Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Situata ne trojet Shqiptare ne prag te pavarsise 1912
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Situata ne trojet Shqiptare ne prag te pavarsise 1912

KOSOVA MIDIS ÇLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SËRBIA-NË VITIN 1912


Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912

Dihet mirëfilli se sundimi pesë shekullor i Perandorisë Osmane në Ballkan, përfundoi me kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912.Nisma për organizimin e kësaj kryengritjeje të përgjithshme u morë pas këshillimeve që u zhvilluan ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës më 12 janar 1912,të cilët më pas vendosën ta thërrasin një takim me një grup personalitetesh shqiptare që vepronin në Stamboll.Takimi do të mbahet në mesin e muajit janar 1912 nën drejtimin e Ismail Qemalit,në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen "Taksim" të Stambollit.Në të morën pjesë,përveç Ismail Qemalit,Hasan Prishtinës e Syrja Vlorës edhe Myfit Libohova,Bedri Pejani,Aziz Vrioni,Esat Toptani,Mustafa Kruja e të tjerë.Mbledhja e Taksimit nxori vendimin se shqiptarët,për të siguruar të drejtat kombëtare e politike,nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme.Aty u vendos që kryengritja të fillonte në Kosovë dhe pastaj të përhapet në krahinat tjera të Shqipërisë.Hasan Prishtina u ngarkua nga mbledhja,që të organizonte kryengritjen fillimisht në Kosovë,ndërsa Ismail Qemali të siguronte armë dhe përkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane.[1]Njëkohësisht me përgaditjen e kryengritjes shqiptare filloi edhe fushata e zgjedhjeve parlamentare në Turqi,sepse xhonturqit e shpërndanë parlamentin,më 18 janar 1912,për shkak të opozitës së fortë që ishte krijuar në të.Masat e marra nga xhonturqit dhe zgjedhjet e fituara me manipulim e acaruan edhe më shumë gjendjen në Shqipëri.

Të shtyrë nga gjendja e rëndë në Shqipëri,autoritetet xhonturke do të dërgonin në viset shqiptare një komision qeveritar,të kryesuar nga ministri i Brendshëm Haxhi Adil beu,kinse për të përgaditur reforma administrative,por detyra e tij kryesore ishte t“i bindë shqiptarët që të heqin dorë nga lëvizja kryengritëse.Ky komision në Kosovë nuk u mirëpritë dhe më 7 mars derisa karvani i ministrit turk,po kalonte në rrugën Pejë-Gjakovë i shoqëruar nga dy batalione,në afërsi të fshatit Strellc u sulmua nga forcat kryengritëse shqiptare.Edhe forcat e shumta që u dërguan në drejtim të Prizrenit për t“i hapur rrugën komisionit,u sulmuan fuqishëm nga kryengritësit dhe vetëm me përdorimin e artilerisë së rëndë,pas tri ditë luftimesh,arritën të hapin rrugën deri në Prizren.Po ashtu sulme të fuqishme kundër misionarit turk,u kryen edhe në Lumë,gjatë udhëtimit të tij nga Prizreni në Shkodër.Sulmet e forcave kryengritëse kundër ushtrisë osmane,vazhduan gjatë krejt rrugëtimit të Haxhi Adil beut,në Shqipërinë e Mesme e të Jugut,deri në Manastir e Janinë.2Situata e acaruar edhe më shumë pas vizitës së ministrit turk,bëri që udhëheqësit shqiptarë t“i bashkërendojnë veprimet për zgjerimin e kryengritjes dhe për këtë qëllim u mbajtën shumë takime të krerëve shqiptar.

Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina nga Shkupi shkoi në Drenicë dhe në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz mbajti një tubim me gjithë parinë e Drenicës.Aty u lidhë besa për të bashkëvepruar në kryengritjen e përgjithshme që po përgaditet kundër Turqisë.Udhëheqësit e kryengritjes në Malësi të Gjakovës si:Bajram Curri ,Zefi i Vogël,Ali Binaku,Qerim Binaku,Bajram Mani ,Zog Abdyli,Miftar Syla etj,ndonëse qysh në prill 1912 ishin përballur me forcat turke në malësi,pas një organizimi të mirëfillt,më 11 maj i sulmuan këto forca edhe në Gjakovë.Më 10-11 maj kryengritja shpërtheu edhe në rrethinat e Pejës,ndërsa me 17-19 maj ajo u zgjerua në Drenicë,Mitrovicë,Llap,Prishtinë e Gjilanë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit,Ahmet Delisë,Zejnullah Vuçiternës,Xhemail Prishtinës,Idriz Seferit etj. Zgjerimi i kryengritjes shqiptare në Kosovë e gjithandej Shqipërisë,shtroi si detyrë të ngutshme bashkimin e të gjitha forcave shqiptare rreth një programi politik kombëtar.Për këtë qëllim me nismën e Hasan Prishtinës, me 21-25 maj 1912 në Junik u thirrë një Kuvend i madh, ku u mblodhën 250 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Kosovës si dhe përfaqësues nga sanxhaku i Dibrës,i Shkodrës,i Elbasanit dhe nga krahinat e jugut. Në kuvend morën pjesë mjaftë elementë turkomanë,që mbronin interesat e xhonturqëve,si dhe përkrahës të partisë turke”Hyriet ve Itilaf”(Liri e Marrëveshje)e që quheshin itilafistë, të cilët ishin kundërshtarë të programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për autonominë e Shqipërisë.

