Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > 100.000 civile irakene te vrare qe me fillimin e luftes: STUDIM
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

100.000 civile irakene te vrare qe me fillimin e luftes: STUDIM

Londër, 29 tetor. Mëse 100.000 civilë irakenë – gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë – kanë humbur jetën që prej fillimit të sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndaj Irakut në Mars të vitit 2003, sipas një studimi të botuar nga një e përjavshme e rëndësishme britanike.

Studimi, bazuar mbi intervista në shtëpitë irakene dhe në një analizim të të dhënave, është realizuar nga ekspertë të Shkollës për Shëndetin Publik Xhon Hopkins në Baltimore të shtetit Meriland.



“Duke qenë shumë konservativë në hamendjet tona, ne mendojmë që mëse 100.000 vdekje, ose më shumë, kanë ndodhur që prej sulmit ndaj Irakut në mars të vitit të shkuar”, u shprehën ekspertët.

“Dhuna ishte shkaku kryesor për numrin më të madh të vdekjeve dhe bombardimet ajrore nga forcat e koalicionit për vdekjet më të dhunshme.”

Shifrat e paraqitura janë të bazuara mbi të të dhëna të marra nga 988 shtëpi të përzgjedhura në 33 lagje në qytete të ndryshme në Irak, sipas AFP-së.
Studimi gjeti se më shumë se gjysma e atyre që humbën jetën ishin gra dhe fëmijë të mbetur të vrarë gjatë bombardimeve ajrore.



Dështimi në numërimin e viktimave

Studimi kritikon ashpërsisht dështimin e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në numërimin e viktimave irakene, ndërkohë që mban një listë të saktë të emrave të ushtarëve të saj të vrarë qysh prej fillimit të sulmit ndaj njërit prej vendeve më të pasur në rezerva natyrore.

Demaskon në mënyrë të drejtpërdrejtë gjeneralin amerikan Tomi Franks për fjalët tepër të cituara të tij që, “ne nuk i numërojmë trupat”.

Studiuesit përmendën gjithashtu se Konventa e Gjenevës obligon forcat pushtuese që të mbrojnë popullatën civile, dhe shtojnë se fakti që më shumë se gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga ata janë gra dhe fëmijë është “vërtet për t’u preokupuar”.

Teksa Shtetet e Bashkuara deklarojnë që numri i ushtarëve të tyre të vrarë në Irak arriti 1000, irakenët kërkojnë të dinë arsyen që pse fare pak ose aspak vëmendje nuk i është kushtuar numërimit të viktimave të tyre, që janë në një numër shumë më të madh por të harruara.

Shifrat e reja janë janë krejt të ndryshme nga vlerësimet e mëparme që llogarisin se vdekjet mes civilëve irakenë nuk i kalojnë 10.000 viktima.

Vetë studiuesit pranojnë, sidoqoftë, se metoda e përllogaritjes nga një model “nuk mund të ketë paraqitur tërësisht numrin e madh të vdekjeve në Irak”.

Studiuesit punësuan 7 antarë irakenë në grup të cilët do të vinin në rrezik edhe jetën e tyre madje, për të intervistuar familjet lidhur me vdekjet që kishin ndodhur që nga muaji janar i vitit 2002 e gjer në mars të vitit 2003, dhe që nga marsi 2003 gjer në shtator 2004, citon e përditshma britanike Independent.

“Në 988 shtëpitë e vizituara, të cilat ishin përzgjedhur rastësisht, kishte 46 vdekje në 14 muaj e gjysëm përpara sulmit dhe 142 vdekje në 17 muaj e gjysëm pas sulmit.”

Nga 142 vdekjet, gjysma (73) ishin të shkaktuara nga dhuna. Më shumë se dy të tretat e këtyre vdekjeve të dhunshme (52), kanë ndodhur në Falluxha, skenë e luftimeve më të ashpra”, sipas po kësaj të përditshmeje.

