Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire)

Mendova t'ja dhuroj vetes kaq liri veprimi sa per t'i kushtuar asaj (vetes pra) nje teme timen, dhe jeni te mire-pritur te shkruani, gjithmone n.q.se do e ndjeni.

Kalofshi mire cdo dite te jetes suaj!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2004 12:41
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

7 Janar 2004 - Ora: 6:00 am

Deshira

Uji i fresket qe i ra persiper ja mori me vete te gjitha deshirat e shkuara, energjite e harxhuara... dhe si me dore i hyri neper poret e lekures duke i dhene ndjenja te tjera, te reja... qe do rriteshin po si te vjetrat - edhe pse ndryshe. Ferkoj syte e fetyren me ujin qe i binte furishem dhe mendoj se ishte akoma neper endrra... nuk kishte mundesi qe ne dhomen tjeter te ndodhej ajo, shtrire midis carcafeve me ere dashurie qe rrinin shkujdesur mbi krevat duke mbuluar hijet e saj... Hijet e saj dhe cdo mendim tjeter u bllokua, ne menyre mekanike truri i tij kishte ndaluar diku midis hijeve te saj dhe konturit te buzeve. Ashtu nen rrugicat e mendimeve ndjeu se buzet… ato buzet e saj ishin shkaku i shume neteve te tij pa gjume. Instiktivisht mbylli dushin, me peshqirin qe rrinte varur sikur i lexonte mendimet fshiu trupin… ndjeu mornica qe me shpejtesine e rrahjes se zemres ja ftohen trupin duke i dhuruar ca ethe te kendshme… ethe dashurie?
Deren e hapi ngadale duke patur frike mos ta zgjonte, s’pati guximin ta hapte plotesisht sepse bente nje zhurme kercitese acaruese, duke mbledhur pak trupin e tij shtatlarte kaloj pragun qe e rifuti ne dhomen e endrrave. Ajo, e embel dhe deshire-sjellese rrinte e shtrire me floket qe i mbulonin shpatullat lehtshem. Buzet paksa te hapura qe lejonin kalimin e ajrit… (- oh, sa deshte te ishte ajer- pse s’jam ajer? Deshte te ndjente te gjitha thellesite e saj, te ndjente veten brenda saj ashtu sic ai e ndjente ate diku ne thellesite e kraharorit te tij. Jam i marre?) Po buzet… buzet dhe u perpoq te kapte fillin e mendimit te tij ne lidhje me buzet, por s’mendonte gje tjeter vecse cfare fshihej pertej buzeve… kenaqesia deliruese. U drodh, levizja e saj e pergjumur neper krevat e drodhi, carcafi, sikur t’i kishte ndjere deshirat qe kishin filluar t’ja rrembenin trupin serish, ja zbuloj ngadalshem njerin gji. Bote hyjnore faleminderit qe me do! – tha ai me vete dickaje qe i ngjante me shume nje lutjeje. Frymarrja e qete e saj i falte gjirit nje levizje ritmike dhe delikate duke i dhuruar formes se bute rrumbullake nje hijeshi maramendese... po i merrej fryma apo ishin thjesht deshirat e tij te ngatarruara tashme qe po e kapnin prej fyti? Shikimi i tij u tret diku nen lekuren e saj rreshqitese dhe ju kujtua momenti si duart e tij jo me larg se nje nate me pare kishin shetitur ate mrekulli te fuqive lart ne qiell. Nje mendim dyshimi i erdhi ne koke n.q.se e meritonte gjithe kete miresi ne jeten e tij, por floket e saj te shperndare rehatshem neper jastik, me aromen qe leshonin e therriten ne vatren e ngrohte te dashurise... - Etje pa kufi, - tha perseri me vete, e mendimet i flaku tutje diku larg dhomes se endrrave.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datė 07/01/2004 ora 20:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2004 12:43
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Lum' Kujtese...