Megjithë kundërshtimet e turkomanëve,Hasan Prishtina i përkrahur nga Bajram Curri e shumë të tjerë hartoi një program politik të kryengritjes,i cili u miratua nga Kuvendi dhe pastaj iu dorëzua qeverisë së Stambollit.Programi përmbante këto kërkesa:

1.Njohja e autonomisë së Shqipërisë;
2.Vendosja e administratës shqiptare;
3. Njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare;
4. Ngritja e flamurit shqiptar në të gjithë vendin;
5.Emrimi i një guvernatori të përgjithshëm nga një familje princore shqiptare;dhe
6.Garantimi i këtyre kërkesave nga Fuqitë e Mëdha.3


Vendimet e Kuvendit të Junikut i dhanë një shtytje të mëtejshme kryengritjes së përgjithshme shqiptare.Ato u përkrahën edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve tjera të Shqipërisë.Pas Kuvendit të Junikut qeveria turke mori masa të reja ushtarake për të penguar shtrirjen e mëtejshme të kryengritjes.Ajo në Kosovë angazhoi forca të shumta ushtarake në krye me Fadil Pashën.Në Ferizaj solli tri regjimente të Divizionit I të Stambollit;në Mitrovicë një regjiment të plotë,një batalion pushkatarësh dhe dy bateri artilerie;në Prishtinë një regjiment kalorësie dhe një bateri artilerie;në Prizren një regjiment kalorësie dhe në Pejë një regjiment tjetër këmbësorie.Në Gjakovë kishte një regjiment këmbësorie,një regjiment artilerie fushore dhe një batalion pushkatarësh;në pazar të Ri,në Senicë,në Beranë e në Guci kishte nga dy batalione dhe në Plavë një regjiment nizamësh e një kompani mitralozësh...Në fundin e majit 1912 kryengritësit shqiptar filluan veprimet e organizuara luftarake kundër trupave ushtarake turke.Udhëheqësi i Kryengritjes së përgjithshme,Hasan Prishtina me 7 qershor 1912 edhe një herë do t“i drejtohet me një thirrje të gjithë shqiptarëve atdhedashës dhe botës së qytetëruar,në të cilën theksonte,se:”Sot Shqipëria Veriore dhe Jugore i kanë rrokur armët,që me anë të kryengritjes t“i fitojnë të drejtat e natyrshme dhe të siguruara me ligjë,të cilat iu janë mohuar.Ajo dëshiron dhe pret ndihmën nga të të gjithë bashkëatdhetarët dhe nga bota e kulturuar.Atdheu pret prej nesh bashkimin.Janë afruar çastet kur do të vendoset fati i Shqipërisë:vdekja ose liria e saj”.4

Në qershor-gusht 1912 shtypi bullgar njoftonte gjerësisht për zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e kryengritjes në Kosovë...Ato shkruanin se”si rezultat i masovizimit të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare,ato ditë kishte filluar dezertimi i ushtarëve,oficerëve,xhandarëve dhe nënpunësve të mesëm e të lartë shqiptar të cilët u bashkuan me forcat kryengritëse.Me kryengritësit kishin filluar të bashkohen edhe bejlerët dhe agallarët shqiptar. “4/1

Në qershor-korrik 1912 kryengritja shqiptare u shtri në tërë Kosovën deri në Lumë e në Tetovë.Luftime të ashpra më 9 korrik pati sidomos në Qafën e Prushit(në jugperëndim të Gjakovës),ku malësorët kryengritës të Krasniqes,Gashit,Hasit dhe Bytyqit,të udhëhequr nga Bajram Curri,sulmuan dhe shpartalluan 4 batalione turke që ishin përqëndruar aty.Pas luftimeve të vazhdueshme,më 17 korrik kryengritësit hynë në Gjakovë pa bërë rezistencë forcat armike. Në fund të qershorit kryengritësit shqiptar,të udhëhequr nga Hasan Prishtina,Isa Boletini,Ahmet Delia-Prekazi,Zejnullah Vuçiterna,Xhemail Prishtina etj,u hodhën në sulm në zonën Drenicë-Mitrovicë,Podujevë-Prishtinë.Pas sukseseve të para në rrugën Mitrovicë-Pejë dhe Podujevë-Prishtinë kryengritësit e Shalës,të Llapit e të Gollakut,të mbledhur afër Vuçitërnës,lidhën besën për ta çuar luftën deri në fund.Më 28-29 qershor kryengritësit e këtyre rretheve të udhëhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicës,dy batalione ushtarësh osmanë.Nga data 30 qershor deri më 3 korrik1912 ,Isa Boletini në fshatin Boletinë e rrethinë përballoi me sukses një sulmë të trupave osmane,të pajisur me artileri të rëndë. Një betejë tjetër e përgjakshme u zhvillua më 12 korrik në hyrje të Fushës së Llapit,në “Grykë të Kulinës”.Me këtë rast forcat osmane në krye me Fadil Pashën nga Prishtina u nisën drejt kësaj zone nga dy drejtime për t“i futur kryengritësit shqiptar në mes dy zjarresh.Mirëpo kryengritësit,të përbërë nga 2000 veta,rezistuan fuqishëm,për gjashtë orë rresht dhe në këto luftime forcat turke patën humbje të konsiderueshme.Një betejë tjetër e përgjakshme u zhvillua edhe në fshatin Brabaniq,më 19 korrik 1912 ku kryengritësit shqiptar fituan kundër regjimenteve turke,të cilat u detyruan të kthehen në Mitrovicë.Në flakën e luftës numri i kryengritësve u shtua në mijëra veta.Në këtë kohë kryengritësit kishin formuar 3 gjini ushtarake:këmbësorinë-me 4 regjimente;kalorësinë-me 1 regjiment dhe artilerinë-me 1 regjiment,ndërkohë që formohen edhe 4 regjimente në Mitrovicë,2 regjimente në Vushtrri,2 regjimente në Llap,2 regjimente në Drenic dhe nga 1 regjiment në Artakoll dhe Gallap.4/2

