Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Muri qė ndan Haradinajn dhe Millosheviē nė Hagė Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Muri qė ndan Haradinajn dhe Millosheviē nė Hagė

Nga Albri Brahusha


Dy armiq të përbetuar, që kanë luftuar kundër njëri-tjetrit, që janë urryer për vdekje, gjenden tashmë bashkë në të njëjtin qytet, në të njëjtën godinë, i ndan një mur dhe hanë të njëjtën supë, supën e burgut të Hagës. Ramush Haradinaj dhe Sllobodan Millosheviç. Por vlen për tu theksuar se ndërsa për të kapur Millosheviçin u desh këmbëngulja e Europës dhe e trupave policore serbe, Haradinaj si një Gjergj Elez Ali i vërtetë, dorëzohet si burrat, hip në avionin gjerman të NATO-s duke i kursyer kështu Hagës edhe biletën.
Beogradit duhet ta kete parë këtë si farsë kur avioni ushtarak gjerman është ngritur nga aeroporti i Prishtinës, dhe radarët serbë do të kenë shpresuar mos busulla e avionit ishte drejtuar nga Amerika. Por jo, piloti është gjerman strikt dhe po drejtohet në veriperëndim të Europës, ka shumë mundësi drejt Hagës. Ndërkohë lajmi është përhapur në të gjithë Europën, roja e burgut të Hagës merr si përditë gazetat dhe i dërgon nëpër qeli. Millosheviçi i akuzuari për të gjitha krimet e luftës në Ballkan, i sëmurë me zemër merr gazetën në dorë dhe sheh titujt kryesorë.

Haradinaj, një ish-luftëtar i UÇK dhe tashmë ish-kryministër shqiptar i Kosovës, i vetëdorëzohet gjykatës ndërkombëtare. Një fluks gjaku i përhapet me shpejtësi në të gjithë trupin. Një ndjesi ankthi e përzier me gëzim. Nuk mbërrin ta kuptojë a është lajm i mirë apo i keq… Shqiptarët mendon mund ti kenë të gjitha veset, por vesi i tyre më i keq, është krenaria. Ndoshta është koha të thërrasë doktorin.
Ndërkohë që avioni gjerman fluturon mbi alpe Haradinaj kujton kohën, kur u plagos tre herë malesh, kur iu vranë dy vëllezër dhe dhjetëra miq duke luftuar kundër Millosheviçit dhe ushtrisë së tij të inatosur gjer në dhëmbë. Pastaj pavarësia dhe emërimi kryeministër. Avioni ulet në aeroport dhe rrotat që prekin tokën i presin kujtimet. Haradinaj do shkojë me këmbët e veta në një qeli me xhelatin e tij, Sllobodan Millosheviçin. I akuzuar për krime lufte nga Beogradi ndihet hero dhe viktimë, viktimë dhe hero. I vetëm. I pambrojtur, por i bindur se çdo hap drejt qelisë së Hagës është një hap drejt pavarësisë së Kosovës. Ora dy e gjysëm e drekës e datës 9 mars 2005. Haradinaj hyn në dhomat e paraburigimit me një buzëqeshje të lehtë.
Duket sikur në Ballkan "fuçia e barutit" është zbrazur, luftra, lotë dhe gjak. Dhe Europa ka kohë që pyet: Me çfarë duhet ta mbushim këtë "fuci" të zbrazur? E gjithnjë kur ka luftë ka edhe luftëtarë, e gjithmonë kur lufta mbaron luftëtarët mbesin pa punë.
Kur Çurçill thoshte se Ballkani prodhon histori më shumë se sa mundet konsumojë ndoshta kishte të drejtë në fakt në Ballkan ka heronj më tepër se sa nevojiten. Në kohë paqeje hyjnë në lojë tregtarët, dhe nis shitblerja e heronjve, Ballkani shet heronj që blihen nga Europa. Por sigurisht që heronjtë nuk janë të gjithë njëlloj, ka nga ata që janë fanatikë si kryqtarët në mesjetë ka të tjerë që nuk dezertojnë në luftë por dorëzohen në paqe.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 19:48
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

KURBAN I SERBISĖ APO I PAVARĖSISĖ?

