Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Eksportojmė demokracinė??Pėrse jo??!!
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Astriti
Anetar i ri

Regjistruar: 24/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 17

Paqja qė na ofron Amerika !

Këto janë disa foto origjinale te mara nga Kanali televiziv Aljazeera.
Nuk besoj se kane nevoje per koment ,por mund te na thoni se a kane te drejte Arabet ta urrejne Ameriken dhe politiken e saj . Klikoni ne adresen e meposhtme.

http://www.aljazeera.net/news/arabic/2003/3/3-22-26.htm

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2003 18:23
Astriti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astriti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astriti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astriti Shto Astriti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astriti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

A mor Astrit, se mos eshte hera e pare qe foto te tilla te paqes amerikane dalin ne publik.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2003 16:30
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Unhappy

Pamje te llahtarshme, nuk ka asnje qellim, sado te larte, qe te justifikoje ate qe tregojne keto foto.

A i ka pare Bushi keto foto valle? Apo ai jep urdhrin per lufte dhe shkon ia kercet me pushime ne Bahamas!

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2003 18:42
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Paqja e Sadamit apo e Sh.B.A.

U bera ca kohe pa shkruar ne forum se u lodha duke argumentuar te njejtat gjera. Megjithate ka ca tema, si kjo e mesipermja, te cilat nuk te lene rehat po s'i ktheve pergjigje.

Njerzit flasin per pushtimin e Irakut nga Sh.B.A., per vrasjen e civileve, per "paqen" Amerikane qe shume veta nuk e dashkan. Po mire zoterinj, zonja e zonjusha, cila eshte alternativa juaj? Valle eshte paqja e Sadamit? Nqs ndalohet ne menyre absolute perdorimi i forces, atehere si mund te kete demokraci ne Irak kur Sadami eshte akoma ne krye? Disa nga ju do te thone qe i takon vete popullit Iraken ta heqi qafe. Sa per dijeni, populli Iraken (nqs ekziston nje i tille, per te qene me sakte duhet te flasim per grupet etnike ne Irak) eshte perpjekur disa here ta rrezoje diktaturen e Sadamit dhe eshte shtypur gjithnje me gjak. Sadami ka marre pushtetin ne Irak qe ne vitin 1979, tani eshte viti 2003, vertet jeni aq naive sa te mendoni qe per 24 vjet, nje cerek shekulli, s'ka pasur nje njeri me te mire per Irakun sesa Sadami?

Ja ce c'thote Human Rights Watch per Sadamin:

Forcible Expulsion Of Ethnic Minorities
Iraq“s practice of expelling Kurds, Turkomans, and Assyrians in the oil-rich regions of Kirkuk and turning their property over to Arab families from the south continues, Human Rights Watch said today. In a new report documenting this ongoing practice, Human Rights Watch said there is an urgent need for Iraq, or in the event of war the occupying powers, to establish a mechanism that will permit the orderly return of more than 120,000 persons forced out of their homes since 1991. Human Rights Watch said this was essential to head off ethnic violence should displaced families attempt to return to the area. The report, based on interviews conducted in September 2002 with recently displaced families, details policies that include: • forcing minorities to “correct” their ethnic identity, • compelling them to join supposedly “volunteer” paramilitary forces such as the Popular Army and Saddam“s Martyrs, and • seizing the land of farming families without prior notice or compensation. Human Rights Watch said that the systematic forced and arbitrary transfer of populations is a crime against humanity under international law, and urged that those responsible be brought to justice.


Iraq’s Crime Of Genocide: The Anfal Campaign against the Kurds
Iraq’s 1988 Anfal campaign of extermination against the Kurdish people living within its borders resulted in the death of at least 50,000 and as many as 100,000 people, many of them women and children.
It confirms that the campaign was characterized by gross violations of human rights, including mass summary executions and disappearances of many tens of thousands of noncombatants; the widespread use of chemical weapons, among them mustard gas and nerve agents that killed thousands; the arbitrary jailing and warehousing of tens of thousands of women, children, and elderly people for months, in conditions of extreme deprivation and without judicial order; the forced displacement of hundreds of thousands of villagers to barren resettlement camps after the demolition of their homes; and the wholesale destruction of some two thousand villages along with their schools, mosques, farms, and power stations


http://hrw.org/reports/world/iraq-pubs.php

Iraq: Devastation of Marsh Arabs

In a 16-page briefing paper, “The Iraqi Government Assault on the Marsh Arabs,” Human Rights Watch documents how systematic bombardment of villages, widespread arbitrary arrests, torture, “disappearances,” summary executions, and forced displacement have reduced the Marsh Arabs from more than 250,000 to as few as 40,000.

