtet maksimale për të vazhduar studimet në vendet perëndimore.
Ndërgjegjësimi mbarë-shoqëror, nuk vjen nga partia e partitë, duke i ngjitur kombit lloje çibanësh e kushedi nga ku, por vetëm nga rruga e historisë dhe në verifikimin e saj. Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatë luftës mbarë popullore kundër nazifashizmit, nga jugu në veri nga lindja në perëndim e në diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku janë etazherët. Isufi ishte kundër çfarëdo spekullimi moral e politik. Siç po ndodh sot me këtë korrupsion të pa mbarim, duke të grabitur pronën, shenjtërinë e jetëve, e duke sunduar mbi një popull kaq të drobitur që nuk i mungon zgjuarsia, por që përjetësisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamësia e Isufit mbetet profetike në parashikimin e madh të tij per erën e demokracisë. Ai e mbrojti këtë pa asnjë mëdyshje, në Mukje e kudo e deri në interesimin e madh të kundërshtarëve të kësaj linje, siç ishte komunizmi me përfaqësuesit e tij, që nuk rreshtën duke u ballafaquar me të për ta tërhequr nga ana e tyre. Prof. Dr. Isuf Luzaj as dhe një herë nuk pranzi. Në takimin e parafundit me Enver Hoxhën, Isufi si një shqiptar i madh, ballas kuvendoi: "Jam i sigurtë, ju do ta fitoni këtë luftë... Unë nuk kam frikë dhe as turp siç thua ti, shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unë kam turp nga ndërgjegjia ime që nuk beson në ideologjinë marksiste-leniniste, si zhvillimi më i mirë i jetës së popujve. Besoj në demokraci. Në vatrën e lindjes së marksizmit kurrë nuk ka demokraci, por veçse krim, torturë, punë të detyruar, etj."
Isufi mund të pranonte miqësinë, por kurrën e kurrës kompromisin. Aq më tepër kur ishte fjala për fatet e atdheut. Këtu mbetet dëshpërimi i madh i Isufit, në këtë ndarje një herë e përgjthmonë e për më themeloren, për agoninë që po i trokiste Shqipërisë në derë. Për fatin e keq, ajo erdhi. Prof. Dr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjtë kontinentalë, njerëz të përmasave të tilla janë produkt i vetë natyrës dhe ata si pjellë e saj, hyjnë në paralelizëm me të dhe rikrijojnë vlerat e origjinës dhe këto realitete sot, duke krijuar ato produkte të vlefshme për të cilat ka aq nevojë shoqëria. Brezi i ri duhet të ngulmojë, të zbulojë e te vihet në ndjekje të këtyre produkteve. Në mërgimin e largët, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetën e tij i pangopur si asnjëherë tjetër, për mallin e zhuritur për atdheun mbarë jetën. Ai nuk kërkoi shpërblim nga atdheu, veçse pak vend, sa për t'u prehur nga gjithë ajo lodhje e gjatë, e gjatë. Ashtu u bë! Duke mos u larguar nga Isufi, shkëputemi nga kjo pllakë e ftohtë, e lëmë atë në shoqërinë e natyrës dhe të dheut të tij, bir i të cilit mbetet, e lëmë nën hijen e Dafinës së Dantes e në relievin ngjyrë gri të errët të malit, i cili po pret ardhjen e një agimi të ri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2003 19:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Lightbulb

Isuf Luzaj

marre nga libri Rindertimi i fuqive shpirterore:

"...Diktaturat kane ngulur ne shpirtin e shqiptarit nje stive dogmash, qe, sa me shume kalben, aq me shume demtojne, sepse krijojne ne mentaliltetin tone fara, mikrobe, bacile e viruse, qe semurin shpirtin tone. Besimet qe permblidhen brenda tyre: besen, ceremonine dhe dogmat i kane perdorur per te verbuar shikimin e mendjes, per t'i ndryshkur imagjinaten krijonjese dhe per te ndare vellezerit, duke i hedhur ne lufte kunder njeri-tjetrit, "nda e sundo", ne favor te shtypesit. Keto dogma ndalojne cdo perparim qe ka nevoje per riperteritjen e shpirtit."


"Qe nga mesi i shekullit tone deri sot kane sunduar dogmat e utopise marksiste, ...
...Dogmat marksiste i kane zberthyer, copetuar, shkaterruar e djegur te gjitha strukturat e vlerave shpirterore, me pasojat e domosdoshme te zhdukjes se virtyteve te races sone krenare, duke e zhytur popullin e mjere ne keneten e tmerrit, vdekjes, turpit, si nuk qe pare ne Historine e qyteterimeve te vdekura, as ne kete te njezetenjetin qyteterim perendimor."


"Nepermjet filozofise Pauliane, fillova te besoj te paren dogme te vullnetit te lire. Me duket sikur te gjitha levizjet e lendes jane te percaktuara nga dinamika dhe, pra, nuk mund te influencohen nga vullneti njerzor, as edhe ne jeten e organeve te trupit tone. Mendimi im udheton ne vijen karteziane.

Dogma e dyte, qe besova, qe pavdekesia, por nuk e ndjeva mendjen te sigurt ne akord me ate besim, per nje kohe te gjate. Kur fillova te studioj filozofine shkencore, jeta ime u nda ne dysh. Nuk e ndjeva me vete t'u dedikohem abstraksioneve, sepse e kuptova qarte qe nuk kisha rezultate konkrete, te qarta dhe te provueshme nga logjika e ftohte."

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 22:20
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Isuf Luzaj

Dr. Prof. Isuf Luzaj
Lindur ne Kanine te Vlores, me 21 Shkurt 1913


Edukimi:

*Fitoj Lisence per te dhen mesim ne Literature. (1933)
*Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935)
*Certifikuar me Doktorat ne Filozofi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1937)
*Certifikuar me Doktorat ne Leteresi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1938)


Puna dhe Cmimet:

-Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine.
-Dhuruar me medalje floriri nga Parlamenti Argjentinas ne vitin 1954 si “Luchador Por La Paz” (ose “Luftetar per Paqe”)
-Ne 1956 i dorezohet medalja “Paqe” nga Presidenti Amerikes.
-Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht te University of New Hampshire
-Profesor i Filozofise dhe Chariman of Modern Languages te Barat College, Illinois
-Profesor i Literatures Franceze te St.Josef College of Indiana.
-Chair of Philosophy te University of Indiana ne Illinois.
-1965- Ngarkuar me detyren Kryetari i Organizates te Ballit Kombetar ne Amerike.
-1984- Dhuruar nga Presidenti Regan me Academical Award for Outstanding Accomplishment.
-1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton me Certificate of Appreciation.


