Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Nano firmos tė lėrė Kosovėn nėn Serbinė-Nga korrupsioni ekonomik,ne tradhti kombetare
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Nano firmos tė lėrė Kosovėn nėn Serbinė-Nga korrupsioni ekonomik,ne tradhti kombetare

Po postoj dy artikuj mbi seancen e djeshme ku njihet Jugosllavia si njesi territoriale dhe me Kosoven brenda saj nga Fatos Nano e qeveria e tij.
A mund te vazhdojme me praktiken NO COMENT pse vetem na indinjon nje veprim i tille i Qeverise se PS e Nanos,apo duhet te diskutojme gjere e gjate mbi gjendjen ne Kosove mbi te ardhmen e saj dhe si mund te ndihmoje politika Shqiptare per te arritur pavarsine e Kosoves dhe jo si ti vere shkopin nder rrota pavarsise se Kosoves.
Tresh



Nano firmos të lërë Kosovën nën Serbinë
nga Kleves Bitro
Kryeministri votoi dje njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, përfshirë edhe Kosovën brenda saj, në një miratim skandaloz të një neni antishqiptar. Pas Kretës dhe Lisbonës, Nano provokon sërish kombin, duke tradhtuar Kosovën


Nano provokon kombin shqiptar, me një votim antishqiptar në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme të qeverisë, gjatë orëve të mesditës. Skandali ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ku kryeministri Nano ka firmosur se njeh territorin jugosllav dhe Kosovën, si pjesë të Serbisë. Unioni Serbi-Mali i Zi njihet nga Shqipëria me terminologjinë "territor i Jugosllavisë", përfshirë këtu, edhe Kosovën. Marrëveshja është nënshkruar më 22 dhjetor të vitit 2004, nga ministri i Jashtëm Islami dhe ai i Serbisë, Drashkoviç e është përfshirë në mbledhjen e qeverisë, për miratim. Kjo, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Haradinaj nisej për në Hagë, qeveria shqiptare voton njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, duke përfshirë brenda saj, edhe Kosovën. Rreth mesditës, kabineti i drejtuar nga Nano ka patur në rend të ditës miratimin e një marrëveshjeje për heqjen e taksave të dyfishta me Unionin Serbi-Mali i Zi. Pikërisht në nenin 3 të marrëveshjes shpjegohet se, Unioni Serbi-Mali i Zi nënkupton territorin tërësor të Jugosllavisë, që përfshin edhe Kosovën. Marrëveshja po votohej, kur ndërhyrja energjike e ministrit Pandeli Majko, mbështetur nga ministri Xhafa, ka bërë që të debatohej rreth nenit antishqiptar. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Drejtësisë kanë pyetur kryeministrin, përse marrëveshja diskutohej në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe, përse në dokument nuk kishte referenca për rezolutën 1244 të OKB-së, nga qeveria shqiptare! Përgjigja juridike nga stafi i kryeministrit ka qenë se, marrëveshja është nënshkruar më parë nga ministri i Jashtëm, Kastriot Islami dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç. Nënshkrimi është bërë më 22 dhjetor 2004, kur Drashkoviç erdhi në Shqipëri dhe përdori gjithë terminologjinë e Sllobodan Milosheviçit për çeshtjet rajonale. Marrëveshja, tashmë është nënshkruar me terminologjinë skandaloze që është brenda saj, nuk ka më asnjë sekret që e mbron kryeministrin tonë, që pranon të ketë nene antishqiptare brenda marrëveshjes. Të gjendur para një skandali që ka ndodhur, tashmë anëtarët e kabinetit "Nano" janë tërhequr, duke bërë të mundur vetëm shtyrjen e miratimit të marrëveshjes. Por, marrëveshja e nënshkruar përbën një tjetër provë tragjike të qeverisë sonë antikombëtare, pasi Islami e Drashkoviç i kanë dhënë fuqi kësaj marrëveshjeje, që para dy muajsh.


Fatos Nano, nga korrupsioni ekonomik, në tradhti kombëtare
nga Fahriu Balliu
Dje, në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Fatos Nano paraqiti për ratifikim marrëveshjen e tregtisë me Serbinë. Për këtë marrëveshje nuk kanë rënë dakord disa ministra të ratifikohet, me të drejtë.

