Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > A do te pranohet shqiperia ne BE?
Cili mund te jete problemi i mos hyrjes se Shqiperis ne BE
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
nuk do BE'ja per pranimin e Shqiperise 12 48.00%
nuk duan politikanet Shqiptare sepse nuk do te kene ku te hane me 12 48.00%
nuk do populli Shqiptar sepse nuk do te kene autoritet mes popujve te tjere 1 4.00%
Gjithsej: 25 votime 100%
  [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Nuk i lexova mesazhet qe kishin lene te tjeret po po ju them qe Raporti i fundit leshuar nga Brukseli citonte qe Shqiperia megjithese ka bere kerkese per fillimin e bisedime ne lidhje me pranimin e saj ne BE i duhen 70-75 vjet per te arritur standartet perkatese qe duhen per pranim...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2005 17:40
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Re: U.S.ALBANY

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Visitor nuk e di pozicionin tend se ca pashaporte ke ,un kam pashaport eurņpiane,ju andej nga amerika se doni shume Europen ,po me t thon te drejten jetohet me mire ketu se sa atje ne Ameriken e madhe se un e kam provuar shume mir ,nejse sdu te dal nga tema Europa te mjeli SHqiperine..................... pse ca interesa ka U.S.Europe me SHqiperine??apo ka ngel na i lope pa mjele ,te thuash per Polonin qe nuk donte te hynte ,poo se e di shume mire ekonomine dhe politiken qe ndjek po Shqiperia ..............nejse per sa i perket asjt te cilen ti e quan nje te thjeshte pashaporte europiane nuk eshte Europa qe don te behet me pash SHqipatre po jane SHqipot qe spo lejne gje pa bere per te dalur ,prandaj duhet te kuptosh dhe pozocionin e te tjerve qe vujane ,ashtu sic jane nji miliard e treqindmilon kinez qe duan te behn U.S.citizen.......


Hmm, une s'jam i sigurte nqs e lexove ate qe kisha shkruar Air-Force-One apo jo. Une thashe qe ne duam te mjelim Europen, jo anasjelltash, nuk futem tek ai grup njerzish qe mendojne se ne jemi mbi pjesen me te bekuar te kesaj bote. Nuk do ta lere njeri Shqiperine te futet ne Europe qe te mjele lopet e veriut te saj jo, jane bere te zgjuar ata qe paguajne shumicen e taksave per Europen dhe s'ja ka shume qejfi te lene te futen me pleshtanike si ne. Kur ta mbledhim mendjen atehere duhet te kerkojme te futemi perndryshe duhet ta mbajme gojen mbyllur, edhe ne zgjedhesit edhe ata politikanet tane qe tregojne perralla aq te bukura per integrimin.

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2005 18:52
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

me duhet te them qe eshte e dyanshme. politikanet po sigurisht nuk jane aspak te interesuar per integrimin sepse nuk do mund te ishin. se dyti as evropes nuk i intereson shume shqiperia dhe e ka margjinalizuar ne kulm

sipas fjaleve te fundit te Erhard Busek ne shqiperi eshte me funksional sistemi i korrupsionit sesa shteti dhe duan s'duan ata merren me keta te korruptuar sepse atyre ua kemi dhene voten ne shqiptaret por ata qe e hane jane populli i thjeshte.

neve vazhdojme te hame bar si dikur. po me forcat tona

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2005 17:30
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

Talking

po pra po

mos ta ka qejfi qe ti vendose direkt parlamenti europian kryeministrat dhe qeverine eshqiperise?hajde mendje hajde ? pse tha ashtu nje politikan medioker i nje institucioni qe konsiderohet me i pa demokratizuari ne bote (

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2005 11:13
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

mnjf BE-ja edhe ti i besove me vrap!
problemi qe korupsioni po i sjell shqiperise eshte nga qime eshte bere tra nga gazetare dhe nga opozitare te paafte te edukojne publikun dhe oburrrra hajde ta leme shqiperine ne vend numero se nuk e kemi ne pushtetin e kan ata.
Per mendimin tim ne si shqipetare nuk duhet ta kerkojme hyrjen ne BE ,biles as mos te mendojme fare per te hyre ne BE , hajd te mendojme te ngreme nivelin ekonomik dhe te krijojme pune dhe nje shoqeri te sigurte per veten tone , dhe pastaj e shohim nqs na intereson te hyme ne BE ateher ne dore e kemi, ne kete menyre jemi dhe me te matur dhe marrim vendimet tona dhe nuk do te kemi nevoje per pelqimin e Athines e parisit me shoke dhe shoqe.miupjau.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2005 11:18
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Sot për sot në Shqipëri "futja në B.E.", thjesht po përdoret për propagandë politike nga partitë, është thjesht 1 mjet e jo qëllim.

Kur të jenë pjekur shqiptarët dhe kushtet për t'u futur në B.E., vetë B.E.-ja do ketë pushuar së ekzistuari. I vetmi bashkim evropian që funksionoi dhe ekziston është Sh.B.A.-ja dhe u arrit se dominon 1 racë mbi të tjerat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2005 16:46
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Fjala e Kryeministrit Fatos Nano ne interpelancen parlamentare per Integrimin Europian te Shqiperise.



9/3/2005
I nderuar zoti Kryetar,
Te nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Kam muaj që disiplinoj kënaqësinë e ftesës së z.Mediu për këtë interpelancë. E falenderoj për këtë inisiativë, sepse integrimi jo vetëm u shërben por edhe kryhet nga të gjithë dhe po e mbyll falenderimin edhe për urimin që i bëj vetes: uroj ta ketë gabim këtë, e ka gjithë ditën gabim. Ka jo vetëm që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ka kërkuar interpelancën, që e ka gabim, por ka 8 vjet që e ka gabim, qëkur është rrahur me komisionerët e tij nga regjimi që manipuloi zgjedhjet në ’96.

