peshtimi
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339
|
Citim: Po citoj ato që tha iliriusa
Shume e bukur poezia SHKODRANI I QESHUR! Urime!
Le t'i quajme poezite-poezi dhe bejtet-bejte.
Ne letersine shqipe eshte e njohr,qe forma te tipit:
......te urren ballkani,
......pranon krishterimi,
......nuk te don islami,
......te don perendimi,
futen ne grupin e vargezimeve popullore ose me mire le t'i quajme bejte.Dhe ajo rreth te ciles bejme fjale eshte ne vazhden e krijimeve te njohura te bejtexhinjve te Shkodres,te cilet ne ngjarje te gezuara konkuronin me njeri tjetrin me bejte.
Por ajo qe me shtyn te shkruaj per kete krijim,nuk eshte cilesia letrare,por nje lloj mesazhi,qe me duket teper i ngjashem me idete e kohes se Dulles.
Shkohet sipas skemes qe Shqiperia(Shqipja)gjithmone ka qene hale ne sy per te tjeret,te gjithe ja kane patur me te keq,"por e ka care rrugen e historise me shpate ne dore".Keto mesazhe urrejtje dhe vetizolimi i takojne nje kohe te kapercyer njehere e pergjithmone.Gjithashtu stigmatizimi,dhe paraqitja e feve si dukuri tejet negative,eshte ne vazhden e te njejtit botkuptim.Nje shikim i tille i te tjereve na izoloi dhe na ngjalli nje krenari te rreme te tipit"shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut".
__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|