Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Universiteti i Elbasanit > Kontaktoni ketu ish- studente te Elbasanit
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
macja
Anetar i ri

Regjistruar: 09/05/2003
Vendbanimi: nj
Mesazhe: 2

Smile

Kontaktoni ketu ish- studente te Elbasanit

Hello , kush e lexon!
Kam mbaruar institutin ne Elb. ne nje kohe qe s'kishim libra.dhe lodheshim to mare lexione.
Doja te dija nese ka libra te Bio- Kimise per te gjitha vitet.Do te ishte me e lehte nese do i lexoja shqip.
Mjau

__________________
Kam mall per vendin tim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2004 16:19
macja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė macja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me macja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: macja Shto macja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto macja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
martin_iden2001
Anetar i ri

Regjistruar: 19/02/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 2

te ka marre malli te degosh per Nuredin Cecin? Lexo me poshte

ELBASAN

"Pedagogu Çeçi ka dashur të më përdhunojë". Thesi i skandaleve mes pedagogëve në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, mesa duket është hapur dhe lista nuk ka të sosur.

Emri i Nuredin Çeçit, pedagog i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane, është shënuar në listën e të hetuarve nga Prokuroria e Rrethit. Kanë qenë familjarët e vajzës, e cila ka provuar ngacmimin seksual, që kanë bërë padinë.

Skandali seksual
Rreth 12 ditë më parë, pedagogu Nuredin Çeçi është rrahur keqazi nga disa persona të panjohur. Kështu ka deklaruar fillimisht ai, por nga burime nga policia mësohet se personat që e kanë rrahur, kanë qenë vëllezërit e një studenteje të vitit të parë në fakultetin Ekonomik. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, të cilat kanë qënduar jashtë kësaj ngjarjeje, pedagogu Çeçi ka ngacmuar seksualisht studenten, rreth 12 ditë më parë. Çeçi e ka thirrur vajzën në zyrën e tij, rreth 15.00 për të biseduar në lidhje me mësimet. Kjo e fundit ka shkuar normalisht, ndërkohë që pedagogu ka tentuar të përfitojë. Ai i është hedhur vajzës me qëllimin për të kryer marrdhënie seksuale me të. Kjo e fundit ka arritur që të shpëtojë. E stresuar ka treguar historinë në shtëpi dhe vëllezërit e saj, nuk ia kanë përtuar pedagogut. Vajza është paraqitur sërish në shkollë, ndërkohë që pedagogu, nën justifikimin e mjekimit të plagëve, është larguar jashtë Elbasanit. Ky i fundit, nuk ka bërë as denoncim në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Denoncimet
Ngjarjet e ndodhur njëra pas tjetrës, kanë bërë që studentët të reagojnë. Disa studentë të Fakultetit të Infermierisë kanë denoncuar pranë Zyrës së Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtorinë e policisë së Qarkut se Kujtim Ibrahimi, u kërkonte nga 5 mijë lekë të reja për t'u vënë notë kaluese në provime. Këtë masë ai e aplikonte në të gjithë studentët dhe për fat të keq shumica ishin pajtuar me të. Por jo gjithkush mund të duronte këtë lloj poshtërimi, aq më keq që Ibrahimi përdorte të tjerë për të mbledhur "gjobat" që ai u vinte për provimet. Ai që nga dita kur u bë publik skandali nuk duket më në fakultet, ndërsa prokuroria po punon për dokumentimin shkencor të dëshmive dhe fakteve që provojnë një skandal të kësaj natyre. Kujtim Ibrahimi është mjek pediatër në qendrën spitalore "Xhaferr Kongoli" të Elbasanit.

Nuredin Çeçi është një nga pedagogët në të njohur, por edhe më të përfolur të Universitetit të Elbasanit. Çeçi në qarqet studentore të Elbasanit, është cilësuar si "delja e zezë". Shumica e studentëve janë ngelës të paktën një herë në lëndën që jep ky pedagog. Ai mbahet si pedagogu që ka vendosur rekordin për ngeljet në universitetet shqiptare. Pedagogu Çeçi është munduar që t'i mbulojë gjurmët e skandalit pas plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar mbi të, duke u mjekuar jashtë Elbasanit dhe duke mos u paraqitur në punë për disa ditë.