Ndermjet veprave te botuara:

Los Rios Bajan Rojos (ne Spanjisht)
Ekzistenca dhe boshesia
Lamtumira e yjevet
Semundjet e Shekullit


Lista e Punimeve (ne proze dhe poezi akoma te pabotuara):

Fizika shoqerore
Shkallet e kalvarit
Simfonia e humorit
Pertej se mires dhe se liges
Rindertimi i fuqive shpirterore
Perpjekja e viganeve- lufta
Ditari Politik e Vlores
Origjina e njeriut
Procesi evolutiv i fuqive shpirterore
Ethet e stineve
Hala peshku ne zemer
Eseca dhe ekzistenca
Njolle historise
Flete dimerore
Flete terfili
Antena jehonash
Laberija
Legjenda labe
Murmuritat e Shushices
Hijet e dhembjes
Rilindja
Vallja e yjevet
Perpjekja
Ditari i nje zonje shqiptare
Ekstazi dhe agonia
Burgu pa roje

(dhe shume te tjera)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 04:24
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Fisnikeria e nje libri
nga Prof. Koli Xoxi
Hyrja e librit “Semundjet e shekullit tone” nga Isuf Luzaj.

Vepra filozofike “Semundjet e shekullit tone” me autor Isuf Luzaj ka karakter te theksuar njerezor. Ideja themelore e saj eshte: Pa nje shpirt fisnik, pa nje edukate dhe karakter te fuqishem, shoqeria do te mbetet gjithmone ne stanjacion te plote. Po te kemi kete parasysh, atehere duhet ardhur ne perfundim se botimi i kesaj vepre eshte i domosdoshem per vendin tone, sidomos sot.

Qe ne fillim, autori ne “Keshtu foli Zarathustra”, veper e njohur e Frederik Nices, veren: Gjithcka qe shkruhet e thuhet e nuk ben thirrje per drejtesi njerezore eshte e kote, sepse pa kete nuk ka shoqeri te vertete, mungon cilteria, e cila vendos per gjithcka.

Karakteret prishen nga regjimet totalitare te gjithellojshme, sepse keta e shtypin, e zhdukin dinjitetin njerezor. Terrorizmi, ne pergjithesi, eshte mema e gjithe te keqijave, sepse e shkel, e eliminon shpirtin njerezor shume shekullor. Vlera e perbashket politike eshte pasuri dhe miresi, dhe, drejtesia eshte nje nga kriteret me te larta te botes shpirterore, pa te cilen vet njeriu eshte amorf dhe rrjedhimisht nuk mund te kete asnje vlere. Shqiperia, sipas autorit (dhe me plote te drejte) ka nevoje per figura te fuqishme morale. Ato e shkundin ate nga amullia ne te cilen vegjeton.

Autori jep mendimin e tij dhe per rendin demokratik te nje vendi, mendim i huazuar nga filozofi i degjuar francez Bergson, sipas te cilit, demokracia duhet te mbeshtetet ne pervojen shekullore te nje kombi. Ajo nuk mund te qendroje ne ere.

Autori eshte i bindur se vetem besnikeria ndaj se vertetes e con boten perpara. “Shpirti dhe lenda (materia) jane dy parime te bashkuara ne te njejten qenie, e cila quhet NJERI”. Pa shpirt nuk ka qenie njerezore dhe studimi i personalitetit njerezor eshte pune e veshtire. Si duket, autori e njeh mendimin e prere te Hygoit, sipas te cilit roli i mesuesit ne shkolle eshte qe nga nxenesi te farketoje nje njeri. Zoti i vertete eshte shpirti njerezor dhe feja e mire eshte ajo qe ka dale nga vullneti hyjnor per jeten. Njeriu duhet ta pastroje shpirtin ne lufte me djallin, trurin nepermjet gjimnastikes se tij, pavaresisht se nuk e arrin pastertine e plote. Shoqeria njerezore permiresohet shkalle, shkalle dhe vetem nepermjet perpjekjeve te medha, me ndihmen e te gjitheve dhe sidomos nepermjet perparimit te shpirtit dhe te edukates.

Autori ve ne dukje disa te meta te shqiptaret, te cilat duhet te kihen parasysh, sepse ato kane lindur gjat historise fatkeqe te tyre. Shqiptaret, thote ai, duke mos e perjashtuar as veten, kane gdhendur ne shpirtin e tyre vese te egra, te trasheguara nga pushtimet e ndryshme: barbare, bizantine, osmane, fqinjeve te eger. Kjo tradite, e mbushur me vese, duhet te krasitet dhe pastaj te zhduket nje here e mire. Ato vese perbejne nje virus qe duhet pastruar medoemos, ne qofte se deshirojme te shkojme drejt qyteterimit njerezor.

Ne kete liber rendesi vendimtare i jepet rolit te edukates, te arsimit, duke patur bindje se shqiptari fare mire mund te sherohet, perndryshe nuk do te arrihet qellimi fisnik, i cili nuk eshte asgje tjeter, vecse “e mira e pergjitheshme”.

Nuk i duhet vene rendesi pamjes se jashtme, sepse fare mire ajo mund t’i ngjaje nje kenete dhe te demtoje rende shoqerine. Ne kete rast shoqeria eshte e semure dhe i ngjan “nje korkodili te madh”. Pa virtyte morale asgje te mire nuk ka ne jete dhe kjo, shoqeria, behet ujk per njeriun. Autori perserit rolin negativ te totalitarizmit. Ky eshte “anarkizem” qe nuk i jep asnje vlere shoqerise. E mira eshte vertetesi dhe bukuri.

Autori ngre lart rolin e poezise se vertete morale ne jete. Poezia e Dantes eshte e mire sepse eshte morale. Ajo perfshin ne te vertete edhe fisnikerine e artit. “Poezia ekziston si art kur poema e lexuar na ben te qajme, te qeshim, te pendohemi, te korigjohemi”. “Parajsa e humbur” e Miltonit, i permbledh te gjitha cilesite e poemes: “Virtytin, ekstazen, pastertine shpirterore…edukimin dhe mbi te gjitha muziken qiellore”. Autori me te drejte ngre lart Hygoin, Homerin, Geten, Shilerin, Miltonin, Mysen, etj., por dhe Konfucin, Buden, Krishtin, Muhametin, sepse edhe ata kane ne veprat e tyre poezine e vertete, sepse prekin fort mendjen dhe shpirtin te njeriu. Per autorin, poezi e paster eshte ajo qe mundohet te shprehe sa me sinqerisht, sa me vertetesisht mendimet, ndiesite.

Sic shihet, bota shpirterore e Prof. Isuf Luzaj-t eshte shume e pasur, e cilter, sepse eshte bota e kultures, e edukates dhe e gjithe cilesive dhe vlerave te shumta humane. E rendesishme eshte se autori keto kerkon t’i shikoje te tere shqiptaret.