Më duhet të ndaj problemet e z.Mediu me problemet e integrimit. Që nga fundi i tetorit 2004, kur u kërkua interpelanca, besoj se të dy kemi patur alibi të vlefshme që është shtyrë, ju vizitë private në Amerikë, unë vizitë zyrtare në Bruksel, kanë ndodhur disa ngjarje që më rezultojnë pozitive. Komisioni i Integrimit Europian të Parlamentit është bërë i përhershëm, z. Mediu nga kryetar është nënkryetar i tij. Komisioni Europian është ndërruar dhe Ballkani dhe Shqipëria është përfshirë në departamentin ose në Drejtorinë e Përgjithshme të zgjerimit dhe nuk është më në marrëdhëniet ndërkombëtare të Brukselit. Unë kam vizituar disa kryeqytete shumë të rëndësishme, natyrisht në vizita zyrtare, që nga Parisi e Berlini deri tek Roma, Brukseli dhe Athina. Z. Mediu gjatë kësaj kohe nuk ka qenë, veçanërisht në Romë, as për vizitë private. Duhet të ketë arsye serioze për këtë gjë. Së fundi, më rezulton se gjatë kësaj kohe është zhvilluar edhe një raund tjetër negociatash dhe një komitet i përbashkët monitorimi Shqipëri-BE, kanë mbetur edhe pak nene pezull, pas leximit të parë të draft-marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që përgjithësisht dhe teknikisht është e përfunduar. Dhe përfundimisht kanë mbetur për t’u bërë dhe zgjedhjet, të cilat edhe në vëmendjen e z. Mediu, do të mbyllin këtë proces duke i dhuruar Shqipërisë dhe jo vetëm atij që i fiton zgjedhjet nënshkrimin e marrëveshjes, me ose pa z. Mediu në parlament, sepse kështu e ka një legjislaturë është dhe një jo.

Integrimi europian është objektiv i pandryshueshëm madhor i maxhorancës qeverisëse dhe prandaj është prioritet absolut i qeverisë së koalicionit për Integrim, që vazhdojnë të drejtojnë. I gjithë aktiviteti i strukturave qeverisëse është fokusuar tek përmbushja në kohë dhe zbatimi me standart i kërkesave të procesit të stabilizim- asociimit. Marrëdhënia jonë me BE-në është komplekse, afatgjatë dhe objektivi themelor i saj mbetet jo thjesht integrimi, por sjellja e jetës së qytetarëve shqiptarë në standartet e jetës së qytetarëve europianë.

Kjo interpelance zhvillohet pas dy ngjarjesh veçanerisht te rendesishme. Ketu kam parasysh miratimin e dokumentit strategjik te Partneritetit Europian, i cili eshte nje pasqyrim i qarte i rruges qe duhet te ndjekim dhe ne menyre te vecante, vendimin me te fundit qe vjen nga Bashkimi Europian per perfshirjen e rajonit tone nen suazen e aktivitetit te Komisionerit per Zgjerimin. Pas vendimeve te Samitit te Selanikut, te dyja keto zhvillime shprehin qarte edhe interesin dhe mbeshtetjen qe Bashkimi Europian ka treguar dhe tregon ne vazhdim edhe per vendin tone.

Sot marrëdhëniet tona me BE-në kanë arritur në atë stad, për të cilin ne kemi kohë që punojmë. Ashtu sic kam pasur rast te deklaroj edhe ne raste te tjera, tashme keto marredhenie kane mberritur ne nje nivel cilesisht te ri, pasi tashme jane marredhenie kontraktuale dhe te kalenduara rreptesisht. Une jam ketu t’ju siguroj se vullneti ynë qeverisës, angazhimi ynë për të ecur me shpejtësi e me vendosmëri në rrugën e reformave integruese kanë dhënë rezultatin e kërkuar, dhe ato demonstrohen pikerisht ne kete marrëdhënie te re cilësore e partneriteti per te cilen fola me siper.

Vazhdimi dhe thellimi i këtyre reformave i ofron vendit tonë mundësinë e rritjes me ritme më të shpejta në terma afatmesëm e afatgjatë.

Ne kete kendveshtrim, viti 2004 që sapo mbyllëm, shënoi një përparim të dukshëm e të gjithanshëm dhe për nga rezultatet shënohet si viti më i mirë dhe më i suksesshëm jo vetëm i qeverisjes sonë progresiste, por i katërmbëdhjetë viteve të tranzicionit.

Mbi të gjitha gjatë vitit të kaluar Shqipëria konsolidoi qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike. Përmirësimi i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe i institucioneve demokratike, respektimi i lirisë dhe i të drejtave të njeriut, roli aktiv dhe konstruktiv në rajon, progresi i shënuar drejt anëtarsimit në NATO, modernizimi i vazhdueshëm i administratës publike, sigurimi i ritmeve të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike, janë disa nga cilësitë kryesore që flasin me elokuencë për qeverisjen e vitit 2004, arritje këto të vlerësuara maksimalisht nga publiku vendas dhe nga Institucionet Ndërkombëtare me të cilat bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë aktivitetin tonë qeverisës.

Programi ynë ambicioz dhe kompleks i stabilizimit dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, i filluar në vitin 1998, ka dhënë rezultate të plota dhe kjo shprehet qartë edhe në treguesit kryesorë sintetikë. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur në mënyrë konstante për shtatë vjet rresht me rreth 6% në vit, kundrejt rreth 4.7% që është rritja mesatare në vendet e Europes Jug-Lindore. Rritja akumulative është, gjithashtu, më e madhe se e shumicës së vendeve në tranzicion. Kjo është meritë e këmbënguljes për të ndërmarrë dhe zbatuar me rigorozitet reformat e thella strukturore, pasojë e zhvillimit të shpejtë të sektorëve prodhues, të atyre të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe rialokimit të studjuar të burimeve në sektorë që gjenerojnë rritje më të shpejtë.