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2004 21:28
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Forcat kryengritëse pasi çliruan Gjakovën gjatë pjesës së dytë të korrikut do të çlirojnë të gjitha qytetet tjera të Kosovës.Kryengritësit të udhëhequr nga Hasan Prishtina,Bajram Curri etj,duke kaluar nëpër Drenicë,me 21 korrik çliruan edhe Prishtinën pa rezistencë,sepse komandanti i ushtrisë turke në Prishtinë Ismajl Fadil Pasha,në momentin e fundit(përkundër përgaditjeve për mbrojtjen e qytetit)u tërhoq nga pozicionet mbrojtëse dhe qytetin e dorëzoi pa luftë.Më 22 korrik u çlirua Pazari i Ri dhe prej aty forcat e komanduara nga Isa Boletini më 27 korrik u futën në Mitrovicë pa luftë.Pas Mitrovicës u çlirua Vuçiterna dhe kryengritësit më pastaj marshuan për Prishtinë. Në viset juglindore të Kosovës rreth 2 mijë kryengritës të drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga,pas vendimit që morën në Kuvendin e Pozharanit,nisën sulmet kundër forcave osmane dhe çliruan Gjilanin e Bujanovcin me rrethinë dhe që këtej ata më 29 korrik iu bashkuan forcave kryengritëse të përqëndruar në Prishtinë.Asokohe afër 30 mijë kryengritës,me gjithë mungesën e ushqimeve,të veshmbathjeve e sidomos të materieleve luftarake,po marshonin në të gjitha anët e Kosovës,edhe pse kishin përballë rreth 70 mijë ushtarë osman të armatosur mirë dhe të përforcuar me reparte artilerie e kalorësie.Kryengritësit shqiptar kudo ku hynë u pritën me gëzim të madh nga popullsia vendëse dhe menjëherë ngritnin organet e pushtetit lokal për vendosjen e rendit .5

Kryengritja shqiptare në korrik 1912 u shtri edhe në viset tjera të Shqipërisë.Asokohe luftime të përgjakshme u zhvilluan në zonën Lezhë-Mirditë-Breg i Matit, të drejtuar nga Gjeto Coku, Zef Arapi etj. dhe në zonën Tiranë-Shijak-Krujë, të udhëhequr nga Abdi Toptani. Në Shqipërinë jugore u formuan çeta të udhëhequra nga Spiro Bellkameni, Themistokli Gërmenji, Sali Gjuka-Dervish Hima, Muharrem Rushiti etj.Pra në korrik të atij viti kryengritja ishte shtrirë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare,që nga Mitrovica në veri e deri në Çamëri në jug6.



Kryengritja e përgjithshme shqiptare,portën e lartë dhe pallatin sulltanor e futi në një krizë të rëndë,sepse të gjitha masat që i morën për ta shtypur këtë kryengritje,dështuan.Në këto rrethana,kur Turqia ishte në luftë/që nga fundi i shtatorit 1911/ edhe me Italinë,qeveria xhonturke në krye me Said Pashën u detyrua të jepte dorëheqje dhe me 22 korrik u formua qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri për të ulë tensionet ndërpreu veprimet ushtarake në Kosovë dhe vendosi të hynte në bisedime me kryengritësit. Ajo caktoi një komision qeveritar në krye me Ibrahim Pashën dhe e dërgoi në Kosovë.Në këto rrethana u bë edhe më e domosdoshme që të gjithë udhëheqësit e kryengritjes në Veri e Jug të dilnin me një qëndrim të përbashkët,për të ardhmen e Shqipërisë.

Për këtë qëllim më 30 korrik udhëheqësi i kryengritjes Hasan Prishtina lëshoi një thirrje më titullin”Vëllazën të dashtun”dhe të nënshkruar nga”Atdhetarët e vërtet të Kosovës”.Në këtë dokument u bëhej thirrje qarqeve atdhetare të të katër vilajeteve që të dërgonin përfaqësuesit e tyre,”njerëz atdhetarë e me randësi”,në një mbledhje,ku do të vendosej për kërkesat politike-kombëtare që do t“i paraqiteshin komisionit qeveritar turk,në emër të të gjithë shqiptarëve.Kjo thirrje u përkrah fuqimisht nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi,të cilët edhe porositën komitetet e Shqipërisë së Mesme që t“i nisin për Kosovë përfaqësuesit nga të gjitha krahinat,por për fat të keq përfaqësuesit nga këto vise shqiptare nuk arritën të vinin në Prishtinë.

Më 1 gusht Ibrahim Pasha,erdhi në Prishtinë dhe filloi bisedimet me udhëheqësit e kryengritjes.Qysh në fillim të bisedimeve Hasan Prishtina,para komisionit qeveritar turk dënoi ashpër barbarizmat e ushtrisë turke dhe parashtroi këto kërkesa:

1.Të njiheshin zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë;
2.Autoritetet civile e ushtarake të ishin të kombësisë shqiptare;
3.Ushtria shqiptare të shërbente në vend dhe të komandohej nga oficerë shqiptarë;
4.Shqipja të ishte gjuhë zyrtare në Shqipëri.


Ibrahim Pasha këto kërkesa i quajti të papranueshme dhe i cilësoi si hap për t“u shkëputur nga Perandoria Osmane.Ai punoi në përçarjen e udhëheqjes së kryengritësve dhe si rezultat i kësaj,platforma kombëtare e shtruar nga Hasan Prishtina,nuk u përkrah nga elementët e lëkundur(Riza bej Kryeziu...)dhe u kundërshtua hapur nga paria turkomane e Prishtinës.Për ta përçarë kreun e kryengritësve,punonte natë e ditë edhe agjentura serbe.7Përkundër mospranimit të kërkesave, si pasojë e kaosit, që ishte shkaktuar në Stamboll,edhe nga kryengritja shqiptare, më 5 gusht qeveria e shpërndau parlamentin turk.

