Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Katėr Ligjet Shpirtėrore
Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.
1. Perëndia të do dhe të ofron një plan të mrekullueshëm për jetën tënde.
Dashuria e Perëndisë
"Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetën e përjetshme" (Gjoni 3:16).
Plani i Perëndisë
(Jezui tha "Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk" (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).
Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse...
2. Njeriu është mëkatar dhe i ndarë nga Perëndia. Prandaj ai nuk mund të përjetojë dashurinë dhe planin që Perëndia ka për të.
Njeriu është mëkatar
"Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia" (Romakëve 3:23).
Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.
Njeriu është i ndarë nga Perëndia
"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).
3. Jezu Krishti është e vetmja zgjidhje e Perëndisë për mëkatet e njeriut. Përmes tij mund të njohësh dhe të përjetosh dashurinë që ka Perëndia për ty dhe planin që ai ka për jetën tënde.
Ai vdiq që të mos vdisnim ne
"Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8).
Ai u ngjall nga të vdekurit
"Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë" (1 Korintasve 15:3 6).
Ai është rruga e vetme për te Perëndia
Jezui u tha: "Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje" (Gjoni 14)
4. Ne duhet personalisht ta pranojmë Jezu Krishtin si shpëtimtar dhe Zot e atëherë mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë që Perëndia ka për ne dhe planin që ai ka për jetën tonë.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|