Ankthshem, me duart qe i dridheshin mbante receptorin dhe pa e menduar me pare filloj te formonte numrin… 0039(prefiksi Italise), 33(nje mangesi kujtese per kete kod), 843….. dhe numri rrodhi vetijshem. Ky veprim i ishte kthyer ne instikt – aq mijera here e kishte formuar dhe cdo here te njejten trysni gjaku i shkaktonte… i levizte nen lekure nxefshem. U degjua sinjali i pare, mendja shpejt krijoj vrullshem nje pamje teper te njohur, ajo qe vraponte te ngrinte telefonin, levizjet e saj capkene dhe plot finese, duke pritur sinjalin e dyte humbi ne hapat e saj te lehta nga ana tjeter e Adriatikut. Koka po i vlonte nga ajo trysni gjaku qe filloj t’i shtohej me sinjalin e trete – i cili tingelloj kaq i akullt dhe shurdhues sikur te deshte te cante pertej dhimbjes se tij. Po vonohej t’i pergjigjej…, sinjali ju duk’ teper torturues, te jete keq? C’mund te bej? “Zot, bej qe te jete mire dhe mos ma merr...” krijoj nje lutje te shpejte duke peshperitur hutueshem. Ashtu i ngrire me telefonin prane veshit i ndaloj mendimet qe shtyheshin per te dal ne nje forme te pakuptimte dhe u mbush me fryme, qe me shume i ngjau nje psheretime te thelle trishtimi. Uli receptorin, hapat zvarritese e shoqeruan per ne dhome, pertueshem u shtri mbi krevat dhe ndjeu peshen e frikes ta mberthente. Nuk i la vetes kohe te mendonte gjate, u permend ne cast, neper rremujen e komedines gjeti nje foto... humbi neper syte e saj plot miresi, te cilat i qeshnin aq mallueshem dhe ne udhetimin e kujteses se tij filloj e milionta perhumbje. Ishte rritur me te, ishin pak a shume si trungu i nje peme me rrenjet, sa me thelle depertojne rrenjet ne toke aq me shume rritet dhe pema. Ajo nder keto vite i kishte depertuar embel ne cdo dege te shpirtit te tij ku kishte leshuar rrenjet e saj te dashurise dhe keshtu e kishte ndihmuar te rritej. Ne te njejten kohe ndjente se si i perkiste asaj, ndjehej shume mire qe i perkiste nje shpirti te tille, deri ne thithjen e ajrit ishte i saj... dashuronte faktin qe ishte i Perles. Kur kishin qene femije ne lulishten e kopeshtit, veshur te dy me perparese te bardha, i kishte bere nje kurore me lule dhe ja kishte vendosur ne koke, duke i qeshur vetem si dine femijet i pati thene: “Perla, ti do behesh nuçja ime”. Ne ato kohe s’kishin qene me shume se 6 vjec. Me vitet qe kalonin dhe nurin qe i shtohej cdo dite e me shume qene dashuruar marrezisht me njeri tjetrin. Qene bere nje bote e vetme, ishin dy qenie brenda nje bote shpirterore, ku ndjenja i fillonte diku ne nje ane te horizontit shpirteror te njerit deri ne anen e horizontit te shpirtit te tjetrit... pra nje pafundesi. Ajo qe kishin krijuar nder vite s’njihte fund, s’kishte fund per ta, as ndarje. Kjo ishte hera e pare qe ishin larg, ne sekond ndjeu shtrengim ne kraharor, ashtu ne perhumbje foli me zotin “Zot, te pergjerohem ndihmoje”, dialogjet me Zotin i ishin bere shume te shpeshta. Pati frike te permendej sepse e dinte qe s’do e gjente prane, realiteti kishte kohe qe e friksonte. Kaloj gishterinjte neper foto dhe ndjeu mall perzier me dhimbje, trishtim, merak. Vitet kishin bere te veten, ato ishin rritur shume brenda njeri tjetrit, kuptoheshin ne bote shpirtrash. Dridhja e trupit shkaktuar nga mos prania e saj prane tij e permendi. Furishem u cua nga krevati, ishte i sigurte qe ngjante si nje i cmendur ne deshperim, edhe me te njejtin instikt filloj formimin e numrit, me te njejtin ankth priste te degjonte zerin me te bute, qe i kalonte neper trup per t’i pushuar diku ne kraharor, qenia e Perles i jepte jete. Sinjali tingulloj shume mos-perfilles sa per ta zgjuar nga ato mori mendimesh.

-Alo, - u pergjigj nje ze burri ne italisht.
Ankthi dhe vlimi i kokes ne sekond filluan t’i bucitnin nga veshet sikur kerkonin liri. Gjeti pak forca dhe arriti te shoshte vetem: - Perla…

-Oh, ti je ai djali qe i shkruan letra perdite. Perla s’eshte dhe aq mire, do te lutesha t’i flisje vetem per pak, - u pergjigj ne italisht i panjohuri me nje ze teper te sigurte.