Nga Mentor KIKIA


Ndërsa Haradinaj njoftonte dorëheqjen për t'u nisur drejt Hagës, në Tiranë sundonte një qetësi e pakuptimtë. Politikanët dhe diplomacia shqiptare shënuan heshtjen më të pafalshme në historinë epas luftës në Kosovë. Reagimi i zëdhënësit të qëverisë dhe një përshëndetje e kryetarit të LSI-së, të nesërmen e dorëheqjes, nuk mjaftojnë për një ngjarje politike kaq të madhe. Ramushi nuk ishte thjeshtë njëri prej djemve të fisit Haradinaj që udhëhoqën luftën kundër serbëve. Ai ishte kryeministri i Kosovës, i pari pas zgjedhjeve më serioze që ishin zhvilluar ndonjëherë në historinë e vjetër dhe të re të Kosovës. Udhëtimi i Haradinajt për në Hagë është padyshim një pikë e rëndësishme në historinë e Kosovës, efektet e së cilës do të ndjehen një ditë. Në një kohë kur prokurorja e Hagës kërkon me këmbëngulje dorëzimin e kriminelëve sërbë, të cilët ideuan dhe zbatuan masakrën më të egër në globin tone që pas Luftës së Dytë Botërore, Haradinaj tregoi se shqiptarët janë të gatshëm që, edhe nga llogorja e viktimave, të japin llogari për krimet e një kohe lufte për mbijetesë. Të mësuar me dështimin e operacioneve për kapjen e kriminelëve serbe në pyjet e Bosnjes, rrugëtimi I haradinajt ishte vërtet i rrallë. Nuk ishte parë kurrë më parë që një "kriminel" lufte të nisej drejt gjyqit me çantë në dorë dhe i përcjellë në aeroport nga qindra njerëz që e ngushëllonin dhe falenderonin në heshtje. Edhe pse përfaqësues i një populli që përpëlitej në pragun e shfarosjes, Haradinaj është gjithësesi i gatshëm për të qenë kurban i drejtësisë ndërkombëtare. Por në këmbim të çfarë? Këtu lindin një sërë pikëpyetjesh. A është ky haraçi që duhet paguar për ti hapur rrugën debatit final për pavarësinë e Kosovës, apo Haga plotësoi një tekë të serbëve, duke rikonfiormuar edhe një herë konservatorizimin evropian dhe mëshirimin e përhershëm ndaj Serbisë. Për këtë arsye, edhe pse me zërin e mekur, politika dhe diplomacia shqiptare nuk mund të heshtin.
Serbët janë në një pozicion aspak të denjë tashmë, kur statusi i Kosovës është gatuar në kushinën e diplomacis ndërkombëtare, por që askush nuk po guxon ta fusë në menu. Me një tufë kriminelësh që mbrohen me fanatizëm, ata shfrytëzojnë pa fund resurset e tyre italo-frenge për të bërë presion ndërkombëtar për dorëzimin e "kriminelëve" shqiptarë. Ndoshta nuk është rastësi që edhe Del Ponte është pikërisht më origjinë italo-frënge dhe lajmi për akuzën ndaj Haradinajt u botua së pari në një gazetë prestigjoze franceze. Në një kohë që shqiptarët ishin vënë para gijotinës, padyshim që ata nuk mendonin zonjën Del Ponte, por mbijetesën. Dhe në një luftë, mbijetesë do të thotë të vrasësh para se të të vrasin. E megjithatë Haradinaj shkoi në Hagë ndërsa politikanët shqiptarë nuk duhet të merren vetëm me gardhet e tyre elektorale.
