Engjell_me_kthetra
Anetar i ri
Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23
|
"Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI
Po sjell ketu, poezi te shkeputura prej librit: "Imazhet kane ftohte" te poetes Suzana Zisi.
Eshte libri i saj i dyte.
Poezite e librit te saj te pare: "E bardha eshte pak", ju i keni lexuar ketu te sjella prej Indritit.
Ju uroj lexim te kendshem.
JAM PO AJO BEBE
U linda të martën.
Ora 02.
Përballë teje
dhe një planeti të panjohur.
Unë-satelit-dhimbjesh,
ndiej gërricje dhe therje
të ngarkuara me shekuj,
minuta,
sekonda,
gdhendur prej teje në testamentin gri,
në trupin e lebrosur nga vitet,
bardhë-kuq-verdhë e zi.
Ende smë ke njohur?
Kam ndërruar pelenat, jo fytyrën.
Prekmë përsëri
si dikur,
kur Muzat mi lëshove të kafshonin të uritura.
Skicoje përsëri buzëqeshjen,
tashmë mes rrudhave të lehta,
që përpijnë sa mundin
milimetrat - kilometra të lëkurës sime.
Planetin që fle brenda trupit të irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj në skenën e asgjësë, rolin e të habiturës.
Jam po ajo bebe
Tashmë, më e mençur me çmendurira,
më e varfër me rini.
Luaj më mirë tragjedinë e radhës
dhe lërmë të vdes në rolin tim të martires,
zgjedhur në akropolin e perëndive te mëshirës,
me të vetëshpallurën verbëri të mosqenies,
mes ëndrrave dhe pamundësisë
që mi servire ti në pjatën e mungesës.
Po gdhin e mërkurë.
Qeshu!!!
Jam unë ajo e pafajshmja e orës 02.
Ishte e martë si sot, të kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nën kurorën tënde,
si tani - kjo foshnjë e fantazisë sime
që do vdesë pas disa sekondash.
5
Mos mi ndaj sytë
4
....Më puth përsëri
3
Bekoje Muzën
2
..
Ma fal ylberin
1
.Oiiiiiiiiiiiiiiii
Dje ish e martë
Ora 02
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|