tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Nano firmos tė lėrė Kosovėn nėn Serbinė-Nga korrupsioni ekonomik,ne tradhti kombetare
Po postoj dy artikuj mbi seancen e djeshme ku njihet Jugosllavia si njesi territoriale dhe me Kosoven brenda saj nga Fatos Nano e qeveria e tij.
A mund te vazhdojme me praktiken NO COMENT pse vetem na indinjon nje veprim i tille i Qeverise se PS e Nanos,apo duhet te diskutojme gjere e gjate mbi gjendjen ne Kosove mbi te ardhmen e saj dhe si mund te ndihmoje politika Shqiptare per te arritur pavarsine e Kosoves dhe jo si ti vere shkopin nder rrota pavarsise se Kosoves.
Tresh
Nano firmos të lërë Kosovën nën Serbinë
nga Kleves Bitro
Kryeministri votoi dje njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, përfshirë edhe Kosovën brenda saj, në një miratim skandaloz të një neni antishqiptar. Pas Kretës dhe Lisbonës, Nano provokon sërish kombin, duke tradhtuar Kosovën
Nano provokon kombin shqiptar, me një votim antishqiptar në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme të qeverisë, gjatë orëve të mesditës. Skandali ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ku kryeministri Nano ka firmosur se njeh territorin jugosllav dhe Kosovën, si pjesë të Serbisë. Unioni Serbi-Mali i Zi njihet nga Shqipëria me terminologjinë "territor i Jugosllavisë", përfshirë këtu, edhe Kosovën. Marrëveshja është nënshkruar më 22 dhjetor të vitit 2004, nga ministri i Jashtëm Islami dhe ai i Serbisë, Drashkoviç e është përfshirë në mbledhjen e qeverisë, për miratim. Kjo, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Haradinaj nisej për në Hagë, qeveria shqiptare voton njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, duke përfshirë brenda saj, edhe Kosovën. Rreth mesditës, kabineti i drejtuar nga Nano ka patur në rend të ditës miratimin e një marrëveshjeje për heqjen e taksave të dyfishta me Unionin Serbi-Mali i Zi. Pikërisht në nenin 3 të marrëveshjes shpjegohet se, Unioni Serbi-Mali i Zi nënkupton territorin tërësor të Jugosllavisë, që përfshin edhe Kosovën. Marrëveshja po votohej, kur ndërhyrja energjike e ministrit Pandeli Majko, mbështetur nga ministri Xhafa, ka bërë që të debatohej rreth nenit antishqiptar. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Drejtësisë kanë pyetur kryeministrin, përse marrëveshja diskutohej në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe, përse në dokument nuk kishte referenca për rezolutën 1244 të OKB-së, nga qeveria shqiptare! Përgjigja juridike nga stafi i kryeministrit ka qenë se, marrëveshja është nënshkruar më parë nga ministri i Jashtëm, Kastriot Islami dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç. Nënshkrimi është bërë më 22 dhjetor 2004, kur Drashkoviç erdhi në Shqipëri dhe përdori gjithë terminologjinë e Sllobodan Milosheviçit për çeshtjet rajonale. Marrëveshja, tashmë është nënshkruar me terminologjinë skandaloze që është brenda saj, nuk ka më asnjë sekret që e mbron kryeministrin tonë, që pranon të ketë nene antishqiptare brenda marrëveshjes. Të gjendur para një skandali që ka ndodhur, tashmë anëtarët e kabinetit "Nano" janë tërhequr, duke bërë të mundur vetëm shtyrjen e miratimit të marrëveshjes. Por, marrëveshja e nënshkruar përbën një tjetër provë tragjike të qeverisë sonë antikombëtare, pasi Islami e Drashkoviç i kanë dhënë fuqi kësaj marrëveshjeje, që para dy muajsh.
Fatos Nano, nga korrupsioni ekonomik, në tradhti kombëtare
nga Fahriu Balliu
Dje, në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Fatos Nano paraqiti për ratifikim marrëveshjen e tregtisë me Serbinë. Për këtë marrëveshje nuk kanë rënë dakord disa ministra të ratifikohet, me të drejtë.
Kjo marrëveshje e paraqitur me urgjencë nga Fatos Nano është një vazhdim i rolit që ai ka si klient i takimit të Kretës me Millosheviçin. E themi këtë, pasi me marrëveshjen e tregtisë me Serbinë nuk merren parasysh termat e reja të ngjarjeve në ish-Jugosllavi, gjë që nuk i merr parasysh rezoluta e OKB 1244 dhe shpërfill realitetet politike nga qëndrimet admiruese të Perëndimit, me SHBA-të në krye, mbi Kosovën.
Kryeministri i qeverisë socialiste dhe kryetari i PS-së së Shqipërisë Fatos Nano, pranon dhe njeh tërësinë territoriale të Serbisë mbi Kosovën, dhe është po aq i gëzuar sa Koshtunica për arrestimin e Haradinajt dhe shpreson, ashtu si kokat e nxehta serbe, për një kthim të realiteteve të vjetra historike mbi Kosovën dhe Ballkanin.