Gjej rastin te perseris, nen kete optike te perafrimit te nivelit te jeteses se qytetareve me ate te Europes, se të ardhurat për frymë në fund të vitit 2001 arritën në 1386 USD apo sa dyfishi i atyre të vitit 1997, ndërsa në 2004 janë 2560 USD, ndërsa në 2005 parashikohen të arrijnë 2850, duke na dhënë sërish provën e dyfishimit te tyre në cdo legjislaturë të drejtuar prej nesh. Kjo rritje e programuar vjen si rezultat logjik i rritjes së të ardhurave buxhetore të cilat vetëm për këtë vit ishin rreth 18 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Efektin kryesor në këtë arritje e dha plotësimi në masën 98.5% dhe 98.3% i të ardhurave nga tatimet dhe doganat, duke siguruar përkatësisht rreth 140 milionë dollarë dhe 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, si rezultat i përmirësimit rrënjësor të punës së sistemit tatimor e doganor dhe i luftës kundër korrupsionit në këtë sektor sensitiv. Rritja e të ardhurave krijoi mundësi për shpenzime më të mëdha publike, pra per me shume rruge, ujesjellesa, sherbime etj, të cilat arritën në 226 miliardë lekë ose 15 miliardë më shumë se në vitin 2003. Investimet publike të financuara nga burime të brendëshme, së bashku me burimet shtesë, u realizuan për herë të parë në masën 90%, me rritje të dukshme të investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe në mbështetje të politikave sociale. Për këtë arsye ne e shohim sot jo vetëm Tiranën, por gjithë Shqipërinë, në një proces ndërtimi dhe rindërtimi të pandërprerë.

Kjo dinamikë zhvillimi është arritur të administrohet në mënyrë racionale, duke ulur peshën e borxhit të brendshëm dhe të borxhit ndërkombëtar, që shlyen ekonomia, dhe që për pasojë i përcillet çdo vit taksapaguesve. Në vitin 1997 gjetëm një defiçit prej 13% të PBB-së, që do të thotë se 13 lekë për çdo 100 lekë vlerë të re të krijuar duhet të shkonte për të shlyer këtë borxh. Sot ky tregues ka zbritur në 5.5% të PBB me tendencë të qartë të ulejes së mëtejshme drejt niveleve 3-3.5% të PBB-së, që konsiderohen edhe si nivel normal i funksionimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Europian.

Të gjitha këto rezultate nuk janë të rastit. Ato janë në perputhje të plotë me programin afatmesëm të stabilizimit dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror të filluar në vitin 1998 dhe me objektivat e vëna në programin e Qeverisë të vitit 2004, madje në disa aspekte i tejkalojnë dukshëm ato. Kjo është mundësuar nga rritja e vazhdueshme e cilësisë së qeverisjes, si dhe nga baza gjithnjë e më e qëndrueshme ligjore dhe institucionale, që ka krijuar maxhoranca jonë politike vit pas viti, duke i dhënë fund kaosit të qeverisjes arkaike të viteve të para të tranzicionit.

Te nderuar zoterinj deputete,

Keto jane ritmet reale me te cilat ne i afrohemi Europes se Bashkuar dhe këto rezultate të qëndrueshme duhen konsideruar si tregues të përparimit dhe modernizimit dhe të krijimit të një imazhi të ri të Shqipërisë, krejtësisht të kundërt me atë që prodhoi qeverisja deri ne vitin 1997.

Eshte pikerisht ky zhvillim i cili ka bere qe Komisioni Evropian ka institucionalizuar tashmë në bashkëpunimin me Shqipërinë instrumentat dhe mekanizmat më të avancuara që janë përdorur në bashkëpunimin me vendet e treta. Janë të njëjtat instrumenta që u janë ofruar edhe vendeve më të reja anëtare. Zbatimi me rigorozitet i të gjitha vendimeve historike te Samitit të Selanikut, Procesi i Stabilizim – Asocimit, kuadri i ofruar i Partneriteteve Evropiane, përfshirja e Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit në bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, pra dhe Shqipërinë, hapja e programeve komunitare për vendet tona, etj., shprehin qartë, nga njëra anë, perspektivën evropiane të Shqipërisë, dhe, nga ana tjetër, vendosmërinë e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare për të asistuar vendin drejt integrimit evropian.

Takimi i sotëm me Ju vjen menjehere pas ballafaqimit te fundit te 23 dh 24 shkurtit me përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe të shteteve anëtare në një moment të rëndësishëm të dialogut aktual e të ardhshëm BE-Shqipëri, dhe përkatësisht raundin e 9-të teknik të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe takimin e 11-të të grupit të përbashkët konsultativ BE-Shqipëri. Që në fillim, do të doja t’ju informoja se, për të gjitha problemet e dala nga këto takime, kam urdhëruar strukturat përkatëse të ekzekutivit, që t’i shndërojnë në plan masash konkrete, transparente dhe lehtesisht të monitorueshme.

Ne programin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, jane zhvilluar deri tani 14 raunde negocimi. Vitin e kaluar eshte arritur te kryhet leximi i pare i projekt Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit apo kalimi i te 135 neneve, si dhe anekseve dhe protokolleve te saj, nje etape kjo e rendesishme dhe sinjifikative e procesit te negociatave. Pjesa qe mbetet deri ne perfundimin teknik te Marreveshjes perbehet nga 29 nene te cilat jane ende te hapura per diskutim dhe qe jane objekt i vetem pak raundeve te tjera negociuese. Vlen per t’u permendur ketu negocimi i ofertes se produkteve bujqesore primare dhe atyre te perpunuara. Me këmbënguljen tonë dhe me mirëbesimin e Komisionit pas këtyre negociatave u bë e mundur vendosja e një ekuilibri të kënaqëshëm midis liberalizimit te këtij sektori të rëndësishëm e jetik dhe mbrojtjes se interesave te prodhimit vendas. Gjithashtu eshte vleresuar teper pozitivisht vendosja e bazave te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Bashkimit Europian per asistence ne fushen doganore. Përvec rezultateve të kënaqëshme në lidhje me përmbajtjen e vete negociatave, një arritje tjetër mbresëlënëse ishte dhe cilësia e negocimit, përgatitja dhe profesionaliteti i negociatorëve tanë, që u shfaq sidomos në argumentimin e plote te pozicioneve te pales shqiptare.