U krijua nje pushim i shkurter, Jetoni perfitoj te mblidhte veten dhe ne cast i mblodhi bashke te gjitha deshperimet, ankthet, dhimbjet dhe i futi ne nje xhep te vogel te shpirtit. Me te duhet te tregoheshe i kujdes’shem, e kuptonte qe ne frymemarrje.

-Alo, - tha Perla me nje ze te ulet dhe te lodhur.

Bota ne sekond mori ngjyra te dashura, vetem nje “alo” e saj i shtonte vite jete, jete qe donte ta jetonte me te.

-Perla ime, - foli Jetoni me zerin e gervishtur nga mallengjimi.

-Oh, Jeton... Jam mire, merakun qe ke mjaft u perpoqe ta ndrydhesh. Me mire qe s’me sheh sepse s’jam me ashtu sic u ndame. Duhet te dal shpejt nga ky vend, ndryshe do mbytem cdo dite, kupton?

-Duro dhe pak e do kaloj. Mbetesh Perla ime gjithmone. - dhe ai ndjeu si faqet ju lagen nga lotet e dhimbjes.

-Kam frike Jeton, jam e tmerruar…– e tha kete teksa e kuptoj qe ai po qante, por edhe vete ndjente buzet t’i dridheshin nga ngasherimi.

-Do behesh mire,duhet vetem te shpresosh dhe te besosh.Une kam besim tek ti ,dhe do te teqendroj gjithmone afer

-Me duhet te shkoj, doktori... – i tha keto teksa doktori i beri shenje ta mbyllte telefonaten.

- Kujdes veten Perla, - ndjehu fytin t’i digjte.

-Naten, eshte tmerr pa ty...

Sinjali rrenqethes e riçoj perseri ne boten e dhimbjes, hapi xhepin e shpirtit qe pat’ mbyllur pak me pare dhe dhimbjen, trishtimin, ankthin, merakun i ndjeu si thonje gerryes ne shpirt perseri. Renkoj...