Në këto rrethana udhëheqësit shqiptar Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi etj,për t“iu shmangur ndikimit të elementëve turkomanë më 4 gusht,do të marshojnë me 30 mijë kryengritës në drejtim të Shkupit dhe do të përqëndrohen në Ferizaj dhe rrethinë.Më 6 gusht në Ferizaj përfaqësuesit e kryengritjes mbajtën një Kuvend,ku edhe një herë u kundërshtua ideja e Hasan Prishtinës,nga Riza bej Kryeziu...por tani edhe nga Isa Boletini*,për mëvetësinë e Shqipërisë nga Perandoria turke,e cila veç po i numronte ditët e fundit në Ballkan.Për të mënjanuar përçarjen në udhëheqjen shqiptare,Hasan Prishtina mori një hap jo avansues,që shënonte tërheqje nga vendimet e Kuvendit të Junikut dhe në këtë kuvend u miratua një memorandum me 14 kërkesa të modifikuara të ashtuquajtura si”14 kërkesat e hasan Prishtinës”.Në memorandum kërkohej që:

1.Nënpunësit që do të emrohen në Shqipëri duhet të dinin gjuhën shqipe e zakonet e vendit;
2.Shërbimi ushtarak të kryhej vetëm në Shqipëri e Maqedoni me përjashtim të kohës së luftës;
3.Të hartohen e vihen në zbatim ligje,duke u bazuar në ligjet e vendit;
4.T“u jepen shqiptarëve armët e nevojshme dhe moderne;
5.Të hapen shkolla reale në të gjitha qendrat e prefekturave të Kosovës,Manastirit,
Shkodrës e Janinës,që kanë një popullsi prej 300 000 frymësh e të hapen shkolla bujqësore dhe të vihen në programin e mësimeve gjuha shqipe;
6.Të hapen shkolla teknologjike moderne në vende ku është e nevojshme;
7.Të lejohet në Shqipëri hapja dhe themelimi i shkollave private;
8.Të mësohet gjuha e vendit në shkolla fillore,qytetëse e në gjimnaze;
9.T“i jepet rëndësi e posaqme tregëtisë,bujqësisë e punëve botore;
10.Të vihet në veprim organizimi i krahinave;
11.Të shpallet amnistia e përgjithshme;
12.Të tregohet kujdes më i madh se përpara për ruajtjen e zakoneve dhe traditave kombëtare;
13.Qeveria turke të jap dëmëshpërblime për shtëpitë e prishura nga ana e ushtrisë dhe
14.Të nxirren para gjyqit anëtarët e kabineteve të Haki e Said Pashës.8


Me rastin e dorëzimit të Memorandumit me 9 gusht,Komisionit turk iu bë me dije se në rast se kërkesat nuk pranohen brenda 48 orësh,atëherë forcat kryengritëse do të marshonin në drejtim të kryeqendrës së Vilajetit të Kosovës-Shkupit.

Me këto kërkesa, edhepse nuk kërkohej drejtëpërdrejtë shkëputja nga Turqia, megjithatë Ibrahim Pasha nuk dha përgjigje. Prandaj, kryengritësit shqiptar nga Ferizaji dhe rrethinat e tij marshuan në drejtim të Shkupit,nëpër Grykën e Kaçanikut,nga Mali i Zi i Shkupit... Grupi i parë i udhëhequr nga Zefi i Vogël dhe Bajram Daklani më 11 gusht hyri në Shkup;më 13 gusht hyri një grup tjetër;ndërsa një ditë më vonë(14 gusht) hynë edhe 6 mijë forca që drejtoheshin nga Bajram Curri.Sipas gazetës”Shkupi”të datës 19 shtator 1912 forcat kryengritëse shqiptare në Shkup u futën me këtë renditje:”Bajram Daklani me 200 pushkë,Bajram Curri e Halim bej Gjakova me 5000 pushkë;Riza Beu me 700 pushkë;Sali Gjilani me 1000 pushkë;Halim bej Tetova me 2000 pushkë;Shani bej e Islam Spahija(nga Luma)me 4000 pushkë;Isa Boletini e Mendu Beu me 3000 pushkë;Qerim Beu e Bahri Beu me 2000 pushkë;Abdi bej Toptani,Marka Gjoni,Riza Dani,Man bej Leshi,Mustafa Kruja me 100 pushkë,të cilët ishin delegatë të Vilajetit të Shkodrës”.9Bajram Curri sapo hyri në Shkup,hapi dyert e burgut dhe liroi 960 të burgosurit që ishin aty.Ato ditë nga Shkupi grupe kryengritësish marshuan edhe drejt Tetovës,Kumanovës e Preshevës dhe i çliruan ato nga sundimi otoman.

Pas çlirimit të Shkupit,qeveria e Stambollit e ndodhur përballë rrezikut të zgjerimit të mëtejshëm të kryengritjes shqiptare,me 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(përmes një deklarate-të pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kërkesat e shqiptarëve, por edhe disa ndryshime jo pa rëndësi. Kështu,përveç që nuk u pranuan dy pikat:kthimi i armëve dhe nxjerrjen para gjyqit të Haki dhe Said Pashës nuk përmendeshin emrat Shqipëri e shqiptar, dhe koncesionet do të zbatoheshin vetëm në tri vilajete, në vilajetin e Kosovës, të Manastirit e të Janinës,por jo edhe në atë të Shkodrës. Porta e Lartë nuk dha madje asnjë garanci për zbatimin edhe të atyre kërkesave, që u shpallën si të pranuara prej saj.Përkundër kësaj ato ditë agjentë të ndryshëm lansonin në Shkup e gjetiu,lajme të rreme,që të shpërndahen kryengritësit se kërkesat janë plotësuar,se :Shkau na ra në shpia e na çka bajmë këtu?;se Mali i Zi ka arritur deri në Beranë,ushtria bullgare është përqëndruar në kufi etj. Propaganda antishqiptare dhe rreziku i jashtëm i detyroi udhëheqësit e kryengritjes që të përfundonin sa më parë një marrëveshje me kërkesa të kufizuara.Gazeta”Liria e Shqipërisë”për këtë aktë të krerëve shqiptar,të pamenduar mirë,më 29 gusht 1912 shkruante:”Dalja e shqiptarëve nga Shkupi me kondita dhe me premtime të pasiguruara,vërtet mund të quhej nisja e fundit,meqë nga kjo dalje vareshin shumë gjëra me rëndësi...”Para se të largoheshin,kryengritësit shqiptarë miratuan edhe një deklaratë ,në të cilën thuhet:”Nevej ikim nga qyteti duke zënë besë fjalës së qeverisë.Do të presim gjer më 5 të shtatorit.Po të mos i mbarojnë premtimet,ahere neve ,sado që s“lëmë as nonjë të besuar nga ana jonë,do të urdhërojmë përsëri dhe do të mos kërkojmë premtime,po do të ndahemi nga sundimi i Imperatorisë Otomane”.Këtë deklaratë e nënshkruan krerët:Isa Boletini,Sadi Aga,Idriz Seferi,Bajram Curri,Riza Begu,Islam Spahija,Musa e Jahja Prizreni.9/1Pas disa javësh qielli i Kosovës do të nxihej nga një agresion i ri,madje shumë më i rrezikshëm se ai turk,nga agresioni i shteteve sllave të Ballkanit

