Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak. Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Enigma

Është enigmë
për mua
dhe,
s’ka për t’u zgjidhur
kurrë,
pafundësia
e mendimeve
të tua,
tragjike…
Ti,
mos u luhat
mes ëndrrash
ndjellakeqe.
Ti,
ke
në shtëpi,
një mace
besnike.
Të shoh.
Në mendime
të thella
ke rënë.
Shkundu, pra!
Mos e vrit
rininë!
Nuk të pengoj.
Heq dorë
nga lufta.
Unë,
pigmenti,
që të shtoj
mërzinë.
Ti,
prapë i heshtur…
ǒmendon?
ǒmendon,
me atë mendjen
tënde,
bardhë e zi?
Heq dorë nga lufta!
Më dëgjon?
Një mace
besnike,
të pret
në shtëpi…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 14:17
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Stinët e Jetës

Pranverës
që shkoi,
ia mora
drithmat.
Verën
e thatë,
me pjalm,
po e lag.
Dhe,
po s’më çmendi
vjeshta
fytyrërrudhur,
dimrin,
do ta kem
të gjatë…
Të gjatë...!






Fantastiko – Shkencore

Duart e tua,
copa dielli.
Sytë,
meteorë
të fshehtë.
Këmbët që dridhen,
shkëmbinj
hënorë.
Buzët,
llavë
e nxehtë.
Njerëzit,
satelitë spiunë.
Fjalët,
orbita imorale.
Shpirti im,
gjithësia pa fund…
Puthja
jote,
e vetmja gjë reale…

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 14:20
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Njė gjethe

E zgjidha,
magjinë
e egzistencës.
Jam gjethe,
e flakur
mes rrugës…
Kalojnë
mbi mua,
pushtete,
këpucësh…!



ǒështë një zog?

Një zog,
nuk është
thjesht,
shpend.
Nuk është
thjesht,
qenie
që cicëron.
Përpëlitet,
ai,
brenda
çdo njeriu.
Qesh
dhe
vajton.
Një zog,
përmbys,
anijen
e shpresave.
Pastaj,
ngarkuar
me ëndrra,
fluturon…
Një zog,
çukit shpirtin,
çdo çast.
Pastaj...
Me hipokrizi,
shëron...!
Dhe...
Cicërima – këmbanë,
tmerron,
varrin tënd.
Një zog,
nuk është
thjesht,
shpend.
Është,
vdekja
dhëmbërënë...!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2005 10:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Shtėpia me themele eshtrash…

Shtëpia ime,
në kufi
me legjendat.
Ngritur
mbi themele
eshtrash.
Rrobat,
endur
me flokë
njomëzakesh.
Kurora,
me petale
gënjeshtrash…!
Me heshtën
e lashtë
e të ndryshkur,
çarçafin
e harresës,
gris.
Duke i thurur
pelena
jetës,
përtyp
vdekjen time,
por,
dot,
s’e gëlltis…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2005 10:30
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Natėn, kur ti flije…

Natën,
kur ti flije,
t’u futa
në shpirt.
Nga rruga,
që,
vetëm unë
e di.
U përballa,
me dhjetra portrete
femrash.
U përgjaka,
në qindra skelete
emrash,
dhe,
qava
me oiii...!
U ngatërrova,
në labirintet
e psherëtimave.
Mes premtimesh boshe,
vuaj…
Puthjet pijanece,
belbëzojnë:
-E dashur,
je,
në dhe të huaj!
Dhe rend,
por,
shpirti
s’paska fund.
Ti
po zgjohesh.
Dhe një sekondë,
ka ngelur…
Po shkoj
me shpresën,
se,
imazhi im,
do jetë
diku…
Në tokën
e pashkelur...!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2005 10:33
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

ǒështë një zog?
ai,
brenda
çdo njeriu.
Qesh
dhe
vajton.


Pergezime Indriti jane vertet te bukura poezit e tua. Keto vargje me lan me shume mbrese.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 00:25
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
ǒështë një zog?
ai,
brenda
çdo njeriu.
Qesh
dhe
vajton.


Pergezime Indriti jane vertet te bukura poezit e tua. Keto vargje me lan me shume mbrese.



hirushe me sa shoh se paske lexuar faqene pare te temes ju ftoj ta beni pasi do te gjeni me te vertete gjera te bukura nga poezite, dhe per me teper do shohesh se nuk jam une autori i ketyre poezive.
Miqesisht.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 11:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Baladė plehrash…!

Endem
rrugëve të tua,
duke lënë
gjymtyrët,
qelizat,
indet,
peng.
Endem,
skutave të tua,
duke i falur
frymën
plehrave.
Endem,
hijesh,
fantazmash,
duke vrarë
ëndërrat,
këtu.
ǒfatkeqësi
për mua
me ju,
fëmijët e së keqes…!
Endem
legjendash,
duke vjedhur
virtyte,
për t’ia arnuar,
jetës...!!!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 11:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Hija e kumbullės

Sa çel sytë,
hija
e kumbullës,
më pushton.
Dridhet
ajo,
si vajza
miturake,
në dashurinë e parë.
Pas perdes,
kumbulla
gjelbëron,
por,
perdja,
na ka ndarë.
Dhe,
përfytyroj…
Gjethet,
si qerpikë.
Degëzat,
që bëjnë hije.
Kokërrzat
e athta,
si gjinj
njomëzakeje.
Mbi to,
brumbujt
si buzë fëmije.
Dhe koha,
kalon…
Hija
mbi perde,
dridhet,
si më parë.
Pas perdes,
kumbulla,
gjelbëron.
Por,
perdja,
na ka ndarë…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 11:53
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

The same shit in different days

Jeta,
përsërit
veten,
çdo ditë.
Unë,
kapur
pas një fije kashte,
dua,
lumin
ta kaloj.
Shkoj
tek mesi,
por,
rryma,
shpejt
më kthen.
Dhe,
notoj.
Por…
Çdo mëngjes,
veten,
e shoh
në breg.
Rrethuar,
nga të njëjtat
fytyra,
dhe,
nga i njëjti
vështrim,

djeg.
Ndaj,
me emocion
notoj.
Shpresoj,
akoma
shpresoj.
Dhe,
qenien,
ma pushtojnë
pasione të fuqishme.
Që,
thyhen
lehtë,
në barrierën
e palëvizshme:
“I njëjti m...,
në ditë
të ndryshme…”

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 11:54
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.