Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Deshmitaret e Jehovait
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

ka mundesi te jete ndonje keqkuptim, e kam llafin s'besoj se behet fjale konkretisht per deshmitaret e jehovait. Jo per gje, por sekte fetare kane sa te hante qente, dhe eshte e kote tu vesh emrin ndodhive te ndryshme vetem ngaqe dy kokrra njofim neve. Me eshte dashur te bej nje si tip detyre ne shkolle per mormonet (ata qe dalin ne rruge veshur me kollare dhe canta shpine) dhe per kta deshmitaret e jehovait, dhe megjithese po fillova tani me absurditetet e tyre s'mbaroj as deri pasneser, prape nuk kam vene re as gjene me te vogel qe te coje te mendosh tek vetevrasja.
Pra, mendimi im eshte, qe behet fjale per ndonje sekt tjeter.


P.S. Erdhen njehere deshmitaret te shpia e nje shoqes sime, ku isha dhe une. Donim t'i perzinim, mirepo donim ta benim me lezet... Momentin kur hapen deren, te kem ndezur manjetofonin (hi fi) me bokset naa, sa mua, e ti kem vene nje muzike death metal, vecse me ulerima, qe i tmerrova fare Domosdo, s'e zgjaten shume

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2005 09:23
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Broshurat e Libofshës, jo fetare
Policia: Janë vetëm pjesë të "Profecisë kineze"

Irma Hoxha
FIER

Broshurat që kërcënonin minorenët e Libofshës të vetëvriteshin pasi do t'u ndodhte një fatëkeqësi, janë citime të kopjuara nga "Profecia Kineze" dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me predikimet e sektit fetar "Dëshmitarët e Jehovait". Ky është konkluzioni paraprak i hetimit të nisur nga policia e Fierit në lidhje me panikun e hapur kohët e fundit në rrethin e Libofshës. Sipas burimeve policore, të cilat kanë dorë disa prej broshurave që u janë shpërndarë nxënësve të shkollave, teksti që predikonte vetëvrasjen ishte i shkruajtur me shkrim dore. Në broshurë theksohej se përveç vetëvrasjes i njëjti tekst duhej të rishkruhej dhe të shpërndahej në fshehtësi brenda 96 orëve, pasi në të kundërt personit që kishte broshurën do t'i ndodhte një fatkeqësi.

Hetimi
Burime pranë Komisariatit të Policisë së Fierit kanë pohuar për Gazetën, se pavarësisht verifikimit se kemi të bëjmë me citate të "Profecisë Kineze", ende nuk dihet nëse këto janë citate të shkëputura nga ndonjë broshurë fetare që shpërndahet nga ndonjë prej sekteve fetare që predikojnë në Libofshë apo është ndonjë lojë e ideuar dhe e transmetuar nga vetë nxënësit. Burime nga grupi i hetimit kanë pohuar se broshurat janë gjetur tek shumë nxënës të shkollës 8-vjeçare të Libofshës. Në këtë shkollë hetuesit kanë konstatuar edhe që dy nxënës kanë takuar persona të panjohur dhe kanë marrë prej tyre letrën me citatet që bënin thirrje për vetëvrasje si dhe një litar. Ndërkaq hetimet e policisë janë ende në fazën fillestare ndaj dhe burimet janë të rezervuara për të arritur në një përfundim apo pistë konkrete të këtij fenomeni sa të çuditshëm aq edhe të frikshëm dhe shqetësues sidomos për prindërit e nxënësve që u ka rënë në dorë broshura të tilla.

Verifikimet
Aktualisht, burime pranë Komisariatit të Policisë së Fierit, kanë konfirmuar se po punohet për të verifikuar nëse predikimet e "Profecisë Kineze" janë pjesë e ndonjë sekti fetar, që zhvillon aktivitetin e tij në qytetin e Libofshës. Për këtë arsye pritet të verifikohen literaturat predikuese dhe broshurat që shpërndahen nga sektet fetare në këtë qytet. Gjithashtu krahas kësaj, agjentë të policisë janë duke marrë në pyetje fëmijët që kanë patur në duar broshurat që kërcënon vetëvarjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2005 10:03
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Po pra, sepse tek deshmitaret e Jehovait nuk e kam vene re kurre idene e vete vrasjes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2005 16:32
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

per te mos i dale zot deshmitareve te jehovait.....por une kam degju se ata refuzojne ne menyre ketegorike dhunen.
Psh ne vende te ndryshme ata shume shpesh kane preferu me hy ne burg ose me marre denine te tjera se sa me ba ushtrine dhe me marre arme ne dore...
ose psh...ata nuk dhurojne gjak e as marrin gjak ne spitale e per kete lene te vdesin edhe njerezit e tyre pse refuzojne trasfuzion gjaku....
mah cdo gje ndoll ndoshta eshte edhe ''dora e tyre'' ne keto raste
me vjen shume keq per ata shpirtra femijesh e e per te afermit e tyre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2005 16:42
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enes
Anetar i ri

Regjistruar: 11/07/2004
Vendbanimi: ne nje qosh te humbur
Mesazhe: 21

Si behesh deshmitar i Jovait.