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2004 06:55
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ulur ne shkallet e pallatit, me kemben qe i varej po shtypte bishtat e cigareve. Pa ditur si te shtynte kohen filloj t’i numeronte 1, 2, 3, 4, .... 12, 13... plot 1 pakete brenda 2 oreve, tregonin mjaft mire gjendjen ne te cilen ndodhej. Padurimi po qellonte fort si cekan ne tru dhe ne cdo goditje shihte akrepat e ores qe si per inat te tij leviznin aq ngadalshem. Ju kujtua nje anekdote, ironi e fatit mbase, por teper e njohur per te, vetem se kuptoj qe ishte tani per here te pare qe po ja kuptonte idene, thelbi per kaq kohe i kishte qendruar diku i fshehur mbas tij. “Dy te burgosur ne nje qeli te akullt po ndanin vitet e burgut, i riu pyeste vazhdimisht me te moshuarin, se sa vajti ora. Mbas disa heresh qe i vjetri i ishte pergjigjur vendos te pyes te riun plot merzitje: Me sa vjet te kane denuar bir? Te riut qe po psheretinte i humbi dhimbja diku neper ftohtesine e qelise dhe me gjysem zeri ju pergjigj: 25 vjet zoteri”. Jetoni ndjeu mornica t’i kaplonin deri ne koke nxitimshem. Jam bere per gjynah, mendoj, ndjehem si nje i burgosur, edhe pse s’thith ajrin e rende te nje qelie. Syte perseri i shkuan tek ora, jo me shume se 6 dite me pare pasi i jati kishte mbyllur telefonaten, ishte kthyer nga ai dhe me syte plot lot i pat’ thene se Perla kthehej brenda javes per tu rekuperuar plotesisht ne dy muajt ne vazhdim. Kishte ndjere gezimin me te madh ne shpirt, hapesira te shpirtit qe si kishte ditur me pare. Kishte qare nga lumturia dhe i kishte dhuruar te jatit nje perqafim te fort deri ne dhimbje. Java kishte kaluar me telefona plot dashuri, fjale te embla, plane, deshira... Nuk e kishte ditur me pare qe nje jave mund te ishte aq e gjate, semundja Perles dhe largesia i kishin mesuar shume gjera. Dhimbja eshte mesuesesja me e mire e jetes. Mesefundi do munde ta perqafonte, do humbeshin ne ate perqafim ku do e pushtonte i teri dhe strukur ne kraharor per te mos e lene me te shkonte larg tij. Jeta e tyre do rridhte paqesisht si gjithmone, me nje dashuri qe do rritej cdo dite nga burimi i te dyve. Emocionet ju shtuan, levizi prej shkalleve dhe ktheu koken per te pare ndonje makine te njohur, por zbrazetia e rruges si me sinjal ja shtoj me shume emocionet qe ndjente ne milimetrat e trupit ne dridhje. Casti qe do e kishte serish tijen njeriun qe me shume dashuronte po vonohej, por ishte gati te priste nje jete per t’ja ripar syte e saj plot jete dhe miresi. Teksa thithte te panumerten cigare, i mbeshtetur mbas murit dhe i zhytur ne mendimet e tij, Jetoni ndjeu zhurmen e ktheses se nje makine. Levizi pernjeheresh aq shpejt sa zemren e la pas, se s’po e ndjente me ne kraharor, doli perpara... syte po garonin te shihnin mrekulline qe aq shume kishte pritur. Nga makina doli Perla e tij dhe casti u be pafundesi lumturie, filloj te jetonte perseri dhe 3 muajt e kaluar ne cmenduri u veniten diku larg. S’mendoj me, mori fryme thelle dhe kraharorin qe po i shkeputej nga shpirti s’e ndjeu. Rendi drejt saj dhe humben ne perqafim, bashke me to humben te gjitha mendimet, trishtimet, padurimet u harruan, po ashtu edhe netet pa gjume ne dhimbje... Tashme ishin “NJE”, e shkuara s’ishte me e tashme, jeta po i rridhte nder vena te dyve me nje fuqi rinore, ate fuqi qe e fitonin nga njeri-tjetri. Edhe pse e prere, me floke te rena, edhe pse kudo ne te shihje gjurmet e nje semundjeje te rende si kanceri, Jetonit ju duk’ teper hyjnore. Prania e te gjithve e nguroj nga momenti ku do vinte buzet e tij mbi te, edhe u step. Perla filloj te ngjiste shkallet e pallatit. Lodhja nga kurat dhe rruga e kthimit e kishin rraskapitur. Jetoni ndjeu shukun e forte ne fyt, dikur ato shkalle ajo i ngjiste duke kercyer, kendonte si femi dhe i thoshte perhere: “Plakush nxito, se e mori malli Perlen”. Me frymen qe i merrej nga hovi i shkallve e pushtonte i teri duke u puthur neper cepa derisa kalonte ndokush dhe benin sikur bisedonin. Te qeshurat qe i shoqeronin me pas dhe kujtimet e femijerise se tyre i benin te kuptonin qe s’e kishin tradhetuar asnjehere femijen qe jetonte brenda tyre.

-Jeton! – U degjua zeri i motres, - merr dhe me ndihmo pak me valixhet.

Pa thene asgje, ne heshtje dhe ne mall per te kaluaren mori valixhen per ta ngjitur lart, por ne koke filloj te mendonte per takimin e pare tyre. Ndjeu goditjen e padurimit serish...

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2004 20:03
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kishin kaluar disa dite nga ardhja e Perles, por ai s’kishte gjetur rastin me te mire per tu takuar me te. Cdo here ajo kishte qene ne gjume, teper e lodhur, edhe kishte kaluar ore te tera duke e kundruar ashtu ne qetesine e saj. Rrahjet e zemres se tij sinkronizoheshin me frymemarrjet e saj. Syte si ndaheshin nga kraharori i bukur dhe plot forme nga ku Jetoni merrte jete. Fakti qe ishte teper e dobet ne forca kishte filluar ta shqetesonte. Vendosi te hynte ne dhome duke perfituar nga mos prania e te tjereve. Pasi shtyu deren lehte syte ju shplodhen ne embelsine qe ajo mbarte si mbulese pergjate gjithe qenies se saj. U ul prane Perles se tij duke i thurur vargje ne koke, e ngadale i perkedheli doren. Rrahjet e forta nen lekure e benin te dridhej, edhe pse kur pa duart ishin teper te qeta. Humbi ne ate boten e tyre dhe ne mendje i erdhi hera e pare, kur trupat i ishin bere NJE. Ne ate kenaqsi fizike-shpirterore i pat’ zene gjumi ne perkedhelje. Mengjesin e rradhes ai ishte zgjuar me pare, ishte ulur prane karriges duke e puthur ne dore e veshtruar lakuriqsine e saj teper femerore, aty krijoj vargjet e para per te. Kur ajo ishte zgjuar, me nje veshtrim kerkues e kishte pyetur n.q.se ai vazhdonte ta donte...