"Duhet të hetohet deri në fund"
Rektori Jani Dode: Me ta të merret ligji

Jashtë këtij debati nuk kanë ngelur dhe drejtuesit e Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Jani Dode, rektor i këtij universiteti ia ka lënë gjithçka në dorë ligjit, për të zgjidhur situatat e krijuara.

A jeni në dijeni të skandaleve ku flitet se janë të përfshirë dy pedagogë të Universitetit ditët e fundit?
Më vjen mirë që media tregon interes për fenomene të tilla dhe e quaj me vlerë punën e saj për të mirëinformuar opinionin studentor dhe atë qytetar për fenomene që artikulohen. Dua të theksoj se është e rëndësishme që të thuhet e vërteta për rastet të kësaj natyre dhe të mos abuzohet kurrësesi me të. Aktualisht për rastet që po interesohemi ka një të vërtetë të pamohueshme. Për pedagogun Nuredin Çeçi doja të sqaroja se është një pedagog i Fakultetit të Shkencave Humane. Për të ka pasur informacione të tjera nga njerëz të veçantë por jo denoncime dhe rasti i fundit flagrant me këtë pedagog është i përmasave të tilla që mua më detyron të kërkoj që organet kompetente ta zbardhin ngjarjen nëse është fajtor të mbajë përgjegjësinë që përcaktohet në ligj. Të njëjtën gjë do të kërkoja nga organet kompetente edhe për pedagogun e Fakultetit të Infermierisë, Kujtim Ibrahimi.

Çfarë masash do të merrni për ta nëse fillon procesi penal?
Nëse do të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre atëherë do të ketë një qëndrim institucional nga Universiteti. Çdo fenomen i kësaj natyre që po diskutohet do të jetë i patolerueshëm. Përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje opinionit studentor dhe atij qytetar të jenë të rreptë e të kërkojnë që atyre t'u shkohet deri në fund. Pra nëse vërtetohet se ata kanë abuzuar në një formë apo në një tjetër, do të ndëshkohen, ashtu sikurse parashikohet nga ligji. Nëse për këta pedagogë do të konfirmohet se do të merren të pandehur, Universiteti do t'i pezullojë nga puna derisa të shpallet vendimi i drejtësisë. Më vjen mirë që mediat po përpiqen që të zbardhin të vërtetën. Ne jemi të gatshëm për të bërë tranparencën e çdo fenomeni sado që ai të jetë i pakëndshëm sepse do të ishte e turpshme për këtë universitet prestigjoz nëse do të merret në mbrojtje pedagogë të tillë.



Flet Abdulla Ballhysa
Dekani i Shkencave: Eshtë problem i mbyllur

Dekani i fakultetit të Shkenacave Sociale Abdulla Ballhysa, është ndjerë mjaft keq për skandalin seksual të përfolur. Sipas tij Çeçi është një pedagog mjaft i mirë dhe i rreptë, cilësi që mund t'i kenë sjellë edhe problemet e mësipërme. Megjithatë edhe Ballhysa ka qenë dakord, që këtij problemi t'i shkohet deri në fund.

A mund të na sqaroni diçka rreth çështjes së shumëpërfolur për pedagogun Nuredin Çeçi?
Nuk më vjen aspak mirë për këtë që ka ndodhur dhe ndjehem shumë keq përpara një situate të tillë sepse ky pedagog është i fakultetit të Shkencave Sociale, ku unë jam dekan. Për rastin konkret ngjarja duhet të ketë ndodhur 12 ditë më parë. Kam kontaktuar këtë të martë me pedagogun Nuredin Çeçi dhe kam biseduar rreth asaj që në media është cilësuar si skandal, sepse nuk kisha dijeni se përse ishte fjala.

Atëherë çfarë iu ka sqaruar ai?
Nga ai mora vesh se nuk ka asnjë ankesë apo denoncim kundër tij çka do të thotë se nuk ka vend për të folur rreth asaj që ju pretendoni. Zyrtarisht nuk ka padi për këtë pedagog dhe sipas meje ky problem është i fiksuar, i mbyllur. Por ne nuk mund ta lëmë këtë problem pa e sqaruar deri në fund sepse moralisht kemi edhe detyrime për ta zbardhur të vërtetën. Për këtë arsye kam njoftuar shefin e departamentit, përgjegjësin e seksionit përkatës dhe ditën e premte kemi një mbledhje pune ku do të diskutohet edhe problemi i ngritur për pedagogun e sociologjisë.