http://www.humanrightswatch.org/pre.../iraq012503.htm

The February 1991 military defeat by the allied coalition and the attendant massive infrastructure damage from aerial bombardment left the country reeling. In March, the brutal suppression of the Kurdish and Shi'a uprising was coupled with attacks on fleeing civilians. In addition, public dissatisfaction was fueled by the continuing effects of the international trade sanctions and the sky-high cost of basic commodities, with most families unable to purchase food to supplement the minimal rations provided by the government at subsidied prices.
After the uprising was crushed, the Iraqi military carried out almost-continuous operations against anti-government rebels based in the vast southeast marshlands during 1992 and early 1993 at the expense of the indigenous civilian population which suffered from indiscriminate attacks and other violations of humanitarian law


http://www.hrw.org/reports/1993/iraq/


One year ago, towns and cities across northern and southern Iraq rose up in revolt against the government of President Saddam Hussein. In the weeks that followed, tens of thousands of civilians were killed as security forces crushed the most serious internal threat of Saddam's 12-year rule, and thousands more subsequently perished during one of the largest and most precipitous flights of refugees in modern times. This report details human rights abuses committed during the uprising and the human rights repercussions that continue until today.

http://hrw.org/reports/1992/Iraq926.htm


Sipas raporteve te tjera, thuhet qe 250,000 kane vdekur ne Irak gjate 24 vjeteve qe Sadami ka qene ne pushtet si pasoje e dhunes ndaj civileve. Edhe sipas burimeve Irakene te informacionit numri maksimal i civileve te vrare keto dy jave eshte tek 600 vete. Zgjidhni vete midis 600 dhe qindra mijera te tjereve te pafajshem.
Materialet e mesiperme jane nje pjese e vogel e dokumenteve qe kushdo mund te gjeje ne internet. Kush eshte kundra luftes per te hequr Sadamin nga pushteti pasi lexon dokumentet e mesiperme nuk e can koken per Irakenet por vetem per interesa te ngushta personale.

Visitor

P.S. Kush nuk di anglisht le te thote dhe do te perpiqem ti perkthej nje pjese te dokumentave.

__________________
"Oderint dum metuant"

Modifikuar nga Visitor datė 02/04/2003 ora 20:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2003 19:07
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

DIKTATURA AMERIKANE APO DEMOKRACIA E SADAMIT

Meqense ktu njeriu lexon gjithqka atehere me befasojne disa antare ktu qe se hapin temen me titullin e larte shenuar pra:
A JENI QE DIKTATURA AMERIKANE TA "SUNDOJE" BOTEN APO QE DEMOKRACIA E SADAMIT TE SHTRIHET NGADALE NE GJITHE RRUZULLIN TOKSORE.
Po ua citoj nje thenje te urte popullore:"Nese te perkrah i ligu duhet ta dijsh se ben vepra te liga dhe e kunderta Nese te shan i ligu te levderon"
Dhe ktu ne kete forum fare nuke befasohem nese dikush nga antaret e forumit fillon te thuri lavde per:KINEN,KUBEN,KOREN VERIORE etc.

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2003 08:22
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Astriti

Ke te drejt per ato qe na tregove por luft pa gjak nuk ka. Pa mendo sa njrez te fajshem e te pa fajshem u vrane ne shqiperi gjat periudhes se tranzicionit dhe pastaj mendo se cmund te behet ne ate lufte gjigande me Sadamin. Deri sa Sadami fshehet ne popull une them se vet ai i ka vrare dhe masakruar ata njerez.
Mendo njehere per ekxperimentet qe kabere Sadami duke zhdukur fshatra te tere???
Paqja qe na ofron Amerika eshte sot per sot me e mira e te gjitha te keqijave qe po ndodhin neper bote......!!!!!!!