Serbët ia dolën mbanë ta shpërngulin topin e tyre në Fushë-Kosovë. Ata i ngritën kancelaritë në këmbë për ndëshkimin e shqiptarëve dhe tashmë bota do të merret me vullnetarin Haradinaj duke lënë në harresë kriminelët e tipit Karaxhic, qoftë edhe për një farë kohe. Politika serbe e shfrytëzoi më së miri Haradinajn kryeministër, duke mos reshtuar së akuzuari. Ndërsa politika shqiptare dhe kosovare harroi të përsërisë kërkesën për dërgimin në burg të atyre që e dogjën dhe e masakruan Kosovën. Shumë shpejt politikanët kosovarë i harruan të vrarët dhe iu turrëm pushtetit pa pushtet me egërsi. Nderkohë që këtij kufirit, lufta e brendshme politike ka fshirë me kohë çështjen kombëtare. Pavarësia e Kosovës nuk është më cështje armësh, por çështje diplomacie. Edhe pse kundër dëshirës së tij, Haradinaj u ka dhënë politikanëve një armë të fortë e cila duhet shfrytëzuar. Shqiptarët e bënë kurbanin e pavarësisë dhe tashmë duhet ta kërkojnë atë. Qoftë edhe formalisht, për të treguar se nuk kënaqen me çfarë tu japin dhe kur tua japin të tjerët. Më shumë se kaq, dorëzimi i Haradinajt hap një kapitull të ri për politikën në Kosovë. Së pari korrierët serbë nuk kanë më se ç'telegrame të shpërndajnë nëpër Europë dhe së dyti, ai bëhet një mësim i madh për politikanët e UÇK-së. Ata që bënë luftën duhet të qëndrojnë në prapaskenë, të paktën derisa të mbyllen disa kapituj të historisë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 19:49
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Jane dy artikuj per mua sencancional. Artikulli i dyte eshte teper i arrire ne kuptimin per te vene ne dukje rrolin negativ qe po mban Shteti Shqiptar e qe ka mbajtur keto 5dekatat e fundit ndaj Kosoves. Ne nje kohe kur politikanet tane duhet t'i perballen krah per krah me vellezerit kosovar kesaj aktakuze dhe goditjeje ndaj Kosoves, nga Shqiperia s'del asgje vec heshtje. Vertete t'na interesoka kaq pak Kosova?! Eshte per te t'ardhur keq qe qeverisemi nga nje klan, i cili s'mendon me as per ardhmerine e shqiptareve te trevave te saj, te gjithe te quajtur bij e bija Shqiptarie, por vetem per fuqine e karriges qe kane nen mendere dhe per peshen e xhepit te tyre. Haradinaj tregoi paster se burra te tille i duhen nje shteti te ec perpara, por te mirin e cykin te gjithe. Veprimi dhe deklarata e Haradinaj eshte per tu mbajtur ne histori sepse histori do beje. Shqiperia hesht, ashtu heshtin dhe shqiptaret... ku shkuan ato gjakra te nxehta te zemres se ballkanit? Personalisht çeshtja e Haradinaj me ka prekur dhe me ka bere te kuptoj, qe Evropa nuk na do asnjehere te miren dhe kjo eshte nje tjeter venie teatrale e llogaritur mire nga nje trupe aktoresh serb. Le te shpresojme qe drejtesia do e tregoj kush eshte Haradinaj, n.q.se kete mund ta quajme drejtesi...?!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 01:28
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vlora123
Anetar i ri

