Ami-
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Te lumte Jimmy84!
E gjete, Ndre Mjeda eshte shkrimtari qe qendron ndermjet Rilindjes dhe letersise se Pavaresise vepra e tij ben lidhjen ndermjet ketyre te dyjave dhe vepra e tij shpesh eshte e veshtire te kuptohet se ciles periudhe letrare i perket. Per kete gje mund t'ju tregoj nje episod qe me ka ndodhur ne provimin e letersise se Pavaresise.:
Pasi kisha dhene provimin me shkrim po prisja ne korridor me studente e tjere qe Profesori te na therriste dhe pasi te na bente pyetjet me goje te na vinte noten. Me kishin rene ne provim Noli, Konica dhe disa pjese te Migjenit. Kisha mbushur rreth gjysem fletore me pergjigjet e pyetjeve.
Hyj ne zyren e profesorit dhe i them emrin nderkohe qe ai kerkon ne mes te fletoreve te tjera, fletoren time. E hap, e shfleton, ngadale dhe me thote nese kenaqesha me nje note gjashte (6).
- Çfare kam gabuar ne pergjigjet e mia profesor i thashe?-
- Nuk je dakort per noten? - me pyet ai
- jo i thashe, thjeshte dua te dij se ku jam pergjigjur gabim .
Atehere ai i drejtohet asistentes e cila nenqesh dhe pregatitet qe te me beje pyetje te veshtira.
- çfare di per Fishten dhe Lahuten e Malesise?
Une isha shume i pregatitur per Fishten sepse lahuta e Malesise eshte vepra me e veshtire e asaj periudhe te letersise, dhe fillova te flas rrjedhshem rreth saj. Asistentja meqe nuk me kapi dot te papregatitur ne ate pyetje, rrudhi fytyren dhe me tha:
- Kete e di,- kalojme ne nje pyetje tjeter!-
- Cfare di per andra e Jetes -
- Me falni, - i them une, - Mjeda ben pjese ne Letersine e Rilindjes dhe ate provim une e kam dhene njehere,-
Jo se nuk dija te flisja per te, por, me besdiste fakti qe po kerkonte te me kapte ne gabim dhe menyra e saj e nenqeshjes per pretendimin tim.
- E di ti apo e di une se ciles periudhe i perket - me tha ajo e nxehur.
Une me qetesi, u perkula, hapa çanten dhe nxorra librin e Letersise shqipe. I tregova pa folur po me nje nenqeshje ndarjen e kapitujve dhe Ndre Mjeden qe ishte shkrimtari i fundit i Rilindjes Kombetare.
Flake e kuqe ajo u kthye nga Profesori, i cili nderkohe po lexonte fletoren time, dhe i tha:
- Une mendoj qe ti veme nje nente (9) -
- Dakort - i tha Profesori dhe me vuri noten ne libreze.
E tregova kete episod per te treguar se eshte e veshtire te percaktosh vendqendrimin e Mjedes ne Letersine Shqipe per sa i takon periudhes letrare.
Qellimi im ne kete Test nuk eshte qe te paraqes thjeshte nje pyetesor, por qe nepermjet kesaj gare te kendshme te zgjerohen njohurite dhe te shpjegohen edhe "persete" e pergjigjeve. Ndaj do ju lutesha qe kur pergjigjeni te shkruani me pak fjale perse jeni pergjigjur keshtu dhe cfare vije logjike keni ndjekur. Kjo do te na ndihmonte te gjitheve qe te krijojme nje ide me te sakte rreth pyetjes dhe pergjigjes se dhene.
Ju faleminderit
__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|