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2004 21:31
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Krijimi i “aleancės ballkanike” pėr pushtimin

Ndonëse asokohe perandoria turke, po i numëronte ditët e fundit në Ballkan, gjatë muajit gusht 1912 në zgjidhjen e çështjes shqiptare do të inkuadrohen fuqitë e mëdha,sidomos diplomacia Austro-Hungareze dhe ajo gjermane. Këto dy shtete, duke e kuptuar funksionin historik të Shqipërisë si digë para zgjerimit sllavë, filluan t'i bëjnë trysni Turqisë që të tregojë më tepër mirëkuptim për 14 kërkesat e parashtruara të shqiptarëve.Konti austro-hungarez Berthold(minister i jashtëm)me këtë rast u propozoi Fuqive të Mëdha që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik,ku do të përfshiheshin edhe Vilajeti i Kosovës,i Shkodrës ,i Manastirit dhe ai i Janinës.Ky propozim duke sinjalizuar rrezikun e politikës së Austro-Hungarisë në Lindje,shkaktoi alarm në Sofje,në Athinë,në Beograd,në Cetinje dhe në Petersburg.Kundër këtij propozimi për krijimin e një autonomie të Shqipërisë me katër vilajete ,ato ditë reagoi edhe Porta e Lartë,e cila deklaroi së kjo është çështje e brendshme e Turqisë. 9/2

Për të penguar realizimin e aspiratave shqiptare, Rusia cariste përmes ambasadorit të vet në Beograd Nikollaj Hartvig,zhvilloi një aktivitet të gjithanshëm antishqiptar, ndërkohë që ndihmesën më të madhe, synimeve sllave ua bëri edhe vet Stambolli-duke i ndryshuar rrënjësisht konkluzat e arritura me shqiptarët me 18 gusht në Shkup.Gjithashtu disa muaj më herët ,në mënyrë të koordinuar në prapaskenë,diplomatët serbë,bullgarë,grekë etj,me ndihmën e Rusisë e të Francës punuan parreshtur kundër çështjes shqiptare10.

Këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike(Serbisë,Malit të Zi,Bullgarisë dhe Greqisë)për pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare.Planet serbe për një luftë kundër osmanllinjve kishin filluar që në fillim të vitit 1912.Më 13 mars të atij viti,Serbia(me ndihmën e Rusisë)lidhi një aleanc“Traktat miqësie”me Bullgarinë,që si qëllim parësor kishte coptimin e tokave shqiptare dhe pengimin e formimit të çfardo shteti shqiptar në Ballkan.Një aneks sekret i këtij traktati parashikonte veprime eventuale të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane,ku parashihej që Serbisë t“i takonte mbarë territori në veri të maleve të Sharrit.Kësaj aleance më 29 maj iu bashkua edhe Greqia,dhe së fundi,pas bisedimeve të carit rus me Kral Nikollën edhe Mali i Zi.Këto shtete ortodokse të "aleancës..." në emër të luftës kundër "robërisë osmane" në tetor 1912 filuan Luftën e parë ballkanike për pushtimin dhe coptimin e tërsisë së tokave shqiptare.

Për ta alarmuar popullin shqiptar dhe të gjitha kancelaritë e Evropës, për rrezikun që po i kanoset trojeve etnike shqiptare, më 14 tetor 1912 në Shkup(në shtëpinë e atdhetarit Sali Gjuka), Komiteti “Shpëtimi” që në popull njihej edhe si”Komiteti i Shpëtimit Kombëtar”dhe organizata”Shoqëria e Zezë për Shpëtim”mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme.Në këtë mbledhje, të kryesuar nga Nexhip Draga,e ku morën pjesë:Mithat Frashëri,Sali Gjuka,Nexhip Draga,Bedri Pejani etj,pasi u konkludua se”Turqia po i numëronte ditët e fundit në Ballkan...”u morën këto vendime:

1.Me ia drejtue një proklamacion Fuqive të Mëdha.
2.Me formue një delegacion për mi shkëputë Malet e Shkodrës prej lidhnisë që patën ba me Malin e Zi(Malësia e Shkodrës ishte lidhur me Malin e Zi për luftë të përbashkët kundër forcave osmane në Shkodër).
3.Ky delegacion ka me pas edhe një kompetencë të plotë për t“u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqipnisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit.”11


