NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
limitet e rritjes se kancerit dhe koncepti i angjogjenezes
Cod. A05122005
normalisht nuk eshte i gjithe kanceri qe dyfishohet dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe shpjegon pse nuk arrin dimensione "gjigandeske".si gjithmone qe te ndodhe nje ndarje duhet te jete e mundur qe qeliza qe duhet te ndahet te kete nje furnizim te mire me substance si dhe me oksigjen...me nje fjale te kete nje funrnizim te mire me gjak.ne nje kancer vetem rreth 10% e qelizave ndahen(eshte ajo pjese qe quhet stroma e kancerit nese nuk gabohem) kurse pjesa tjeter ose qendorjne ne heshtje ose vdesin dhe kjo shpjegon edhe pse ne qender gjen qeliza te vdekura...per faktin se ketyre qelizave duke qene se kanceri zmadhohet nuk i arrin me nje furnizim i mire gjaku dhe vdesin ose me ane te apoptozes ose me nekroze...kur vdesin me kete te dyten ndodh qe shkaterrohen edhe qeliza qe jane afer dhe nder to edhe qeliza qe bejne pjese ne kapilaret e gjakut dhe si pasoje mund te kete nje dalje te gjakut i cili ne kontakt me substanca te ndryshme mpikset duke formuar ato qe quhen trombe (ishallah osh illoj termi ne shqip )...nje nder tentativat e para qe ben kanceri qe te mbaje sa me shume qeliza te gjalla eshte te stimuloje angjogjenezen,pra formimin e kapilareve te gjakut dhe ne fakt kjo eshte nje nga principet ku bazohet angjografia kur behet kerkim i nje kanceri...dmth do gjehet nje zone ku ka shume kapilare dhe te cilet jane vendosur ne nje menyre te crregullt...jane bere shume tentativa duke u bazuar ne mendimin qe te bllokosh keto arterie a kapilare mund te arrish te ndalesh rritjen e kancerit por gjithmone kjo varet edhe nga zona ku formohet kanceri...
per angjogjenezen do te flas edhe me gjere sepse eshte nje faktor shume i rendesishem per zhvillimin e kancerit...tjeter gje qe duhet te permend eshte edhe fakti qe perderisa qelizat e kancerit ndahen ne menyre te shpejte dhe kjo ndarje kerkon shume substanca nutritive,ne fund od te kemi qe nje pjese e mire e ketyre substancave nuk harxhohet nga trupi por nga kanceri dhe kjo con ne ate humbje te peshes qe shume paciente tregojne gjate nje vizite mjeksore ose kur behet nje anamnese (mbledhje informacionesh nga familja,personi,simptomat...me pak fjale te gjitha ato gjera qe mund te te drejtojne drejt nje dyshimi qe pastasj do te vleresohet me analiza)...pacienti thote qe ka humbur 6-10 kile per 6 muaj...ne disa raste edhe me shume (gjithmone mos harroni se gjithcka varet nga tipi,madhesia e kancerit dhe nga shkalla e tij e zhvillimit,sepse nje kancer beninj nuk do te jape nje humbje kaq te madhe etj)...vazhdon
me pak fjale po ta vini re ketu po dalin pak a shume se cfare perfaqson secila simptome qe tregon nje person qe mund te kete nje kancer dhe se cfare kuptimi ka ajo nga ana fiziopatologjike...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:14
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|