Per te gjitha keto arsye eshte e domosdoshme qe keto studime filozofike te botohen, me qellim qe lexuesi shqiptar t’i njohe dhe te reflektoje fort ne mendjen e tij, te forcoje vullnetin dhe optimizmin per te ardhmen. Vetkuptohet se, pa nje arsimim te gjithanshem, asgje nuk mund te arrihet.

Tirane, me 1 tetor 1999

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 04:26
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pjese nga Parathenia e librit Pertej se mires dhe se liges:

“PERTEJ SE MIRES DHE SE LIGES” permbledh vargjet, qe mundohen te reflektojn hijen e dhembjes sime.
Do te duhej nje liber voluminoz per te shpjeguar kuptimin metafizik te ketyre dy termave, gjate udhes qe ka bere filozofia e popujve, si atyre perendimore, edhe atyre orientale. Nuk eshte vendi ketu per ato spekulime filozofike – metafizike, fetare. Kete studim e kam shkruar si ndermarrjen me guximtare te studimeve te mia, ne librin: “Eksperienca metafizike”.
Ketu po kufizohem te jap nje permbledhje te shkurter, ne ngjasim te fluturimit te shpendit, qe keto dy koncepte kane pasur gjate mendimit filozofik – metafizik – fetar, perendimor, ne keta pese shekujt e fundit te Historise se mendimit. Ne arritsha te shpreh ne vargje kete sfere – klime shpirterore ne lartesine psikologjike te Historise se Filozofise, qe permbledhin keto dy koncepte, atehere dua te shpresoj qe lexuesi te ndjeje ne ndergjegje dhe ne mendim dic nga ato ngasherime qe kam provuar une neper udhe te mergimit, udhetar ne te pese kontinentet, duke pasur te vetmin shok e te vetmen mike: “vetmine”.

Isuf Luzaj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 04:30
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Disa citime nga libri "Ekzistenca dhe boshesia" :

"...do te mundohem te sqaroj konceptin tim per problemin e ekzistences se Zotit dhe te MOSEKZISTENCES se Zotit, qe une e kam quajtur : EKZISTENCA DHE BOSHESIA..."

"Ekzistencializmi eshte nje filozofi qe lindi nga angushia e deshperimit te Kristianizmit; eshte nje menyre mendimi qe ka mbajtur METAPSIKOLOGJINE KRISTIANE, ndersa braktisi METAFIZIKEN KRISTIANE."

"...Duhet permendur perkunder disa mendimtareve te ketij fundshekulli se e ashtuquajtura filozofi ekzistencialiste nuk eshte domosdo ATEISTE. "

"Sipas filozofeve katolike, lumturia bazohet ne BESEN dhe vjen nga BESA.

Mirepo, duke i ndenjur besnik logjikes, as besimi as mosbesimi, nuk mund te shpjegohen me ane te BESES.

Vetem nje besimtar i vendosur mund te pohoje qe besa e tij mund te jape shpjegim e llogari te eksperiences se tij fetare.

Po ashtu, vetem ateisti mund te thote c’eshte ATEIZMI dhe c’eshte eksperienca e tij logjike qe e shpie ne kenaqesine e zbulimit te se vertetes, te cilen ai e beson."

"Po te studiojme filozofine e Historise, do te shohim qarte se per arsye te relacionit te imte ne mes te shoqerise dhe te besimit, ateizmi eshte shfaqur si kundershtari i besimit, si nje besim i perkufizuar mire, si nje armik i besimit ne fuqi ne ate shoqeri njerzore, ne ate kohe, na ate vend.

Ky mendim na sqaron paradoksin aparent qe disa nga gjenite e mendimit boteror qene akuzuar si ateiste nga shoqeria e kohes se tyre dhe denuar me vdekje si p. sh. Faraon Akhenaten, Sokrati, Krishti, Muhameti, Mahatama Gandi."

"Nje njeri qe jeton per ideale te larta eshte e pamundur te besoje qe te jete i kenaqur me idene se jeta nuk ka tjeter perfundim vecse veten e saj : jete materiale."

"Ne kete botekuptim te ri per mua, arrita ne zberthimin elementar te ekuacionit: ateizmi eshte nje faze neurotike, semundje deshperimi e njeriut qe i tmerruar nga padrejtesite e jetes dhe nga ideja e varrit, ben kryengjritje kunder Zotit. "

"Eshte e nevojshme te nenvizojme se Marksi, i cili e konsideronte veten si nje njeri shkence, nuk ndjeu detyrimin per te vertetuar ose per te justifikuar asgje mbi c’tha per besimin. Ateizmi i Marksit nuk eshte shkencor. Ai qendron vetem ne situacione emocionale dhe duhet shpjeguar me mire nga psikologjia shkencore sesa nga ekonmia politike qe eshte false."

"Ndodhe qe edhe besa fetare qe eshte nje nga aktet me autentike te ekzistences se njeriut, disa here kundershton driten e arsyes se njeriut te qyteteruar. E dime qe as arsyeja nuk eshte nje drite absolute, ndaj besa fetare eshte nje akt shume i nderlikuar. Emocionet disa here e drejtojne njeriun dhe arsyen e tij drejt AGNOSTICIZMIT."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 04:33
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Filozofi i shquar shqiptar qe u diplomua ne Sorbone dhe u dekorua nga presidenti Regan

marre nga libri : Shqiptaret e Amerikes te Vehbi Bajramit

[Intervist me Profesorin Isuf Luzaj]

. . .

- Vitet 1936-1938 qene vite te zeza, - thote ai. – Kane vdekur fshataret ne Vlore me bar ne goje, ua shoi jeten uria. Atehere ra dhe termeti qe rrenoi cdo gje. Studentet ishin shume te pakenaqur me gjendjen e krijuar. Me 28 nentor te vitit 1938, nje mije e teteqind studente te Liceut te Korces bene nje demonstrate te madhe. “Duam buke, populli po vdes”, therritnin ata. Erdhi urdheri per arrestime. I futen studentet ne oborin e liceut dhe ua mbyllen dyert. Tri dite studentet qendruan te mbyllur, pa buke e pa uje. Pas disa ditesh erdhi Harilla Teodosi, inspektor I pergjithshem I pallatit mbreteror, per te inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria qe e fliste dobet shqipen. Dha udher te liroheshin studentet. Liceu I Korces ishte lice francez. Ishim vetem tre profesore shqiptare: une, Enver Hoxha, qe e emeroi kunati I tij edhe pse nuk kishte diplome dhe Sotir Kozmo. Te tjeret ishin nga Franca. Drejtori I liceut De Kurvil, mblodhi te gjithe profesoret dhe filloi te pyeste:

- Pse jane ngritur studentet ne demonstrate? A e perkrahin studentet komunizmin?

Fola dhe une.

- Studentet e liceut, - thashe une, - duan nje qeveri demokratike, nje qeveri qe ta votoje parlamenti.