Pra ende ju nuk keni dijeni për një padi ndaj tij?
Zyrtarisht nuk kam informacion që të ketë padi apo ankesë ndaj tij. Unë doja ta vlerësoja punën e tij. Di që ai po punon për doktoraturën dhe në sociologji është ndër pedagogët që kërkon shumë dhe këto i kanë krijuar përplasje. Gjëra të kësaj natyre mund të kenë sjellë edhe këtë që pretendohet të ketë ndodhur. Për mua ajo që thuhet mund të jetë diçka sporadike. Ne po përpiqemi që të rrisim transparencën e dhënies së vlerësimit për të shmagur keqinterpretimet. Studentëve askush nuk i ua ha hakun.



Frikësohen studentët

Pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë përfshirë tashmë nga thashethemet për korrupsion dhe mitmarje. Dy rastet e fundit kanë bërë që studentët të pranojnë nën zë ekzistencën e këtij fenoneni, që po iu nxin jetën. Pyetjes nëse u kërkojnë para pedagogët për provime, ato i përgjigjen "Po". Por nuk pranojnë të tregojnë identitetet e tyre. Kemi frikën e hakmarres sepse ata janë shumë. Nuk janë vetëm këta dy pedagogë për të cilët po flitet. Sipas studentëve, kjo bëhet hapur edhe është për të ardhur keq që kërkohen denocnime. Shteti ka struktura të posaçme për t'i zbuluar këto fenomene, ndaj është e nevojshme që të ndërhyhet sa nuk është vonë. Këto raste janë skandaloze, pasi të kërkohen hapur paratë dhe madje të caktojnë edhe shumën e nevojshme për të marrë provimin. Studentët ndihen të alarmuar pasi mjaft shokë të tyre janë përballur egër me këta prdagogë dhe një pjesë e tyre kanë provuar edhe stazhin pa harruar edhe ndonjë që i është djegur shkolla.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 00:38
martin_iden2001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė martin_iden2001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me martin_iden2001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: martin_iden2001 Shto martin_iden2001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto martin_iden2001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tiger_aspect
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2004
Vendbanimi: bace me lule te vyshkura
Mesazhe: 104

o martin, tema shume interesante, ta thash edeh tek tema tjeter, por macja e gjore po kerkon ndihme per libra ti e thu ca behet ne uni te el!

me respect
riger_aspect!

__________________
picirruke moj picirruke mos ma ha djathin pa buk e!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 10:19
tiger_aspect nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tiger_aspect Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tiger_aspect (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tiger_aspect Shto tiger_aspect nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tiger_aspect nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Arrow

Te me falni se nuk kam patur mundesine te jem shume ne kontakt me forumin kohet e fundit... Shume shpejt do te merrni informacion per kerkesen tuaj..
Me respekt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2004 09:36
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Kerkoj ish studente te Universitetit Aleksander Xhuvani.

A ka ndonji ketu ne forum qe ka mbaruar universitetin Aleksander Xhuvani (ish pedagogjikun e Elbasanit)ne njerin prej ketyre viteve :1991,92,93,94 ose ne 1995-en.

Faleminderit te gjitheve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2004 08:43
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Po per te njohur a njihni dike qe te kete mbaruar ne keto vite,me duhet thjesht nji informacion per programet mesimore te ketyre viteve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2005 14:36
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Une kam mbaruar per gjuhe-letersi vitet 94-98.Mund te me pyesni per ndonje gje qe ju vjen ne ndihme megjithese ne keto momente nuk jam ne Shqiperi pres me kenaqesi te te ndihmoj misterioz

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2005 15:54
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Faleminderit Amoxil por mbarova pune,thjesht me duhej nje teme dipllome e mbrojtur ne keto vite sepse ja kerkuan dikujt ketu per ekuvalencen e dipllomes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2005 10:29
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Asgjë misterioz, thjesht dhe unë ofrova ndihmën time.
Ja kalofsh mirë edhe pushime të mbara.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2005 23:52
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ej ku kan humbur ata qe studionin ne elbasan? Pse kaq pak paskan qene ? Aha nejse nejse kush me njeh e di se kush jam dhe sme shkruan kastile se sdo merren me mua

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2006 23:03
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Universiteti i Elbasanit > Kontaktoni ketu ish- studente te Elbasanit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.