Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Copza nga jeta ne poezi Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

LLAFAZANIT

S’do të jesh më i hidhur,
Sepse gojën ta kemi lidhur.
Nga që shumë në jetë ke llapur,
Vdiqe me gojë të hapur.
S’kishim si të vepronim ndryshe,
Kështu na këshilloj jot gjyshe.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2005 23:37
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

ATIT TIM

Ne të shihnim gjithmon rrallë,
Sepse ti shumë punoje,
Prandaj tregonim shumë mall,
Kur pranë teje na afroje.

Kishe një zemër të gjerë,
Dhe veç për ne mendoje,
E kushtove jetën tërë,
Që ne të na shkolloje.

Shpesh më bëheshe në ëndër,
Sikur ti më puthje në ballë.
Në mëngjes i thosha nënës,
– Çfarë ëndre të jetë kjo vallë?

Nëna qeshte dhe më përqafonte.
– Kjo s’është ëndër, është e vërtetë,
Babai para se të shkonte,
Të puthi ty lehtë lehtë.

Dhe kështu ndodhte shpesh,
Në shtepi në gjumë na gjente,
Por edhe kur ikte në mëngjes,
Ikte herët e në gjumë na linte.

Se sa shumë na doje,
E shfaqje kur na merje pranë,
Pastaj nisje dhe tregoje,
Histori nga të parët tanë.

Humanizmin dhe dashurinë,
E tregoje ashtu siç ishe,
Me të gjithë njerëzinë,
Fqinjë, miq e shokë që kishe.

Ke pas virtyte të larta,
Për këtë unë të nderoj.
Të gjitha i kam të qarta.
Sa të jem do të kujtoj.

Autor Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2005 23:44
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Keni!

Me lejo te te them se jane me te vertete shume te bukura.
Kjo eshte jeta qe jetojme me te mirat e te keqijat e saj por perseri na duket e bukur.
Ju falenderoj qe i sollet mes nesh.
Me respekt Roni.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2005 17:43
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Roneo, personi qe ka shkruar keto poezi i ka vertet nga jeta e tij e perditeshme dhe jo imagjinare.


ÇASTE DËSHPËRIMI

Pse moj jetë më ke munduar?
Me plot halle më ke ngarkuar,
Shpirtin gjithmon ma ke lënduar,
Zemrën dysh ma ke coptuar.

Pse të vuaj kaqë shumë?
Kam punuar jam ropatur.
Gëzime plot, ato janë lumë,
Veç për mua s’i ke patur.

Mos do të thuash që po më provon,
Për jetën tjetër që po afron?
Nuk u binde në rini?
Do të më provosh dhe në pleqëri?

Mos do të thuash që kështu je bindur,
Në të tretën natë kur unë kam lindur?
Kur në gjumë tek krevati,
“Të mirat” thanë si do jet fati?

Halle dhe lotë patët atë natë,
Që më caktuat këtë fat?
Po gëzimet ku i latë,
Apo tjetërkujt ja dhatë?

Veç kam shpresa se pak gëzime,
Janë caktuar dhe jetës time,
Por nuk di kur do fillojnë,
Me thënë të drejtën po vonojnë.

Jetë, kështu po të vazhdosh,
Me shqetësime do më rëndosh,
Në këtë moshë që jam tani,
I përballoj me vështirësi.

Prandaj shpejt bëj këthesën,
Sa kaluan po i fus fshesën,
Anën tjetër trego tani,
Të rroj pak kohë për bukuri.

Autor Vlashi Fili Mare nga libri JU DUA

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 01:11
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MIU I DASHURUAR

Një herë trimoshi mi,
Na ra në dashuri,
Me fqinjën miushe,
Bukuroshen, sylarushe.

Shkëmbenin përqafime,
Puthje, ledhatime.
Thoshnin që në këtë botë për ta,
Gjë të gjallë nuk ka.

Por harruan këta fatzinj,
Se kjo botë është me dy faqe,
Ajo s’ka vetëm minj,
Por dhe mace me mustaqe.

Dhe një ditë ashtu të dehur,
Ndjenë në shpinë si pa pandehur,
Dhimbje therëse sa më ska,
Thanë: - ç’ishte kjo hata.

Ngritën kokën por çfarë panë!
Atë që i kish bërë hatanë.
Dhëmbët macja kishte nxjerë,
Thonjtë e saj në shpinë i ndjenë.

