Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > A ja vlente?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Refugjati
refugjat

Regjistruar: 16/04/2004
Vendbanimi: atje mbas kalaje ne nje bace me lule
Mesazhe: 33

Unhappy

A ja vlente?

Pershendetje te gjithe anetareve te ketij forumi simpatik shqipetar.Kam mese 4 vjet e gjysme ne kurbet dhe cdo dite qe kalon pyes veten se a ja vlente ne fund te fundit kurbeti.S'them qe kam vuajtur shume por mendoj qe kam humbur shume dhe ketu perfshi edhe vetveten time.Jam bere me i ftohte ne ndjenja dhe cdo dite qe kalon behem me i heshtur.
Pese vjet me pare per ne kurbet me nje enderra teper te medha dhe me nje gezim te madh.E mendoja teper ndryshe boten larg shqiperise.Erdha ne angli si azil kerkues dhe shpresoja qe do te merrja letrat shpejt por ce do deri tani vetem lajme te keqija dhe te zymta si koha vete ne kete vend gri dhe pa ngjyra.Qysh muajin e pare mu desh qe te kerkoja per pune dhe shume shpejt fillova pune ne nje fabrike ku pastonin arkat per nje supermaket te madh.Shumica ishin shqipetare,hallexhinj.Cdo dite ne tavoline flitej vetem per nje teme-letrat.A i ke fituar letrat ti, filani eshte ne te zeze,filanin e kapi policia dhe e ktheu me gjithe familje etccc.Probleme dhe probleme pa mbarim.Letarat-ahhhh letrat.Keto na e morren shpirtin.Dite dhe nate I falemi ZOTIT per ato te shkretat letra.Kudo sheh djem te ri shqiptare qe kalojne kohen dhe harcojne parate mbas ndonje plake angleze vetem e vetem per tye siguruar ndonje leje qendrimi duke bere martesa me keto plaka.Sheh familjare qe punojne dite -nate per te cuar ndonje lek ne shqiperi dhe kane pak kohe ne mos aspak per te ndenjur me femijet e tyre.Sheh shqiptare me shkolle te larte qe punojne duke pastruar rruget tualetet angleze perte perballuar jetesen.Sheh shqiptare qe vjedhin neper supermake apo bejne vjedhje te ndryshme sepse nuk kane letra qe te punojne.Sheh femra shqiptare qe kthehen ne prostituta sepse.......Lexon neper gaxeta se filan shqipar u vra ne aksident apo ndonje kronike vrasje dhe ndejn nje keqardhje teper te madhe per ate person qe ne castin e vdekjes ishte i vetem ,pa asnje nga te afermit,prinderit e tij prane tij .Ne keto caste mendoj dhe per ato familje te shkreta shqiptare se si do ta presin lajmin se djali i tyre vdiq ne rruget angleze. Shpesh here pyes veten se a ja vlente apo jo qe te dilja ne kurbet larg familjes time,larg shokeve,larg kujtimeve te femijerise,larg dashurise prinderore,larg gjakut tim dhe pergjigja ime eshte se nuk ja vlente fare.Te lutem anetar i nderuar qe po lexon kete mesazh mos kujto se jam nje person i dobet dhe nuk mund ta perballoj kurbetin se nuk eshte e vertete, perkundrazi une jam nje njeri teper i forte dhe perhere e arrij ate qe dua dhe kurre nuk e njeh humbjen por them se me vajten time ne lurbet per 4 vjet une humba dicka qe kurre nuk mund te kthehet mbrapa .Humba moshen me te bukur neper rruget e evropes duke kerkuar nje te ardhme me te mire te cilen nuk e gjeta kurre ,humba veteveten dhe mungova dashurine e gjakut tim.
A ja vlente apo jo?Kam deshire qe te di dhe mendimin e te gjithe anetareve mbi kete teme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 17:56
Refugjati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Refugjati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Refugjati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Refugjati Shto Refugjati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Refugjati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

?