Kjo marrëveshje e paraqitur me urgjencë nga Fatos Nano është një vazhdim i rolit që ai ka si klient i takimit të Kretës me Millosheviçin. E themi këtë, pasi me marrëveshjen e tregtisë me Serbinë nuk merren parasysh termat e reja të ngjarjeve në ish-Jugosllavi, gjë që nuk i merr parasysh rezoluta e OKB 1244 dhe shpërfill realitetet politike nga qëndrimet admiruese të Perëndimit, me SHBA-të në krye, mbi Kosovën.

Kryeministri i qeverisë socialiste dhe kryetari i PS-së së Shqipërisë Fatos Nano, pranon dhe njeh tërësinë territoriale të Serbisë mbi Kosovën, dhe është po aq i gëzuar sa Koshtunica për arrestimin e Haradinajt dhe shpreson, ashtu si kokat e nxehta serbe, për një kthim të realiteteve të vjetra historike mbi Kosovën dhe Ballkanin.

Me një lehtësi të çuditshme në fund të qeverisjes së tij, Fatos Nano po shënon rekordet e grabitjes së pasurisë kombëtare dhe në të njëjtën kohë, po rrit kuotat e korrupsionit galopant të administratës.

Nga ana tjetër, ai po shlyen disa detyrime që ka ndaj qarqeve antishqiptare, të cilat e ndihmuan të rehabilitohej si figurë politike dhe, përmes pretekstit së të majtës, ta ringjisnin atë si lojtar politik. Eshtë kjo arsyeja që ai i ka hapur katër kanatet qeverisë greke të PASOK-ut, aleates më të ngushtë të Serbisë dhe këtë politikë e vazhdon tashmë, ky njeri, drejtpërsëdrejti me vetë Serbinë.

Fatos Nano po e kthen vendin në pozita kombëtare të Enver Hoxhës, mësuesit dhe babait të tij politik. Ai po i paraqet Shqipërisë fqinjët xhelozë, armiqësorë dhe të papenduar kurrë. Dhe po kalon nga mosmirënjohja për Perëndimin, në një urrejtje ndaj tij. Mjaft të kujtojmë se përgjigja e djeshme e tij se, Shqipëria është tashmë vend me demokraci të rritur, ka denoncimin që Enver Hoxha i bënte imperializmit dhe NATO-s. Pse e themi këtë? Burime të besueshme bëjnë të ditur se qëndrimi i Fatos Nanos lidhur me votën në Këshillin e Sigurimit në favor të Italisë apo të ndonjë shteti tjetër, do të jepet me këmbënguljen e tij për shtetin tjetër. Domethënë, do t'i jepet për Gjermaninë. Këtu, propagandistët e Institutit të Marksizëm-Leninizmit, të cilët e shpërfillën me sukses ndihmën e Shtrausit, do të thonë se ja, dhe Gjermania është një vend perëndimor dhe aleat i NATO-s. Kjo është e vërtetë dhe absolute, por nuk ka lidhje me këtë votim, pasi Fatos Nano, edhe në këtë pikë, zbaton një porosi dhe interes të Greqisë, e cila nuk është dakord dhe është në qëndrime të hapura kundër fuqizimit dhe peshës që duhet të marrë Italia në rajon. Ajo kërkon ta largojë epiqendrën e vlerave dhe të mundësive nga rajoni, për të livadhisur edhe më shumë me planet e saj për lidership në Ballkan. Eshtë e pafalshme për diplomacinë shqiptare, për qeverinë dhe shtetin shqiptar, që të mos i përgjigjet me mirënjohje të drejtpërdrejtë, në radhë të parë, qeverisë italiane dhe nga ana tjetër, të mos kuptoje se është në interesin e vendit tonë, që fqinji kaq i afërt të jetë në pozita vendim-marrëse në OKB, ku do të gjykohet nesër e pasnesër Kosova dhe çështje të tjera të pazgjidhura shqiptare.