- Me do? – tha Perla.

Jetoni u zgjua nga kujtimet ku ishte zhytyr dhe harruar. Shpejt i dhuroj buzeqeshjen e nje lumturie qe lind si shkas i nje suprize te bukur. S’e pat’ pritur te zgjohej aty me ate prane, por pa vonuar me kembet qe s’ju pergjigjen nga te dridhurat u ul ne gjunje prane krevatit dhe e pushtoj te teren. Te dy qan, por mbas shume kohesh ishin lot gezimi.
Puthjet e shpejta qe po i dhuronin njeri tjetrit, buzet qe po shetisnin neper sy, ball, lot, shume shpejt formuan me te shenjten fjale te gjuhes meme “Te Dua!”. Perqafimi u be me i thelle, energjite u kthyen ne deshira, endrrat e shume neteve ne deshperim u kthyen ne arritje, malli u kthye ne nje qetesi shpirterore. Goditjet e forta te cekaneve u shuan dhe lumturia i mbyti ne oqeanin e harreses. Pervec atij perqafimi dhe frymemarrjes qe i falnin njeri tjetrin nga puthjet plot shperthim asgje s’egzistonte me per to. Jeta mesefundi vendosi t’i buzeqeshte. Kerkonin vetem pak liri prej saj, se lumturine e krijonin vete mjaftonte te ishin prane.
Nje ze i larget pertej koridorit i permendi dhe fshin lotet e gezimit, shpejt vune maskat per boten e dyte, ajo bote qe i largonte. Jetoni u cua me premtimin, se do i dhuronte poshte dritares melodine e pernatshme me kitare... Ai fshihej ne erresiren e nates mbeshtetur tek pema e manit(karakteristike e lagjeve te Tiranse), ajo edhe pse s’munde ta shihte dilte ne dritare per t’i dhuruar atij kenaqsi ne shikim. Kur melodia qe luante mbaronte, me gjethen qe merrte pernate dhe me kitaren ne krah kalonte nga drita, si per t’i thene Perles naten e mire. Ajo mbasi e shihte me shpirtin plot shtrihej per ta takuar ne endrra.

Zbriti shkallet, por s’po kuptonte ne vertete mbas gjithe atij tmerri shkaktuar nga largesia mundi ta kishte ne krah, apo ishte thjesht nje nga iluzionet e tij te shumta. Humbi rruges plot pluhur dhe perplasjen me njeriun e pare qe u ndesh s’e ndjeu. Shpirti i kishte mbetur ne dhome, atje ku ajo ishte shtrire dhe me syte nga dritarja priste naten. Kembet vazhdonin ecnin, por pa ditur ku, ndersa trupi lengonte ne mall, vazhdoj te ecte...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2004 19:19
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ervisa
Doktoresh zemrash!

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: U.s.a
Mesazhe: 266

Smile

Hmmm

Tani vertete shpesh here dhe une vuaj nga pagjumsia..po kete e kam te gjithen nga shkolla..po me sa lexova ne shkrimet e tua pash dicka deshperuese....
Fillimet gjithmone jan te veshtira..prandaj te uroj nje fund endrrash te bukura dhe te lumtura..

Pershendetje I_Lire

__________________
Rinia eshte mishngrense dhe pleqeria barngrense.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2004 19:30
Ervisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ervisa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ervisa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ervisa Shto Ervisa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ervisa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

I_lire dua te them se gjuhes Shqipe i ke dhene ngjyra qe kisha harruar se ekzistonin.Te falenderoj qe na dhe kenaqesine ta lexojme.Perdor krahasime per mua mahnitese.Mbiemrat,ndajfoljet cdo gje thjesht e persosur.Ah ajo modestia jote(mendim dyshimi i erdhi....).Pjesa qe me pelqen shume eshte: ne lulishten e kopeshtit,veshur te dy me perparese te bardha,i kishte bere nje kurore me lule dhe ia kishte vendosur ne koke,duke i qeshur vetem si dine femijet i pati thene: Perla ti do behesh nucja ime.C`fare dua te them me gjithe keto?Na dergo vazhdimin se na plase !Ja dhe nje frymezim pas leximit tend.

