Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > LPK kerkon krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 5.00.
A ėshtė Unioni Shqipėri- Kosovė, zgjidhja mė e mirė pėr statusin e Kosovės?
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
Po 7 33.33%
Jo 12 57.14%
Ndoshta 2 9.52%
Nuk e di 0 0%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 2 Gusht 2003, ora 09:19  (100 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Hekurani1
Unionisti

Regjistruar: 24/04/2003
Vendbanimi: Tropoje
Mesazhe: 24

LPK kerkon krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove

Kohe me pare, Levizja Popullore e Kosoves (LPK) ka inicuar krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove. Nje nisme e tille, sa kemi informacione, po mbeshtetet dhe perkrahet nga shume subjekte tjera politike dhe intelektuale si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.
Une mendoj se kjo nisme e ndermarre nga LPK-ja, (Levizje kjo e deshmuar qe prej 22 vitesh sa egziston si subjekt), eshte per tu pershendetur dhe perkrahur. Do te deshiroja qe ne kete forum, te bejme debat per kete teme.
Une e perkrahi Unionin Shqiperi-Kosove, po ju?!

__________________
Jo gjithmone bie shi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2003 14:15
Hekurani1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hekurani1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hekurani1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hekurani1 Shto Hekurani1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hekurani1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

HEKURANIT

O HEKRI,KU PO E SHEF TI MBESHTETJEN QE E KA INICIATIVA E LPK-së,KURSE SA I PERKET VEPRIMTARISE SI SUBJEKT-NO COMENT
APO ME MIRE ME TE RENE FIKS-FARE.
VDEKJE FASHIZMI!!!!!!!!

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2003 14:45
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Albanian, o komunist qafir, do te te mbys ne Lane kur te vij.

:p:p:p

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 00:03
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Hekurani1

Te te them te drejten eshte hera e pare qe e degjoj kete organizem me inicialet LPK. Madje me duket si ato kerpurdhat qe lindin pas shiut, e thene ndryshe, gjate luftes ne Kosove, nuk e degjova njehere kete LPK, ose edhe para luftes, keshtu qe per mua ajo mbetet nje fantazem.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 00:06
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hekurani1
Unionisti

Regjistruar: 24/04/2003
Vendbanimi: Tropoje
Mesazhe: 24

O z. Admiral!

O z. Admiral!
A nuk me thua sa vjecar jeni?!
LPK=Levizja Popullore e Kosoves, eshte organizata e pare ne europen juglindore qe iu kundervu sistemit shtypes komunist-titist. LPK-ja ka themeluar UÇK-ne, UÇPMB-ne dhe Ushtrine Çlirimtare Kombetare, dhe ka zhvilluar tri luftera qe kane tronditur boten. Juve si admiral qe e quani veten, do te duhej te dini shume mire kush eshte LPK-ja dhe nuk do te duhej t'u pengonte krijimi i Unionit Shqiperi-Kosove, por perkundrazi do te duhej ta perkrahni ate politikisht dhe ushtarakisht.
Shendet-Hekurani1

__________________
Jo gjithmone bie shi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 10:33
Hekurani1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hekurani1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hekurani1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hekurani1 Shto Hekurani1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hekurani1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

U lodha me keto tema,

po mire mo pse nuk hapni teme si te zgjidhen problemet e Kosoves dhe te shqiperise dhe te jepni alternativat tuaja, por e vetmja gje qe ju rref mendja eshte bashkimi i dy vendeve kaotike.

o zot na ruaj nga keta njerez sepse jemi lodhur me fjale boshe dhe diskutime boshe dhe pa fund.

Po ndertoni njehere shtetin tuaj, jepni prova qe dini te udhehiqni, qe merrni vesh nga menaxhimi i shtetit qe dini te ndertoni ekonomiken, qe dini te vendosni shtetin ligjor dhe pastaj kerkoni bashkimin me shqiperine, fitoni njehere pavarsine pastaj kismet.

eshte per t'u habitur sa kokebosh jemi ne shqipetaret. na mungon koncepi i pragmatizmit kemi vetem fjale boshe.

nganjehere me vjen mos shkruaj fare ne keto tema po pastaj me hyp nervi edhe .......

