amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Hyme brenda ne nje pub,une dhe Ai,Ai sapo ishte kthyer nga nje takim pune dhe s'kishte kohe te ndryshonte kostumin ne dicka me casual.Aty po na priste nje shok i ngushte i perbashket(e kisha njohur vite me pare ngaqe ishin miq te ngushte qe ne kohet studentore),pershendetemi dhe ulemi duke biseduar per ate qe kishte ndodhur gjate kohes qe s'ishim pare.Po na tregonte per dashurine e radhes e cila do vinte mbas pak min te pinte dicka me ne,i kishte folur shume per ne mesa tha ky dhe donte te na njihte.Ne fakt,doja thjeshte pak momente qetesie shpirterore me dy njerez qe vleresoj,s'doja dhe nje te trete qe s'njihja fare ne pranine e se ciles nuk mund te flisja aq lirshem sa me keto te dy.Pastaj le ta themi(diciamocelo)ndihesha me e perkedhelur ne tre duke perfaqesuar seksin e dobet.
S'vajti shume kohe kur erdhi dhe ajo ne gjithe splendorin e saje,mbasi na beri uje faqesh mua dhe ate,erdhi dhe u ul ne mesin tim dhe te dashurit te saje.E cuditeshme,fliste e fliste e fliste...ishte si burim i pafund fjalesh.Huh,mbas ca minutash qe fliste e fliste nuk arrija me te ndiqja mendimet e saja te copetuara,dhe si pasoje syte e mi i ishin drejtuar gojes.Shihja vetem levizjet e buzeve,fjalet e saja s'depertonin ne mua.Ne nje moment ndalet,shikon mua,shikon te dashurin e saje,shikon dhe Ate.Askush s'fliste,vetem nganjehere nje"po"-"jo"-"Ah,ashtu?"-"...".I drejtohet Atije dhe e pyet nese eshte perhere kaq formal,kaq "jo-i-thjeshte",me drejtohet mua duke me "terhequr vemendjen" qe s'kisha folur shume nderkohe qe i dashuri i saje kishte thene qe me mua s'merzitet asnjehere.Qesha,qesha me faktin qe Ai ishte nje nga meshkujt me inteligjent,sensibel dhe njekohesisht te prekur ne forme hyjnore nga shume modesti,qesha dhe me menyren sesi ne jemi perhere gati ti drejtojme gishtin tjetrit per dicka,qofte dhe pa e menduar thelle.Ai ju pergjigj qe thjeshte ishte i lodhur dhe qe nganjehere i pelqen te degjoje me teper sesa te flase duke kerkuar konfirmimin ke une,gje qe une s'hezitova te beja.
Une dhe Ai provuam qe te jemi me aktive ne monologjet e saje mbas pyetjeve te saja,nuk e di sa ja dolem mbane.Ishte femer e thjeshte,oh po natyrisht qe ishte,por ne nje pike thjeshtesia e mendimeve te saja perzihej me budallek.Rendesia qendronte ke te folurit,pa qene e rendesishme se ca thote,thjeshte e folura dhe nje buzeqeshje thjeshtesie.
Me vone,kusheriri po me shoqeronte ne shtepi,ja kisha ngjitur syte rruges qe ne po shkelnim me makine.Pyesja veten nese arrin njeriu nje ndarje te qarte te:
-Budallekut-thjeshtesise
-Budallekut-iluzionit te inteligjences
-Inteligjence-djallezi e ndyre mendimesh
-Inteligjence-shpirt te paster,pa djallezi.
P.S. Ajrori,ah,nese e ve ne kete prizem une duhet te kem kujdes dhe nga babi,nga gjyshi,nga...pasi dhe njerin nga ato,po mos te ishin njerez te familjes time do i martoja direkt
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|