Nje franceze ish=deshmitare e jehovait per 15 vjet me radhe ne nje artikull te saj te publikur ne shtypin francez pershkruan qarte dhe ne hollesi etapat qe kalohen per tu bere deshmitare i Jehovait.


Sipas saj kalohen shtate etapa:

1) te pranosh , qe Deshmitari i Devotshem te te mesoje Biblen Falas te shtepija jote. (kurs gratuit per mesimin e bibles ne shtepi)

2)
çdo te diele ftohesh te marresh pjese ne mbledhjet e tyre publike per te studiuar Kullen e Rojes.

3)
Shkeputjen totale me miqte dhe ç'do lloj religjioni.

4)
Te predikuarit dere me dere e mesimeve te marra.

5)
Pjesemarrja ne shkollen Teokratike.

6)
Pjesemarrja ne studimin e librit

7)
Te pagezuarit.


Sapo te kem pak kohe, do te percjell perpara jush shpjegimet e saj per seicilen etape, si dhe menyren se si mund ta ndihmojme nje deshmiar te Jehovait qe te dale nga ai batak ne te cilin eshte zhytur.

__________________
"Ne ROBERI, puna e jone eshte lufta kurse ne LIRI lufta e jone eshte puna"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 21:26
Enes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enes Shto Enes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enes
Anetar i ri

Regjistruar: 11/07/2004
Vendbanimi: ne nje qosh te humbur
Mesazhe: 21

Etapa e pare.

Kursi falas ne shtepi per te mesuar Biblen.


Kursi eshte i perjavshem.
Dy deshmitare vijne rregullisht ç'do jave, nga dy ore ne dite dhe te mesojne Biblen.
Ne fakt nuk studion gje tjeter vetem se nje liber te edituar nga organizata e tyre dhe qe kane quajtur Bibel.

Kursi zhvillohet ne forme pyetje-pergjigje.
Poshte ç'do paragrafi ke nje pyetje pergjigja e se ciles eshte vete paragrafi ... ç'fare stdudimi!

Nje mori versetesh Biblike jane shkruar, edhe pse shpeshhere jashte kontekstit...

Me nje kujdes te jashtezakonshem "mesuesit" kane parapergatitur perkthimin e tyre te fallsifikuar , per thjeshtesine tuaj te te kuptuarit... sigurisht.

Perderisa aq shume kujdesen per interesat e tona qe ne fillim "t'i sqarojne" gjerat:

"Ju po studioni te VERTETEN dhe do te mesoni qe dashuria juaj per perendine do te sprovohet padyshim. Shume persona, qofte edhe nga familja apo miqte intime nuk do t'a shikojne me sy te mire studimin qe po ndjek ti. Ka mundesi qe ata t'ju largojne nga te stduiarit e se VERTETES, edhe pse mund te reagojne ne siqeritet te plote, por se ata jane ne injorance te plote ne lidhje me te verteten e mrekullueshme qe eshte shpjeguar ne Bibel dhe qe ne po ta mesojme ty, nga dashuria per Perendine.
Ose njerez te tille ju duhet t'i bindni ne te VERTETEN, nese nuk ia arrini sepse ata vertete nuk e duan Perendine.
Nese nje gje e tille ju ndodh (me te afermit, miqte etj etj) mos harroni qe Perendia dhe dashuria e tij jane me te rendesishme se sa njerezit dhe dashuria e tyre. Perendia eshte Ai qe ju garanton jeten e amshueshme e jo njeriu, vetem nese e doni Ate me shume se gjithçka e me shume se gjithkush"


Siç edhe mund ta konstatoni ne kete citim te leksioneve fillestare, te shkeputurit nga bota qe te rrethon eshte qellimi kryesor i tyre.
Ata te te pergatisin t'u rrezistosh "kritikave " te te afermve, duke t'i paraqitur ata si thjeshte te pavetedijshem per "renndesine" e se vertetes ose si armiq te perendise.
Do me thene ne te dyja rastet menyra me e mire eshte te shkeputesh marredhien me ta.