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2003 23:17
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Astriti
Anetar i ri

Regjistruar: 24/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 17

Re:

Zotërinj të nderuar :Sinqerisht më vjen keq që ka akoma njerëz të cilëve Perëndia u ka dhënë Sy por ato nuk i përdorin .Ne e dimë se "Turpi i të pasurit dhe vdekja e të varfërit harrohen shpejt ".Por që ka njerëz që i mohojnë fare këto turpe këtë nuk ma merte mëndja .Zotërinj si e shpjegoni faktin që Paqedashësja Amerikë nuk ndërhyn për të çliruar Popullin Çeçen nga zgjedha Ruse .Po për Popullin Palestinez përse nuk shqetësohet Bushi dhe qeveria e Tij ,por i quan Terroristë sepse përdorin gurë kundër snajperave .Uillson Miznef thotë :"Kur dikush e deklaron shpesh që nuk është budalla ,ai zakonisht dyshon për veten e tij " edhe Qeveria Amerikane e cila e deklaron shpesh që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njerëzve , dyshon në vetvete .
Nëse Populli Irakien e mirpret Amerikën dhe inisiativat e Saj ,përse luftojnë i madh e i vogël? Përse nuk i bashkanjiten forcave Amerikane por ato e dinë që :" I yti mishin ta han por kockën ta len "
Keni : Vërtet mendoni se ia vlen barra qiranë për këtë luftë ?!.A nuk ka mundësi Amerika të eliminojë Sadamin pa bërë Kurban Popullin .?!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2003 11:03
Astriti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astriti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astriti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astriti Shto Astriti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astriti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Astrit popullin po e vret Sadami duke u fshehur mbas tij. Une nuk jame politikan por gjukoj sipas mendjese time dhe nga ato qe shoh. Ai ka masakruar shume njerez, me mijra e mijra me eksperimentet e tij, keshtu qe nuk eshte ndonje gje e madhe se u flijuan dhe disa qindra ne kete lufte demokratike.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datė 07/04/2003 ora 21:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2003 13:49
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Astriti
Anetar i ri

Regjistruar: 24/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 17

Re: Kenit

Keni sinqerisht jeni shume e lezeteshme ,te them e lezeteshme dhe jo i lezetshem se thonit qe nuk jeni "Politikane"ndaj po ju drejtohem ne gjinine femerore .
Une nuk di te kete "Lufte Demokratike " Une di qe kurre nuk ka patur lufte te mire dhe paqe te keqe .Nuk besoj qe Amerika e ka aq te veshtire vrasjen e Sadam Huseinit ,por eshte nje Plan i sajuar aq mire qe nuk e mer memend as Ti e as Une se edhe Une nuk jam Politikan Por ngjarjet i shoh pa paragjykime dhe mbi te gjitha kemi pyetur ato qe e njohin Politiken dhe te jeni e sigurte se Amerika nuk deshiron vetem vrasjen e Sadamit por vrasjen e Citdo qe nuk i shkon sipas vijes se saj .
Perse u desh qe te derdhej gjaku i mijera Afganistanezeve ,per te kapur Usamen .Kurre jo !Usamen ua ofroi Sudani ne kohen qe Amerika e kerkonte dhe Cia nuk e desh se i duhej qe ta perdorte si karem ashtu sikur edhe e perdori .
Amerika deshiron qe te jete e vetmja Superfuqi ne Bote ndaj Kur i thone nje llafe "Me mire te qaj nena jote se e imja " DHe Amerika me parime te tilla ecen sa shikon qe nje shtet ka diçka ne dore me te cilen ne te ardhmen mund t'i beje konkurence ia heq nga dora akoma pa e poseduar mire vete Ai (shtet).
Kjo jo vetem nga ana Ushtarake por edhe nga ana civile ,perse e shkaterroi Fabriken e ilaçeve ne Sudan ,e vetmja qe posedonte Jo vetem Sudani por edhe tere rajoni .Sepse me nje fabrike te tille Sudani do te pushtonte tregun arab dhe nje gje e tilla nuk eshte ne interes te Amerikes .E sulmoi nen pretekstin se ish Fabrike armesh .Koha do ta provoje qe Amerika nuk ka per te qendruar pa i rene edhe Sirise edhe Iranit ,por e keqja eshte se Arabet jane aq te perçare saqe Ameriak do t'i korre nje nga nje .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2003 18:53
Astriti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astriti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astriti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astriti Shto Astriti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astriti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Astriti
Anetar i ri