- Studentet jane komuniste! – bertiti dhe u ngrit ne kembe me kamxhik ne dore Harila Teodosi.

- Ai ishte njeriu me I afert I Zogut. Rrihte gjeneralet dhe ministrat. Askush nuk guxonte t’ia kthente fjalen.

- Ne qofte se ata jane komuniste, - tha Harila, - ju dhe Enver Hoxha I keni mesuar te behen te tille.

- Une ju siguroj se studentet nuk jane komuniste, por liberale, - I thashe. Dhe, isha I bindur per kete. Me vone e kuptova se nuk kisha thene te verteten. Enver Hoxha kishte bere punen e vet ne menyre te fshehte te embeltorja e Koci Bakos, duke I tubuar studentet neteve te vona dhe duke u shpjeguar doktrinen marksiste. Keta studente me vone e bene ate komisar politik dhe me vone u zgjodh sekretar I Partise Komuniste.

- A foli gje Enveri ne takim me Harilla Teodosin? – e pyes profesorin.

- Jo, - pergjigjet ai. – Ishte me I zgjuar se ne. Qe dinak I madh. Ne kishim qene shoke ne Paris, shoke ne atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymezonte studentet per te perkrahur komunizmin. Per te dua t’ju flas me vone gjeresisht.

. . .

Me 7 prill te vitit 1939, Italia zbarkoi ne Shqiperi. Si e kujton ate kohe prof. Isuf Luzaj?

- Diten e Pashkeve, Musolini tha ne radio: “Per keto pashke, vezet do t’I kuqim me gjak.” Une isha profesor ne Shkollen Tregtare te Vlores.

- Ne duhet te veme ne lufte, - I thashe drejtorit.

- Me ke te luftojme? – ma ktheu. – Nuk e di se ata vine me topa e vapore?

- Se bashku me nja 120 studente, vendosem te luftojme kunder italianeve. Morem ca pushke te vjetra. Ato ishin te ndryshkura se I kishin futur ne nje xhami qe pikonte. Ne dhjete pushke, vetem njera zbrazte fisheke. Ne ate konflikt me italianet ne Vlore, me shume luftoi krahina e Kucit, e udhehequr nga Rrapo Celoja. Me te ishin nja 600 katundare te armatosur me pushke. Ata qendruan nja tri ore te porti. Disa prej tyre u vrane e disa u plagosen. Nga studentet tane u plagos Fadil Katoshi nga Durresi. Ushtria italiane kishte nja 4-5 vapore. Vloren nuk e bombarduan. Fshataret I kthyen tri here varkat e vaporet, - kujton profesori.

- C’ndodhi pas zbarkimit italian ne Shqiperi?

- U mbyllen shkollat, filluan te mbahen demonstrata kunder pushtuesve italiane. Ne Vlore u be demonstrata e pare e studenteve me flamurin tone, pa shenja te Italise. Rreth nje mije studente dhe nje mije qytetare, brodhem rrugeve te Vlores, duke kenduar himnin e flamurit. Nje student I shkolles tregtare vrau nje polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bere une nje veper te tille dhe me arrestuan. Se pari me cuan ne burgun e Vlores e pastaj ne ate te Durresit, prej nga, pas disa muajsh, me transferuan se bashku me 12 studente ne Brindisi te Italise. Ky ishte burgu me I keq qe kam pare ne jete. Prej burgut te Brindisit na transferuan ne Gaeta e prej atje ne Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin me te madh qe ka pasur raca shqiptare. Ketu na mbajten deri me 1942. Se kush u kishte treguar pergjegjesve te burgut se une kisha shkruar poezi per luften e Vlores! Ky u be shkak qe te me conin ne nje keshtjelle ne Cortono D’Areco. Atje njoha Ali Kelcyren, I cili me tregoi se, para se ta internonin, kishte formuar Ballin Kombetar me Mit’hat Frasherin, Fuat Bej Dibren e Lef Nosin, po nuk kishin statut te organizates. Ne varrezat e keshtjelles, te dielave, populli shkonte per te vendosur lule. Edhe ne, nje dite, bleme ca lule per te nderuar te vdekurit, vetem qe karabinieret italiane te mos na hetonin se po bashkepunonim. Ne ate vend, disa te diela rresht, shkuram Dekalogun e Ballit Kombetar. Ali Kelcyra fliste, une shkruaja. Une propozova qe ne Dekalog te hynte pika e shtate: “Organizata e Ballit Kombetar do te zbuloje vlerat e verteta, do t’I edukoje njerezit, pa marre parasysh besimin, krahinen ose partine politike.”

- Si u liruat nga burgu? – e pyes profesorin.

- Ali Kelcyren e falen. Kur shkoi ne Shqiperi, foli me Ernest Koliqin, minister I arsimit. I tregoi se kishte dy vjet qe po qendroja ne burg dhe isha I semure. Une ne te vertete nuk isha I semure, por kete e tha qe te me lironin me shpejt. Keshtu me liruan nga burgu. Ali Kelcyra, pas lirimit, u be mik I gjeneralit Dalmaco qe ishte komandant I ushtrise italiane ne Shqiperi. Donte te mesonte nga ai planet e pushtuesve ne Shqiperi dhe, meqenese kishte ca pyje, ua shiti atyre per te prodhuar leter. Keto ishin kontakte tregtare personale. Keshtu e dinim ne ne ate kohe. Po ai, sic thashe, me shume I beri qe te ishte ne kontakt me Dalmacon. Historia do te gjykoje se a beri keq ai qe u fut ne nje lloj marreveshje me te: “Mos me vrit, nuk te vras.” Gjithcka eshte shkruar per historine e Ballit, po historia kurre nuk eshte qind per qind e drejte. Nje filozof francez thote: “Historia 50 per qind eshte falso.” Pse? Sepse ai qe shkruan, thote ate qe di. Po ai mund te dije pjesen e vogel te gjerave qe kane ndodhur. Historine e vertete nuk e shkruan as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume historiane qe te shkruajne historine.

- Kur dola nga burgu, - thote prof. Luzaj, - Ali Kelcyra me caktoi te shkoja anekend Shqiperise per te organizuar rinine kunder Italise. Ishte maji I vitit 1942. Partia Komuniste kishte formuar cetat, por nuk ishte futur ne aksion. Priste urdherat nga Belgradi. Me vone u formuan cetat e Ballit Kombetar. Komandant u emerua Hysni Lepenica e keshilltar politik I tij, Hysni Muco.

* * *

Cilat kane qene lufterat me te rendesishme te Ballit kunder okupatorit italian?