Regjistruar: 16/05/2004
Vendbanimi: Earth
Mesazhe: 18

Nuk eshte se Shteti Shqiptare nuk do ta dije se cfare ndodh ne Kosove, apo per Shqipterat e Kosoves. Arsyeja eshte se forcat e jashtme, qe ndikojne mbi te, shtetet qe i ofrojne ndihma dhe borxhe jane ato shtete qe kontrollojne gjyqin, dmth eshte qe te shkaterrejo doren qe e ushqen, dicka e tille eshte vetevrasje.

Ky eshte mendimi im te pakten.

__________________
You only have one life, live it to the fullest.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 18:27
vlora123 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vlora123 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vlora123 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vlora123 Shto vlora123 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vlora123 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

heshtja eshte gabim

Per mendimin tim qeveria shqipetare duhet te prononcohet per ngjarjet ne fjale , eshte gabim te heshtesh para kesaj tragjedie, jo se mendoj se ka shume ne dore , por duhet te tregoje ku pozicionohet dhe te tregoje qe populli shqipetar eshte teper i indinjuar nga kjo strategji .

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 10:19
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lozonjare
AKULLTHYESE

Regjistruar: 24/02/2004
Vendbanimi: Tek shpirti im.....
Mesazhe: 375

Re: heshtja eshte gabim

Gjithashtu edhe per mendimin tim..heshtja eshte gabim..Nuk mund te gjykohen heronjet qe luftuan dhe sakrifikuan edhe familjet e tyre..tani ndodhen perkrahe kriminelit ...bastardit me te madhe ne historin e Evropes..mund te them edhe ne histron e botes.
Pse duhet qe shqiptaret te japin llogarin para hages...te ulen nen akuzat e njejta me Milloshevicin?Ndiqeni me vemendje gjyqin e hages...me shume ka te akuzaur shqipater se serb..ndoshta Karla Del Ponto eshte anti shqiptare?Apo me te vertet akt akuzat e tyre jane te verteta?Apo akoma Evropa po degjon fjalen e Serbise dhe te beogradit???



Heshtja s duhet pranuar ne asnje menyre...sepse nuk e meritojne te denuarit tane qe ndodhen apo qe priten te denohem..qe ne te heshtim per to...Nuk duhet ta bejme kete gje....HESHTJA ESHTE GABIM........

__________________
Nje zemer e mbushur me dashuri....zgjon nga gjumi miliona zemra te fjetura.........
Nje mendje e mbushur me dituri..cliron nga erresia,miliona mendje te errta....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 21:13
Lozonjare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lozonjare Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lozonjare (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lozonjare Shto Lozonjare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lozonjare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vlora123
Anetar i ri

Regjistruar: 16/05/2004
Vendbanimi: Earth
Mesazhe: 18

Heshtija gjithemone eshte gabim. Eshte e pare ne te gjitha rastet e botes, por arsyeja eshte se Shqiperia s'ka asgje ne dore dhe ta hapi gojen. Qeveria shqiptare nuk flet kur keqtrajtohen shtetasit e vete ne Greqi, kur shkelet toka shqiptare, etj, etj. Nga ana e politikes eshte vetvrasje dhe nga ana kombetare eshte gje shume e rende te mos flasesh per bashkatdhetare e tu. Gjyqi i Hages do te jete i "barabarte" ne syte e botes, dhe si gjithemone kombet e vogela e hane me teper. Une nuk mund te them se Haradinaj eshte i pafajsheme po nuk eshte i te njejtit standart me Milloshevic. Eshte e ditur mire nga te gjithe ata qe kane luftuar me UCKne qe kane bere krime kundrejt Romeve dhe serbeve. Te pakten me cfare kame lexuar dhe biseduar me njerez te tille.

Gjithe te mirat

__________________
You only have one life, live it to the fullest.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2005 22:47
vlora123 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vlora123 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vlora123 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vlora123 Shto vlora123 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vlora123 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

vlora 123

tribunali i hages eshte themeluar per te miren e njerzimit, e kam theksuar edhe te nje teme tjeter, dhe aty pa tjeter dikush duhet te denohet dhe nuk ka asnje mundesi qe te gjith te dalin te pa fajshem, sepse humb nderi i ketij tribunali.
nuk e di se ne c'kuptim e perdor shprehjen krime ndaj Romeve dhe Serbve.
Desha vetem te ta kujtoj se zona ku me se shumti ka Rome pas lufte eshte zona e Dukagjinit per te cilen zone ka qene pergjegjes Ramush Haradinaj.
dhe me qudite fakti e pse e perdor kete shprehje ende pa degjuar deshmin e liderit i Ashkalinjeve i cili ështe deshmitari i pare i mbrojtjes.

sa i perket krimeve ndaj serbeve, ashtu si nuk mund ta mohoj ne te njejten kohe nuk mund as a pohoj nje gje te till. Por mund te te them me pergjegjesi te plote se pjestaret e UCK-se nuk kan pas kohe te merren me Rome dhe Serb qe nuk i jan bashkangjitur njesiteve paramilitare serbe.