Regjistruar: 24/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 17

Po dergoj nje shkrim te mare nga revista Klan :

Per disa miliona fuci me shume

Iraku zoteron ne nentoken e tij sasine e dyte ne bote te rezervave te naftes. Dhe amerikanet e kane bere te qarte se c'do te ndodhe kur te vendoset paqja: Vetem vendet aleate me SHBA ne lufte, mund te shpresojne te marrin nje cope nga torta qe do ndahet



Nje stacion nafteperpunues ne Irak

Nje lufte per naften? Xhorxh Bush mbrohet dhe pohon, me nje ton bindes, se qellimi i vetem i amerikaneve eshte te sjellin ne Lindjen e Mesme ne pergjithesi dhe ne Irak ne vecanti, te mirat e demokracise. Fatkeqesisht, askush nuk e beson. Ne keto kohera te konsumit te shfrenuar te energjive, nafta irakene sigurisht qe i intereson Amerikes. Ajo i intereson ne fakt gjithe botes. Te mos kesh parasysh kete thesar perrallor ari te zi, do te ishte, per cilendo qeveri, nje akt i papergjegjshem ose vetevrases. Prova: qe nga fillimi i sulmit, drejt kujt po perparojne trupat elitare britanike dhe amerikane? Drejt zonave naftembajtese te Irakut te jugut (Al-Fao, Oum Qasr, Bassora) dhe atij te veriut (Kirkouk, Mossoul) me qellim "mbrojtjen" e tyre. Objektivi ishte sigurisht te pengoheshin irakenet t'u vinin flaken puseve te tyre. Rezultati duket se u arrit, perderisa vetem shtate puse u dogjen ne Bassora, pothuajse asgje per nje vend qe numeron afro 2.000 puse te shperndara ne nje territor te madh gati sa Franca. U evitua keshtu, nese keto te dhena jane te konfirmuara, nje katastrofe e krahasueshme me ate te vitit 1991, kur ne Kuvajt, 700 puse u dogjen pergjate 220 diteve ne nje zhurme ferri duke sjelle per pasoje nje humbje globale te pakten nje miliard dollare.

Megjithate, digjen ose jo puset irakene, kjo lufte do te jete ne radhe te pare lufta per naften. Dhe te gjitha vendet e industrializuara do te perballen me pasojat e menjehershme, afatmesme dhe afatgjata. Fillimisht, ne pasojat e menjehershme, cmimi i naftes ka te ngjare te mos preket shume, pasi ai varet jo nga rrisqet militare, por nga ekuilibri boteror mes kerkeses dhe ofertes. Kur ky ekuiliber prishet dhe prodhimi bie ose ndalet, atehere kerkesa rritet dhe eshte e qarte qe cmimi kercen. Kjo ka ndodhur gjate krizes se 1973-it, kur cmimi i nje fucie nafte u trefishua si pasoje e embargos arabe.

Por sot situata eshte ne kahun e kundert. Kerkesa boterore eshte ne renien sezonale per shkak te pranveres. Ajo do te zvogelohet me dy milion fuci ne dite midis muajve shkurt dhe maj. Oferta, ne te kundert, duket ne nje pike per te fluturuar shume lart. Duke i paraprire luftes, te gjitha shoqerite e naftes krijuan ne fillim te vitit stoqe te rendesishme dhe shumefishuan transaksionet spekulative te "naftes leter", domethene kontratat e blerjes, te kaluara ne tregjet me afat. Ne te njejten kohe, OPEK-u, duke dashur te deshmoje vullnetin e tij te mire, u angazhua te kompensonte, ne rast fatkeqesie, humbjet eventuale te prodhimit ne Irak, sic kishte vepruar me pare gjate greves ne Venezuele. Perballe kesaj psikoze, cmimi i naftes i fryre nga nje praglufte me 4 deri 7 dollare per fuci, u rrit sa hap e mbyll syte. Per te rene menjehere me pas, nje renie rekord me 25%, sapo bombat e para ndricuan qiellin e Bagdadit. Kontradikte? Jo, llogjika e naftes! Kete here, u parashikua nje fitore e shpejte e amerikaneve duke patur parasysh disproporcionin derrmues te forcave ne luftim. Balanca u kthye keshtu ne anen tjeter dhe u pa qe ne pese dite cmimi i naftes amerikane ra nga 40 ne 26.50 dollare per fuci. Menjehere reagoi OPEK-u. Organizata qe furnizon 47% te te gjitha eksporteve te brutos dhe produkteve te perpunuara ne bote, sigurisht qe synon te ndale naften te kaperceje shtratin e arsyeshem qe varion nga 22 ne 28 dollare per fuci. Lufte ose jo, tregu duhet mbajtur duke qendruar ne limitet e percaktuara. Dhe OPEK do tentoje te ule prodhimin per te rritur kerkesen. Cfaredo qe te mendojne amerikanet, qe do te rrisin cmimin e miliona litrave karburant te gelltitura perdite nga trupat e tyre, avionet, tanket, anijet, bombat, nese OPEK-u mbahet mire, cmimi nuk duhet te levize shume.

