Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Kodi i nderit
Seksi im mbetet i fryre idiotesisht; kembengul qe bota ndjek llogjiken e tij dhe jo llogjiken time prej psikopati...
Tirana ngjan sot me nje qytet eksperimental. Nje qytet vrime qe do te sherbeje si dalje mbi toke, mbi varferine. Dhe prandaj ne ate vrime jane turrur te gjithe te dalin te paret mbi toke, te shikojne dritet e diellit pas hapjes se kapakut. Tashme punohet prej 15 vjetesh dhe shumica e shqiptareve thone se per Shqiperine do te benin gjithcka, megjithese ajo nuk kerkon ndonje te madhe prej nesh, perveç mirekuptimit. Teksa vizitoj pjeset e trupit dhe vrimen e Shqiperise shikoj grumbuj plehrash ne plazh. Dhe kjo me revolton. Ndermend sjell njerezit qe i kane hedhur dhe me vjen te shkruaj nje tabele te madhe: "Derra te ndyre, mos hidhni mbeturina sepse ndotni jeten tuaj". Por kete se bej dot. Pastaj takoj tim ate, i cili duhet te deshmoje ne nje proces gjyqesor, por nuk ka deshire ta beje sepse frikesohet nga politika. Ne Shqiperi mjafton qe mbiemri i dikujt te perkoje me ndonje personazh te krimit dhe gazetaret e mediave politike mund te bejne artikull sikur Filani ndihmon ne gjyq Fistekun. E atehere me vjen tu dergoj partive dhe gazetave perkatese nje email: "Zagare te Berishes dhe PD-se apo te Nanos dhe PS-se, mjaft shkaterruat shtetin me sjelljet tuaja oportuniste. Keni kaq vjet qe lepini ***** dhe krijoni fantazma qe te frikesoni njerezit, keni kaq vjet qe pergojoni njerez te pafajshem. Nuk e kuptoni se jeni kriminelet me te rafinuar te kombit shqiptar? Dhe ju intelektuale te pavarur, mjaft u shtiret neper televizione sikur nuk merreni me parti dhe pastaj kantidoni me partite e medha. Jam i lodhur me refrenin tuaj idiotesk se po kantidoni nen siglen e asaj partie sa per te patur mbeshtetje. Nuk e kuptoni qe po mbani gjalle kurvat plake te epokes se komunizmit: PD-ne dhe PS-ne?"
Marr makinen dhe dal rrugeve. Ketu acarohem nga mos-respekti i shofereve. Njerit i flas ashper, por me pergjigjet nervoz: "Une eci si te dua". Keshtu me vjen ne mend nje shok qe jeton ne kete pus, i cili thote se "ne Shqiperi duhet te besh tre vrasje gjate dites qe te bjere shpirti rehat e te flesh i qete ne darke". Natyrisht qe ai se ka provuar si eshte te te bjere shpirti rehat, as une se kam provuar. Keshtu qe vazhdoj te eci rruges dhe kuptoj se rrethohem nga kafshe te llojeve te ndryshme. Kafshe trafiku, qe te presin rrugen dhe te perplasin; kafshe rruge, qe vjedhin kapaket e pusetave pa menduar se do shkaterrojne makina dhe jete njerezish; kafshe lokalesh, qe shkojne neper lokalet e bregdetit me ndonje dashnore dhe i flasin kamarierit me ton fyes; derra plazhi, qe hane, lahen, qeshin dhe dhjesin ne te njejtin vend; zagare politike, qe popullojne redaksite e gazetave apo zyrat e kryetareve; majmune gjuhesore, qe kopjojne fjalet e huaja dhe i perdorin per tu dukur me "trendy"; lepuj biznesmene, qe jane gati te mohojne edhe ekzistencen e tyre per te kapur tenderin e fundit; etj etj.
Pastaj...
