Ebu Shejma
Anetar i ri
Regjistruar: 24/05/2004
Vendbanimi: Kumanovė
Mesazhe: 27
|
Pershendetje i nderuar im
Me keq ardhje, por me duhet me se miri t'i referohem fragmenteve biblike te shohim nga nje prizem tjeter cfare na flet shkrimi i shenjt, pra te ftoj se bashku te shohim cka i prezento shkrimi i shenjt botes rreth dogmes se trinise..
Demantimi i trinisë me vetë fjalët e Jezusit (Isait a.s.)
1- Jezu krishti (Isa, paqa e Allahut qoftë mbi të) është pyetur se cili urdhër është më i madhi i Ligjit, me ç'rast është përgjigjur:" I pari është : Dëgjo, Izrael! Zoti,Hyu ynë, është një Zot i vetëm...Skribi përgjigji: Mirë fort, Mësues! Përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i vetmi, e pos tij s'ka tjetër". (Marku 12/29-32)
Jezu krishti thotë Zoti, Hyu është një i vetëm ndërkaq kristianët thotë jo assesi, Zoti është i përbërë nga tri qenie, trinia, Zoti At, i gjithfuqishëm, i drejtë, që kurrë sgabon dhe ska nevoj për askend, biri i Zotit (i lindur përmes fjalës së Zotit në barkun e Merjemes Marisë, pa ndërhrje seksuale,pa babë biologjik, ikrijuar përmes fuqisë së fjalës së Zotit, dhe shipirti i shenjtë zot, i cili shdnërrohet në trajtë pëllumbi dhe i zbret jezusit kur deshi të pagëzohej në ujërat e lumit Jordan (për këtë më vonë do të flasim inshalla).
Na tregoni neve muslimanëve, kujt ti besojm atij (Jezusit)që thotë qartë Zoti është Një i vetëm që pos Tij tjetër ska apo Palit, koncilit të nikesë, papëve, arqipeshkive...kujt.??!!!
Jezusi tha :"Urdhëri i dytë ështëuaje të afërmin tënd porsi vetveten." (Marku:12/29-31). Kur pa Jezusi se si është përgjigjur skribi me racionalitet të çiltërt tha ti nuk je aq larg nga mbretëria e Zotit. Don të thotë.Besimi në një të vetmin Zot dhe dashuaria ndaj të afërmive, miqve, shokëve etj, konsiderohen vepra që afrojnë nga mbretëria e Zotit, e jo të nderuar kristian trinia, sepse në të kundërtën është dashtë t'e spejgoj këtë Jezusi, të mos e fsheh. Këto janë dy porositë më të mëdha e jo trinia.Po të ishte besimi në trininë që shpëton njerëzit këtë do t'e hasnim në Dhjatën e vjetër dhe në librat e profetëve ngaqë është porosi e madhe por Jezusi (Isa a.s.)heshti ngaqë e dinte që ska të bëj me realitetin trinia.
Po të ishte besimi në trininë çëshjte serioze dhe e domosdoshme të gjithë profetët e izraelitëve do t'e spjegonin, por asnjëri kurrë prej tyre nuk porositi të besohej në trininë.
2- Jezusi ka thënë "Sa për atë ditë e për atë orë, s'di askush, as engjëjt në qiell, as biri por vetëm Ati"(Marku:13/32).
Me këtë fragment biblik demantohet trinia apo jo...ngaqë kemi prononcim të Jezusit se ndodhinë e kataklizmës (kijametit) nuk e din askush, as engjëjt, as Jezusi , por këtë e din vetëm Ati që është Zot i vetëm e i pashoq. Këtë e tha Jezusi e jo dikush tjetër.Diturinë mbi ndodhinë e kijametit e din vetëm Zoti, kurse e mohoi që Jezusi të dij diç nga ajo,bile as engjëjt nuk dijn këtë çast.Po të ishte jezusi zot apo mishërim i zotit këtë do te dinte, por kjo ska të bëj me realitetin sepse ai, Jezusi është profet si gjithë profetët tjerë, është i ndreuar tek muslimanët më shumë se tek çifutët që ia pregatitën të gjitha komplotet, por ai ka meritat e veta, por në asnjë rast nuk është zot, e as bir zoti. Këtë po ua thotë vetë Jezusi. Në vazhdim do të sjellim akoma argumente biblike nga thënieet e jezusit që demantojn trininë, inshalla.
Me respekt
__________________
"Dituria ėshtė unazė e vendosur nė dorėn e tė vėrtetės"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|