Ne fakt parashikohet qe tregu te behet disi nervoz dhe cmimet te levizin sipas informacioneve te dites. Mjafton qe paniku te zere pronaret e rreth 400 milion makinave ne vendet e industrializuara, qe kerkesa dhe cmimet te rrezojne te gjitha tavanet. Nese lufta zgjatet, nuk perjashtohet skenari i nje katastrofe, me atentate kunder rafinerive, terminaleve dhe mbi te gjitha tubave transportues te naftes, qe jane krejtesisht te pambrojtshem. Nje tub i keputur eshte nje prodhim i nderprere automatikisht. Ne fund, udheheqesit arabe deri me tani as nuk e kane permendur armen e naftes, te vetmen qe ata disponojne. Por a do te munden ata ta evitojne perdorimin e saj nese eshte i vetmi mjet qe kane per te qetesuar zemerimin popullor qe ndihet te rritet kudo?

Ne fakt, pasojat me te renda do te shfaqen ne nje periudhe afatmesme. Menjehere pas luftes do te shtrohet problemi i se ardhmes se naftes irakene. Iraku, sic dihet, ka ne nentoken e tij rezerva te vleresuara ne 113 miliard fuci, qe e bejne ate numrin dy ne bote, pas Arabise Saudite. Kjo sasi bruto, qe nuk eshte shume thelle, mund te nxirret me kosto po aq te ulet (2 deri 3 dollare fucia) sa ne Arabine Saudite dhe eshte e gatshme per t'u shfrytezuar: nga 73 burime te zbuluara vetem 15 jane ne shfrytezim. Te tjerat presin. Me shume se sa prodhimi aktual, qe eshte i dobet per shkak te embargos, eshte ky thesar i fshehte qe grish tashme karvanet e shoqerive te naftes amerikane, britanike, franceze, ruse e kineze.

Shoqerite amerikane, tashme te instaluara ne Kuvajt, i kane paraprire nje gjeje te tille ne nje shenim per Banken Amerikane me 31 janar: "Hapja e zonave naftembajtese, e kombinuar me fundin e pasigurise ne rajon, do te ishte pozitive per shoqerite amerikane te ketij sektori". Me troc, Xhejms Vulsej, ish drejtor i CIA-s, ben te qarte se "vetem vendet aleate me SHBA ne lufte, mund te shpresojne te bashkepunojne ne te ardhmen me grupet amerikane te naftes ne Irak". Exxon- Mobil, Chevron- Texaco dhe te tjerat, megjithese afer me administraten aktuale amerikane, nuk e vleresojne medoemos kete te folur perandorake. Ato e dine, sepse punojne ne vendet arabe, qe nuk duhet nenvleftesuar nacionalizmi naftetar, ne Irak e me tej. Politika e Bushit mund t'u sherbeje atyre, por edhe mund t'i fuse ne ngaterresa.