Hekurani per nderin tend do botoj nje interviste te sapo transmetuar me Simon Haselock. Besoj se e di se kush eshte....

ai e tregon fare mire gjendjen aktuale institucionale ne Kosove.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 15:07
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

HASELOCK: INSTITUCIONET E KOSOVĖS NUK I PĖRMBUSHIN AS ATO KOMPETENCA QĖ I KANĖ

Intervistë me Simon Haselock, Shef i Zyrës për Informim i UNMIK-ut


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haselock, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka kritikuar UNMIK-un për burokraci, duke e vlerësuar zvarritjen e transferimit të përgjegjësive si të papranueshme. Ku e ka burimin e tërë kjo pakënaqësi e institucioneve të Kosovës në raport me UNMIK-un?

SIMON HASELOCK
Në fakt mendoj se kritikat që na janë bërë, veçanërisht këtë javë, janë shumë dëshpëruese. Niveli i debateve i disa njerëzve është i ashpër, përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit. Dhe sërish problemi qëndron tek ne, pra meqë jemi, siç thuhet burokratë. Më duhet të them se ne jemi burokraci dhe niveli i kësaj burokracie është çështje e hapur për t'u diskutuar. Çdo institucion dhe çdo qeveri është burokratike. Por, edhe pse mund të themi se gjërat nuk janë zhvilluar me dinamikën, të cilën ne e kemi dashur, megjithatë janë shënuar përparime. Nëse i shikojmë institucionet e Kosovës, çfarë shohim? Nuk shohim efekte, por shumë diskutime dhe shumë retorikë. Mendojmë se ka ardhur koha që në vend të kritikohemi pa arsye, njerëzit duhet të punojnë. Shikojeni për shembull Kuvendin dhe numrin e ligjeve që kanë miratuar, pavarësisht nga fakti sa prej tyre janë nënshkruar. Sa ligje kanë shqyrtuar dhe miratuar në të vërtetë? Sa substanciale ka qenë puna që deri tani e ka bërë ky Kuvend? Sa kritika ka pasur lidhur me dështimin e Kuvendit për të respektuar procedurat e tij?
Zoti Daci ankohet për ne, por sa ankesa ka marrë ai jo vetëm nga ne, por nga anëtarët tjerë të Kuvendit dhe partitë politike mbi mënyrën se si udhëhiqet ky institucion? Serbët janë ankuar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ankuar, Partia Demokratike e Kosovës është ankuar. Brenda Kuvendi ka pasur pakënaqësi të konsiderueshme mbi mënyrën se si është shqyrtuar Ligji mbi Arsimin e Lartë. Prandaj, mendoj se njerëzit fillimisht duhet t’i zgjidhin çështjet e brendshme, para se të shikojnë të tjerat.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju gjithashtu jeni kritikuar për mosnënshkrimin e ligjeve tashmë të miratuara nga Kuvendi. Përse nuk i nënshkruani këto ligje?

SIMON HASELOCK
Në shqyrtim për nënshkrim janë shtatë ligje. Tre prej tyre i kemi nënshkruar, ashtu siç është kërkuar nga ne. Por kritikat se këto ligje janë duke pritur për nënshkrim për shkak të burokracisë sonë janë nonsens. Arsyeja pse fillimisht nuk e kemi nënshkruar asnjë ligj është ndërlidhur me efektivitetin e tyre. Ne kemi vendosur, në fakt Mihael Steiner ka vendosur, që tre prej këtyre ligjeve t’i nënshkruajë, megjithë rezervat e tij për zbatimin efektiv të tyre. Këto ligje nuk janë ligje të mira, nuk janë shkruar mirë, nuk përmbajnë provizionet që do të duhej të përmbanin, por kemi vendosur t’i nënshkruajmë meqë nuk përmbajnë asnjë element dëmtues për askënd. Por, po e them se nuk janë ligje të mira dhe mund të ketë vështirësi në zbatimin e tyre. Mbi katër ligjet e tjera kemi rezerva shumë specifike. Këto ligje janë hartuar në atë mënyrë, që bien në kundërshtim me Kornizën Kushtetuese dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për faktin se ndërhyjnë në të drejtat e rezervuara. Kuvendi dhe Qeveria e kanë ditur këtë tash e sa kohë, prandaj është e gabueshme dhe jo e drejtë të thuhet se është faji ynë. Zoti Daci madje na ka propozuar krijimin e një mekanizmi që do të mundësonte krijimin e një trupi të përbashkët, i cili do t’i rishqyrtonte ligjet e miratuara për të tejkaluar këtë situatë. Por, kjo asnjëherë nuk është bërë dhe pikërisht për këtë arsye zoti Steiner i ka shkruar para disa ditësh një letër zotit Daci, duke i rikujtuar atij të katër ligjet që presin rishqyrtim dhe duke ia caktuar afatin deri më 30 prill për krijimin e mekanizmit të propozuar nga vetë ai dhe të mbështetur nga ne. Dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë, ne do t’i nënshkruajmë në mënyrën në të cilën duhet të jenë ato ligje.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse më lejoni të citoj zëvendës-ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Williamson, i cili ka thënë se deri në fund të vitit UNMIK-u duhet t’i transferojë përgjegjësitë, natyrisht ato që nuk janë e drejtë e rezervuar. Duke pasur parasysh rrethanat për të cilat folët deri më tani, sa mund të realizohet një proces i tillë?