Vazhdoi te ecte.Megjithese frika ia kishte pushtuar te tere qenien e saj.Perballe saj nje nga kenaqesite me te medha te jetes.Donte te ndiente ate kenaqesi qe vetem ai i falte.Rrahjet e zemres po rriteshin si dallget qe kishte perpara syve.Erresira kishte rene kudo.Ndjeu ujin e ftohte ti lagte kembet.Mornica i kaluan neper trup dhe rrahjet e zemres u rriten edhe me.Pamja ishte e frikshme."po sikur te shkel ndonje iriq,po sikur te me ngjitet ndonje yll deti,po sikur te me kafshoje ndonje gje"skena qe s`kishin ndodhur kurre por qe fantazia filloi te krijonte.Frika vazhdonte ta pushtonte por embelsia e detit qe i ledhatonte kembet nuk e la te kthehej mbrapa.Vazhdoi dhe ca dhe tani ishte pothuajse me gjysmen e trupit brenda.Nuk duroi me.Nuk mendoi me.Me nje hedhje te rrufeshme hyri e tera,koke e kembe ne ate erresire te thelle.Ca nga freskia e ujit,ca nga frika mendoi se do ti ndalonte zemra.Por ajo qe ndjeu qe krejt ndryshe.Filloi te notonte ne thellesine e detit dhe pak nga pak te hapte syte.Nuk dukej asgje ,as iriqa,as ylla vecse erresire e madhe kudo.Por tani s`kishte me frike.I pelqeu ajo ndjenje lirie pas gjithe asaj frike qe e kishte mberthyer.Doli ne siperfaqe.Mori pak fryme dhe u zhyt perseri.Nuk donte ti kalonin ato ndjenja.Donte te vazhdonte ne ate perhumbje.Ndjeu tashme me e lirshme,frika ishte zhdukur diku ne qiellin e erret.Kenaqsia e madhe qe ndiente nuk donte te kishte fund.Nuk donte te dilte nga deti.-"Dil se do ftohesh -i therret e motra.-Jashte eshte ftohte,ketu eshte ngrohte.Provoje!-i pergjigjet.-Dil tani se mjaft ndenje!-.E urreu ne ate moment dhe ajo sikur e kuptoi dhe nuk foli me.U zhyt perseri, s`kishte te ngopur.Ndjehej si ai femija kur meson notin e sdo te dale me nga deti....Mendoi ne ato momente s`kish njeri me te lumtur ne tere boten dhe donte te .........
Doli duke lene prapa ate kenaqesi dhe duke i premtuar vetes se do te kthehej perseri te nesermen.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Modifikuar nga eliz datė 30/01/2004 ora 03:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 18:46
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Nostalgia
blahh

Regjistruar: 30/01/2004
Vendbanimi: Humba Rrugen
Mesazhe: 7

Mahnitese....apo thjesht e bukur...
Gezohem qe shoh se edhe brezi jone e ka thelle ne gjak dashurine per letersine edhe shprehjen e bukur se gjuhes sone. Jam shume krenare per gjuhen time dhe njerezit e mi.
Sado qe mua nuk ma pret fare per te shkruar....vleresoj dicka te bukur. Me mjafton leximi...
Me pelqen shume menyra qe ke shprehur shpirtin tend dhe mendimet e tua i_lire.
maybe u could give me some private lessons :p

__________________
Live life like a dream, make your dream come true....Anais Nin

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 04:18
Nostalgia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Nostalgia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Nostalgia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Nostalgia Shto Nostalgia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Nostalgia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Smile

Liri!
Doja te shtoja ne fleten tende dhe ca mendime qe turbullojne shkelqimin e yjeve sonte por... ndoshta njehere tjeter!

Pres vazhdimin e neteve pa gjume me shpresen qe i perkasin te kaluares!

ciao

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2004 22:51
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Si mund te t'them "te dua"
nuk gjej fjalet e duhura
deshiroj te t'them qe mendoj vec per ty
mendoj gjithmone per ty, por fjalet...
fjalet fluturojne... ikin larg.
Kudo ku jam vashe, mendoj vec per ty
eci gjithmone me ty, por shoh dhe ti s'je aty.
Me kedo qofsha prane, une bisedoj me ty,
por ti s'me degjon, e trishtueshme.
Kur shikoj dhe ti s'je rreth meje
kam nevoje te t'ndjej, te ndjej perqafimin tone,
si perqafimi i detit me bregun.
Cdo nate lutem, me shprese,
se do t'gjej, zemrat mund te bejne shume.
Deshiroj te t'them "te dua..."
Cat Stevens




(It's like the wind, you don't see it - but you feel it)

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2004 07:15
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.