Me një lehtësi të çuditshme në fund të qeverisjes së tij, Fatos Nano po shënon rekordet e grabitjes së pasurisë kombëtare dhe në të njëjtën kohë, po rrit kuotat e korrupsionit galopant të administratës.
Nga ana tjetër, ai po shlyen disa detyrime që ka ndaj qarqeve antishqiptare, të cilat e ndihmuan të rehabilitohej si figurë politike dhe, përmes pretekstit së të majtës, ta ringjisnin atë si lojtar politik. Eshtë kjo arsyeja që ai i ka hapur katër kanatet qeverisë greke të PASOK-ut, aleates më të ngushtë të Serbisë dhe këtë politikë e vazhdon tashmë, ky njeri, drejtpërsëdrejti me vetë Serbinë.
Fatos Nano po e kthen vendin në pozita kombëtare të Enver Hoxhës, mësuesit dhe babait të tij politik. Ai po i paraqet Shqipërisë fqinjët xhelozë, armiqësorë dhe të papenduar kurrë. Dhe po kalon nga mosmirënjohja për Perëndimin, në një urrejtje ndaj tij. Mjaft të kujtojmë se përgjigja e djeshme e tij se, Shqipëria është tashmë vend me demokraci të rritur, ka denoncimin që Enver Hoxha i bënte imperializmit dhe NATO-s. Pse e themi këtë? Burime të besueshme bëjnë të ditur se qëndrimi i Fatos Nanos lidhur me votën në Këshillin e Sigurimit në favor të Italisë apo të ndonjë shteti tjetër, do të jepet me këmbënguljen e tij për shtetin tjetër. Domethënë, do t'i jepet për Gjermaninë. Këtu, propagandistët e Institutit të Marksizëm-Leninizmit, të cilët e shpërfillën me sukses ndihmën e Shtrausit, do të thonë se ja, dhe Gjermania është një vend perëndimor dhe aleat i NATO-s. Kjo është e vërtetë dhe absolute, por nuk ka lidhje me këtë votim, pasi Fatos Nano, edhe në këtë pikë, zbaton një porosi dhe interes të Greqisë, e cila nuk është dakord dhe është në qëndrime të hapura kundër fuqizimit dhe peshës që duhet të marrë Italia në rajon. Ajo kërkon ta largojë epiqendrën e vlerave dhe të mundësive nga rajoni, për të livadhisur edhe më shumë me planet e saj për lidership në Ballkan. Eshtë e pafalshme për diplomacinë shqiptare, për qeverinë dhe shtetin shqiptar, që të mos i përgjigjet me mirënjohje të drejtpërdrejtë, në radhë të parë, qeverisë italiane dhe nga ana tjetër, të mos kuptoje se është në interesin e vendit tonë, që fqinji kaq i afërt të jetë në pozita vendim-marrëse në OKB, ku do të gjykohet nesër e pasnesër Kosova dhe çështje të tjera të pazgjidhura shqiptare.
Fatos Nano i pret rrugën plotësisht mundësive për zgjidhje të çështjes kombëtare, si dhe fuqizimit e peshës të botës shqiptare në Ballkan. Natyrisht, në këtë gazetë, që prej vitit 1997 është paralajmëruar vazhdimisht se, Fatos Nano si komunist, pavarësisht nga shkalla e demagogjisë dhe tualetit, ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan që vendin do ta mbajë të izoluar nën peshën e fqinjëve, historikisht armiqësorë. Ai s'do t'ia hapte kurrë dritën Perëndimit, edhe pse do të shesë frikën e tij si proamerikanizëm, jo rrallë, gjatë ushtrimit të funksionit të tij si kryeministër, jo rrallë, gjatë ushtrimit të postit të tij në këto 8 vjet, ai e ka shpërdoruar miqësinë amerikane dhe besojmë se, tashmë është në mbylljen e ciklit dhe të rikthimit në pozitat e Fatos Nanos, qe thoshte për njerëz të nderuar, të çmuar, për funksionarë të lartë të ambasadës amerikane që kanë ndihmuar demokracinë në Shqipëri, kanë ndihmuar çështjen shqiptare në Ballkan se, ata kishin ardhur me thikë në gojë në Shqipëri.
Fatos Nano e rifuti politikën dhe diplomacinë shqiptare në trekëndëshin Paris-Beograd-Athinë. Padyshim, ka dhe ndihmën e Pekinit dhe bashkë me to, mund të shpjegojë vizitën e tij në Damask dhe ndonjë vend tjetër të këtij lloji.
Natyrisht, petku i tij gjysëm i papërgjegjshëm i tipit "Kavalkant", mund të maskohet për organizatat bazë të Patosit, Kuçovës, apo për të sëmurë psiqikë të komunizmit, por kurrë ai nuk mund t'i shpëtojë vëzhgimit të atyre që i dinë punët.
E vetmja masë mbrojtëse e tij është shprehja absurde "ç'më duhet se ç'bëj unë?" dhe natyrisht, partia e tij është akoma aq e verbër, sa të shtyjë mushkën dhe të shpresojë se burgun e ka bërë paradhënie.
Modifikuar nga tresh datė 11/03/2005 ora 13:18
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|