Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Rilindja Kombetare Shqipetare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Rilindja Kombetare Shqipetare

Me shembjen e pashallqeve shqipetare nisi nje periudhe qe njihet me emrin Rilindja Kombetare Shqipetare. Mori kete emer per nder te njerezve qe me pushke e pene u perpoqen per ti kthyer kombit shqiptar lavdine si ne kohen e Skenderbeut. Rilindja nisi me vitet '30 te shekullit XIX dhe mbaron me shpalljen e Panvarsise se Shqiperise. Detyrat kryesore ishin mbrojtja e teresise se tokave shqipetare nga qellimet aneksioniste te shteteve fqinje dhe krijimi i shtetit kombetar shqipetar, zhvillimi i arsimit dhe i kultures.
Fillimet e rilindjes perkuan me zbatimin e nje vargu reformash. Me to sulltani synonte te ndertonte nje shtet modern te fuqishem. Reformat e viteve '30 preken fushen administrative, ushtarake, financiare e gjyqsore. Sulltan Murati i II zhduku karakterin ushtarak te shtetit. U nda pushteti civil nga ai ushtarak. U krijua nje administrat shteterore e centralizuar.Reforma ushtarake synonte krijimin e nje ushtrie te rregullt me roge.
Ne kuadrin e ketyre reformave ne shqiperi, nepunesit shqipetar u zevendesuan me nepunes qe nuk e njihnin gjuhen dhe zakonet tona. Mbi shqipetaret u vendos zgjedha e drejte per drejt e sundimit te huaj. Sami Frasheri e quajti kete nje nenshtrim te ri te shqiperise.
Reformat u priten me nje qendrese te vendosur. Ne vitin 1833 kruengritjet shperthyen ne te gjithe vendin. Nje vit me vone u organizua nje kryengritje e pergjithshme. Kjo filloj ne Berat. Kryengritja u perhap gati ne te gjithe shqiperine e jugut. U krijua beslidhja politike me ne krue Abaz bej Lushnjen.
Kryengritja shpertheu ne mjaft vise te tjera shqipetare. Me 3nentor 1839 u shpall dekreti i sulltanit. Atje shpallej paprekshmeria e jetes, e nderit dhe e pasurise per te gjithe nenshtetasit pa dallim feje dhe ideje. Me kete dekret nisi zbatimi i reformave te Tanzimatit. Tanzimati perfshin vitet 1839-1870.
Keto reforma nuk i njohen shqipetaret si nje komb me vete.
Zbatimi i reformave te tanzimatit shkaktuan shume pakenaqsi dhe ne vitin 1843 ngriten krye banoret e kosoves. Kjo kryengritje u perhap edhe ne Rafshin e Dukagjinit e ne Maqedonine Perendimore, ne Diber e Mat.
Kryengritja me e madhe ishte ajo e vitit 1847 me qender ne Mesaplik te Vlores ku u mblodh dhe nje kuvend ku u krijua dhe beslidhja me emrin "Lidhja Kombetare shqipetare".
Kryengritja perfshiu Laberine, Mallakastren, Permetin dhe Camerine. Pas shume perpjekjesh kryengritja u shtyp.
Ne vitet 1850-1870 kryengritjet qene me te pakta, por ne keto vite kerkesa per nje shtet autonom u formua me mire dhe u mbeshtet nga Zef Jubani, Pashko Vasa etj.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2003 04:00
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė > Rilindja Kombetare Shqipetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.