Në zbatim të këtyre vendimeve,më 16 tetor 1912 në Shkup konsullatës austro-hungareze dhe gjermane iu dorëzua një proklamat,ku thuhet:”...Serbia,Bullgaria,Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur luftë me qëllim zgjerimi tokësore ose për përhapjen e ndikimit politik ,prandaj edhe ne shqiptaret po rrokim armët për të mbrojtur tokën tonë.Përveç kësaj vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se nuk do të njohim emërtime të tilla si”Stara Serbija”(Serbia e vjetër”dhe “Epir”,ose forma politike dhe administrative të posaçme lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë”.Ndërkohë edhe përfaqësuesve diplomatik rus,francez,anglez dhe atyre italianë u është dorëzuar një proklamatë me vulë të”Shoqërisë së Zezë për Shpëtim”,në të cilën thuhet:”Shqipnia i ka rrokur armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë në Ballkan,por për me i dalë zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipnisë.Pra,qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve,shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajete veç se një formë politike e një formë sundimi,dmth një formë të vetme qeverisjeje”12.Pas këtyre aktiviteteve, më 18 tetor 1912(në ditën e sulmit të Serbisë në Përpallac e Merdar)anëtarët e delegacionit të zgjedhur në mbledhjen e Shkupit:Mithat Frashëri,Sali Gjuka,Rexhep Mitrovica ,Bedri Pejani,e-lanë-Shkupin-dhe-duke-shkuar-nëpër Mitrovicë,Pejë,Gjakovë,Has,Tejdrin,Gu-
ci,Plavë,Kurbin,Mirditë,Durrës,Tiranë,në Elbasan e gjetiu,i dhanë frymë idesë për thirrjen e një Kuvendi Gjithëshqiptar.Madje në Pejë,Gjakovë,Has,Guci,Plavë...kishin marrë nënshkrime nga paria,duke i autorizuar që të vendosnin për të mirën e Shqipërisë në emër të Kosovës.Këtij delegacioni prej katër vetësh,në Durrës iu bashkua Dom Nikollë Kaçorri,në Krujë-Mustafë Asimi(Kruja),në Tiranë-Abdi bej Toptani e Syreja Vlora.Këta tetë(8)atdhetarë tashti përbënin Komitetin e Përkohshëm të Shqipërisë,për përgaditjen e Kuvendit për Shpalljen e Pavarësisë,para se të shkilej Shqipëria nga forcat e aleancës ballkanike.Për këtë qëllim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi do të udhëtojnë në shtetet perëndimore .13Kuvendi do të mbahet më 28 nëntor 1912 në qytetin e Vlorës.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2004 18:13
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Lufta e parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i tokave shqiptare

Shtetet ortodokse të "Aleancës Ballkanike"sipas një marrëveshjeje të fshehtë,në tetor 1912 nisën operacionet pushtuese,ndaj trojeve shqiptare. Luftën i pari e nisi Mali i Zi ,më 8 tetor 1912 dhe angazhoi 34 mijë ushtarë të komanduar nga mbreti Nikolla I.Efektivat ushtarake të tij përbëheshin prej 4 divizioneve me 11 brigada këmbësorie(52 batalione)dhe 322 çeta territoriale.Kjo ushtri për pushtimin e Shqipërisë u nda në tri grupime:

-Grupimi Veri-Lindje u komandua nga gjenerali Janko Vukotiç dhe kishte për detyrë të marshonte mbi pjesën perëndimore të Sanxhakut,të kryente veprime luftarake sidomos në zonën e Novi Pazarit dhe pastaj të marshonte në drejtim të Pejës e Gjakovës.Repartet e këtyre njësive do të pushtonin edhe Plavën e Gucinë.

-Grupimi i Qendrës u komandua nga princi Danillo,i përbërë nga divizioni i dytë dhe i tretë me 6 brigada këmbësorie dhe veprimi ushtarak pushtues ishte drejtimi Tuz-Koplik-Shkodër.

-Grupimi i Jugut,ose i Bregdetit përbëhej nga divizioni i parë kishte 3 brigada këmbësorie me 11 mijë ushtarë dhe misioni i tij ishte pushtimi i portës së Shëngjinit,të Lezhës dhe të Shkodrës.Pas disa ditësh,pikërisht më 14 tetor edhe Serbia marshoi në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë,ndërsa përkrah saj më 17 tetor Bullgaria angazhoi një divizion prej rreth 40 mijë ushtarësh në drejtim të Maqedonisë, duke synuar Kumanovën, Shkupin e Luginën e Vardarit. Ndërkaq një ditë më vonë/18 tetor/ Greqia me një forcë mobilizuese prej 115-mijë vetash, sulmon Shqipërinë Jugore për të pushtuar Camërinë.

Në operacionet për pushtimin e Kosovës Serbia angazhoi 286 mijë forca operative me 550 armë artilerike. Kjo forcë operative ishte e strukturuar në katër armata.

A)-Armata e parë që numronte 126 mijë forca, komandohej nga princi trashëgimtar-Aleksandër Karagjorgjeviç dhe shefi i shtabit Petar Bajoviçi;
B)-Armata e dytë numëronte 75 mijë forca dhe komandohej nga gjenerali stefanoviç,

C)-Armata e tretë përbëhej prej 63 mijë forcash, të komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviç (udhëheqës i organizatës çetnike serbe "Narodna Odbrana") dhe nga shefi i shtabit koloneli Dushan Peshiq;

D)-Përveç këtyre forcave, vepronin edhe repartet ushtarake të Ibrit e Javorit dhe ato të Malit të Zi, që në fakt përbënin armatën e katërt, me një efektiv prej 35 mijë forcash, me komandant-gjeneralin Mihajlo Zhivkoviç, në të cilën përfshiheshin: divizioni "Shumadia" me 23-mijë veta dhe brigada "Javori" me 12 mijë veta.Komandant i përgjithshëm i ushtrisë serbe ishte vetë mbreti Pjetër Karagjorgjeviqi,ndërsa shef i Shtatmadhorisë qe gjenerali Radomir Putnik14.

Armata e I dhe II serbe, me urdhër të shefit të Shtatmadhorisë gjeneralit Radomir Putnik, ndërmori mësymjen në drejtimin:Vranjë-Kumanovë-Manastir-Elbasan(për të kapur luginën e Shkumbinit),si dhe në drejtimin: Nish-Manastir-Selanik,të ndihmuar nga një divizion bullgarë,që operonte në kuadër të armatës së II serbe.

Ndërkohë Armata e III kaloi në mësymje-në drejtimin Kurshumli-Prishtinë-Prizren-Orosh(Mirditë)-Durrës, ndërsa grupimi i IV në drejtimet Rashkë-Sanxhak-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Selenicë-Prijepojë. Objektivi i afërt i armatës së tretë dhe grupimit të katërt ishte kapja e luginës së Drinit, ndërsa objektivi i largët ishte lugina e Shkumbinit dhe dalja në Adriatik. Sipas planeve strategjike,forcat serbe në drejtim të Kosovës operuan në dy etapa.