Momenti me i rëndësishëm në këtë takim ishte mbledhja e Grupit Konsultativ te Perbashket Shqiperi – BE. Pervec raundeve negociues, deri tani jane kryer edhe 11 takime të tilla, sipas formules se mandatit negociues. Ecuria e negociatave reflekton ritimin e reformave ne vend dhe ky eshte pikerisht instrumenti qe monitoron procesin e reformave. Takimet e zhvilluara gjate ketij viti jane fokusuar në ecurinë e reformave sektoriale qe kane te bejne kryesisht me: Procesin Zgjedhor, Çeshtjet e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme, Situaten Politike, Kontrollin Financiar, Çeshtjet e Azilit dhe te Migracionit.

Të nderuar deputete,

Viti që sapo kemi hyrë është një vit elektoral. Zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare sipas standarteve te kerkuara nderkombetare, eshte nje element qe do te ndikoje direkt ne ecurine e procesit te Stabilizim Asocimit dhe ne perfundimin e negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit. Per keto arsye, realizimi i rekomandimeve te parashtruara nga pala komunitare per keto fusha, ka qene nje nga prioritetet e punes se qeverise. Realizimi i nje procesi zgjedhor, sipas standarteve demokratike eshte detyre dhe pergjegjesi e shume institucioneve te shtetit shqiptar, madje e mbare qytetarise shqiptare, ndaj kerkon nje bashkepunim institucional efiçent, institucional, transparent dhe te besueshem midis tyre. Ne kete kuader, ne shprehim bindjen tonë të pandryshueshme, se keto zgjedhje ato do të shënojnë një arritje tjetër të madhe në zhvillimin demokratik të vendit. Vetem ne kete menyre ne do te arrijme te ringreme dhe te sjellim ne standarte bashkekohore kete institucion baze te funksionimit te demokracise, kete institucion i cili u shkaterrua plotesisht me zgjedhjet boerisht te kontestuara te vitit 1996.

Ne kete kuader dhe ne zbatim edhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke krijuar dhe respektuar nje fryme te posacme konsensuale qe shmangu perdorimin e kartonit te shumices, përpjekjet tona për përgatitjen e procesit zgjedhor kanë qenë të përqëndruara në realizimin e amendimeve të Kodit Elektoral, zbatimin më tej të ligjit për ndarjen e zonave elektorale, caktimin e kufijve të njësive zgjedhore si dhe të qendrave të votimit, hartimin e rregullores së re të KQZ-së, hartimin dhe zbatimin e Ligjit Mbi Verifikimin, Identifikimin dhe Regjistrimin e qytetarëve nga pushteti lokal, etj. Për periudhën në vazhdim vemendja jonë do të përqëndrohet në aplikimin e procedurave të nevojshme për korrektimin e regjistrit të votuesve, në bërjen e një fushate zgjedhore eficiente që siguron pjesëmarrjen e gjerë të votuesve, në ngritjen e komisioneve të votimit dhe në përgatitjen e trainimin e tyre brenda afateve që parashikon ligji, në kryerjen e procedurave të nevojshme administrative për sigurimin në kohë të mjeteve financiare për partitë politike, etj.

Jam i bindur se ky proces do të shenoje një konsolidim të rëndësishëm të normalitetit demokratik të Shqipërisë. E kam thënë edhe më parë dhe do të doja ta përsërisja sërish këtu, përpara Jush, se për ne socialistët dhe progresistët, standarti i zgjedhjeve është më i rëndësishëm se rezultati i tyre, i cili dihet.

Në këtë kuadër është synuar koordinimi i te gjithe aktoreve institucionale qe jane ligjerisht te perfshire ne procesin e reformes elektorale dhe te pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme. Si rezultat i ketij bashkepunimi dhe angazhimit gjithnje e me serioz te Institucioneve perkates, eshte arritur nje progres i dukshem ne reformen legjislative dhe strukturore te ketyre institucioneve, gje qe eshte pershendetur dhe vleresuar edhe nga pala komunitare. Mendoj se me përcaktimin së fundi të kufijve të zonave zgjedhore procesi elektoral ka hyrë në një fazë normale zhvillimi të qëndrueshëm dhe cilësor.

Zonja dhe zotërinj deputetë

Maxhoranca progresiste po punon me të njëjtin përkushtim në plotësimin e një kuadri legjislativ bashkohor. Ecuria e deritanishme është mjaft e kënaqëshme. Cdo akt i ri që prodhohet, nuk është më si më parë fryt i spontanitetit apo kërkesës së partnerëve tanë. Sot institucionet Shqiptare, që Kushtetuta dhe ligjet ia njohin këtë kompetencë, kanë të gjitha aftësitë profesionale, strukturat përkatëse dhe programe strategjike afatgjata e afatmesme, që të jenë vizionar por edhe të monitorojnë ecurinë e legjislacionit në çdo fushë. Eshte pa dyshim nje arritje e padiskutueshme e te gjitha institucioneve te shtetit shqiptar, qe te lidhura dhe pjesmarrese ne kete proces, kane mundur te kontribojne ne pershpejtimin e integrimit ne BE. Por ky proces eshte i gjate, ai nuk mbaron me kaq. Krahas sa me siper thashe, perkushtimi dhe mobilizimi yne do te duhet te drejtohet edhe me mire se deri tani drejt nje momenti po kaq jetik, ne zbatimin e legjislacionit. Ne kete drejtim, me duhet te konstatoj se, pavarsisht te disa arritjeve, kemi ende shume per te bere.

Ne planin me te gjere te procesit te Stabilizim Asocimit, fokusi ka vene ne rritjen e kapaciteteve zbatuese ne menyre qe te demonstrojme se arritjet ne fushen e hartimit te legjislacionit adekuat dhe marrjes se angazhimeve te duhura do te pasohen me zbatimin e plote te tyre. Per kete arsye ne kemi pergatitur dhe miratuar Planin e veprimit ne pergjigje te Partneritetit Europian. Ky moment eshte shume i rendesishem per procesin dhe perben nje risi te tij ne vijim te Axhendes se Selanikut per Ballkanin Perendimor. Partneriteti Europian eshte nje instrument i perdorur ne procesin e zgjerimit dhe perdorimi i tij edhe per vendet e rajonit tone ishte nje vendim qe do t’i pershpejtoje proceset. Pergjigja jone nepermjet Planit te Veprimit ne zbatim te Partneritetit Europian, nje dokument qe deshmoi aftesine koordinuese, planifikuese dhe implementuese te institucioneve tona, ishte e menjehreshme dhe e vleresuar.

