Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak. Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Askush s’mund të vdesë në gjirin e saj
Suzana Zisi


Kish ëndërruar gjiithë jetën për një copë tokë. Por, duhej të vinte dita. Dhe dita erdhi. U bë pronar. Dilte që me natë dhe me sy të përlotur e vështronte. I shëmbëllente me një foshnjë të njomë, të ëmbël.
E punoi, e plehëroi. Vlaga e saj, e joshi aq sa e përfytyroi veten si një copëz të saj. Dhe ja, një ditë, bimët çelën. Ai u lumturua aq shumë, sa humbi ndjenjat. Kur u ngrit, ndjeu në trup ngrohtësinë e saj, ndjeu në ballë vesën e saj. Një drithërimë e përshkoi të tërin dhe mendoi se … dhe kuptoi se midis tij dhe tokës, ishte krijuar një lidhje e fuqishme. Prodhimi erdhi i mbarë. Vit pas viti, toka zbukurohej. Vit pas viti, ajo e shtonte prodhimin e saj. Ai u pasurua. Çdo ditë, shkonte atje, dhe i falej. Në jetë, ai, i ishte falur vetëm asaj. Por edhe ajo, ndrinte kur i zoti i afrohej. Bimët harliseshin. Aroma e këndshme e dheut, drithëronte shpirtin e tij. Por, një ditë, ai u lodh. Vendosi të mos e mbillte më. Shkonte tek ajo çdo ditë, e përshëndeste, e ledhatonte, dhe pastaj, argëtohej duke prishur nëpër kazino paratë e fituara prej saj. Në mesantë, i dehur, i falej, i falej…! Duke iu marrë këmbët, shkonte në shtëpi. Nuk e mbolli, por, si për çudi, ajo, çeli ca bimëza shumë të shëndetshme e dha një prodhim të mbarë. Ai u befasua dhe mendoi, se toka s’kish më nevojë për zot. Ajo, ish vetë zonjë. Ajo, toka e tij e pabindur. Kur u afrua sezoni i mbjelljeve, ai e spërkati me një helm të veçantë, sepse ajo e ruante farën brenda vetes nga prodhimi i një viti më parë. Por përsëri fara mbiu e shëndetshme. Ai u tërbua, megjithatë toka shkëlqente kur shihte të zotin e saj. Sa e paturpshme, mendoi ai. Mori një sopatë dhe i preu bimët. Ndezi me to një zjarr të madh. Një zjarr që nxirrte një tym të zi e ulërinte nga dhimbja e mijëra jetëve që s’mundën të lulëzonin. Por, për çudi, të nesërmen, nuk gjeti asnjë gjurmë të zjarrit. Toka, krenare, lëshoi një duhmë të ftohtë sapo pa të zotin. “Është apo s’është imja kjo?- mendoi. Filloi të studionte literaturë dhe të rendte nga një magjistar tek tjetri. Por, mënyrat e sofistikuara dhe magjitë nuk mundën ta shprishnin natyrën. Toka, përsëri lëshoi ca bimëza të vogla të cilat hodhën shtat dhe u mbushën me lule të zeza. Pra, ajo mbajti zi për mohimin e pjellorisë, mohimin e jetës. Kur i pa, ai ulëriu si ujk i tërbuar e u mbyll në shtëpi. Tashmë, nuk e ngrohte më asgjë. Ftohtësia e saj, po e çonte drejt vdekjes. U mendua, u mendua gjatë. Dhe u bind se ishte fajtor. Ishte dhe s’ishte, sepse dhe ajo kish faj. Megjithatë, vendosi t’i falej. U nis ashtu zbathur, nëpër natë. Iu përgjunj asaj, ashtu siç mund ti përgjunjej vetëm Krishtit po të zbriste në tokë. Por ajo se fali. Lulet e zeza, fëshfërinin nga era e ftohtë që buronte nga thellësitë e saj. Ai qau, iu lut, por toka e vetëndjerë për drejtësinë e saj, nuk e fali. Edhe sot e kësaj dite, ai vazhdon të qajë. Kur ndjen se po e lënë forcat, gëlltit disa lule të zeza sa për të mbajtur frymën gjallë dhe vazhdon të lutet. Megjithëse ajo është e ftohtë akull, ai ndjen, se brenda saj, diçka lëviz. Si statujë e qëndresës, ai i lutet tokës së tij të shtrenjtë, ledhaton të dashurën, puth shpirtin, urdhëron skllaven, godet armiken…! Sido që të jetë, ajo është prona e tij, e dashura, dhe, askush veç tij, s’ka të drejtë të vdesë në gjirin e saj…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2005 09:02
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nga Zana...