Refugjati
Me kujtohet nje skec i KOco Devoles qe ishte xhiruar ne dajt kur hynte ne nje tynel dhe shoku i tij thoshte< mos shko o trim mos shko o trim> dhe ai thoshtedhe hyri brenda,por ai ishte kurioz me dyert e keshtu i hapi te gjitha derisa perfundoj aty ku ishte futur.neper ato dhoma qe hynte shikonte vajzat e bukura qe e prisnin si mbret po ai prap i pangopur hapte dyert dhe ne fund filloj te qante se doli aty ku ishte.
Dua te them se keshtu eshte dhe kurbeti nqs e kalon deren eshte veshtir te kthehesh mbrapsh dhe po u ktheve do fillosh duke qar.
Te kthehemi te pyetja jote do te thoja qe duhet ta pranojm qe keshtu ishte fati jon nuk bejm cfar do te duam ne me jeten jemi te varfer dhe per ne jeta eshte ceshtje mbijetese,jan kushtet dhe fukaralliku qe na con aty ku nuk e presim.
Meqe un jam pak me i vjeter ne kurbet po te them se ne te ardhmen do ambjentohesh me jeten ketu do krijosh familje do ti futesh problemeve te jetes do behesh edhe baba dhe me von do ta kuptosh frytin e kesaj lodhje qe po kalon tani.Nuk kemi rrug tjeter them se duhet te jetojm me kemb ne tok dhe te mbijetojm aty ku jemi.
Kur thua qe nuk ke mesuar asgje nuk ke shijuar asgje do te thoja se e ke gabim ke mesuar dhe ke par shum gjera qe nuk i kupton po te cilat futen brenda teje ngadal dhe pa e kuptuar.
Mua per vete te gjitha keto qe kam kaluar me duken interesante panvarsisht nga problemet e shumta dhe stresi do te thoja qe kemi fituar nje eksperienc te madhe.

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 19:59
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Refugjati
refugjat

Regjistruar: 16/04/2004
Vendbanimi: atje mbas kalaje ne nje bace me lule
Mesazhe: 33

A ja vlente?

Meqe un jam pak me i vjeter ne kurbet po te them se ne te ardhmen do ambjentohesh me jeten ketu do krijosh familje do ti futesh problemeve te jetes do behesh edhe baba dhe me von do ta kuptosh frytin e kesaj lodhje qe po kalon tani.Nuk kemi rrug tjeter them se duhet te jetojm me kemb ne tok dhe te mbijetojm aty ku jemi.
Kur thua qe nuk ke mesuar asgje nuk ke shijuar asgje do te thoja se e ke gabim ke mesuar dhe ke par shum gjera qe nuk i kupton po te cilat futen brenda teje ngadal dhe pa e kuptuar.

Pershendetje ne rradhe te pare dhe faleminderit per komentin tend.
Pune eshte se nuk ka shume qe te beje vjetersia ne kurbet qe te familjarizohesh dhe te pershtatesh me kete menyre jetese evropiane.Une nuk thashe qe nuk kam mesuar nga ky kurbet perkundrazi se kam mesuar shume perreth kesaj menyre jete evropiane kam shume frike qe te filloj dhe te krijoj nje familje ketu.Ne kete vend ku djali dhe nena nuk kane respekt per njeri tjetrin,ku vlerat njerezore dhe dashuria prinderore dhe respekti familjar nuk ekziston fare.Sipas mendimit tim qe te rritesh nje femije me parime te shendoshe ne kete shoqeri te semure duhet shume perkujdesje.Nqs babai eshte gjithe kohen i zene se si te gjeje nje pune dhe te siguroje jetesen kush do ta dij se femija e tij po merr droge ,po pin alkol apo etc etc.Une s'them qe kurbeti eshte nje gje qe ne e pelqyem,ne nuk kishim rruge tjeter por ne duhet ta kuptojme se sa larg jemi nga jetesa evropiane.Une ne angli kam punuar dhe me shume kam studjuar,pra me pak fjale nga ky shtet kam marre edukimin i cili eshte i shkelqyer por jam munduar qe perhere ti shmangem adaptimit te kultures angleze.Sipas mendimit tim kurbeti eshte nje gje e perkohshme qe mundeson nje rifillim jete ne shqiperi pas disa vjetesh por qe te jetosh perhere larg vendit tend dhe te rritesh femije brebda asaj kulture angleze kjo them per mua eshte si adaptim i ekzagjeruar qe mund te coje ne humbje te vlerave,kultures dhe identitetit me kalimin e brezave.
Megjithate te uroj fat te mbare ne kurbet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 14:09
Refugjati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Refugjati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Refugjati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Refugjati Shto Refugjati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Refugjati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Refugjati........