1.Etapa e parë e ndarë në dy faza,përfshiu operacionet për pushtimin e Rrafshit të Kosovës dhe më pas Rrafshin e Dukagjinit deri në Luginën e Drinit.
2.Ndërkaq Etapa e dytë nis me mësymjen e forcave serbe në drejtim të Lumës për të dalur në Adriatik.15

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2004 11:32
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Qėndresa shqiptare pėrballė ushtrisė Pushtuese serbo-malazeze

Përballë ushtrisë pushtuese serbe u gjendën forcat kryengritëse shqiptare dhe disa efektiva të vogla turke.Kryengritësit shqiptarë ishin dislokuar në këto pozicione:
1.-Në veriperëndim të Shqipërisë në gjerësinë frontale të qëndresës :derdhja e lumit Bunë-Hot-Kelmend,forcat shqiptare drejtoheshin nga Ded Gjo Luli;
2.-Në veri, në drejtimet kryesore: Pejë-Beranë-Bjellopojë me thellësi mbrojtjeje nga Berana deri në Gjakovë dhe në gjerësi frontale të mbrojtjes: Guci-Beranë-Plavë, forcat e qëndresës shqiptare udhëhiqeshin nga Bajram Curri, ndërsa në vijim-drejtimin e Sanxhakut, Pazarit të Ri,me thellësi mbrojtjeje nga Senica deri në Mitrovicë dhe me gjerësi frontale: Selenicë-Jenipazar e mbulonte Isa Boletini.
3.-Në verilindje, drejtimet Llap-Gollak me thellësi nga Merdari në Prishtinë dhe me gjerësi frontale: Permalinë-Bujanovc i mbronin forcat shqiptare në krye me Idriz Seferin .
4.-Në Lindje, nga Presheva deri në thellësi të Shkupit me gjerësi frontale: Bujanovc-Gjystendil... flamurin e qëndresës e mbanin Hasan Prishtina, Mehmet Deralla i Tetovës dhe Elez Isufi i Dibrës.
5.-Ndërkaq me kuadrin e një mbrojtjeje të shkallëzuar brenda territorit, ngrihej grupimi luftarak që mbulonte hapsirën e bashkimit të Drinit të Bardhë e të Zi (Lumë). Këto forca vullnetare udhëhiqeshin nga patriotët Ramadan Zaskoci ,Islam Spahija e shumë të tjerë.16


Beteja e parë e përgjakshme në mes forcave kryengritëse shqiptare dhe Armatës së III serbe u zhvillua nga 14-19 tetor 1912 në Merdare,Ristovc,Markov Vis,Bervenik,Tugjevc etj, dhe me këtë rast ushtria pushtuese serbe pësoi humbje të madhe,ku pati 1400 të vrarë e të plagosur.Madje në luftën e Merdares,megjithë masat e marra të komandës ushtarake serbe,një krah të ushtrisë e përfshiu paniku dhe u shkapërderdh e iku nga fronti. Me fillimin e luftës në Merdare... komanda e armatës III (me qëllim të shkaktimit të luftrave të vogla, krijimit të frikës në popull dhe depërtimit sa më të lehtë në Kosovë) në brendësi të territorit të Kosovës (fshehtas) futi 4 aradha çetnike:

1.Aradhën Çetnike të Llapit, nën komandën e kapiten Vojisllav Tankosiqit,
2. Aradhën Çetnike të Lisicës, nën komandën e kapiten D.Sekuliqit,
3 Aradhën Çetnike të Llukovës, nën komandën e kapiten P.Bllazhariqit dhe
4. Aradhën Çetnike të Gjilanit nën komandën e kapiten B.Simiqit."17


Më 19 tetor në të gjitha vijat e frontit u përhap zjarri i luftës. Pas disa ditë luftimesh të përgjakshme,forcat e qëndresës shqiptare nën presionin shkatrrimtar të zjarrit artilerik,të trupave pushtuese serbe,u tërhoqën në drejtim të Podujevës.Në afërsi të Podujevës (te Merçezi) divizioni i Shumadisë - hasi në rezistencë të forcave shqiptare, mirëpo për shkak të epërsisë ushtarake dhe artilerisë së rëndë, këto forca detyrohen sërish të tërhiqen. Gjatë këtij operacioni forcat serbe përdorën tërë artilerinë e rëndë dhe dogjën e rrafshuan me tokë shumë fshatra të Llapit. Përkundër rezistencës shqiptare natën e 20/21 tetorit ushtria serbe e pushtoi Podujevën dhe menjëherë vendoset regjimi ushtarako-policor në tërë regjionin e Llapit.18Udhëheqësi i Armatës së tretë serbe gjenerali Bozhidar Jankoviq me qëllim të depërtimit sa më të lehtë në drejtim të Prishtinës dhe gjetiu,lëshoi një proklamatë të shkruar me germa çirilike në gjuhën shqipe të titulluar :"Ton Fiseve n`Shqipni, or vllazni", në të cilën i ftonte shqiptarët që të mos i bëjnë rezistencë ushtrisë serbe, sepse ajo kishte ardhur si "mike e shqiptarëve" për "të përzënë ushtrinë turke nga Ballkani"! Në fund të proklamatës porositen shqiptarët që nëse do të shtinin në ushtrinë serbe "pushkë kemi me çitë në çato qi qetë në ne, edhe në lëshoftë zoti, shkrum kemi me ba qatë shpi, e katundin, qi na ktheni pushkën e në qato qi na pret vllaznisht, kemi me përqaf vllaznisht, sikur vllau vllaun, se po baim me një dorë besën e zotit, drejtën e njerzi e në çetrën po baim arm e zjarm..."19Gjatë kësaj faze bie në sy tërheqja dhe shmangia e efektivave turke nga ballafaqimet e armatosura me ushtrinë serbe. Kjo tërheqje pa qëndresë (e turqëve) sidomos e reparteve të Baftjar Pashës nga Mitrovica nëpër Drenicë për në Gostivar dhe e 12 reparteve të divizionit 21 të Xhavit Pashës nga Sanxhaku,nëpër Has e Lumë për në Dibër, dëshmojnë qartë,për arritjen e një marrëveshjeje serbo-turke: që këto forca të tërhiqen pa gjakderdhje nga tokat shqiptare.