Fatos Nano i pret rrugën plotësisht mundësive për zgjidhje të çështjes kombëtare, si dhe fuqizimit e peshës të botës shqiptare në Ballkan. Natyrisht, në këtë gazetë, që prej vitit 1997 është paralajmëruar vazhdimisht se, Fatos Nano si komunist, pavarësisht nga shkalla e demagogjisë dhe tualetit, ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan që vendin do ta mbajë të izoluar nën peshën e fqinjëve, historikisht armiqësorë. Ai s'do t'ia hapte kurrë dritën Perëndimit, edhe pse do të shesë frikën e tij si proamerikanizëm, jo rrallë, gjatë ushtrimit të funksionit të tij si kryeministër, jo rrallë, gjatë ushtrimit të postit të tij në këto 8 vjet, ai e ka shpërdoruar miqësinë amerikane dhe besojmë se, tashmë është në mbylljen e ciklit dhe të rikthimit në pozitat e Fatos Nanos, qe thoshte për njerëz të nderuar, të çmuar, për funksionarë të lartë të ambasadës amerikane që kanë ndihmuar demokracinë në Shqipëri, kanë ndihmuar çështjen shqiptare në Ballkan se, ata kishin ardhur me thikë në gojë në Shqipëri.

Fatos Nano e rifuti politikën dhe diplomacinë shqiptare në trekëndëshin Paris-Beograd-Athinë. Padyshim, ka dhe ndihmën e Pekinit dhe bashkë me to, mund të shpjegojë vizitën e tij në Damask dhe ndonjë vend tjetër të këtij lloji.

Natyrisht, petku i tij gjysëm i papërgjegjshëm i tipit "Kavalkant", mund të maskohet për organizatat bazë të Patosit, Kuçovës, apo për të sëmurë psiqikë të komunizmit, por kurrë ai nuk mund t'i shpëtojë vëzhgimit të atyre që i dinë punët.

E vetmja masë mbrojtëse e tij është shprehja absurde "ç'më duhet se ç'bëj unë?" dhe natyrisht, partia e tij është akoma aq e verbër, sa të shtyjë mushkën dhe të shpresojë se burgun e ka bërë paradhënie.

Modifikuar nga tresh datė 11/03/2005 ora 13:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 11:05
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

3-esh

se pari urime per shkrimin, ishte nje shkrim qe ja vlen te diskutohet, mirpo nuk e di se çfare do te thone fansat e Nanos ne kete forum, apo do te vazhdojn ta quajn Spekulim....... etj etj. edhe spe nuk ka qfar te diskutohet gjithqka eshte mese e qarte. (FSHATI QE DUKET NUK DON KALLAUZ)

Nejse ajo nuk eshte me rendesi, desha te them se nuk pajtohem me ty kur thua, Provokim ndaj Kombit me tradhetin ndaj Kosoves.

Per mendimin tim kjo nuk mund te quhet tradheti ndaj Kosoves por ndaj Kombit Shqipetar, sepse edhe Kosova eshte pjese e kombit Shqipetar, dhe me tradheti ndaj saj eshte tradhetuar Kombi.
Kjo eshte UNFORGIVABLE

Prap se prap nuk duhet te jemi te befasuar me Nanon pasi qe nuk eshte rasti i pare i tij edhe pse eshte prej rasteve qe dhemb me shum se cilido.

Kam nje pyetje
deri kur do te zgjas Fatos Nano te hedh balte mbi Shqiperin dhe Kombin shqipetar, dhe si mund te ndalet???