Perballe arrogances amerikane, Franca, Rusia dhe Kina, te pranishme edhe ato ne terren, shqetesohen gjithashtu. Shoqeria franceze Total ka negociuar me Bagdadin dy marreveshje perrallore qe i japin asaj akses ne burimet gjigande te Bin Umar dhe Majnoun (rezerva qe vleresohen nga 15- 17 miliard fuci), qe jane sa gjysma e rezervave te Shteteve te Bashkuara ose dyfishi i rezervave qe vete Total kontrollon aktualisht ne bote. Fatkeqesisht, kjo kontrate e shekullit nuk mund te hyje ne fuqi deri sa te hiqet embargoja. Rusia kishte nenshkruar me 1997 me qeverine irakene nje kontrate te madhe, por qe u anullua nga Iraku janarin qe shkoi. Pas renies se Sadamit, cfare do te ndodhe me keto angazhime? Ceshtje themelore per Parisin dhe Mosken.

A duhet pranuar nenshtrimi ndaj vendimeve te zoterve te rinj te Bagdadit? Ahmed Chalabi, ne emer te opozites irakene, e ka bere tashme zgjedhjen e tij: "Shoqerite amerikane do te kene nje rol dominues". Por Ahmed Chalabi nuk ka ardhur ende ne pushtet, madje eshte larg. Ruset bazohen ne faktin qe aksesi tek nafta e tyre eshte nje kerkese e rendesishme e SHBA dhe qe keshtu mund te merren vesh. Francezet ngushellohen duke shpjeguar se per te restauruar dhe vene ne shfrytezim burimet irakene, do te duhen disa dhjetra miliarde investime, do te duhet kohe dhe teknologji. Dhe keshtu te gjitha kontributet do te ishin te kerkueshme. Shtetet e Bashkuara qendrojne ne heshtje, te bindura qe do te jene ato vete qe do ta ndajne torten. Parashikimi i vetem realist eshte ai i celjes, ne muajt qe do vine, i nje tregu gjigand shfrytezimi rrotull Irakut post Sadam, ku te kene akses shoqerite e huaja dhe per ta shnderruar ate ne nje element kyc ne raportet e reja te forces qe po vizatohen ne kete prag te shekullit te XXI. Sepse po vihet re ajo qe vendet prodhuese te naftes po perpiqen ende ta fshehin: cilido te jete rezultati i luftes ne Irak, statuskuoja qe mbizoteronte ne planetin e naftes, tashme eshte thyer. Gara per kontrollin e zonave te fundit te medha naftembajtese ka nisur, ashtu si atehere, para dhe pas Luftes se Pare boterore kur fuqite e medha ndane burimet e naftes te Lindjes se Mesme. Arsyet e kesaj gare jane gjithnje te njejtat: industrializimi, konsumi i shfrenuar, demografia boterore galopante, diktatura e perfitimit. Vendet e industrializuara, te paafta per t'u kufizuar, vazhdojne te shpenzojne energji dhe burimi i kesaj energjie do te jete akoma, te pakten edhe per dy dekada, nafta. Per te kenaqur keto kerkesa te reja, duhet te kalohet nga 77 milion fuci ne dite qe ka qene prodhimi i brutos ne 1990 tek 120 milion ne 2030, pra 43 milion fuci qe duhen gjetur. Kjo do te thote dyfishi i asaj qe prodhojne aktualisht pese prodhuesit me te medhenj te Gjirit (Arabia Saudite, Irani, Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe).

Atehere ku duhet gjendur "ushqim" i sigurte, nderkohe qe ari i zi po zhduket? Konkurenca midis vendeve importuese do te jete e pameshirshme. SHBA, qe ruajne 600 milion fuci nafte si rezerve strategjike per nje dite te keqe, po lujane tashme, ashtu si ne Irak te gjithe peshen e hiperfuqise se tyre. Por ato nuk do te jene per nje kohe te gjate vetem. Te tjere aktore po vijne: Rusia, India, Kina, Lindja aziatike. Problemi, atehere, nuk eshte me te blesh nafte me cmim te ulet, por te kontrollosh naften tek burimi i saj, pra te zoterosh direkt ose indirekt vendburimet. Te behesh njekohesisht shites dhe bleres. Ne nje periudhe afatgjate, nuk do te flitet me per tregeti por per mbijetese. Ja pra se cfare eshte ne loje ne luften qe po zhvillohet sot ne Irak.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2003 19:15
Astriti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Astriti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Astriti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Astriti Shto Astriti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Astriti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Eksportojmė demokracinė??Pėrse jo??!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.