Më 22 tetor 1912,Divizioni i Shumadisë dhe ai i Moravës të armatës III e sulmuan Prishtinën dhe pas një lufte të përgjakshme në grykën e Teneshdollit, për munges municionesh Prishtina ra në duar të tyre.Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe filloi aksioni për çarmatimin e shqiptarëve nga kufiri deri në Prishtinë.Më 24 tetor ushtria serbe nis një operacion me përmasa shfarosëse në drejtim të Ferizajit dhe Kaçanikut. Pas luftimeve të përgjakshme, forcat serbe me përdorimin e gjithë arsenalit të artilerisë së rëndë, më 25 tetor futen në Ferizaj, ndërsa një ditë më vonë marrin nën kontroll edhe Kaçanikun.20

Krahas këtyre operacioneve (të armatës së III), në krahun lindor operonin 126 mijë trupa të armatës së parë(I). Këto forca gjatë marshimit në drejtim të Shkupit, hasën në rezistencë të forcave kryengritëse shqiptare dhe nga 22-24 tetor 1912 në Kumanovë u zhvillua beteja më e madhe deri atë kohë. Beteja e Kumanovës u zhvillua midis malit Kozjak në lindje,Malit të Zi të Shkupit në perëndim,midis lumenjve Pqinje dhe Lumit të Madh në jug,si dhe në veri të fshatrave Llojan,Karabiqan,Nikulan dhe Strezovc.Në Betejën e Kumanovës,e cila mendohet se ishte vendimtare për fatin e luftës së vitit 1912,armata serbe pati 21 oficerë dhe 702 ushtarë të vrarë.Qëndresa heroike e forcave shqiptare që drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Deralla, Elez Isufi dhe Idriz Seferi, në saje të forcave serbe shumëfish më të mëdha dhe përdorimit të armëve artilerike, u thye më 24 tetor.Ato ditë të gjitha fshatrat shqiptare mbetën të boshatisura dhe afër 150 mijë të ikur u përqëndruan në Shkup.21

Pas betejës së Kumanovës dhe pushtimit të qytetit, më 26 tetor 1912 ushtria serbe pushton pa luftë edhe Shkupin.Gjatë rrugëtimit për në Shkup ushtria serbe vrau e masakroi pa mëshirë rreth 2 mijë shqiptarë. Ato ditë, pas rënjes së Shkupit,ushtria serbe i kap të gjallë,13 krerë Kryengritjes Kombëtare Shqiptare si: 1)Hasan Prishtinën(ai u kap në rrethinën e Shkupit derisa po bënte përpjekje mbinjerëzore të rezistencës dhe me tërë qenien përpiqej të pengonte tërheqjen dhe shpërnguljen e popullit shqiptar nga friga e barbarisë serbe);pastaj-Nexhip Dragën;Hoxha Seid Efendin nga Shkupi; Shaban Pashën nga Prishtina;Qemajl Beun nga Shkupi; Hurshid Omerin nga Prishtina;Muharrem Efendin nga Prishtina;Jashar Pashën nga Peja;Idriz Seferin nga Gjilani; Kasum Seferin nga Gjilani;Ibrahim bej Kokolën nga Prishtina;Xhemajl Beun nga Prishtina dhe Mustafë Muhsinin nga Stambolli, profesor i Gjimnazit në Shkup. Të arrestuarit internohen dhe izolohen në Kështjellën e Beogradit.22 Duke qenë në burg, komandanti i armatës së III (B.Jankoviç) me qëllim të "qetësimit" të gjendjes në Kosovën e pushtuar, kërkoj ekzekutimin e këtyre prijësve, ndërsa qeveria serbe për shkak të famës që kishin ata në popull, iu shmang një veprimi të këtillë.Pas qëndrimit disa muajsh,më 16 maj 1913 ata do të lirohen nga burgu me kusht "se do të bëhen qytetarë lojalë të mbretërisë së Serbisë". Në ngjarjet e mëvonshme, ndonëse emrat e disave nga të liruarit nuk do të përmenden kurrë më(ndoshta për shkak të lojalitetit ndaj pushtuesve) të tjerët në krye me atdhetarin Hasan Prishtina do t'i bashkangjiten qëndresës shqiptare deri në vdekje.23

Me betejën e Kumanovës gjegjësisht me pushtimin e Shkupit dhe përgjithësisht të Rrafshit të Kosovës, përfundon faza e parë e luftrave pushtuese serbe në Kosovë dhe fillon faza e dytë (e etapës së parë) për pushtimin e Rafshit të Dukagjinit.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2004 11:53
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belga
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Post

ngritja e flamurit!

te gjithe e dime se populli shqiptare ka luftuar me pushke e pende per te mbrojtur trojet e veta; dhe me 28 nentor 1912 nriten flamurin ismail qemali me shoke ne qytetin e vlores dmth. u shpall paveresia e shqiperise mirepo nuk zgjati shume dhe me 1913 u be copetimi i trojeve shqiptare nga fuqite e medha ne kete kohe nje rol te rendesishem ka luajtur patrioti isa boletini: ku thote; kalova detin ketu me ardh se m'ka dergue populli shqiptar.......i armatosur me dy alltia dhe thote se s'çarmatoset jo i gjalle shqiptari etj....pershendetje belga!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2006 18:29
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belga Kėrko mesazhe tė tjera nga: belga Shto belga nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belga nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Situata ne trojet Shqiptare ne prag te pavarsise 1912

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.