Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Debate me Sami Gjoken nga Koha Jone
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sami
Anetar i ri

Regjistruar: 21/07/2004
Vendbanimi: Washington
Mesazhe: 20

Debate me Sami Gjoken nga Koha Jone

Para pak ditesh “Koha Jone” botoi përmbledhtasi shkrimin kritik të Sami Gjokës rreth deklarateve të Disa Shqiptaro-Amerikaneve;- deklaratë që i bëjnë thirrje shqiptarëve të përkrahin Kerrin në zgjedhjet e ardheshme.

Reagimet pro dhe contra rreth këtij shkrimi jo vetëm dëshmojnë se kjo është një çeshtje ngacmuese për komunitetin tonë atje e sidomos për individet që bejnë deklarata të tilla por në të njejtën kohë pohoet edhe njëherë që “Koha Jone” ndiqet rregullisht nga lexuesit jashtë vendit.

Më Poshtë po japim përmbledhtazi disa nga reagimet dhe debatet me autorin rreth kësaj çeshjteje.

2) - GJENDJA MJERUESE E SHQIPËRISË ËSHTË REAILITEIT I PAMOHUESHEM..

Pyetje:
Lexova shkrimin tuaj në “Koha Jone”. Është për të ardhur keq që shkruani me kaq pesimisem për një komb që ka ruajtur gjuhen, kulturen dhe zakonet e veta për një kohë kaq të gjatë.

Përgjigje:
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të rrefej, duke rrahur gjoksin, se çfarë kemi bërë. përkundrazi është të kujtohemi se jemi të vegjel e na ndjek plumbi gropave- dhe se gabimet e vogla na kanë kushtuar rëndë- ndaj z’duhet të nxitojmë me deklarata të tilla. Për me teper lemë të citoj vargjet; “Kur nëna lëngon rrudhosur, përtharë/ nuk është për të qeshur por është për të qarë./ Mjaft jemi krekosur si gjelat mbi pleh!/ Me breket e grisuara si paskemi nge/ të shesim tanarllek nëpër botë?/ Qaj e je i mjerë,/ qesh e je i marrë./ Mos qaj e mos qesh - je qenje e kotë!


3) 3-SHQIPËRIA KORRUPSION QEVERITARESH, ADMINISTRATË ANADOLLAKE.

Pyetje:
Unë mendoj se ju hidhni baltë me shkrimin tuaj në “Koha Jonë” mbi arritjet tona. Për arsyet e veta ekonomike Amerika kërkon një bazë sa më të fortë në Evropë. Nga ana tjetër rrethanat tona gjeografike ne s’kemi aleatë më të mirë se Amerika. Që Amerika të sigurojë përkrahjen e Shqipëtareve i intereson të ketë nje elemt shqipatrë sa më të fortë në Ballkan. Duke ditur se përkrahja e shqptareve në Ballkan zuri fill me demokratet e Klintonit, është në të mirën tonë që ne të përkrahim J. Kerrin. Unë jam dakord me ju qe ne shqiptarët kemi prbleme me të mprehta në oborrin tonë, që kërkojnë më tepër vemendje, tani për tani; korrupsion qeveritaresh, activiteti anadollak i administratës shtetërore, por kur vjen puna në zgjedhjet në Amerikë, vendimi për të përkrahur Kerrin dukët me se i drejte.


Përgjigje:
Nëse i hiqni syzet me të cilët e keni lexuar shkrimin në “Koha Jonë” do të kuptoni që atje nuk aludohet se Bushi është më i mirë a më i keq nga Kerri per ne. Ju, thjeshtë për të mbuluar atë që ju dhemb, po shtrëmberoni çka thuhet në shkrim atë që ne- nuk guxojmë t’ia lidhim Shqipërinë Kerrit pas bishti. Nuk duhet të shkasim në llumin e qeveritareve tanë që po na marrin me vete njëherë nga ujrat e zeza të Athines e pastaj- kur marrin kthesen për ne Evropë na sjellin në Kashare pislleqet e italisë.
4) - FITORJA E BUSHIT NUK ËSHTË FITORE E BIN LADEN.
Pyetje:
Mendoj se ju jeni keq informuar nga “Koha Jonë” rreth asaj çfarë Kerri ka thënë për minoritetet e Shqipërisë. “Koha Jonë” e ka mohuar pastaj atë deklaratë sikurse e mohoi edhe gazeta Maqedonase “Dvenik”. Unë kam letren e Lobit Grek, për këtë. Do të ishte veprim i marrë që shqipëtarët t’i kthejnë kurrizin Amerikës.
Përgjigje:
Nga Shqipëria këtij lloji debati i kanë thënë “mos flit si e ëma e Zeqos në maj të thanës!” Nese ju keni gisht ne ate që është deklaruar që shqiptaret e Amerikes te votojnë për Kerrin, e përseris edhe njëherë se-nje dekalrate e tillë është e demeshme, sepse gabimisht e paraqet Shqiperine të interesuar më shumë se sa duhet në njerin krah dhe komplet klundra krahut tjeter. Shpresoj arsyeja e kësaj deklarate nuk qëndron në faktin se thejeshtë disa nga ju janë demokratë- nuk do të ishte një strategji e ndershme.
Aq dhe më i pandershem është misinterpretimi i shkrimit në “Koha Jonë” si anti- amerikan, duke kërkuar kështu gjoja të na bindeni se Amerika është vendi mik i Shqipërisë.
Amerika do të mbetet Amerike qoftë Demokrate qoftë Republikane—ndërsa ju po e paraqisni Fitoren e Bushit a thua të jetë fitore e Osama Bin Laden. Nëse ju këmbengulni që t’i rrahni varkës lopatat vetën në një krahë, jam më se i sigurtë që ju dhe të tjerë pas deklaratash të tilla jeni të interesuar të mos ecim përpara ndoshta për interes të lobit që ju më citoni. Unë sikurse edhe ju (besoj) do te jem i kënaqur të shikoj Presidentin tim—qoftë Kerri, qoftë Bush, mjaft të zgjidhet në rruge demokratike, por jam kategorikisht kundra asaj që nënshtetasit shqiptaro amerikan t’i konsiderojmë si rrobotë që votojnë sipas keshillash te lajthitura.