Fragmenti i mesiperm eshte marre nga kapitulli 2 , Faqe 16 i librit "bibles"
"E verteta qe te shpien ne jeten e amshueshme" te publikuar nga deshmitaret e jehovait ne 112 gjuhe e 95.000.000 kopje

__________________
"Ne ROBERI, puna e jone eshte lufta kurse ne LIRI lufta e jone eshte puna"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 21:56
Enes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enes Shto Enes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

E vërteta rreth Dëshmitarëve të Jehovait
nga Fehim Gashi
Dëshmitarët e Jehovait thonë “Ne jemi Dëshmitarë të Perëndisë”, ndërsa ne themi “çdo gjë është Dëshmitar i Zotit”.


Në botë ekziston vetëm një e vërtetë. Për ta arritur atë duhet mund i madh dhe zgjuarsi. Jeta e njeriut është aq e çuditshme saqë vështirë është të kuptohet filozofia e saj. Që nga krijimi i njeriut të parë e deri më sot, ajo është luftuar me mjete të ndryshme duke bërë përpjekje të pandalshme që ajo të zhduket.
Shumica e njerëzimit ka rënë në humnerën e pafund si rezultat i mosnjohjes të së vërtetës dhe duke mos analizuar fare që një rrugë e tillë i ka dhënë fund jetës së tyre. Nëse e shikojmë botën sot, e shohim se ajo është stërmbushur me religjione, kulte dhe grupe të ndryshme dhe të gjitha këto si pasojë e injorimit të së vërtetës.
Këto besime apo religjione janë emëruar sipas emrit të themeluesit të tij, apo popullit në të cilin është paraqitur. P.sh. krishtërimi është emëruar sipas emrit të të dërguarit Jezu Krisht, budizmi sipas emrit të themeluesit të tij Buda, etj. Midis tyre janë edhe Dëshmitarët e Jehovait, një kult që kontrollon mendjen e atyre që besojnë në të; një ndërmarrje shtypi që kap vlerën e triliona dollarëve. Aktiviteti i tyre është shumë i gjerë. Mund t'i keni parë në rrugë duke u ofruar revistat e tyre kalimtarëve ose edhe mund të keni folur shkurtimisht me ta në derën tuaj. Janë më së shumti të njohur për profecitë e shumta të bëra të cilat kurrë nuk u realizuan. Iu përgjigjet më së miri thënia nga vetë Bibla:
"Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre." Jeremia 14:14
Paraqitja e parë e tyre
Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait u themelua nga Charles Russel në vitin 1879 së pari nën emrin "Kulla e Cionit", e cila më vonë në vitin 1884 mori emrin "Shoqëria e Kullës së Rojës dhe trakteve të Cionit". Në vitin 1870 Russel, pas pjesëmarrjes së tij në një takim fetar të drejtuar nga Jonas Wendell, filloi të predikojë mbi ardhjen e dytë të Krishtit. Fillimisht mesazhi i tij personal nisi me mohimin e doktrinës kristiane të ferrit dhe më vonë ai i shtoi mësimeve të tij edhe doktrina të tjera të rrezikshme fizike dhe shpirtërore, të shpikura nga ai vetë. Më në fund Russel e mohoi gati çdo doktrinë kristiane dhe i botoi mësimet e tij të çuditshme në një seri prej gjashtë librash me titull "Studime mbi Fjalën e Perëndisë". Ai vdiq në vitin 1976 duke udhëtuar me tren për në Texas. Pasardhësi i tij Joseph F. Rutherford filoi ta rinovonte doktrinën e Rusellit. Ai nisi t'u tregojë gënjeshtra turmave të mëdha të njerëzve se si miliona njerëz që jetonin në Tokë në atë kohë nuk do të vdisnin kurrë.
Për ta dalluar veten nga Organizatat e tjera të të ashtuquajturit krishtërim, në vitin 1931 këta të krishterë përqafuan emrin Dëshmitarët e Jehovait bazuar në pasazhin nga Isaia 43:10-12.
Dallimet midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe kishës kristiane
Ato janë të mëdha dhe kanë të bëjnë me çështje si triniteti, ringjallja e Jezuit, etj.
Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Jezusi është biri i Perëndisë por jo edhe Perëndia vetë, ashtu siç besojnë të krishterët e tjerë. Gjithashtu ata besojnë se nuk ka ekzistuar përherë, që nga fillimi, por ka qenë një qenie e krijuar me emrin e kryeengjëllit Mikael.
Pastaj sipas tyre Jezusi nuk u ngrit fizikisht nga të vdekurit, por u ringjall si qenie shpirtërore. Mohimi i adhurimit për Jezusin dhe i besimit mbi ferrin janë disa nga dallimet e tjera midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe pjesës tjetër të krishtërimit.