- Lufta me e rendesishme ka qene ajo e Selenices, qe e kam komanduar une, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nen udheheqje te Hysni Lepenices. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetem Skenderbeu mund te kete qene me trim se ai. Po ai ishte I pashkolluar. Nuk e dinte se c’eshte partia e c’eshte statuti. Ne pese luftera e kam pare me syte e mi tek ecte ne kembe me pushke ne dore, balle per balle me armikun. Ne te djathte e ne te majte, vriteshin njerezit, mitralozi korrte dhe barrin e ate nuk e kapte plumbi. Ngrihej ne kembe, therriste luftetaret qe te shkonin pas tij duke u thene se plumbi I italianit nuk te kapte. Prej ketyre lufterave, megjithate me e renda ishte ajo e Ballshit. Kjo lufte zgjati tri dite e kater net. Ne fund italianet u dorezuan. Ne nje liber kam lexuar me vone se meritat per kete Enver Hoxha ua faturon komunisteve. Po ate lufte nuk e beri as Balli as Partia Komuniste. 37 luftetare shqiptare vdiqen, po nuk I njihte askush se kush ishin. U plagosen edhe nja njeqind te tjere. E di si fillon lufta? Njeriu, me te degjuar se ka krisur pushka, le qete ne are, merr pushken dhe shkon ne lufte. Dhe nuk dihet kush se c’eshte. U plagos edhe nje djale qe ishte roja ime personale.

Sa veta u vrane ne anen e kundershtareve?

- Ata u vrane me shume, por nuk dihej numri. Ne u detyruam te iknim. Sikur te qendronim me shume, do te behej kasaphane, sepse erdhen edhe kater batalione italianesh dhe nuk kishim mundesi te perballeshim me ta.

Si u organizuan luftetaret shqiptare per kete beteje?

- Iniciativa per te kundershtuar italianet ne Ballsh ishte e Ballit Kombetar, pasi rame dakord ne Shkoze ne shtepine e Gani Alikos, me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe nje inxhinier komunist. Ne cdo fshat kishim nga nje celule prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe PK-ja. Prej anetareve te celulave askush nuk u vra. Komunistet nuk kishin asnje oficer teknik te luftes. Ne, te pakten, kishim njerin qe kishte qene toger ushtrie dhjete a pesembedhjete vjet.

- A ishit te armatosur dhe ku I gjenit armet?

- Armatimi yne ishte I vjeter. Kishim vetem dyfeke e mitraloze.

Prof. Isuf Luzaj mori pjese aktive ne Konferencen e Mukjes.

- C’ka mbetur ne kujtesen tuaj? Si e pate atehere kete ngjarje dhe si e shihni sot?

- Konferenca e Mukjes, me 1943, eshte ngjarja pa te cilen eshte veshtire te flitet per historine e asaj kohe. Ata qe moren pjese ne te, me te vertete ishin perfaqesues te popullit. Ne te merrnin pjese edhe kosovaret e camet dhe komandantet e forcave te armatosura. 12 perfaqesues kishte Balli e po aq kishte edhe PK-ja. Idene per mbajtjen e Konferences e dha Mit’hat Frasheri me Ali Kelcyren. Mit’hati me pat thene se idene e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibren. Ky I dyti dikur kishte 5 restorante ne Paris. I kishte dhene Ismail Qemalit 30 mije napoleone florinj qe te shetiste boten dhe I paguante gazetat qe te botonte artikuj ne dobi te ceshtjes sone kombetare. Erdhi koha qe kur u kthye ne Shqiperi, nuk kishte ku te flinte. Mori me qira nje shtepi ne Tiranen e vjeter. Ne Konferencen e Mukjes, pervec ketyre te dyve, mbaj mend keta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frasherin, kryetar, Ali Kelcyren, nenkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicen dhe Hysni Mucen. Nga ana e PK-se ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, I cili me vone braktisi PK-ne per shkak te ceshtjes se Kosoves, Mustafa Gjinushin dhe Mustafa Kacaci. Te tjeret nuk I njihja se kush ishin. Merrnin pjese mijera vete qe rrinin nen ullinj, se aty nuk kishte shtepi. Kishte vetem nje mulli atje afer ku flinte Mit’hat Beu I semure nga kolla. Ne shesh ishin vendosur 24 veta, ndersa te tjeret rrinin anash. U bisedua tere diten ceshtja e Kosoves dhe me ne fund komunistet derguan kasnecin qe merrte urdhera nga Enver Hoxha: u pranua marreveshja. Kur u mor vendimi I perbashket, nga perfaqesuesit e Ballit dhe PK-se, qe Kosova te jete pjese e Shqiperise etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmes, te ciles nuk I shihej fundi. Gezim me te madh ne jete nuk kam pasur. Me vone, sic e dini, nga presioni I komunisteve jugosllave, komunistet shqiptare na e kthyen shpinen.

* * *

…

- Kur u be pajtimi mes ballisteve dhe komunisteve ne Konferencen e Mukjes, - tha ai, - hartuam traktet, I hodhem ne Tirane e gjetke dhe se bashku me Mit’hat Frasherin, Fiqri Dinen, Fuat Beun e Lef Nosin vajtem ne Diber. Me emeruan perfaqesues te cetave te Ballit Kombetar. Une duhej t’u jepja urdher cetave se si duhej te vepronin dhe t’I raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emerua komandant I cetave te Ballit ne jug te vendit, ndersa Hysni Muco, nderlidhes I cetave te Ballit me Komitetin Qendror. Ne ate kohe italianet dogjen pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat I bukur, me kater kate, beri dy jave derisa u dogj. Filluam luften kunder italianeve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, I biri I Isuf Elezit. U mblodhem 180 bajraktare dhe formuam “Besen dibrane”. Mbajti nje fjalim Mit’hat Beu. Fola edhe une. Deshperimin me te madh ne jete e kam pasur atje, kur e kuptova se ata qe udhehiqnin Ballin ishin bejlere. Fatkeqesia me e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkepunuar me qeverine italiane, sic ishin Gjon Marka Gjoni, Pjeter Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin keshilltaret e Ballit Kombetar. Ne Diber gjetem edhe nje prefekt nga Kurveleshi qe, po ashtu, kishte bashkepunuar me italianet. Keshtu, “Besa dibrane” u shua, ndersa italianet vrane Qazim Koculin ne Vlore. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perendia I Laberise. Kur I thosha popullit qe te veme ne lufte, me pyesnin: “C’thote Qazimi?” Po te mos vritej ai, mendoj se nuk do te fitonte as PK-ja.

* * *

- Cilat jane shkaqet e deshtimit te Ballit?

