Endri
Moderator
Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Shqiptarėt, sa pak kujdes pėr dhėmbėt
Cod. A28102004
Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët
Indeksi i kariesit (sëmundjes së dhëmbëve) tek shqiptarët është shumë i lartë, ndërkohë që kujdesi për mbajtjen dhe kontrollin e rregullt të gojës lë ende për të dëshiruar. Ky është një nga problemet që ka trajtuar konferenca e dhjetë kombëtare e stomatologjisë, e cila ka mbledhur dje stomatologë nga gjithë vendi. Sipas specialistëve, problemi i kariesit është një nga më të ndeshurit në vendin tonë, për kurimin dhe parandalimin e të cilit është e nevojshme të merren masa. Kështu, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë në këtë sektor, do të nisë së shpejti një projekt pilot, fillimisht në disa shkolla fillore e çerdhe të Tiranës, ku fëmijët do të marrin tableta për forcimin e dhëmbëve. Më pas, do të shihet mundësia për zgjerimin e projektit edhe në rrethe të tjera. Ndërkaq, është theksuar edhe shtimi pa masë i këtij shërbimi, mjerisht në mënyrë joharmonike në vend. Sipas statistikave numërohet një dentist për 300 shqiptarë, ndërkohë që në vendet e tjera numërohet një dentist për 1000-1600 banorë. Shtimi i klinikave dentare dhe përqëndrimi në Tiranë, vazhdon të mbetet problem, ndërkohë që veri e verilindja cilësohen si vende me mungesë të theksuar të këtij shërbimi. Gjithsej numërohen 1000 klinika të licensuara, 200 prej të cilave vitin e shkuar.
---
Te njejten gje vura re dhe une tek shume shqiptare ne shqiperi.
Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 22:45
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|