me repekt.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 12:57
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nuk me duket cudi sepse Karamanlis pas vizites se tij ne Kosove thirri per takim privat NAnon dhe nuk u be asnje deklarate per mediat. normalisht qe mbeshtetja greke ka cmim jashtezakonisht te larte. ajo qe dua te di si mund te miratohen keto ligje pa miratimin e kuvendit.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 13:37
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

un jam shqiptar por jo nga kosova,me kete dua te kerkoj falje te gjith kosovareve, dhe kjo qe ndodhi te na besoni qe nuk eshte vullneti i popullit.
Eshte 1 turp per politikanet tan dhe sidomos per Fatos Nanon.Mendoj se kjo do ngelet ne histori dhe mua si person me vjen shum keq qe ndodh keshtu.
Eshte nje moment delikat per kosoven dhe qeveria jon bashke me Fatos Nanon i kthen kurrizin.
Fatos nano keshtu si e ka nisur do te na zhduki emrin dhe rracen e shqiptarit nga fara e tokes.
Me thon te drejten jam ne gjendje shoku eshte komplet e pabesushme
Dhe sikur ato mos te ishin shqiptar si mund te harrohet gjaku i derdhur familjet e shkaterruara te kosovareve,si mund te harrohet lufta e tyre per liri.
Jam i mendimit qe Fats nano me kete qe ka bere dhe varja ne litar do te ishte pak.
Keshtu si ndjehem tani po ta kisha ketu do ta mbysja me duart e mija ,dhe sikur ta dij se do ta kaloj jeten neper burgje

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 15:38
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Dodgy e kuptoj revolten tende, edhe besome i bashkangjitem teresisht indinjimit tend. Mbas leximeve te shume e shume artikujve sot kam vendosur mos ta quaj veten Shqiptar per aq kohe sa ai vend qeveriset prej nje grup kriminelash, e nje palo mustaqeje qe ne vend te fetyres ka nje cop sholle qe s'njeh as turp dhe as atdhedashuri e ky eshte Fatos Nano. Ne nje kohe ku Kosova kerkon mbeshtetjen e memedheut per te fituar pavaresine e per te jetuar ne paqe si njerez te devotshem qe jane treguar se jane, Shqiperia e udhehequr nga nje kriminel dhe kelysh Greku e coi historine Shqiptare dhe nje here ne ate konference ku na u moren padrejtesisht Kosova, Cameria, Dibra, Ulqini... etj! Gjithe keto dhjete-vjecarë mund, gjithe ky gjak i derdhur, gjith kjo dhimbje qe plaget i ka te hapura akoma, gjithe ky lot i dale nga nena qe kane humbur burra e femije... Fatosi i perdhosi te gjitha, por mbi te gjitha perdhosi krenarine e te qenurit Shqiptar perpara dhelprave serbe dhe gjarperve grek. Nuk arrij te kuptoj me ky i kane syte shqiptaret, ky i ka shkuar llogjika njerezve qe akoma e quajne veten shqiptar, e bashkohen dhe i japin akoma voten nje qeverie qe na ka fundosur kaq thelle, por mbi te gjitha na derrmoi moralin e te qenurit sovran. Sikur indinjimi im dhe pse jo s'kam pse ta mohoj dhe dhimbja ime te kishte krah do shkonin atje ne ato buzuqet ku Fatosi kalon oret e tij me vellezerit qe i quan Grek e ben komplote kundra Shqiptareve te cdo treve, atje do shkonte dhimbja ime e do e mbyste per hir te nje krenarie qe mbajme nder vena e na rreh ne zemer, qe eshte SHQIPTARI! Sigurisht qe Fatosi s'ka keto vena e kete zemer, perndryshe s'do ishte as ky postim i imi ketu.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 16:46
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Më duket domethënës fakti që pikërisht para përfundimit të mandatit të kësaj qeverie po bëhen edhe përpjekjet e "fundit" për triumfin e politikës antishqiptare. Dhe patjetër që do kenë pretekste për t'i mbrojtur tradhëtitë e llojit, ashtu siç i kanë edhe për pasivitetin (ose më saktë pasivitetin e qëllimshëm) e Enverit ndaj po të njëjta çështjeve.
Më duket se ka ardhur koha kur duhet bërë me të vërtetë diçka për të ndaluar këtë gjë dhe për të "ngritur" shqiptarët nga gjëndja e komës ku na kanë vënë "dashamirësit" tanë. Dhe kjo s'duhet të kufizohet vetëm me debate, ku në fund të fundit vetëm sa shfrymë dufin përkohësisht.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 18:25
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

e tregoj veten kucedra

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2005 23:22
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Citim:
Po citoj ato që tha etniku78?
e tregoj veten kucedra