Kaq ishte dashuria,
Si dhe jeta, mbaroi,
Kujt i rrjedhin mend e tija,
Si ky çift do përfundoi


Vlashi Fili mare nga libri "JU DUA"

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 01:20
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

PSEUDO-MIKUT

Mik na thoshe, mik s’na kishe,
Se pas shpine pëshpërisje.
Aty s’dim si do veprosh,
Apo njësoj do të vazhdosh.
Si miq po të japim një këshillë,
Farën e keqe aty mos e mbill.

Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 01:24
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

BUROKRATIT

Dosjet me vete ti kemi vënë,
Mangut gjë s’të kemi lënë,
Kur s’hoqe dorë këtu tek ne,
Vazhdoje punën edhe nën dhe.

Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 16:47
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MALLI

Do të dish sa mall ke,
Për njerëz a për atdhe?
Rri larg tyre sa të durosh,
Dhe atëhere do ta kuptosh.

Shpesh shikojmë në atë drejtim,
Nga vjen afsh’ i mallit të vjetër,
Pastaj me forcë psherëtijmë.
Kur nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.

Malli bëhet i pa duruar,
Të djeg në, gjoks të përvëlon,
Po s’more masa për ta shuar,
Dhe shëndetin ta ligështon.

Kush nuk e ka provuar një herë,
Se çfarë është kjo ndjenjë e fortë,
Fjalët për të nuk kanë vlerë,
Dhe me mend nuk e merr dot.


Vlashi Fili mare nga libri me poezi JU DUA

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 16:51
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

BISEDĖ ME BORĖN E VONUAR

Ditën e verës e festuam,
Dimri duket se ka kaluar,
Të paktën kështu menduam,
Por dëbora s’ka përfunduar.

Kishte kohë që s’binte borë,
Pemët më sytha janë plot,
Dimri kishte hequr dorë,
Pranvera erdhi dhe këtë mot.

Një mëngjes si krejt pa pritur,
Dëbora ishte kujtuar,
Ngelëm pak si të habitur,
Që ajo kishte shtruar.

Pse moj borë kaq e vonuar?
Pyetëm borën anë e kënd,
Nga shoqet je veçuar,
Ndofta e harrove këtë vend?

Pse të jesh kaq e vonuar?
Nga ke qënë deri tani?
Neve thamë se ke mbaruar,
Ti u ktheve përsëri.

Jo, me shoqet isha bashkë,
U përgjigj me delikatesë,
Ato ikën unë i lashë,
Sepse pata një ndalesë.

Ndala lart më në veri,
Megjithëse vendi me borë plot,
Pashë të rritur e fëmijë,
Që nuk i ndaloje dot.

Të rriturit venin e vinin,
Fëmijët loznin dhe më fort,
Për ne s’donin të dinin,
Këto unë s’i durova dot.

Seç më erdhi ca inat,
Desha që njerëzia të ndalet.
Pyeta vehten: “Kaq e pat,
Fuqia jonë që vjen nga malet?”.

I vura vehtes një qëllim:
“Atë që s’bën shoqet e mia,
Do ta bëja pa ngurim,
Ti mbyllja njerëzit në shtëpia”.

Dhe shkarkova me batare,
Gjithandej veç zbardhëllim,
Por njerëzit s’donin të dinin fare,
Nga flokët e mija pa mbarim.

Dhashë e mora gjë s’fitova,
Si dhe shoqet ca më parë,
Qëllimin nuk e realizova,
Veç nga shoqet isha ndarë.

Bëre mirë që e provove ,
Forcën tonë në këtë tokë,
Aq më mirë që e pësove,
Bashkë me shoqet kokë më kokë.

S’keni ç’bëni, nuk na pengoni,
Nga ju më tepër s’mund të presim,
Ritmin tuaj ju vazhdoni,
Neve jetën s’e ndërpresim

Nga Autori Vlashi Fili. Mars 2004

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 01:42
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Re: LLAFAZANIT

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
S’do të jesh më i hidhur,
Sepse gojën ta kemi lidhur.
Nga që shumë në jetë ke llapur,
Vdiqe me gojë të hapur.
S’kishim si të vepronim ndryshe,
Kështu na këshilloj jot gjyshe.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 15:39
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Copza nga jeta ne poezi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.