Ne baze te monitorimit te deritanishem te ketij Plani Veprimi rezulton se ka nje progres te spikatur ne mjaft nga sektoret kryesore ne te cilet eshte kerkuar nje transformim rrenjesor ne kuadrin legjislativ dhe ate te riorganizimit strukturor.

Keshtu, vetem per te permendur disa fusha sensitive:

Ne fushen e Drejtesise, eshte arritur te kryhet nje reforme e thelle legjislative, ku vlen te permendet miratimi i Paketes Anti-mafia; Ligjit “Per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepuntoreve te Drejtesise”, Ligjit “Per luften kunder krimit te organizuar”; Ligjit “ Per masat kunder financimit te terrorizmit”; Ratifikimin e Konventes per Perpunimin Automatik te te dhenave personale dhe protokollit Shtese te saj; Amendimet e Kodit Penal dhe Kodit te Procedures Penale ne lidhje me krimin e organizuar, sekuestrimin e pasurive kriminale, kthimin e barres se proves, perdorimit te teknikave speciale hetimore; realizimin e trajnimit te vazhduar per Prokuroret dhe Gjykatesit, hartimi i masterplanit për përmirësimin e sistemit të paraburgimit në kuadër të binjakëzimit me Ministrinë e Drejtësisë së Austrisë, miratimi i akteve nënligjore lidhur me funksionimin e Komisionit Mbikqyrës të Ekzekutimit të vendimeve penale; ngritja dhe funksionimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe i njësive të Task Forcës për ndjekjen, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar; studimet dhe inisiativat legjislative për konsolidimin e pushtetit gjyqësor, veçanërisht të funksionimit të gjykatave të shkallës së parë dhe atyre për krimet e rënda, si dhe forcimit të bashkëpunimit gjyqësor në nivel ndërkombëtar për çështjet penale; përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, përmes një koordinimi më të mirë mes institucioneve shqiptare; etj, etj

Ne fushen e Rendit dhe Sigurise Publike, eshte realizuar amendimi i Ligjit “Per Policine e Shtetit”; Krijimi i Drejtorise kunder krimit te organizuar; miratimi i Strategjise Kombetare ne luften kunder Droges; Miratimi i Strategjise Kombetare per Migracionin i cili së shpejti do të pasohet nga një Plan Veprimi; Miratimi i Struktures se Re te Policise se Shtetit; Ristrukturimi i Policise Kufitare; Trainimi i forcave te policise; arritja e rezultateve konkrete ne luften ndaj trafiqeve te ndryshme, krimit te organizuar, droges, armeve etj.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e standarteve të kontrollit të pikave kufitare të të gjitha llojeve, rritjen e sigurisë së dokumentacionit për qytetarët shqiptarë si dhe për luftën pa kompromis kundër trafiqeve ilegale që tentojnë të tranzitojnë përmes territorit shqiptar, apo qofte edhe me burim këtë territor. Me asistencën e ekspertëve perëndimorë, janë përgatitur dhe janë duke u zbatuar Strategjia e Menaxhimit të Kufijve, Strategjia Antidrogë, Strategjia Antitrafik dhe Strategjia Kombëtare e Migracionit.

Po kështu ka qenë dhe do të mbetet në qëndër të vëmendjes sonë dhe lufta kundër krimit të organizuar. Për këtë puna jonë është fokusuar në shumë drejtime, që nga masat e rëndësishme legjislative, rritjen e forcës goditëse të krimit brenda territorit shqiptar, koordinimi me i mire i punes se institucioneve nen moton “Drejtesi e organizuar kunder krimit te organizuar” e deri në forcimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe partnerët ndërkombëtar. Vullneti për bashkëpunim nga ana e Qeverisë shqiptare ka qene ne themel të pershpejtimit te nënshkrimit te Marrëveshjes se Ripranimit, e para e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Një tjetër problem me të cilin po ndeshemi pa kompromis eshte ai i eleminimit te trafiqeve te paligjshme, sidomos ai i qënieve njerëzore. Me kënaqësi më duhet të pranoj se pavarësisht se ka ende për të bërë, pas mbylljes perfundimtare te industrise se skafeve te vdekjes, rezultatet e arritura na sigurojne se se shpejti edhe ky problem do te hiqet perundimisht nga lista e shqetesimeve tona. Raporti i Departamentit te Shtetit per Situaten e Trafikimit te Qenieve Njerezore i publikuar ne qershor 2004, e pozicionoi Shqiperine ne grupin e pare te Listes se Dyte. Ky klasifikim shenoi nje tjeter hap perpara ne perpjekjet antitrafik te qeverise Shqiptare duke lene pas vende si Greqia, Zvicra, Estonia, Serbia & Mali I Zi, etj.

Po kaq të vendosur jemi me angazhimin tonë qeverises në luftën e pakompromis ndaj korrupsionit me te cilin opozita abuzon ne menyre te vazhdueshme. Une ritheksoj se kjo mbetet një nga sfidat tona. Duke ju rikujtuar se ky fenomen është mjaft kompleks dhe sigurisht jo vetëm cështje e Qeverisë, ju sjell ne kujtse se përgjigja e ekzekutivit ka qënë e palëkundur, ligjore, aspak spekulative dhe e pakompromis. Ne kemi krijuar tashme mjetet dhe mekanizmat përkatës per ta zgjidhur dhe sjelle ne standat edhe këtë cështje. Kështu menjëherë pas aprovimit të strategjisë antikorrupsion, eshte ne proces finalizimi dhe do te miratohet Plani i Veprimeve per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit 2005, duke u perqendruar ne masa konkrete dhe te matshme. Dhe jo vetëm kaq;

Gjate dy viteve te fundit, jane ngritur struktura te reja si dhe ristrukturuar ato ekzistuese, te cilat luajne nje rol te rendesishem ne parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, si: Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, gjykatat dhe prokurorite per krimet e renda, Task Forca per hetimin e veprave penale ne fushen e krimit te organizuar, sektori kunder krimit ekonomik ne Prokurorine e rrethit te Tiranes, Drejtoria e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Mbrojtjes se Deshmimtareve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Komiteti Kombetar i Bashkerendimit per Parandalimin e Pastrimit te Parave, Komisioni Tre-Palesh mbi Shkembimin e Informacionit dhe Bashkepunimin mbi te Dhenat ne Fushen e Korrupsionit.