i treguar ishte ai

nuk me habit fakti se Nano e ja ben kete Kosoves, duhet te jemi te pergaditur se pjesa Juguore e Shqiperise mund te i bashkangjitet Greqise ndonje dite.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 09:38
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

hajde hajde

po he oburraa ju merni armet dhe beni lufte pse dilni?me ke do luftoni?
a nuk e merrni vesh o njerez qe edhe te doje Nano nuke le kush te beje tradhetira.
JENI ME TE VERTETE TE PABESUESHEM.Nuk di cfare pseudonimi tju vendos.
Te ishin te verteta te gjitha keto shpifje ala-saliniste, do kishe salinistin , zogun, ballin ,partite e tjera me arem ne dore o njerez.Do te ishte nje gje aq e rende sa mund te hapte lufte civile , ose revolucion.Pse ckujtoni ju se Nano ka ne dore te beje gjithcka ne shqiperi? po ushtria? po policia? po sherbimet sekrete ? po te tjeret ne ps , po partite e tjera? prokuroria? HANE MIZA ATA?
Apo jane te gjith anti-shqipetare vetem tresh , perndia dhe nja dy te tjere e duan shqiperine , ne te tjeret nuk e duam ne, ne urrejme sipash jush veten tone ?
turp te keni nqs me termend mendoni se nuk ka njerez patriot ne polici, prokurori, ushtri, sherbime sekrete, qe ja tregojne vendin Nanos po te ishte ashtu sic spekulloni ju ne forume ,dhe nuk e kuptoj fajtorin , dhe pse nuk nderhyn.
o cuna diskutoni si do behemi me mire dhe i lini fantazirat e kota, ose nqs jeni burra merni armet dhe dilni mbroni memedheun mos u beni papagall.

__________________
VINI VIDI VICI

Modifikuar nga Klodel datė 16/03/2005 ora 14:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 10:13
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

Re: hajde hajde

[QUOTE]Po citoj ato që tha spartacus
[B]po he oburraa ju merni armet dhe beni lufte pse dilni?me ke do luftoni?
a nuk e merrni vesh o njerez qe edhe te doje Nano nuke le kush te beje tradhetira.
JENI ME TE VERTETE TE PABESUESHEM.Nuk di cfare pseudonimi tju vendos.
Te ishin te verteta te gjitha keto shpifje ala-saliniste, do kishe salinistin , zogun, ballin ,partite e tjera me arem ne dore o njerez.Do te ishte nje gje aq e rende sa mund te hapte lufte civile , ose revolucion.Pse ckujtoni ju se Nano ka ne dore te beje gjithcka ne shqiperi? po ushtria? po policia? po sherbimet sekrete ? po te tjeret ne ps , po partite e tjera? prokuroria? HANE MIZA ATA?
Apo jane te gjith anti-shqipetare vetem tresh , perndia dhe nja dy te tjere e duan shqiperine , ne te tjeret nuk e duam ne, ne urrejme sipash jush veten tone ?
turp te keni nqs me termend mendoni se nuk ka njerez patriot ne polici, prokurori, ushtri, sherbime sekrete, qe ja tregojne vendin Nanos po te ishte ashtu sic spekulloni ju ne forume ,dhe nuk e kuptoj fajtorin , dhe pse nuk nderhyn.
o cuna diskutoni si do behemi me mire dhe i lini fantazirat e kota, ose nqs jeni burra merni armet dhe dilni mbroni memedheun mos u beni papagall.


Sprtakut
Me thon te drejten un nuk po kuptoj asgjo ca po thua ti,
keto shpifje qe thua ti i thot gazeta dhe i thot dhe televizori,si mund te jen shpifje.
nano ka firmosor qe kosova ti takoj serbis dhe pyetja eshte se cfar mendojm ne? eshte kjo e drejte apo jo?firmen aty e vuri Nano apo ushtria prokuroria poppulli shqiptar apo te tjer?

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 15:39
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Nano firmos tė lėrė Kosovėn nėn Serbinė-Nga korrupsioni ekonomik,ne tradhti kombetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.