Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Shperndahet droge ne diskot shqiptare? Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.67.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shkodranforever2005
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/10/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 41

Droga dhe efektet e perdorimit

Drogat.
Nder me te njohurat dhe me te perdorshmet ne ditet e sotme jane:
a.Marijuana
b.Ecstasy
c.Cocaine
d.LSD
e.Heroin
f.Amphetamines
1. Marijuana merret nga gjethet dhe lulet e nje bime te quajtur "cannabis sativa." THC(delta-9-tetrahydrocannabinol) eshte edhe perberesi kryesor i Marijuanes i cili percakton edhe efektin qe doza do te kete ne trupin e njeriut. Marijuana e diteve te sotme eshte shume me e fuqishme sesa ajo e perdorur 30 vjet me pare.
I. Efektet e Marijuanes ne Qelizat e Trurit.
Cannabinoidet qendrojne ne qelizat e yndyrshme (fat) te tuupit te perdoruesve te marijuanes. Perderisa 1/3 e trurit eshte yndyre (fat), cannobinoidet depozitohen pikerisht ne keto zona te trurit. Marijuana mund te bllokoje zhvillimit e trurit, ne procese te tilla si, zhvillimin e "mendimit", aftesite e te kuptuarit, aftesite shprehese dhe aftesite matematikore.Mund te demtoje dhe te ule ne minimun aftesite kujtuese, te ndryshoje perceptimin ndaj kohes dhe gjithashtu ul edhe perqendrimin ne procese te ndryshme.
THC(shiko me siper) mund te qendroje ne indet e ndryshme te organizmit per dite te tera apo edhe jave. Perdoruesit e rregullt te kesaj substance mund te mos jene ne gjendje qe asnjehere te heqin dore nga perdorimi i saj. Efektet e zgjatura te ketij akumulimi jane te panjohura deri tani. D.m.th qe nuk dihet se sa mund te zgjat efekti negativ nga perdorimi i marijuanes.

II. Marijuana demton qelizat e Zemres dhe te Mushkerive.
Perdorimi i marijuanes nepermjet "pirjes" permban shume me teper agjente kanceroz sesa pirja e duhanit. Eshte zbuluar se "cigaret" prej marijuane leshojne 5 here me teper monoksid karboni ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe 3 here me teper "bloze" ne mushkeri sesa cigaret e duhanit. Marijuana pershpejton rrahjet e zemres tek perdoruesit ne masen 50%, Mund te shkaktoje dhimbje gjoksi tek perdoruesit qe kane nje qarkullim te dobet ne zemer.

III. Marijuana dobeson Sistemin Imun (Sistemin Mbrojtes ndaj Infeksioneve, bakterieve, viruseve)
Perdorimi i Marijuanes ule ne mase prodhimin e qelizave te bardha (Leukocitet) duke ulur keshtu aftesite kundervepruese dhe luftuese ndaj infeksioneve dhe semundjeve. Perdoruesit qe e marrin Marijuanen ne mase te tepruar, kane nje tendence shume me te madhe per tu semure, dhe nje perqindje me te larte te te semurit me semundje te tilla si, Gripi, E ftohura, dhe infeksionet.

IV. Marijuana ndikon gjithashtu fuqishem edhe ne procesin e riprodhimit.
Tek femrat, ndryshimet ne sinjale e trurit te shkaktuara nga THC ndikon ne ovulacion dhe ul fertilitetin. Tek meshkujt,edhe nje cigare e vetme mund te shkaktoje ulje te perkohshme ne prodhimin e hormoneve te mashkullit (sidomos Testosteronit.) Perdorimi i marijuanes mund te shkaktoje qe informacioni gjenetic tek femija i lindur te jete i pakompletuar, dmth qe femija te lind me te meta. Kemikatet qe gjenden tek marijuana mund te jene shume toksike per nje fetus ne zhvillim, duke ndikuar ne zhvillimin dhe rritjen e tij.