- Faji kryesor I mosorganizmit tone ishte te bejleret, te cilet ishin anetare te Komitetit Qendror. Balli, per te mos fituar komunistet, do te duhej te bente keto gjera: te mbante tri grupet e ushtrise nen komanden e vet; nje grup ne Shkoder, ndersa dy te tjeret ne Tirane e Elbasan, qe perbenin rreth 120 mije ushtare te armatosur. Po t’I udhehiqte Balli keta ushtare, komunistet nuk do te fitonin. Komandantet e grupeve erdhen ilegalisht me ne, ndersa ushtaret shkuan ne shtepite e tyre. Ushtaret e oficeret, I lane kazermat dhe vetem gjeneralet erdhen me ne! Balli po ashtu nuk ishte ne gjendje te formonte ceta ne tere Shqiperine. Ceta pati vetem ne Vlore, Berat, e ne Korce. Ne Korce ceta u shkaterrua, sepse komandanti beri vetevrasje. Ne prefekturen e Beratit ishte Abas Ermenji qe nuk zbrazi asnje pushke kunder italianeve se, s’kishte rast, meqe italianet ishin ne Vlore e Berat.

- A ishit ju atehere te vetedijshem per keto qe thoni sot?

- Ne ate kohe nuk I dija keto gjera. Vetem ne Diber e kuptova se kishim humbur luften, per shkak te bejlereve nga te cilet Shqiperia kurre s’ka pasur e as qe do te kete ndonje perfitim. Bejne perjashtim bejleret sic ishte Ismail Qemali, Mit’hat Frasheri e ndonje tjeter. Pervec kesaj, ne Komitetin Qendror nuk patem asnje njeri te ri. Isha vetem une qe nuk kisha shume eksperience.

Si e cmoni personalitetin e Mit’hat Frasherit?

- Mit’hati ishte nje njeri shume I ndershem. Atdhetar qind per qind e I sinqerte. Demokrat ne teori, asristokrat ne praktike. Ne teori e donte demokracine, po ne praktike ishte me bejleret e Toptanit, sepse I kishte farefis dhe me ata te Elbasanit, te Korces e te Shkodres. Ata bejlere, sic thashe, ishin armiku I popullit, sepse ata e mbajten ne hu e litar 500 vjet popullin shqiptar nen sundimin turk. Nje shqiptari qe I sherbente sulltanit, I jepej titulli bej.

- Komunistet ishin me te organizuar se Balli Kombetar?

- Ata ishin shume me te organizuar. Kishin pervoje, sepse u vinin urdherat dhe mesimet nga Belgradi. Balli Kombetar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Nuk patem asnje leter te shkruar se c’duhej te benim…

- Clirimi I Shqiperise eshte produkt I rrethanave historike, apo…?

- Clirimi I Shqiperise eshte vdekja e boshtit Rome-Berlin. Luften e humbi Hitleri dhe Musolini. Shqiperia mbeti zone e asnjerit. Atehere, PK-ja, qe ishte me e organizuar se Balli Kombetar, mori fuqine ne dore. Duhet te dime nje gje: komunistet nuk kane zhvilluar asnje betej kunder gjermaneve. Eshte turp te thone se kane luftuar. Ata hyne ne Vlore pese dite pasi iken gjermanet. Gjermanet ishin ne Shkoder, kur ata erdhen ne Tirane.

* * *

- Ne fillim te kesaj bisede thate se nuk ka njeri qe e ka njohur me mire Enver Hoxhen. Cili ishte Enver Hoxha?

- Ai qendroi 11 vjet ne France dhe nuk fitoi diplomen. I jepte para kunati I tij qe ishte milioner nga Gjirokastra. Ky I hiqte atij shpenzimet, sepse do te fejohej e martohej me motren e tij. Kur ai vajti dhe pyeti ne Universitet dhe mori vesh se s’ka dhene asnje provim, ia nderpreu ndihmat. Enveri me vone mbeti pa burim te financimit dhe u fut ne Partine Komuniste, sepse ajo u jepte te huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante nje cante te madhe, per t’u paraqitur para te tjereve se kishte libra ne te. Nderroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurre. Te tregoj edhe nje barcolete per te. Nje dite ai me telefonoi vone. “C’ke bere ashtu” – me pyeti I nervozuar. “Ke nxjerre nga canta ime librat e ke futur ca tulla ne te”. Iu betova se nuk e kisha bere une nje gje te tille. Kur I tregova per kete Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: “Une kam gjashte muaj qe ia kam futur ne cante ato tulla e ai tani I paska pare!” Enver Hoxha na pat treguar nje dite se e kishte veshtire ta gjente Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njehere ne gjashte muaj.

- Pata rast te takoja nje doktor japonez ne Amerike, I cili kishte qene mjek personal I Enver Hoxhes, - tregon prof. Luzaj. – Diten qe m’u dha medalja e nderit nga presidenti Ronald Regan ne Universitetin e Indianes, erdhen edhe disa shqiptare. Stavro Skendi, profesor ne Universitetin “Columbia” dhe kryetar I Shoqates se Gazetareve te Amerikes me njohu me doktorin japonez. Ai kishte qene 5-6 vjet mjek I Enver Hoxhes. Me tha se diktatori shqiptar, ngrihej shpesh naten nga gjumi dhe bertiste: “Erdhen, erdhen, erdhen te me vrasin!” Vinte roja me vrap e pyeste: “C’ndodhi?” I hidhnin pak uje te ftohte, me thirrnin pastaj mua per t’I dhene injeksion.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 04:55
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Personaliteti
Isuf Luzaj:


"…Asnje gje madheshtore nuk eshte krijuar ne bote vecse prej nje besnikerie heroike per nje ideal qe kryhet si mision, vetem ajo Qenie qe ka ate personalitet krijon ose reformon qyteterimin.

Personaliteti perkufizohet si e vetmja qenie e personalizmit, nje term modern qe i aplikohet cdo lloj filozofie qe e konsideron vleren supreme si celes te kuptimit te realitetit. Personalizmi tipik origjinal dhe fetar, i perdorur per here te pare ne Amerike ne vitin 1863 nga Bronson Alkot, per te perkufizuar doktrinen e realitetit qe, principi i kesaj bote eshte nje Person i shenjte i cili e mban universin ne aktivitet per nje vullnet si nje proces evolutiv krijonjes. Ne Epistemologji, personalizmi eshte ekzistenca qe vleresohet nga nje burim i njellojte me mendimin qe mendohet vetem nga Personaliteti. Personaliteti eshte teresia mendonjese, krijonjese, udheheqese, reformonjese e popujve per miresi, perparim, dituri, barazim, dashuri te njerezve ose te njerezimit. Raca jone u ka dhene te huajve me shume sesa ka mbajtur per vete. Persona ne pozita te larta lufte, si te Romes, Turqise, por keta persona nuk kane patur Personalitet. Ne qofte se ndonje lexonjes kurioz deshiron te dije ndryshimin ose distancen ne mes te dy termave, le te studioje Spinozen dhe Martin Heidegerin ose Leibnizin dhe Sartrin. Ne qofte se deshiron te kenaqet me me pak miell te mullirit tim, le te lexoje vepren time, “Persona dhe Personaliteti”.