SIMON HASELOCK
Nuk shoh asnjë arsye për mosrealizimin e këtij qëllimi. Ju e cituat zëvendës-ambasadorin amerikan, por më lejoni të them se edhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara sa edhe ne, për dorëzimin e përgjegjësive tek njerëzit kompetentë. Shtetet e Bashkuara nuk janë të mendimit se ne duhet t’i dorëzojmë të gjitha përgjegjësitë në duart e qeverisë, pavarësisht nga aftësitë e saj për t’i përmbushur ato. Ne kemi thënë se bëhet fjalë për kompetenca të mëdha dhe për t’i marrë ato në duar, duhet që duart të jenë të forta. Duhet bërë pak gjimnastikë për t’i sforcuar këto duar, duhet stërvitje. Ata nuk janë duke i përmbushur si duhet as përgjegjësitë, të cilat tashmë i kanë.
Të shkojmë me radhë, nëse doni që të jem i drejtëpërdrejtë. Përse në njërën anë thonë se nuk paguhen si duhet, ndërkaq nga ana tjetër kërkojnë krijimin e ministrive të reja? Krijimi i ministrive të reja do të thotë shërbime të reja publike, zyra të reja dhe më shumë njerëz për të paguar. Pse ju duhet Ministria e Mbrojtjes? E kemi KFOR-in këtu, kemi selinë e kësaj force jo shumë larg nga zyra ku jemi tani, e cila në esencë është Ministri e Mbrojtjes. Kemi një gjeneral NATO-je të ulur aty, çfarë dëshironi ju, një gjeneral kosovar të ulur në Ministrinë e Mbrojtjes? Për çfarë ju duhet Ministria e Jashtme, kur për të gjitha çështjet e jashtme angazhohet dhe paguan komuniteti ndërkombëtar. Kush do të paguajë, në rast të krijimit të Ministrisë së Jashtme pavarësisht nga statusi përfundimtar, ambasadorët dhe zyrat e tyre jashtë vendit? Tani t’i analizojmë pak edhe përgjegjësitë që i kanë, pra shëndetësinë dhe arsimin. Kemi dëgjuar njerëzit brenda qeverisë të kenë thënë se arsimi dhe shëndetësia janë çështje minore, duam sektorin e mbrojtjes dhe të marrëdhënieve me jashtë. Nëse në një vend perëndimor një politikan thotë se shëndetësia dhe arsimi janë çështje minore, karrieria e tij politike përfundon. Mjaft folët për simbolizmin, merruni me problemet.

RADIO EVROPA E LIRË
Por ata thonë se ju nuk i lejoni…

SIMON HASELOCK
Ata duhet të dëshmojnë se janë duke punuar, ne nuk presim prej tyre që t’i zgjidhin problemet brenda natës, prej tyre presim që t’iu qasen atyre. Dhe për këtë natyrisht se kanë përgjegjësi, kanë përgjegjësi edhe në rrafshet për të cilat ata vetë thonë se nuk kanë. Të marrim për shembull gjyqësinë, rreth 90 % janë gjykatës vendorë, ne kemi një përqindje shumë të vogël. Është e vërtetë se ne e mbikqyrim sistemin gjyqësor, por për faktin se gjyqësia kosovare nuk ka bazë të fortë. Në fakt sistemi gjyqësor në Kosovë nuk ka ekzistuar kurrë. Në Ministrinë e Financave keni zyrtarë të lartë që thonë se përgjigja për krizën ekonomike në Kosovë do të ishte krijimi i një valute kosovare, në kohën kur këtu tashmë po funksionon euroja. Rajonet tjera në Ballkan do të vdisnin për të pasur euron, këto vende çdo ditë janë duke luftuar për të mundësuar që Bashkimi Evropian ta njohë valutën e tyre dhe ta zëvendësojë me euron. Kjo është çmenduri.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haselock, përfaqësues të disa institucioneve kosovare gjithashtu kanë kritikuar shefin e UNMIK-ut se ka transmetuar informacione të gabueshme në Këshillin e Sigurimit mbi punën e institucioneve vendore. Është e vërtetë kjo?