2.Ecstasy. Kjo droge futet ne grupin e amfetaminave.
Nga ana farmaceutike, ekstasy eshte e njohur me emrin 3,4-methylene-dioxymethamphetamine, qe shkurt quhet MDMA. Eshte pjesetare e fuqishme e familjes drogave te lidhura me MDA qe renditet ne mes te Hallucinogenve LSD (hallucinogjenet jane medikamente qe ndryshojne perceptimin e botes perreth tek perdoruesi)dhe familjes se Amphetaminave. Vjen zakonisht ne forme tablete me piktura te pellumbit ose diamant.

Efektet. Shumica a perdoruesve te kesaj droge qe sjell vdekjen e shpejte, ne fillim kane nje ndjenje te pakontrolluar nervozismi, eksitabilitet te rritur, dhe nje ndjenje pavendosmerie dhe nje ndjenje te fuqishme euforike qe mund te zgjase nga 4-6 ore, ne rast se perdoruesi ka nje ndjenje qetesie dhe kenaqesie. Por ne rastet kur kjo droge merret ne mbidoze ose kur perdoret nga perdoruesit "amatore" mund te shkoktoje ankth te fuqishem, panic dhe konfuzion. Perdorimi i vazhdueshem i kesaj droge mund te rezultoje ne probleme me fjetjen dhe shkakton letargji (hipnoze, lodhje) ne momentin kur droge fillon te humb efektin e saj.

Pasojat e perdorimit.
Mungesa e djersitjes,ndjenje nxehtesie ne kembe,krahe dhe shpine; dhimbj koke; te vjella, renje te fikti; lodhje e tepruar; mungese urinimi

3. Kokaina. Eshte nje droge e fuqishme qe sjell shume deme ne shendetin e njeriut. Rrezikshmeria shendetsore rezulton njelloj si ne rastin e marrjes se kokaines me thithje, injektim apo pirje si duhani. Vlen per tu permendur ne kete rast rreziku i madhe i injektimit te kesaj droge qe mund te shpie ne infektin e personit me virusin HIV/AIDS si rezultat i perdorimit te shiringes nga shume persona.
Rrezikshmeria per shendetin.
Efektet Fizike. Nder efektet fizike te kokaines mund te permendim ngushtimin e eneve periferike te gjakut, pupila te dilatuara, temperature te larte te trupit, crregullim te rrahjeve te zemres, dhe si luhatje te presionit te gjakut.Njerezit pas perdorimit te kokaines behen shume paranojak dhe agresiv dhe nuk mund te kontrollojne dot veprimet e tyre. Nje nder shkaqet qe i shtyn perdoruesit ta perdorin kete droge me teper eshte edhe renja ne depresion te thelle pasi droga fillon ta braktise efektin e saj.
Perdorimi i kokaines rezulton ne deme te medha te perhershme te organizmit, si psh, ulcerimi i membranes mukoze te hundes dhe demtimi i plote i septumit nasal. Vdekjet vijne zakonisht si rezultat i arrestit kardiak, apo arrest respirator, te cilat nuk jane te pakta nder perdoruesit e kesaj droge shkaterrimtare dhe me pasoja per jeten e njeriut. Perzierja e alkoholit me kokainen ne melci eshte si nje nder shkaqet kryesore te vdekjeve tek perdoruesit e kokaines.

4. LCD - Lysergic acid diethylamide. Ky eshte dhe halucinogjeni me i fuqishem. Nje droge qe ne menyre radikale ndryshon gjendjen mendore dhe te perceptimit te nje njeriu.
EFEKTET. Shfaqen fill pas perdorimit dhe mund te zgjasin per disa ore ose disa dite. Si fillim perdoruesi ndien:
Mpirje; dobesi muskulare dhe dridhje; reflekse te pershpejtuara; rritje te presionit te gjakut; crregullim i rrahjeve te zemres; rritje te temperatures; humbje te kontrollit dhe te koordinimit te sistemit motor( te te parit); pupila te dilatura; te vjella; dhe here pas here goditje te fuqishme. Tek grate shtatezena ekziston rreziku per abort dhe anormalitete te tjera kongjenitale tek femijet e lindur nga grate qe perdorin rregullisht LSD gjate shtatezanise.