Personaliteti nuk eshte komplet, sepse sundon nje popull, cliron nje popull ose grabit e sundon popuj te tjere, jo. Personaliteti i ben te lumtur si popullin e tij, fqinjet e tij ose edhe me tutje popujt e tjere. Nuk ka vend ketu me tutje as analiza ose psikoanaliza, as sociollogjia matematike, as filozofia e politikes, as analiza e politikes, as arsyet dhe shkaqet e ndodhive qe krijojne njerezit e ashtuquajtur Burra Shteti ose Njerez te medhenj…"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 05:00
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Historiani dhe filozofi i famshëm shqiptar, Isuf Luzaj


Kush eshte historiani dhe filozofi i famshem shqiptar ne Amerike qe ka shkruar mbi 100 vepra per ceshtjen kombetare, jeta ne mergim dhe eshtrat ne Vlore

Isuf Luzaj shqiptari i madh qe i tha JO Enver Hoxhes: "Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve"

Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes

Nga Agim BOCARI

Mbas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia u be tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, ne keto kushte pasardhesit e fundit te familjes princore te Arianitasve lundronin ne detin e hapur ne drejtim te Venedikut.

Pikelimi i dallgeve conte freskine e detit ne murin e kalase se Kanines duke i ruajtur asaj freskine e shekujve. Shekujt kalonin, te rinjte qe vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin te krijonin lirine. Oshetimat e krismave te shpalljes se Pavaresise me 1912, shkrijne ne gjirin e tyre, krismat e shtepise se Luzajve ne Kanine per pinjollin qe po vinte: Isuf Luzaj, me vone ky do te behej njesim me shekullin qe u be i tij brenda truallit ateror dhe i pa ndare sot, obelisk ne keto dite te reja.

Isufi, ne faza vitesh duke i lene mbrapa ato ne vlerat e tyre arrin ne vitin 1933 e vazhdon studimet ne liceun "Louis Le Grand" dhe ne kronologji te tyre mbaron studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, i lauruar me tituj shkencor doktor ne letersi, doktor ne filozofi. I plotesuar si intelektual i rangjeve te vecanta me jehonen e koherave ne histori qe nga lashtesia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e me, deri te iluministet me mbidishepullin Volter, e me vone sot ne kohe te reja te Martin Heidegger e Sartre.
Me kete pergatitje te larte, dyert e perendimit per te mbeteshin te hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemren andej nga vinte zeri i lirise, ne Shqiperi. Me diplomen e dy doktoratave, zoterues i mese tete gjuheve te huaja qe nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugen e nje pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur per te kerkuar lavdine e tij maratone qe nga auditoret a Argjentines, Amerike e cfare perfshijne meridianet e paralelet e ketij globi ne mbare boten perendimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin keto auditore per te degjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij ne mbrojtjen e te gjitha vlerave shoqerore e me ne gjeresi te ideve te tij per demokracine. Isufi per nga karakterii tij i larte, dhe si mendimtar hyn ne "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografine e gjere te kultures se tij e ne luften e pa mbarim kunder mortajes komuniste, sa vinte e terhiqte vemendjen perendimore deri ne sferat me te larta te shteteve. Parlamenti i Argjentines i akordon medaljen e florinjte: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pershendetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Ne vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorezon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vete presidenti Regan t'i vendose ne qafen e tij te rrudhur me brazdat mishtore qe mbanin ne brendesine e tyre historine kombetare, pjese e se ciles, ai u be. Kjo ishte dekorata e larte dhe aq domethenese: "MESUES I AMERIKES".Ja kush eshte Dr.Pr. Isuf Luzaj. Cfare t'i numerosh me pare, lavdine apo vuajtjet e tij. Brenda lavdise vuatja eshte bashkeudhetare.

Ky eshte sistemi i diktaturave qe perndoqi, perdhunoi dhe eliminoi ndjenjen kombetare e per fatin e keq vazhdon akoma …… perderisa historia nuk po shkon ne vend. Ata qe u sublimuan per t'i dhene drite ketij kombi, u gjykuan me plumb.

Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes. Duke mos u futur ne hollesira historike sepse keto jane probleme akademikesh ne histori, e cila duhet te jete ne drejtim te ruajtjes se vlerave e ne vertetesine e tyre.

Historigrafise shqiptare i mbetet detyre immediate te nxjerre ne pah kete bilanc historik me vlera te medha kombetare e me ne gjeresi boterore. Ketu flitet per nje realitet historik te veprave te tij e dekadat qe vijne u hapin rrugen brezave, ta ndertojne ate per te qene te sigurte mbi themelin e saj. Kjo mbetet nje nga rrezet jeshile te kesaj vertetesie. Jeta e Isuf Luzajt per edukimin e brezit te ri, vazhdon me fillimin e punes si pedagog ne tregtaren e Vlores, ne Normalen e Elbasanit e me vone ne ate te shkolles qytetese te Korces. Me fillimin e shfaqjeve te tij ne shtyp dhe aktiviteti i tij per evoluim shoqeror dhe kunder rregjimit te fashizmit ne Shqiperi, nga viti 1937, deri ne vitin 1942, provoi kalvarin ne te gjitha ato lloje burgjesh qe nga Shqiperia deri ne Gaeta te Italise, e ne vazhdim ne ate te Miventotenit e me vone per rrezikshmeri te larte e cuan ne burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit me 1942, agjentura fashiste, duke bere seleksionimin ne listat perkatese per elementin kundershtar te saj, arrin ne perfundimin se Dr.Pr. Isuf Luzaj duhej izoluar perfundimisht. Ne keto kushte per te fillon ajo jete e veshtire konspirative e ne vazhdim e realizimeve te ideve te tij, per te mbrojtur demokracine perkundrejt levizjes regresive komuniste. Qe nga viti 1939 deri ne vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik ne demostratat e deri ne formimin e pluralizmit ne Shqiperi me krijimin e Partise Social Demokrate si dhe ne qytetet Shkoder, Vlore, Tirane. Ne keto grupe militonin njerez me kualifikim te larte, bij te familjeve patriote qe e nisen jeten nga baza e lart brenda ndergjegjshmerise perkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qe kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesemarrjen e pandare te Isufit, ne themelimin e ketij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve te reja, duke i ndjekur ata ne jeten e tyre e per t'u krijuar kushtet maksimale per te vazhduar studimet ne vendet perendimore.

Ndergjegjesimi mbare-shoqeror, nuk vjen nga partia e partite, duke i ngjitur kombit lloje cibanesh e kushedi nga ku, por vetem nga rruga e historise dhe ne verifikimin e saj.

Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjate luftes mbare popullore kunder nazifashizmit, nga jugu ne veri nga lindja ne perendim e ne diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku jane etazheret. Isufi ishte kunder cfaredo spekullimi moral e politik. Sic po ndodh sot me kete korrupsion te pa mbarim, duke te grabitur pronen, shenjterine e jeteve, e duke sunduar mbi nje popull kaq te drobitur qe nuk i mungon zgjuarsia, por qe perjetesisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamesia e Isufit mbetet profetike ne parashikimin e madh te tij per eren e demokracise. Ai e mbrojti kete pa asnje medyshje, ne Mukje e kudo e deri ne interesimin e madh te kundershtareve te kesaj linje, sic ishte komunizmi me perfaqesuesit e tij, qe nuk rreshten duke u ballafaquar me te per ta terhequr nga ana e tyre. Dr.Pr. Isuf Luzaj as dhe nje here nuk pranzi. Ne takimin e parafundit me Enver Hoxhen, Isufi si nje shqiptar i madh, ballas kuvendoi:

"Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve. Besoj ne demokraci. Ne vatren e lindjes se marksizmit kurre nuk ka demokraci, por vecse krim, torture, pune te detyruar etj."

Isufi mund te pranonte miqesine, por kurren e kurres kompromisin. Aq me teper kur ishte fjala per fatet e atdheut. Ketu mbetet deshperimi i madh i Isufit, ne kete ndarje nje here e pergjthmone e per me themeloren, per agonine qe po i trokiste Shqiperise ne dere. Per fatin e keq, ajo erdhi.

Dr.Pr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjte kontinentale, njerez te permasave te tilla jane produkt i vete natyres dhe ata si pjelle e saj, hyjne ne paralelizem me te dhe rikrijojne vlerat e origjines dhe keto realitete sot, duke krijuar ato produkte te vlefshme per te cilat ka aq nevoje shoqeria. Brezi i ri duhet te ngulmoje, te zbuloje e te vihet ne ndjekje te ketyre produkteve. Ne mergimin e larget, Dr. Pr. Isuf Luzaj, e mbylli jeten e tij i pangopur si asnjehere tjeter, per mallin e zhuritur per atdheun e mbare jeten. Ai nuk kerkoi shperblim nga atdheu, vecse pak vend, sa per t'u prehur nga gjithe ajo lodhje e gjate, e gjate. Ashtu u be.

Duke mos u larguar nga Isufi, shkeputemi nga kjo pllake e ftohte, e leme ate ne shoqerine e natyres dhe te dheut te tij, bir i te cilit mbetet, e leme nen hijen e Dafines se Dantes e ne relievin ngjyre gri te erret te malit, i cili po pret ardhjen e nje agimi te ri.

artikulli marre nga: http://www.albnet.gr/various/isufluzaj.htm

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 05:02
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Nga libri Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore – refleksione filozofike
Shtepia botuese ombra GVG, 2005
(Ne fillim te librit shkruhet: Ua dedikoj dëshmorëve dhe martirëve te kombit)

Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve. Çdo brez, çdo gjeneratë lajmëron një agim të ri, e tërheq prej errësirës, e ndez me frymen e tij të zjarrtë e të shqetësuar. Po te vërejë lart e larg ëshë fuqi krijonjëse. Edhe në mos arriftë t’i korrë frutat e mbjella të saj, ka një shpërblim të sigurtë në sanksionin e posteritetit. Flaka dritëzonjëse nuk duket aspak vetëm sa këmben duar. Çdo gjeneratë hap krahët e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, për të fluturuar më larg. Kur një gjeneratë i mbyll krahët në të tashmen, nuk ështe rini, vuan nga pleqëria e parakohshme. Kur fluturon drejt së shkuarës, ështe duke agonizuar, më keq akoma, ka lindur e vdekur.
Njerëzit që skanë pasur rini mendojnë në te shkuarën dhe jetojnë në të tashmen, duke kërkuar shpërthime të shpejta imediate, që janë çmimi i domesticitetit krriz-përkulur. Të dobet nga përtacia ose të frikshëm nga injoranca, ata rriten me durim por pa gëzim – (ALLEGRIA). Të trishtuar, të dorëzuar, skeptikë e pranojne si një fatalitet të ligën që i përbluan për së brendshmi. Nga njerëz pa ideale, populli nuk pret asnjë madheshtim.
Rinia bashkon entuziamin me studim dhe energjinë me aksion që shkrihen në qejfin “për të jetuar”. I riu që mendon e punon ështe optimist, çelnikëzon zemrën e tij ndërsa lartëson kuptimin e tij. Nuk e njeh mërine, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit të tij dhe admiron ato të fqinjit.kënaqët kur kënaqen të tjerët. Qesh, këndon, luan, dashuron, duke ditur që fati i ndihmon atij që ka VETËBESIM në virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).
Rinia ështe prometeane, kur shoqëron mendërinë me vullnet, diturinë e fuqinë, inspiracioni e Apollit dhe heroizmin e Herkulit. Një krah vlen njëqind krahë, kur atë krah e lëvizi një tru i shkëlqyer; nje tru vlen njëqind tru, kur e mbështet një krah i vendosur dhe i fortë. Të deshifrosh sekretet e natyrës në gjërat që e konstituojnë atë, vlen njësoj si të shumezuarit për të jetuar mes tyre, duke gëzuar bukuritë e tyre, duke kuptuar harmonitë e tyre, duke zotëruar fuqitë e tyre.
...
Ështe detyrë e rinisë t’i marrë qorrat përdore e ti drejtojë drejt avenirit. Ti shkundin, po nuk deshën, t’i lënë po rezistuan. Gjithçka është e mundur, por që ti bindë: jo, kurrë. Në njëfarë lartësie ë jetës përtacia është një sëmundje e pashërueshme si qorrëzimi. Të rinjtë humbasin kohën e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Është mëse e arsyeshme që ata të veprojnë siç e bënë dikur disa të tjerë, sesa të mbeten robër të mëshirës së tyre. Rinia e ka të kurorëzuar ballin me drita yjëzimesh, prandaj sheh mirë, larg e me fuqi.
…

Megjithese si pasoje e viteve te shumta kaluar larg Shqiperise, disa fjale jane perdorur jo ashtu si jemi mesuar ti lexojme shpesh, ose ndonjehere te zevendesuara me fjale te huaja, eshte nje liber qe ia vlen te lexohet. Ne gjithe librin (deri atje ku e kam lexuar une ) vihet re shprit rinor i ndriçuar nga dija dhe eksperienca e Prof. Isuf Luzaj. Rinia tek e cila Luzaj ka shume shprese, mund te mos jete rinia Shqiptare ne gjendjen e sotme. Rinia per te cilen ben fjale Luzaj eshte nje Rini e edukuar, e shkolluar, me parime dhe me ideale. Le shpresojme qe rinia e se ardhmes jo shume te larget ti pergjigjet e kriterevete dhe thirjes se Prof. Isuf Luzaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2006 05:04
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Isuf Luzaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.