Kjo reformë e gjithanshme ristrukturuese institucionale është shoqëruar nga ndryshime po kaq të rëndësishme legjislative, cka tregon më së miri vizionin tonë te qarte dhe angazhues në trajtimin e kësaj sëmundje që ne e trashëguam nga vitet e para të tranzicionit. Per kete qellim jane miratuar nje sere ligjesh ne fusha te ndryshme, ku nder me kryesoret mund te permendim:

- Ne fushen e kontrollit dhe financave (kuadri ligjor dhe nenligjor per auditimin e brendshem ne sektorin publik; ndryshime ne ligjin per prokurimin publik; ligji per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike; ndryshime ne ligjin per parandalimin e pastrimit te parave; ligji per mbrojtjen e konkurrences etj.);

- Ne fushen e administrates (ligji per rregullat e etikes ne administraten publike si dhe ne zbatim te tij, vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 714, date 22.10.2004, lidhur me procedurat per veprimtarite e jashtme te nepunesve publike dhe dhuratat).

- Ne fushen penale, ndryshimet ne Kodin Penal per ceshtjet e korrupsionit nepermjet nje pakete te rendesishme ne zbatim te Konventes Evropiane Penale per Korrupsionin (shtator 2004), ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise per mjetet e posacme hetimore; ligjet per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise; per organizimin dhe funksionimin e gjykatave per krime te renda; ratifikimi i “Protokollit shtese te Konventes Penale per Korrupsionin, ligji per masat kunder financimit te terrorizmit; ligji per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, i ashtuquajtur ligj Anti-Mafia, dispozitat permiresuese ne Kodin Zgjedhor te amenduar lidhur me financimin e fushtave zgjedhore, etj.

- Po keshtu u miratua nga Qeveria projektligji “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike” qe eshte derguar tashme ne Kuvend, projektligji per pergjegjesine penale te personave juridike, projektligji per disa ndryshime ne ligjin per ratifikimin e Konventes Penale kunder Korrupsionit etj.

Me lejoni me këtë rast, t’iu njoh perkunder spekulimit te dites me disa statistika qe deshmojne angazhimin tone serioz ne kete drejtim:

1. Për vepra penale në fushën e korrupsionit, që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, janë ndjekur penalisht 433 procedime, me 258 të pandehur ose me ulje 13. 5 për qind të procedimeve dhe me rritje 9. 3 për qind të pandehurve, krahasuar me vitin 2003. Janë dërguar për gjykim 159 të pandehur, prej të cilëve 47 janë dënuar dhe pritet gjykimi për 88 të pandehur të tjerë, përfshi dhe të pandehurit që janë mbartur në gjykim.

Sipas llojit të veprave penale, këto tregues përfaqësojnë:

- 373 procedime, me 193 të pandehur, për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare;
- 19 procedime, me 22 të pandehur, për shkelje të barazisë në tendera dhe për shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti;
- 38 procedime, me 39 të pandehur, për propozim, kërkim, dhënie dhe marrje mitë nga punonjësit që kryejnë detyra shtetërore.

Personat e proceduar penalisht për këto vepra përfaqsojnë: 95 nëpunës civile të Administratës Publike qëndrore dhe vendore.

2. Për veprat penale në fushën e doganave dhe në lidhje me takstat dhe tatimet janë regjistruar 459 procedime, me 257 të pandehur, prej të cilëve 30 me masë sigurimi “arrest në burg” ose me rritje 122. 8 për qind të procedimeve krahasuar me vitin 2003. Për këto vepra penale është ngritur akuzë në gjykatë për 234 të pandehur, janë gjykuar dhe dënuar 124 të pandehur, si dhe pritet gjykimi për 105 të pandehur të tjerë. Analiza sipas grup veprave evidenton se:
- Për vepra penale në fushën e doganave janë regjistruar 338 procedime me 202 të pandehur ose me rritje 88. 8 për qind të procedimeve. Janë dërguar për gjykim 188 të pandehur, prej të cilëve 113 janë dënuar dhe pritet gjykimi për 81 të pandehur të tjerë, përfshi dhe të pandehurit që janë mbartur në gjykim;

Për mandatin tonë të ardhshëm vazhdimi i plotesimit te kuadrit ligjor, forcimi i strukturave shteterore qe perballen me keto dukuri, perfeksionimi dhe rritja e transparences se procedurave administrativo-institucionale, bashkepunimi ndermjet institucioneve shteterore midis tyre dhe me shoqerine civile dhe se fundi ndergjegjsimi i cdo qytetari, do te mbeten prioritet tona te pandryshueshme dhe sigurisht frytdhenese.

Zoterinj deputete,

Bashkëpunimi rajonal është një element kyç dhe pjese e pandare nga procesi i integrimit të Shqipërisë dhe gjithe Ballkanit Perëndimor në BE. Shqipëria ka qenë e angazhuar seriozisht dhe ka luajtur një rol aktiv e konsktruktiv në promovomin e një bashkëpunimi të frytshëm rajonal. Politika e saj moderuese është cilësuar e vlerësuar si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, në funksion të proceseve të tij integruese. Për t’u theksuar është gjithashtu se prej më shumë se një viti, Shqipëria ftohet dhe është bashkuar me të gjitha qëndrimet politiko-diplomatike të Bashkimit Evropian për zhvillimet globale, në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë. Kontributi dhe bashkëpunimi ynë me BE në këtë fushë, së shpejti do të pasurohet edhe me një fakt tjetër domethënës, pjesmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në misionin Althea të BE, në Bosnjë-Hercegovinë, marreveshjen e se ciles e neshkruam vetem dy dite me pare. Kjo politikë i ka shërbyer jo vetem permiresimit te metejshem te imazhit te Shqiperise, por ne radhe te pare partneritetit real dhe gjithnjë në rritje me BE-në.

