Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Jugosllavia serisht eshte rishpikur ne emer dhe strukture
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Jugosllavia serisht eshte rishpikur ne emer dhe strukture

NJu Jork Times

Ligjvënësit në parlamentin federal në Beograd, me miratimin e kushtetutës së re, bënë që Jugosllavia të mbetet vetëm pjesë e librave të historisë duke krijuar bashkimin e ri të dy republikave Serbisë dhe Malit të Zi, shkruan në një shkrim të sotëm e përditshmja amerikane Nju Jork Times.
Shteti i ri është kompromis ndërmjet shpresave të shumicës së malazezëve për pavarësi dhe vendimit të zyrtarëve ndërkombëtare që nuk do të ketë ripërcaktim të kufijve në Ballkan. Jugosllavia emri i të cilës përkthehet “ toka e sllavëve të jugut”, shkruan më tej kjo gazetë, është krijuar së pari si mbretëri e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në 1918, ndërsa ka marë këtë emër në 1929. Gjatë gjithë historisë së saj Jugosllavia ka njohur tensione mes popujve që kanë jetuar në të. Pas luftrave më të fundit të viteve 90 në Kroaci dhe Bosnje ku forcat serbe dëbuan masivisht civilët dhe pas konfliktit në Kosovë që çoi në sulmet ajrore të NATO-s kundër Beogradit, Serbia ende përpiqet të ruajë statusin e “më të rëndësishmit”. Megjithatë zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë punuar në krijimin e Unionit të ri e shikojnë ndryshe problemin. Shteti Serbi dhe Mali i Zi do të jetë së bashku për tre vjet, por më pas është e hapur mundësia e shpërbërjes. “Kjo zgjidhje na jep kohë”, thotë një diplomat evropian për Nju Jork Times. “Gjëja e fundit që i duhet rajonit është ballkanizimi i mëtejshëm”, thotë ai. “Zbatimi i reformave”- vijon më tej i njëjti zyrtar- “është e vetmja rrugë që mund ta afrojë vendin drejt BE-së në një të ardhme”.
Më tej kjo gazetë shkruan se kushtetuta e re i jep më shumë pushtet kryeministrave, ndërkaq humbësi më i madh duket se është Vojisllav Koshtunica, presidenti i Jugosllavisë. Koshtunica që nga koha e ardhjes në detyrë ka qenë i përfshirë në luftën për pushtet me kryeministrin serb Zoran Gjinxhiç. Ky i fundit ka bërë gjithshka ka qenë e mundur që t’a parandalonte Koshtunicën të merrte postin e presidentit të Serbisë. Për pasojë të treja zgjdhjet presidenciale të vitit të kaluar kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Zvetozar Maroviç, malazez, duket se do të jetë presidenti i ardhshëm i Unionit Serbi-Mali i Zi, ndonëse ai nuk duket aspak entuziast për këtë post. “Një detyrë e ngatërruar dhe e vështirë na pret”, ka thënë Maroviç. Ndërkaq shumica beson se një Serbi e pavarur dhe një Mal i Zi i pavarur do të dalin nga ky bashkim, përfundon shkrimi i Nju Jork Times.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2003 10:26
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Jugosllavia ishte dhe eshte nje artificialitet. "Kombet" qe perfshiheshin ne te kishin te kaluara te ndryshme ne maksimum, qe nga kultura filogjermane e Kroateve dhe Slloveneve tek ajo Sllavike e Serbise, tek ajo "aziatike" e Bosnjes, dhe Maqedonise. S'eshte cudi qe bota ta mbaje akoma kete strukture fallco ne kembe, ndersa per ne Shqiptaret do te ishte mire qe ajo te binte nje ore e me pare. Nqs mund te tregohet qe Malazezet dhe Serbet nuk mund te jetojne bashke ne nje shtet, atehere s'mund ti kerkohet Kosovareve te jene pjese e nje bashkimi artificial. Ekzistenca e nje bashkimi te suksesshem do te ishte nje ogur i keq per Kosoven.

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2003 16:01
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

pritet per t'u pare, problemi eshte qe Evropa e do njefare kohe ( nuk e di per cfare) perpara se te pranoje ndryshimet e kufijve dhe meqenese nuk e ndien veten akoma te gatshme per te menduar zgjidhjen e statusit te kosoves. problemi tjeter eshte qe MAli i Zi eshte shum i vogel si shtet dhe ne fillim edhe ai duhet te jape prova se mund te egzistoje i pavarur. prandaj jane zhvillime qe si zakonisht perpiqen te parandalojne konfliktet pavaresisht se negociatat mund te zgjatin me vite.
Ky eshte BAshkimi Evropian sot.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2003 16:13
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Jugosllavia serisht eshte rishpikur ne emer dhe strukture

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.