Studiuesit thanë se kjo e bën Falluxhën një “rast të veçantë statistikor” dhe që nuk mund të merret si model për të gjithë Irakun. Kështu që e përjashtuan nga përllogaritjet e tyre.
Nëse Falluxha përjashtohet pra, nga llogaritjet, vlera e përgjithshme e viktimave në mbarë vendin bie vetëm pak nën 100.000 mijë të tillë, saktësisht 98.000. Nëse përfshihet në numërime, numri i viktimave mund të shkojë gjer në 200.000 mijë afërsisht, edhe pse studiuesit theksojnë se ekziston “një pasiguri e konsiderueshme” në përllogaritjet e tyre.



Reagime të furishme

Shifrat shkaktuan reagime të furishme në Westminster.
Clare Short, ish-ministre në kabinetin qeveritar e cila dha dorëheqjen për shkak se nuk ishte dakort për sulmin në Irak, pohoi, “Është me të vërtetë tmerruese. Kur do të pushojë Toni Bler së thëni se gjithçka po ndodh që kur ka ikur Sadami është në të mirë të popullit të Irakut? Edhe sa jetë të tjera duhet të humben?”

“Nuk është për t’u habitur, që me këto shifra tragjike të viktimave, rezistenca ndaj pushtimit është gjithnjë në rritje,” citohet Short në të përditshmen Independent të ditës së premte, 29 tetor.

“Për numërimin e viktimave të gjithë jemi bazuar në raportimet e mediave. Këto shifra qartësisht që janë më të vogla se ç’ndodh në realitet, por tani del se ka qenë një zvogëlim tepër i madh, i papranueshëm. Është e frikshme. Toni Bler flet thjeshtësueshëm rreth gjërave që shkojnë mbarë në Irak. Këot shifra vërtetojnë se gjithçka është një iluzion”, tha ajo.

Analistë britanikë u shprehën se sulmi mbi Falluxha pritet që të intensifikohet pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara 2 nëntor, gjë që do ta rrisë edhe më shumë numrin e viktimave mes civilëve, sipas së përditshmes.

Alan Simpson, një antar i Puna kundra Luftës, pohoi, “Këtë shkallë vrasjesh dhe vdekshmërie Iraku nuk e ka ndeshur që nga lufta me Iranin. Kur arrin një pikë të caktuar, vrasja e civilëve në emër të paqes duhet të konsiderohet një krim lufte. E gjithë kjo nuk është çështje indiference por kriminaliteti. Këto shifra janë lemerisëse, por është një skandal përpara të cilit bota qëndron e heshtur.”

Zëdhënësi i koalicionit Ndal Luftës citohet nga e përditshmja duke thënë, “Numri i të vdekurve i tejkalon edhe frikërat tona më të këqija. Është vërtetuar tashmë se kjo luftë është e paligjshme dhe e bazuar mbi gënjeshtra. Ajo është bërë një nga më të përgjakshmet e kohëve moderne. Duhet t’i tërheqim një orë e më parë trupat tonë dhe t’i lejojmë irakenët të qeverisin vendin e tyre.”

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kishin ndërtuar çështjen për sulm ndaj Irakut mbi pretendimet se kishte armë të shkatërrimit në masë, prej të cilave asgjë nuk është gjetur në asnjë prej vendeve arabe.

Kjo bëri që të lindin dyshime se sulmi ndaj Irakut – që është vendi i dytë në botë për nga rezervat e naftës – është bazuar mbi pretekse të gënjeshtërta.
Sekretari i Jashtëm britanik Xhek Strou, pas botimit të studimit për numrin e viktimave, tha se qeveria e tij “do ta shqyrtonte studimin shumë seriozisht”.

“Me të vërtetë që këto shifra janë tepër të larta”, i tha ai BBC-së.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2004 18:35
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Bilanci i luftes ne Irak

Tejet tragjik... une mund te them pa frike, se eshte nje lufte e nje kostoje tejet te larte ne jete te pafajshme...

Modifikuar nga erzeni_be datė 21/12/2004 ora 16:41

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2004 16:23
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > 100.000 civile irakene te vrare qe me fillimin e luftes: STUDIM

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.