NO LIMIT

...pastaj
kufomën,
neurozat,
ma gëlltitën…!
Zemra,
më çmendi
me tiktaket
e saj.
Plaçentë e ndyrë
ti,
bota ime…!
S’ke faj!
…pastaj,
neurozat,
në shpirt
më gdhendën,
një humnerë
të thellë,
infinit...
Fluturojnë
copat
e trupit,
drejt ëndërrash
skandaloze,
duke klithur:
No limit!!!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2005 18:25
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Nderi në atdheun tim

Në atdheun tim,
nderin,
si mburojë,
e veshin
ata
që s’e kanë.
Me turp
e përlyejnë,
orgjitë
e “të mëdhenjve”.
Dhe,
për çudi,
si dekoratë,
ua varin
çakenjve.
Atdheu im
i varfër,
Ti,
s’je
i maskarenjve!!!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2005 18:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Mulliri i kafesë

Ti bluan,
bluan
skelete.
Përtyp
kafka,
mbeturina brinjësh,
cdo ditë.
Ti,
bluan.
Bluan
hije,
linjash,
konturesh,
gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
klithjet,
përkëdheljet.
Bluan
dashuritë…!
Bashkë
me të ligun,
bluan
dhe të mirin.
Ti.
Mulliri i kafesë,
që,
s’ta mbush
syrin...!!!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2005 18:45
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

pershendetje perseri Indrit!
sa per fillim, keto poezite e fundit i ke perseritur, i ke shkruar ne faqen e pare me duket...

Me pelqyen pa mase poezite e Suzanes, te cilen as une nuk e kam degjuar ndonjehere. Me sa duket ketu ne Shqiperi duhet t'i lexoj ndokush me reputacion qe t'i vleresoje publikisht dhe te vleresohet vertet ai qe meriton te jete.
Por nejse,une i lexova te gjitha dhe me lane pa fjale, kisha kohe pa lexuar poezi te tilla.
Vecoj disa prej tyre, me aq sa mbaj mend titujt..
"naten kur ti flije" "Ata", "Enderr", "E cmendur" njera qe kishte te bente me brinjen e Ademitdhe shume te tjera.......

Me sa kuptova, ne disa prej poezive te saj, (ndoshta gabohem), por meqe e njeh autoren, kjo do te thote qe duhet te kesh pasur biseda te atij karakteri ku synojme une e ti apo jo?dhe qe mund te kene ndikuar te ajo ne menyre direkte apo indirekte, ndonjehere per inerci shume gjera na ngelen ne mendje. Uroj te jete keshtu!
Me vjen mire qe na i solle keto poezi!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 10:44
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Isra

ndoshta edhe kam perseritur ndonje se mend i thone por me e rendesishme eshte qe te kane pelqyer.
Flm qe me ke ndjekur dhe per te te pershendetur ty po postoj:

Nje dite…

Një ditë,
ti,
do bësh paqe
me veten,
dhe
me botën.
Unë,
do jem
e padukshme...
Skorje,
e flakur
pa pikë fantazie,
ne këndin
e fabrikës
së madhe,
të jetës…!
Ti,
do të më shohësh
mua.
Të pavlerën.
Të kotën.
Dhe…
Do të më lesh,
sigurisht,
aty…!
Ti,
njeri
që,
ke bërë paqe
me veten,
dhe,
me botën…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 11:57
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Dëbora e pashmangshme

Ti,
me urrejtje,
ndihmon
dëborën.
Ti,
me përbuzje,
me grric
fytyrën.
Ti,
me dëshirë,
ledhaton,
jetën
e zbrazët.
Ti,
shprish
natyrën.
Në ç’perëndi,
je betuar
të më mplakësh?
Në ç’det,
e peshkove
alibine?
Në ç’humnerë,
e gërmove
legjendën?
Në ç’epokë,
dyfytyrësinë?
E pafytyrë.
E pashmangshme
kjo dëborë!
Që,
flokët
po m’i zbardh.
E,
shpirtin,
po ma vret.
Dhe,
flaka

u ndez,
mes nesh,
dikur…
Në akullsinë
e saj
u tret.
U tret…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 11:59
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359

flm per poezite Indrit, ishin te mrekullueshme.

I kam lexuar me nje fryme shumicen e poezive dhe prozave te Suzanes.

Te pergezoj per iniciativen dhe shijen poetike qe ke, pasi poezite qe ke zgjedhur te hedhesh ne forum e nxjerrin ne pah kete cilesi tenden.

nje pershendetje speciale nga ana ime.

tung te gjitheve.

__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 13:44
diellza26 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diellza26 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diellza26 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: diellza26 Shto diellza26 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diellza26 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha diellza26
flm per poezite Indrit, ishin te mrekullueshme.
tung te gjitheve.



moj diellze, po kush te tha moj se ekzistojne ca poezi te bukura ne forum, kujt i thua faleminderit he......mua moj, mua, pastaj Indritin....

Hidhi nje sy dhe atyre te Indritit pak me poshte.......dhe verteto fjalet qe ke thene.....
shihemi...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2005 08:50
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Diellza dhe isra!

ju falenderoj perleximin dhe ju pershendes njekohesisht.

ja edhe dicka per ju:



Sikur…

Sikur…
të kisha
zemra
me shumicë,
Do t’ua falja
atyre,
që,
s’kanë zemër.
Sikur…
të kisha
mendje
me shumicë,
Do t’ua falja
atyre,
që kanë mbetur
pa emër.
Sikur…
të kisha
para
me shumicë,
Do t’ia falja ,
Dashurisë.
Të nisej larg.
Larg…
Mërguar…
Në ndonjë vend
pa jetë.
Dhe,
t’ia niste
nga fillimi.
Të mbetej,
kjo koshere
grenxash,
e thatë,
dhe,
e shkretë…!
Ndërtuar,
mbi themele,
dështimi!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Qershor 2005 22:20
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.