Ncncncncncncncn,cfare kontradikte me vehten,nje here na tregon se si djali nuk do nenen dhe babain,pastaj na thua se nga ky shtet po marr kulturen etj etj,duhet te dishe dicka(nqs nuk e din),nga ai vend ku jeton nuk duhet te marresh anet negative,sepse nuk ka vetem ane negative,tjeter,nqs nuk te pelqejne anglezet,mund te rrishe me arabet plako,ke sa te duash atje,kush te ndalon,por shpresoj qe te mbetesh prape shqiptare,sepse arabet e kane zakon ,te bajne vella me zor : )

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 14:49
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

?

Refugjati
Te shoh te zhgenjyer me jeten ne angli.Ne na duket keshtu se kemi mentalitet tjeter kurse ketyre i duken gjera normale sepse ashtu eshte jeta e tyre.ketu kan probleme te tjera dhe ne shqiperi ka probleme te tjera dhe secili i zgjedh sipas menyres se vet.ne erdhem ketu per arsye ekonomike dhe te gjith vijm me kete mendim qe ke ti te bejme disa lek dhe ti shpenzojm ato per ndonje pun ne shqiperi.Ti thua qe nuk ka te bej koha qe ke ne kurbet.them se ka te bej un jam 14 vjet ne kurbet ketu kam punen biznesin dhe shoqerin tani,per shqiprin ca te them qe shkoj ndonjeher per3 dit nuk njof me as komshinjt e kthehem mbrapsh.Dhe si puna ime jan shum mos te them 90%.keshtu erdhem ne fillim duke menduar se do jete koh e shkurter po ja qe vitet kalojn.
Ka edhe raste qe kthehen po gjithsecili vendos sipas kushteve.
Nuk dua te them se jemi te kenaqur me kurbetin dhe me vendosjen ketu po nuk kemi cfar te bejm keshtu vijn kushtet .

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 19:00
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

Re: A ja vlente?

Citim:
Po citoj ato që tha Refugjati

Humba moshen me te bukur neper rruget e evropes duke kerkuar nje te ardhme me te mire te cilen nuk e gjeta kurre ,humba veteveten dhe mungova dashurine e gjakut tim.

A ja vlente apo jo?Kam deshire qe te di dhe mendimin e te gjithe anetareve mbi kete teme. [/B]




mendimi im si refugjate qe jam, them se pergjigjen ndoshta e di por se pranon

me thuaj perse nuk kthehesh ne shqiperi??
vete fakti qe sje kthyer do te thote qe ai vend edhe pse i zymte arrin te ofroje dicka me teper apo JO??
sigurisht qe jemi ktej per nje ardhme me te mire,dhe ne nje fare menyre e kemi ............
e di si eshte nje shprehje: mi lammentavo di non avere scarpe. finchč ho visto uno senza piedi
(ankoesha qe skisha kepuce, deri sa pashe njerin pa kembe)

dhe ajo qe dua te them eshte se dhe une kam pare(ne shqiperi) femije te pashkolluar te ecin verdalle neper diell per te shitur nje pakete cigare apo nje pako shkrepse duke ju djegur kembet neper rere, kam degjuar per njerez qe skane gjendje ekonomike dhe as nje ndihme sociale, kam pare ne programe prinder qe arrisin te shesin femijet e tyre per nje televizor etj...

keshtu qe para se te pyesesh veten a ja vlente mendo te gjtha keto..............

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2004 19:48
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durrsake_topolake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durrsake_topolake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Edhe une ne nje fare menyre jam dakort me topolaken.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2004 22:36
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
korēa
Anetar i ri

Regjistruar: 20/09/2003
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 19

Kurbeti na mori me qafe i shkreti

I dashur mik,ato qe ke ndjere ti i kam ndjere dhe une,jetojme me plage ne shpirt dhe dhimbja nuk sherohet asnjehere.Sikur te mundesha qe ne Shqiperi te siguroja diçka me shume se sa buka e gojes me siguri qe do kthehesha ne vendlindje,por kur e di qe atje nuk kam as shtepi e as gje tjeter perpiqem ta gjej ngushellimin ketu ku jam.Kam 6 vjet pa pare nenen dhe me duket sikur nuk do ta shoh me kurre,enderoj miljona here momentin kur do me dale perpara dhe qaj si femije.
Ne jemi te denuar per te vuajtur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Qershor 2004 04:14
korēa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė korēa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me korēa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė korēa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: korēa Shto korēa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto korēa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > A ja vlente?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.