SIMON HASELOCK
A nuk ju duket i jashtëzakonshëm fakti se kemi arritur në nivelin e debatit publik ku kryetari i Kuvendit të Kosovës e quan përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara gënjeshtar. Në esencë këtë është duke e thënë. Raportet që i dërgohen Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara nuk sajohen vetëm në zyrën e zotit Steiner. Gjërat hulumtohen, nuk krijohen vetëm nga UNMIK-u, ato i raportohen edhe zyrave ndërlidhëse të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Po të raportonim gabim, këto zyra ndërlidhëse do të reagonin duke thënë se nuk është e vërtetë. Këshilli i Sigurimit deri më tani na ka përkrahur. Atje nuk është një grumbull ambasadorësh që rri ulur dhe pret raportet nga Mihael Steiner. Ata kanë edhe raportet e veta nga terreni, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Britania e Madhe ka zyrën e vet këtu, Gjermania, Rusia, Shtetet e Bashkuara, të gjitha i kanë zyrat e veta ndërlidhëse. Zoti Daci në esencë e ka quajtur zotin Steiner përpara komunitetit ndërkombëtar gënjeshtar dhe kjo është thjesht tronditëse.

Intervistoi: Arbana Vidishiqi

marre nga Radio Europa e Lire

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 16:22
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Hekurani1

Perkrahja politikisht edhe ushtarakisht e unionit Shqiperi-Kosove sic thoni ju, vetem sa do i hidhte benzine zjarrit per momentin qe po kalojme, pasi asgje te mire nuk do te sillte. E them kete, sepse kam parasysh pretendimet greko-sllave, qe megjithese jane te padrejta, prapeseprape do te shkaktonin nje lufte tjeter ne Ballkan. Dhe me lejoni t'ju kujtoj dhe dicka shume te rendesishme, Ballkani eshte nje fuci me barut, mjafton nje shkendije e vogle, dhe bota merr zjarr.

Nga historia: Ballkani ishte vatra e fillimit te luftes se pare boterore.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2003 16:54
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hekurani1
Unionisti

Regjistruar: 24/04/2003
Vendbanimi: Tropoje
Mesazhe: 24

Admiral!

Z. Admiral, ushtaraket nuk i frikesohen luftes, e aq me pak bashkimit te kosoves me Shqiperine! Nese vertete vlen ai betimi i ushtarakut, atehere ju me se paku duhet te frikoheni nga ajo fuqi e barotit qe e permendni.
Shendet, Hekurani1

__________________
Jo gjithmone bie shi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2003 17:37
Hekurani1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hekurani1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hekurani1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hekurani1 Shto Hekurani1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hekurani1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hekurani1
Unionisti

Regjistruar: 24/04/2003
Vendbanimi: Tropoje
Mesazhe: 24

Znj. Analiste!

Me bene pershtypje postimet tuaja!
Mbase pikerisht pse nuk po japin akoma shembull se si duhet te qeveriset nje shtet drejtuesit aktual politik te Kosoves, krijimi i Unionit Shqiperi Kosove, do te ishte alternativa me e mire, sepse do te kombinoheshin eksperienca shteterore e institucionale me eksperienca tjera (ekonomike, kulturore...) dhe do te behej nje shtet shembull ne Europen Juglindore qe do te ndikonte edhe ne qetesimin e situates ne kete pjese te Europes.
Krijimi i Unionit Shqiperi-Kosove, me teper se nje deshire e shqiptareve, eshte edhe nje kerkese legjitime dhe shume e natyrshme e ketij populli te ndare padrejtesisht.
nese i thuani vetes analiste e nuk jeni ndonje provokatore, atehere me keqardhje iu them se kesaj rradhe jeni treguar nje analiste e dobet!
Me respekt, Hekurani1

__________________
Jo gjithmone bie shi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2003 17:45
Hekurani1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hekurani1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hekurani1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hekurani1 Shto Hekurani1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hekurani1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > LPK kerkon krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.