Një tjetër prioritet i yni ka qenë edhe aktiviteti lobues për të siguruar mbështetjen e Shqipërisë, në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian, nga strukturat komunitare dhe vendet anëtare. Shpeshtimi i kontaketeve me personalitetet me te larta te vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe me Komisionin Europian, qe nga Berlini ne Paris, nga Roma ne Athine duke pasur si kryeqender Brukelin e ka forcuar dialogun partnerial te qeverise sone dhe ka pershpejtuar procesin integrues. Ne te gjitha keto vizita eshte artikuluar qarte mbeshtetja per procesin e negociatave dhe jane siguruar partneret tane se Shqiperia eshte e vendosur te vazhdoje te demostroje realisht perkatesine e saj ne grupin e shteteve qe synojne te behen pjese e familjes europiane.

Të nderuar deputetë,

Procesi i Stabilizim Asocimit, qellimi kryesor i te cilit eshte te sjelle paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik ne rajon si dhe te afroje perspektivat e anetaresimit ne BE, bazohet ne kater shtylla kryesore, njera prej te cilave eshte dhe asistenca financiare e BE-se, e me konkretisht Programi CARDS, si instrumenti kryesor financiar ne mbeshtetje te procesit te Stabilizim Asociimit. Viti 2004 shenoi progres ne negocimin lidhur me asistencen komunitare per vendin tone. Vlen te permendim se gjate ketij viti u hartua ne bashekpunim me sherbimet e Komisionit Europian Plani vjetor i veprimit CARDS 2004, i cili përcakton projektet që do të financohen nga Programi CARDS 2004 per nje shume prej 58.5 Milione Eurosh, shume e cila shenon rritje ne raport me fondet e nje viti me pare. Nje pune voluminoze dhe cilesore sipas vleresimit te vete Komisionit Europian eshte bere lidhur me Planin indikativ shumëvjeçar 2005-2006, i cili përcakton në mënyrë të detajuar (duke përfshirë financimin) programet që do të zbatohen në vitet ne fjale për vënien në jetë të Dokumentit strategjik shumëvjeçar 2002-2006.

Gjate vitit 2004 eshte zgjeruar pjesemarrja aktive e Shjqiperise ne programet e asistences, TAIEX, program nepermjet te cilit jane organizuar per nepunesit ne institucionet qendrore qe merren kryesisht me procesin e hartimit te legjislacionit seminare trajnimi per legjislacionin komunitar, pra per reformat europianizuese, ne fusha te ndryshme. Nen koordinimin e Ministrise se Integrimit Europian ne keto seminare jane trainuar rreth 200 nepunes te administrates publike dhe kjo ka ndihmuar ndjeshem ne forcimin e kapaciteteve tona programuese, parneriale dhe zbatuese te administrates shqiptare. Sigurisht, shume me teper se sa takimet propogandistike te KOP-it te PD ku direktivat vijne nga truri i izoluar i Berishes dhe jo nga specialistet e vleresuar te Brukselit.

Zonja dhe Zoterinj deputete,

Te gjithe jemi te ndergjegjshem se rruga qe kemi zgjedhur eshte jo e shkurter dhe jo pa kosto, sepse eshte rruga qe na afron perfundimisht me pjesen me te zhvilluar te rruzullit. Ne kemi besimin se duke punuar te gjithe se bashku do ta shohim edhe me shpejt atdheun tone ne Europe.

Per vitin qe sapo kemi hyre objektivat tona jane edhe me ambicioze. Bazuar ne vullnetin tone qeverises, drejtimin vizionar, perkushtimin dhe deshiren e qytetareve shqiptar, ne mendojme se viti 2005 do te koincidoje me perfundimin dhe mbylljen e negociatave per nenshkrimin e mareveshjes se Stabilizim Asociimit. Ky proces kerkon nje angazhim te te gjithe strukturave shteterore brenda dhe jashte qeverise. Tashme kemi nje kalendar te programuar per vijimin e negociatave me komisionin Europian si per sa i perket negociatave teknike per nene ende te hapura te MSA ashtu dhe per takimet e ardhshme te grupit konsultativ te perbashket Shqiperi-BE.

Fillimi i Prillit dhe fundi i Majit do te jene periudhat kur do te vijojne raundet e reja te negociatave, per te cilat ju siguroj angazhimin teresor te institucioneve perkatese dhe ekipit negociator ne zhvillimin e tyre me sukses.

Menjehere pas ketij momenti i gjithe perkushtimi yne do te drejtohet drej zbatimit te MSA. Ne jemi te pergatitur per zbatimin e kesaj marreveshje. Ne jemi te pergatitur te tregojme se Shqiperia ka kuptuar detyrimet qe rrjedhin nga MSA dhe ka identifikuar masat per arritjen e tyre.

Te nderuar deputete,

Eshte e tepert t’iu kujtoje se dita kur Shqiperia do te jete antare me te drejta te plota ne BE do te jete pa dyshim dite e lumtur per te gjithe ne dhe femijet tane. I tille eshte ky proces, gjigand e kompleks qe do te trasformoje pa medyshje e pa kthim prapa ekonomine dhe politiken tone, arsimin dhe kulturen, mentalitetet dhe mendesite tona te vjetra. Ai eshte nje proces pa ngjyra ose me mire te themi ka vetem nje ngjyre: ate shqiptare.

Ndaj ju ftoj te gjitheve te bashkepunojme per te ndertuar nje Shqiperi moderne dhe Europiane.

Ju faleminderit!

Përgjigja e Kryeministrit Fatos Nano ndaj replikës së zotit Mediu:

”Do të përsëris vetëm dy gjëra në vëmendje të frymës së parlamentarizmit normal. Do ta ftoj opozitën të heqë dorë nga baltomania, ku çdo gjë e sheh zi për interesa të ngushta partiake. Nuk mund të ndërtohet dhe as të konsolidohet sistemi i vlerave europiane dhe të nxiten akoma më tej reformat, në qoftë se opozita nuk ndërton sëbashku me qeverinë dhe institucionet që i ruajnë këto vlera. Më në fund më duhet të pohoj që duket se këto reforma do të përfundojnë kur edhe narkotrafikanti i fundit i evidentuar të jetë para drejtësisë”.