Hap televizorin dhe degjoj si hapen 3 parti brenda 7 diteve. Njera arrin te dale nga ambjentet fetare dhe kryetari i saj guxon te thote se "myslimanet duhet te mbrojne interesat e tyre ne parlament". Si kunderpergjigje edhe shoqata e Agro-Biznesit hap parti. Thirrjen e OSBE-se per mos perzjerjen e biznesit ne politike kryetari i kesaj shoqate e hedh poshte me pretendimin se biznesi i tij duhet te perfaqsohet ne parlament. Nuk ka rendesi se cfare ka eksperimentuar perendimi me pare, nuk ka rendesi "konflikti i interesave". Nuk ka rendesi as si funksionon demokracia. Agro-biznesit nuk i intereson kjo. Rendesi ka qe cdo parti zorraxhinjsh ti afrohet sa me shume pushtetit. Me cdo kusht. Qofte edhe me nje deputet te vetem, qofte edhe me asnje. Nga vrima e Tiranes duan te kalojne te gjitha kafshet e spektrit zoologjik. Myslimane, greke, biznesmene, komuniste, politikane, komshinj, tenore, blektore, barinj, qafire etj.
Keto kafshe shkojne neper emisione dhe nuk pyesin perse jane ftuar, por shpalosin fjalimet e tyre si makina te programuara. Spikeret luftojne qe te bejne emisione mbi nje tematike te caktuar, por kafshet qe merren me politike nuk duan.
E keshtu na duhet te paguajme cdo dite haraçin e kesaj mbijetese (Fatos Kongoli).
Dikur pranonim te kalonim ne tranzicion, te pershkonim nje faze prej fetusi qe do te pillte nje qenie autonome shqiptare. Ceshtja eshte se gjendja prej fetusi nuk mund te vazhdoje pambarimisht. Fetusi njerezor ka nje jetegjatesi e shumta nente muaj. Me pas duhet te gjeje nje zgjidhje. Dhe ja zgjidhja qe gjeten shqiptaret: te sulen drejt parlamentit me parti dhe programe. Cdo personazh ka hapur partine e vet. Mjafon te zgjedhesh skllav i kujt personazhi deshiron te behesh. Ose me sakte, cila rruge te con drejt imunitetit parlamentar me kollaj (mund dhe te hapesh parti tenden). Dhe pervec imunitetit pushteti jep edhe "sex-appeal". Mesa duket po qendrove larg politikes mbetesh pa pushtet dhe nje mashkull pa pushtet, edhe sikur seksi i tij t'i tejkaloje permasat optimale, ne kuptim te gjatesise, sasise dhe cilesise se spermes, nuk eshte ne gjendje te ngope ca orekse te tjera te femres, qe duket qenkan me te fuqishme se orekset seksuale.
Ndermend me vijne vargjet e nje kenge te grupit Mister:
Behen gati luget
Garuzhdet behen gati
Rripat te lirohen
Qe barqet te mos plasin
Rrofte buka, rrofte supa
Rrofte kazani dhe tigani
Hani njerez, hani hani.
Miqte e mi.
Ne ate vrime qe quhet Tirane per here te pare eksperimentohen lirite seksuale, tradhetite dhe zhveshjet. Por kam frike se epshet dhe lirite e verteta mbulohen nga nje mode e ftohte tradhetish pa llogjike. Mos valle Tirana eshte thjesht nje qytet i rremujshem qe ofron mjegullen e duhur per te shfryre babezite seksuale? Mos valle njerezit nuk i kryejne tradhetite se kane nje mentalitet te hapur, por sepse thjesht i jepet mundesia per here te pare te jene te lire ne veprime? Kjo pyetje do nje pergjigje qe une se jap dot tani per tani.
Dje takova nje shok. E pyeta si shkonte shitja e librit qe kishte perkthyer. Ishte libri i dyte qe perkthente nga i njejti autor, por shitjet s'kishin ecur si me te parin. Kam nje ide pse nuk ka ecur mire libri i dyte, me tha. Titulli kryesor ka nje nentitull poshte: "Seks, pasion, fantazi". Ka shume adoleshente qe do kishin probleme nese prindet shikonin se po lexon nje liber me ate nentitull. Spjegimi ishte i befasishem dhe krejt i mundur. Keshtu kuptoj se lirite e deklaruara fshehin pas sketerrat seksuale qe vazhdojne te mbeten tabu. Prinderit vazhdojne te lejojne femijet e lire vetem nese seksit i thuhet "fejese".
Dhe se fundi, nga nje liber i Fatos Kongolit me terhoqi vemendjen edhe nje kuriozitet. Nder dyqind parimet e kodit te nderit te nje mafiozi, te parin rendiste: mos ju drejto kurre me ju askujt. Dhe te dytin: mos i kerko falje kurre, askujt. Me duhet te them se kultura shqiptare mund t'i zbatoje keto parime pa shume veshtiresi...
Lexohemi neser
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|