5. Heroina. Heroina nxirret nga morfina, nje substance naturale qe nxirret nga nje bime e quajtur "bima lulezuese."
EFEKTET. Kohezgjatja e efektit te kokaines varion nga disa sekonda pas perdorimit dhe qe mund te zhduket pas disa oreve. Ajo te jep nje ndjenje euroforie, si fillim e shoqeruar me nje nxehje te lekures, tharje te gojes,dhe rendim te ekstremiteteve. Kjo sjell nje gjendje dobesimi dhe lodhje. Fuksini mendor crregullohet si rezultat i depresionit te sistemit nervor qendro(SNQ). Perdorimi i kokaines mund te lere efekte te perjetshme tek perdoruesit, dhe keto perfshijne mundesine e nje overdoze, abort spontan, vena te shkaterruara, si dhe infektim me semundje te pasherueshme sic eshte rasti i HIV/AIDS. Nder demtimet me kolosale qe sjelle perdorimi i Kokaines eshte infeksioni i valvulave mbeshtjellese te zemres, abceset e ndryshme, celulitet, dhe semundje te pasherueshme te melcise, dhe hapatit. Perdorimi i Kokaines mund te shkaktoje Pneumoni si rezultat i shendetit te dobet te perdoruesit, e cila vjen nga efekti qe Kokaina ka ne qelizat respiratore. Perdorimi i Kokaines mund te sjelle troboze te eneve te gjakut qe transportojne gjakun per ne mushkeri, melci, veshka ose per ne tru. Kjo shpie ne vdekjen e shume qelizave ne organet vitale te organizmit.

6. Amfetaminat. Methamfetamine dhe Amfetamine. Keto jane stimulante. Stimulantet jane droga (ilace) qe pershpejtojne proceset e trurit.
Ato kane aftesi qe te te largojne gjumin, por nga ana tjeter, crregullojne rrahjet e zemres, crregullojne frymemarrjen dhe presionin e gjakut. Ato ne te njejten kohe mund te shkaktojne, djersitje, dhimbje koke, shikim te turbullt, goje te thare, te kruajtura te shpeshta dhe marrje mendsh. Perdorimi i ketyre stimulanteve shkakton demtime te trurit dhe humbje te memories.

Disa nga shenjat qe mund te verehen tek perdoruesit e drogave.
a. Humbja e interesit per gjera dhe veprimtari te ndryshme.
b. Ndryshim ne menyren e te sjellurit
c. Ndjenje te te qendruarit vetem.
d. Humbje te fokusimit dhe perqendrimit
e. Deshire te madhe per te fjetur
f. Acarim dhe ashperesi te personalitetit
g. Skuqje dhe fryrje te syve dhe dilatim te pupilave
h. humbje apo venje peshe.
i. Kollitje te shpeshte
j.Rjedhje te vazhdueshme te hundeve.


Keto ishin disa pershkrime te drogave me te perdorura sot dhe efekteve qe ato mund te lene tek njeriu, qe mund te jete te perkohshme dhe te perhershme, gje e cila varet nga lloji i droge.

Pershendetje.

__________________
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2004 19:37
shkodranforever2005 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shkodranforever2005 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shkodranforever2005 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė shkodranforever2005't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: shkodranforever2005 Shto shkodranforever2005 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shkodranforever2005 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SIckDIscoBIscuit
Anetar i ri

Regjistruar: 29/10/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 3

Wink

hey

hi
edhe une mendoj qe nuk ta jep njeri drogen sheshit. ka shume mundesi qe te kete por megjithate po qe se je i/e kujdeshem nuk ma do mendja qe te kete ndonje problem. I thuaj mamit qe te mos kete merak duke u nisur nga fakti se ca vajze ka

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2004 20:16
SIckDIscoBIscuit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SIckDIscoBIscuit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SIckDIscoBIscuit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SIckDIscoBIscuit Shto SIckDIscoBIscuit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SIckDIscoBIscuit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Shperndahet droge ne diskot shqiptare?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.