Burim i informacionit faqa zyrtare e Kryeministrise ne internet

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 00:13
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Qeveria nuk miraton program CARDS,kushtin kryesor per te hyre ne BE

Qeveria po shtyn miratimin nga Parlamenti të programit CARDS. Është kushti kryesor për hyrjen në BE

Saltzman: Jam zhgënjyer nga qeveria, nuk miratohet CARDS

“Programi CARDS mund të përballet me vështirësi nëse qeveria do të vazhdojë të shtyjë miratimin nga Parlamenti”

Shekulli

TIRANË-Pavarësisht nga deklaratat e qeveritarëve shqiptarë për “hapa të suksesshëm” në marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, është vetë qeveria shqiptare që po pengon zhvillimin e projekteve dhe lëvrimin e fondeve të Komisionit Europian që kanë si qëllim zhvillimin e stabilizimin e vendit tonë. Kështu në prezencë të ministres së Integrimit Evropian, Ermelinda Meksi, ambasadori i KE-së në Tiranë, Lutz Salzmann ka bërë të ditur se qeveria shqiptare po vështirëson shumë zbatimin e programit CARDS, pasi sipas tij, po pengohet Parlamenti që të ratifikojë marrëveshjen financiare me Komisionin Europian. Deklarata e Salzmann është bërë pasditen e djeshme gjatë një takimi që kishte si qëllim prezantimin e pasqyrës vjetore të programit CARDS. “Programi CARDS mund të përballet me vështirësi nëse qeveria do të vazhdojë të shtyjë miratimin nga Parlamenti të marrëveshjeve financiare”, -tha Salzmann. Në fjalën e tij, ambasadori i KE-së u shpreh se e njëjta histori është përsëritur dhe gjatë ratifikimit të marrëveshjes CARDS 2002, kur ratifikimi nga Parlamenti u bë me rreth pesë muaj vonesë. Ambasadori Saltzmann shpjegoi dje se në vitin 2003, Komisioni Europian dha “OK”-in për decentralizimin e projekteve nga Brukseli në Tiranë, çka lehtësoi shumë zbatimin e projekteve, por tashmë është qeveria shqiptare që pengon zhvillimin e programit CARDS.
Saltzmann
“Në 2003, Komisioni Evropian në Bruksel vendosi të “decentralizojë” shumicën e projekteve të mbetura nën programin PHARE, me fjalë të tjera t’i japë pak a shumë një autonomi të plotë delegacionit të kontraktojë dhe të menaxhojë këto projekte. I gjithë programi CARDS është i “decentralizuar”, në faktin që delegacioni mbetet përgjegjës për të gjithë ciklin e projektit nga fillimi në fund”, -tha ambasadori i KE-së duke shtuar se “do të doja të theksoja që programi CARDS mund të përballet me vështirësi nëse qeveria do të vazhdojë të shtyjë miratimin nga Parlamenti të marrëveshjeve financiare mes saj dhe Komisionit Evropian”. Përfaqësuesi më i lartë i Brukselit në Shqipëri i ka thënë Ermelinda Meksit dhe të pranishmëve të tjerë se është zhgënjyer nga fakti që CARDS 2004 akoma nuk është ratifikuar pas nënshkrimit që është bërë nga ai dhe përfaqësuesit shqiptarë. Ai ka përmendur dhe vonesat e shqiptarëve në ratifikimin e CARDS 2002. “Jam i zhgënjyer nga fakti se që nga nënshkrimi nga të dyja palët i Marrëveshjes Financiare për Programin CARDS 2004, ne ende po presim ratifikimin nga Parlamenti shqiptar. Fatkeqësisht kjo mund të krahasohet, për shembull me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për CARDS 2002, i cili u nënshkrua në fund të gushtit 2002 dhe u ratifikua në fillim të shkurtit 2003, një periudhë kjo prej pesë muajsh”, -bëri të ditur Salzmann.
CARDS
Burimet zyrtare të selisë së KE-së në Tiranë bëjnë të ditur se financimet e asistencës CARDS për Shqipërinë nga periudha 2001 deri në vitin 2006 nën Programin Kombëtar janë mbi 282 milionë euro. “Për më tepër disa milionë euro janë dhënë nën Programin Rajonal për masa që duheshin marrë në Shqipëri”, -thonë zyrtarë të përfaqësisë së KE në Tiranë. Programi CARDS është një shtesë e procesit të Stabilizim -Asociimit dhe është e nevojshme që të zbatohet pasi pa u zbatuar vendi ynë nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Marrëveshja e Stabilizim -Asociimit do të jetë mjeti kryesor me të cilin Shqipëria do të përgatitet për anëtarësimin në BE.

Sfidat kryesore të Shqipërisë (në terma afatmesëm)
-Të sigurojë rendin publik, të luftojë me efektivitet krimin e organizuar, mashtrimin dhe korrupsionin
-Të nxisë vendosjen e shtetit ligjor nëpërmjet një administrate shtetërore dhe juridike të përmirësuar
-Të përmirësojë situatën social-ekonomike
-Të sigurojë përafrimin me legjislacionin e BE-së

Programi CARDS KE ka si qëllim arritjen e këtyre sfidave duke u fokusuar në këto sektorë

-Drejtësia dhe çështjet e brendshme
-Ngritja e kapaciteteve administrative
-Zhvillimi social dhe ekonomik
-Mjedisi dhe burimet natyrore
-Stabilizimi demokratik.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2005 10:17
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

do te doja shume mos te ngjisni artikujt e gazetave ne forum.

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2005 15:07
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pse te mos ngjiten......??
Them se disa artikuj gazete pasurojne temen dhe e shtyjne ate te ece perpara te dikutohet me shume....
Kjo nuk eshte nje teme qe mund te diksutohet gjate dhe me ndihmen e artikuve te ndryshem mund te shihen hapat para apo prapa ne punen e qeverise e parlamentit ne lidhje me pranimin tone ne BE....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2005 15:16
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > A do te pranohet shqiperia ne BE?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.