Organizimi i tyre

Bashkësia e Dëshmitarëve të Jehovait, ajo që vihet re më së shpeshti në një lagje të zakonshme, quhet Salla e Mbretërisë. Trupi ose Komiteti Kryesor që drejton Dëshmitarët e Jehovait e ka qendrën në Brooklyn, Nju Jork dhe quhet "Kulla e Rojës". Trupi udhëheqës përbëhet nga një president dhe një grup burrash që njihen me emrin “trupi drejtues”. Ky trup mbikqyr çdo aspekt të organizatës përfshirë këtu edhe materialet që shkruhen në revistat periodike dhe në librat e studimit.
"Kulla e Rojës" deklaron se ajo është një organizatë që drejtohet nga Zoti. Sipas mendimit të kristianëve të tjerë, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë në dijeni për faktin që grupet e ndryshme drejtuese të "Kullës së Rojës" i kanë ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, për t'iu përshtatur nevojave të organizatës me kalimin e viteve. Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për profecitë e tyre të rreme duke përfshirë këtu edhe thënie si: Armagedoni dhe fundi i botës do të ndodhin në vitin 1914, 1918, 1925 ose 1975.
Shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kuptojnë se autoriteti i tyre i vërtetë nuk është i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikëpamjet e trupit të tyre drejtues me qendër në Brooklyn.
Dëshmitarët e zakonshëm të Jehovait nuk e dinë se po “ushqehen me lugë” dhe se po e hanë vetëm atë ushqim që ua lejon “trupi drejtues”.
Dësmitarëve të Jehovait të cilët kyçen për herë të parë në radhët e organizatës, nuk u lejohet të dinë asgjë lidhur me listën e plotë të rregullave dhe kërkesave të organizatës, derisa ta kenë vënë jetën e tyre në shërbim të plotë të “bashkësisë”.
Anëtarët e rinj dhe shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kanë të lejuar që të hedhin sytë në botimet “sekrete” të cilat janë vetëm për drejtuesit e “bashkësisë”. Këto botime njihen me emrin "Vini Re" dhe japin udhëzime lidhur me ofertat dhe se si duhet të ndëshkohen anëtarët e pabindur. Një njeri i zakonshëm duhet të jetë në dijeni të faktit se të takuarit me një Dëshmitar të Jehovait në pragun e derës ka pasoja për të ardhmen. Ata mbajnë shënime për çdo individ me të cilin është folur. Vizitat i bëjnë në çdo ditë të javës sepse ata nuk kanë ndonjë ditë pushimi të caktuar.

Mësimet e rreme të Dëshmitarëve të Jehovait sipas
këndvështrimit kristian

Në vazhdim do të cekim disa mësime të Dëshmitarëve të Jehovait të para nga këndvështrimi i kristianëve të tjerë jashtë kishës së tyre:
-Shoqëria e Kullës së Rojës dhe e Trakteve me qendër në Brooklyn, Nju Jork, mëson pasuesit se Ati është Zoti i pushtetshëm emri i të cilit është Jehova.
-Shpëtimi vjen përmes veprave të mira që bën njeriu, si p.sh. përmes sasisë së literaturës së shpërndarë nga çdo anëtar çdo muaj apo si quhet 'kuota mujore'.
-Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kurrë të sigurtë nëse janë të shpëtuar apo jo.
-Sipas tyre shpirti ose Fryma e Shenjtë nuk është një person i veçantë por një forcë, një metodë me të cilën Zoti komunikon me botën.
-Ky grup thotë gjithashtu se Mbretëria Qiellore hyri në fuqi në vitin 1914 me ardhjen e padukshme në fron të Krishtit si mbret.
-Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait thotë se ata njerëz që nuk janë anëtarë të organizatës "Kulla e Rojës" do të shkatërrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do të ekzistojnë më.
-Dëshmitarët i mësojnë pasuesit e tyre se nuk ka ferr.
Të qëndruarit larg nga
ish-Dëshmitarët e Jehovait
Është fakt që moskontaktimi me anëtarët e tjerë, u shkakton aq shumë shqetësime emocionale ish Dëshmitarëve të Jehovait, sa ata arrijnë deri në vetëvrasje. Në shtator të vitit 1981, Trupi Drejtues me rregulla të posaçme i thërret anëtarët e saj që të qëndrojnë larg kontaktit me ata që e kanë braktisur organizatën. Për herë të parë pjesëtarët e të së njëjtës familje, për shembull, duhet t'i ndërprisnin të gjitha lidhjet me anëtarët e tyre nëse ndonjëri është larguar nga mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait, përkatësisht është përjashtuar nga Bashkësia.
-Një mësim tjetër i Dëshmitarëve të Jehovait është ndalesa e shoqërimit me dikë jashtë rrethit të tyre fetar sikur edhe ndalesa e interesimit për gjëra që nuk i përkasin bashkësisë së tyre. P.sh. atyre iu këshillohet që të mos e vazhdojnë shkollimin e lartë sikurse edhe të mos i kushtojnë kohë pasioneve të tyre në kohën e lirë.
-Sipas mësimeve të Dëshmitarëve të Jehovait transfuzioni i gjakut është i ndaluar.

Cfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait

Më lart pamë mendimin e të krishterëve që nuk i përkasin Dëshmitarëve të Jehovait ndërsa në vazhdim do të njihemi për së afërmi rreth besimeve të tyre:
· Bibla është Fjalë e Perëndisë dhe është e vërtetë
· Emri i Perëndisë është Jehova
· Krishti vdiq në një shtyllë dhe jo në kryq
· Toka nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet kurrë
· Vdekja njerëzore vie si pasojë e mëkateve të Adamit
· Ferri është varri i përbashkët i njerëzimit
· Vetëm një grup i vogël prej 144.000 vetash do të shkojë në qiell dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin
· Një i krishterë duhet të qëndrojë i ndarë nga Bota
· Futja e gjakut në trup nëpërmjet gojës ose venave dhunon ligjet e Perëndisë, etj..

Huazuar nga Gazeta "Drita Islame" Organ i Komunitetit musliman shqiptar

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2005 10:03
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
METAXA
Inspektor

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414

Nje pyetje!

Ketu tek ne, ne Shqiperi paguhen gje keto?

Flas per keto qe dalin e bredhin me kostum dhe me minikollare neper shpia dhe jo drejtuesit e tyre?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2005 15:07
METAXA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė METAXA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me METAXA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė METAXA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: METAXA Shto METAXA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto METAXA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

metaxa, ata qe dalin me kostum e kollare jane Mormonet. "Qendra" e tyre eshte Salt Lake City ne Utah. Keta jane shume njerez te qete, aspak te dhunshem, por kisha e tyre i ka bere pak lavazh truri, psh qe nje pjese shume te madhe te te ardhurave duhen patjeter dhene kishes, ose psh nuk martohen dot nqs nuk paguajne nje shume teper te madhe parash ne kishe. Cdo mormon pasi mbush moshen qe konsiderohet i rritur (flas per meshkujt, nuk e di per femrat) ka detyrim te shkoje per dy vjet si misjonar ne vende te largeta (prandaj nga keta me kollare ka gjithandej) per te perhapur fene e tyre. Sigurisht ata jane vullnetare, nuk marrin ndonje lek (mbase vetem kostot e jeteses). Merret me mend qe ata qe kane zene postet kryesore ne kishen mormone kane leke me bollek, ndersa njerezit e zakonshem jetojne shume thjesht. Ne pergjithesi konsiderohen si njerez te mire, ndihmojne tjetrin, nuk krijojne konflikte dhe jane kunder dhunes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2005 18:17
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ah more Roneo...te vrafte Jehovai ty.
Roneo...un e kam lexuar biblen e tyre (rreth 900 faqe)...dhe ne cdo faqe ka shume kontradikta e gabime.
Kam qene edhe tek mbledhjet e tyre nja dy-tre here dhe eshte per t'u cuditur se si ata njerez kane aq bllokim ne arsyetim.
Kam bere shume dialogje me ta...por,per pak i binda une ata e jo ata mua.
E thashe kete se tek shkrimi i cituar,lexova nje rrjesht qe thoshte;takimi me ata eshte me rrezik.
Roneo...takimi me mu eshte me rrezik e jo takimi me ata.
Le te vine tek un ata.
Ose ketu ne forum eshte i mirpritur nje Deshmitar i Jehovait dhe te paraqese arsyetimet e tij.
Dil lali...na bej edhe neve Deshmitare te Jehovait.

Modifikuar nga erzeni_be datė 12/06/2005 ora 15:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2005 02:59
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Deshmitaret e Jehovait

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.