E thenm se nuk ka pas kohe UCk te meret me ta sepse ka paas nje detyre me te madhe, ka pas per detyre te i ruaj ata shqipetar qe nuk munden te dalin as ne Shqiperi as ne Maqedoni por ishin strehuar ne grykat e maleve dhe gjasonin sikur jetonin kohen e Gurit te pa gdhendur.
E di se eshte e lehte te shkruash ketu ne forum per nje ngjarje qe eshte degjuar sikur neper perrallat e gjyshes, mirpo te kemi kujdes se ata qe ne te vertet e kan jetuar ate mund te thyhen moralisht.

andaj ju kisha lutur qe kur te shkruajm diqka per ose kunder te kemi nje baze apo te theksojm prejardhjen e atij teksti.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2005 09:22
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vlora123
Anetar i ri

Regjistruar: 16/05/2004
Vendbanimi: Earth
Mesazhe: 18

Unforgivable:

Te them te drejten pergjigjia jote me cuditi sadopak. Dicka e tille eshte e ditur shume mire nga te gjithe. Une nuk e kam marre nje gje te tille nga "perrallate e gjyshes" po ne fakt kam punuar me Amensty International ne kohen e luftes dhe e di shume mire se cfare ka ndodhur. Une nuk thashe qe c'do person qe ka luftuar per UCKne ka vrare Rome apo Serbe, po nje gje e tille s'mund te mohohet. Persa i perket Gjyqit te Hages, apo International Criminal Court (ICC) jane te ngritur per te mbrojtur interesat e mbare kombeve po do ta kuptoshe shume shpejt qe asnjehere nje gje e tille nuk do ndodh. Athere e supozojme se Gjyqi Hages apo ICC apo dhe UN jane organizata me strukture te forte dhe te besueshme ne bote, athere pse nuk e ndaluan dote luften ne Irak, etj, etj.
Ky te pakten eshte opinioni im. Me falni qe jeni ofenduar.

Gjithe te mirat.

__________________
You only have one life, live it to the fullest.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2005 22:40
vlora123 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vlora123 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vlora123 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vlora123 Shto vlora123 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vlora123 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Orlock
Soul Rebel

Regjistruar: 18/03/2005
Vendbanimi: Suedi
Mesazhe: 46

[QUOTE]Po citoj ato që tha vlora123
[B]Nuk eshte se Shteti Shqiptare nuk do ta dije se cfare ndodh ne Kosove, apo per Shqipterat e Kosoves. Arsyeja eshte se forcat e jashtme, qe ndikojne mbi te, shtetet qe i ofrojne ndihma dhe borxhe jane ato shtete qe kontrollojne gjyqin, dmth eshte qe te shkaterrejo doren qe e ushqen, dicka e tille eshte vetevrasje.

Kështu mund të theksohet gjithmonë. As lufta kunder shkijeve nuk do të ishte nisur po të kishin munguar njerz që ndermarrin iniciativa të guximshme. Sipas teje ne Shqipëria nuk duhet të bëjë asgjë vetëm të qëndrojë vigjilent përballë një veprimi antishqiptarë. Shpresoj se diplomacia shqiptare nuk ka punëtorë të tillë në departamentet e veta se perndryshe vaj halli për të gjithë.
Pastaj ti thekson se janë bërë krime ndaj romve dhe shkijeve në Kosovë. Është e vërtet sa kanë ndodhur disa raste të tilla. Përderisa shifrat paraprake dhënë një shumë rreth 1000 shifrat serbe tregojnë për 13000. Në këtë mënyrë (duke mos e pranuar shifrat e vërteta) akuzohen edhe strukturat nderkombëtare nga serbët për anim nga shqiptarët. Kjo është diplomaci Vlora, jo heshtja, jo ngurrimi. Në cdo rast duhet të ketë vend për diplomaci të mencur që qelë rrugë. PRa nëse dikush nga ne shqiptarët shkon në Hagë atëherë duhet të përfitohet nga ai rast në një anë tjetër. Ashtu bëjnë shkijet. I qojnë disa kriminelë në Hagë, marrin ndihma nga strukturat nderkombëtare. Ndërsa te ne shqiptarët nuk ekziston ajo dhelpëri politike që është më se e domosdoshme në këtë johë. Ne i pranojmë atë që dtrukturat nderkombëtare pohojnë. Ajo kurrë nuk duhet pranuar perderisa nuk ka interes nacional.
Për ata edhe quhet politik e jashtme - reprezentimi i interesave të shtetit, dmth ku nuk ka interes mos ndihmo, ku ka futi hundet.

__________________
Memento Mori

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 22:23
Orlock nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orlock Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orlock (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orlock Shto Orlock nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orlock nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Muri qė ndan Haradinajn dhe Millosheviē nė Hagė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.