5) - SHQIPTARTËT E KANË ZAKON TË FLASIN SI EKSPERTË PËR GJËRA QË SE KAN HABERIN
Pyetje:

Unë jam një shqiptar ortodoks. Bushi jot e ka harruar kompletë çeshtjen e Kosovës pasi i ka kushtuar vemendjen luftes ne Irak. Bill Clinton, James A. Baker, Madeleine K. Albright, Senator Bob Dole, James P. Rubin, Joseph DioGuardi këto jane emra që duhet të mbeshtesim dhe që ngrejnë zërin në parliamentin Amerikan per çeshtjen shqiptare. Prandaj unë themë që ne duhet të votojmë për demokratët.

Përgjigje:

Si shqiptar patriot orthodoks që jeni, ju do t’i bënit nder kombit tuaj poqese në vënd që të humbisnit kohën me shkrimet e mia të shkruash p.sh. se orthodoksismi ska asgje me kombesinë e se greket duhet te ndalin fuashaten e te tyre se gjoja çdo orthodox shqiptare na qenka grek---Qenë orthodox ata që i dhënë aq shumë çeshtjes sonë kombetare kunder Greqise Orthodokse--Petro Nini Luarasi- Viqilharxhi- Noli ---pse jo te mos ndiqni këtë rrugë edhe ju të tjerët por lejoni Nano-Milo-Majkot që janë të interesuar të shtrydhin shqiperinë e shtrydhur për xhepat e tyre dhe ambicjet shoviniste te Athines-ti japin orthodokseve në veçanti e shqiptarëve në tërësi këtë emër të “mirë” që gëzojmë sot nëpër botë.
E thane Rilindasit vite para nesh që feja e shqiptarit është shqiptaria—unë kurre nuk do të të shisja ty për interes të turqeve e arabeve vellai im i gjaklut orthodoks ashtu sikurse bësoj që ti nuk më shet mua për interese te grekeve sic e shiti Shqiperine qeveria jone orthodokse tek Athina.
E duke lënë fenë për njecast menjanë të mos harrojmë se ne shqiptarte kemi qef të flasim si ekspertë për gjëra që as i’a kemi haberin. si pershembull japim një list emrash njerzish të shquar të politikes amerikane e i servirim ata si demokrate kur në fakt gjysma e tyre jan Republikane!
Ajo që ka rendesi lidhur me këtë shkrim, është se keta njerez, përfaqsojnë jo thjeshtë një Parti por të dyja partitë që do të thotë më tej- politiken amerikane.
Prandaj ta lidhesh Shqiperinë vetem pas një partie, kur pesrsonailtete të njohur nga të dy partitë kanë kontribuar për Shqipërinë – është në mos tradheti kombetare - injorance e keq-kushtueshme e disave.

Le të shpresojmë që këta njerez që bëjnë deklarata të tilla të demeshme nuk po këmbëngulin me dhelperi të tipit grek distancimin e kesaj miqesie nga Amerika ose se paku ta redaktojne këtë miqesi të shqiptareve me Amerikën në miqesi të shqiptarëve me thjeshte vetem një parti politike në Amerikë.

Sami Gjoka
sami@proplocate.com
www.proplocate.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Gusht 2004 01:52
sami nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sami Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sami (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sami't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sami Shto sami nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sami nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Debate me Sami Gjoken nga Koha Jone

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.