Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Diskutime te Lira per Kosoven
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Evropa e bashkuar ende s'është e tillë; provat e vërteta, se sa e bashkuar është Evropa, po fillojnë të duken vetëm tani. 1 nga provat do e japi Franca më 29 Maj (Anglia e ka dhënë tashmë, "as mish, as peshk") dhe duke parashikuar se mund të humbasi BE-ja e të fitojë "Jo-ja", Shiraku u detyrua të zgjidhte 1 datë sa më të shpejtë (besoj se i di më mirë se unë meqë jeton aty). Dhe më e çuditshmja (të paktën për mua) është se po ndryshohen rolet, të majtët po bëhen nacionalistë e të djathtët internacionalistë (globalizimi). Kështu që, Evropa sado të jetë "ëndërr", "paqe", etj, të ardhmen ende s'e ka të sigurt!

Unë e kuptoj që ti ëndërron 1 Ballkan pa probleme (të gjithë e duam; unë e shoh me shqiptarë të bashkuar dhe ka të tjerë që jo) dhe këtë e bazon tek 1 mik i mirë serb që ke (edhe unë kam pasur 1 mikeshë të tillë), por realiteti mua më tregon se politika antishqiptare serbo-greke nuk po vdes e as po dobësohet, thjesht ndryshon ngjyrën dhe egërsinë sipas situatës. Kështu që, sado e butë dhe e dashamirëse të duket politika greke (p.sh.) ndaj nesh, urrejtja e tyre ndaj nesh duket hapur dhe pretendimet e tyre territoriale nuk pushojnë (presidenti grek para disa kohësh e shprehu në Belgjikë (në mos gaboj)). Unë s'thashë që duhen pyetur klasat e mesme të atyre popujve për të parë se sa na duan ata popuj, por po s'ndryshoi politika s'ndryshon populli dhe anasjelltas (kuptohet).
Me "shtet artificial sllavo-maqedonas" e kisha fjalën për Shtetin e Maqedonisë, jo Bashkimin Serbi-Mal i Zi.

Lufta do pushojë kur të zhduket njerëzimi, për mua ajo është pjesë e natyrës njerëzore dhe Historia dëshmon (deri tani) që gjithnjë ka e do ketë luftra. Sot, më të mëdhajat, po i bën Perandoria e rradhës dhe kur ajo Perandori të dobësohet, do shumohen e do jenë më të egra. Këtë gjë mund ta ndryshojë vetëm njerëzimi, kur të pushojë së qëni njerëzim (siç e njohim deri sot).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2005 02:23
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MAUBERT
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 32

Sqarim...

Europa te siguroj qe qofte nga ana legale,formale,apo praktike eshte e bashkuar,e te thuash te kunderten e kesaj ne ditet e sotme eshte e habitshme.Sidoqofte fjala "e bashkuar" nuk nenkupton se popujt e 25 vendeve do jene plotesisht dakord per cdo vendim apo projekt.Per kete arsye sovrani(populli)me ane te nje forme demokratike(referendumin)vendos ate qe atij i duket me e drejta.Nderkaq per sa i perket kushtetutes europiane,fakti qe ne France mund te fitoje "jo-ja"(e cila ngelet relative per nje pjese popullsie) nuk do te thote qe qeverite e vendeve nuk ishin dakord per kushtetuten europiane.E qe qeverite te jene dakord,do te thote integrim.Ne kete rast ky shembull qe ke marre nuk qendron,sepse per cdo projekt te propozuar nga qeverite nevojitet miratimi,e ne se ky miratim kundershtohet ne forme demokratike ashtu si kudo ne bote nuk perben arsye per te treguar percarje(megjithese lufte interesash e pushtetesh ka gjithmone).Pastaj ti merr per shembull kushtetuten(ne se deshiron merr edhe rastin e Italise apo Polonise qe ishin pro luftes ne Irak,ky edhe mund te vleje deri diku si shembull),po sa qindra shembuj te tjere mund te marrim,perfshire marreveshje,kontrata te pebashketa,heqje doganash,monedhe te perbashket etj etj etj etj qe deshmojne me se miri se Europa eshte e integruar ne kuptimin e plote te fjales?Kurrsesi nuk them se problemet do te zhduken,kur ke te besh me kultura te ndryshme problemet ekzistojne gjithmone,por si te tille ata zbuten ne te mire te interesit te perbashket.Ashtu si u arrit te kapercehej konflikti midis shteteve europiane pro luftes ne Irak e atyre kunder,problem ky qe u krijua per perplasje interesash qe do ekzistojne gjithmone,nga ato qe kam folur pak me pare.

Me te vertete mendon se nje ballkan pa probleme une e bazoj te nje mik i mire serb???Pavaresisht te gjitha ketyre shkrimeve te tejzgjatura,si nje perpjekje,qofte edhe modeste,per te analizuar nje problem,papritur del se une e bazoj idene time ne ballkan te paqem te nje mik i mire serb.Ne nje kohe qe e kam shprehur fare qarte se nuk eshte fare nevoja ta marr si shembull,sepse jam aq ne gjendje te kuptoj interesat reale.
Ate qe ti keqkupton qe ne fillim te une eshte se mendon se une e quaj qofte Greqine apo Serbine si shtete te nje politike paqesore.Une thjesht kam shpjeguar e rishpjeguar se kush eshte zgjidhja e vetme ballkanike.Ne se ti do nje Shqiperi te bashkuar(padyshim qe do te thote krize e lufte e re ne ballkan)le ta testojme njehere e te shohim se sa dhjetevjecare do na duhet per tu rimekembur nga nje lufte ku ne shfaqim paaftesite me te medha ushtarake.Edhe lufta po te shihet si zgjidhje(eshte turp te shihet si e tille)ne jemi qe ne fillim te humbur e me pas akoma me shume te neperkembur.Politiken e ashper greke apo serbe e njoh shume mire e nuk te kundershtoj,ajo qe shpreh une eshte zgjidhja e problemit ballkanik,e cila te siguroj qe per pak vite do vihet ne zbatim,INTEGRIMI,e me pas EUROPA.Ky eshte nje proces drejt te cilit do shkojme domosdoshmerisht,ben pjese ne nje cikel ku ne si shtet apo dhe te tjere nuk mund t'i largohemi.

Per luften jam dakord qe nuk do te zhduket kurre,vetem se sic te kam thene pak me pare ka luftera e luftera.Lufterat ne nje te ardhme te siguroj qe do drejtohen drejt luftes ekonomike,kulturore,intelektuale e cila nuk do behet me "shpata".Sepse eshte e pamundur te thuash qe bota nuk evoluon,e si e tille edhe berja e luftes do te evoluoje.Sidoqofte secili ka botekuptime te ndryshme ne kete pike,e nuk besoj se ia vlen t'i rihyme nje debati te ri ne kete pike.Te pershendes pra e se shpejti

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2005 14:27
MAUBERT nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MAUBERT Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MAUBERT (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MAUBERT Shto MAUBERT nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MAUBERT nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Per Kosoven

Citim:
Po citoj ato që tha MAUBERT

Ne fund ke thene:
Për mua, zgjidhja e problemeve të Ballkanit qëndron tek shqiptarët. Dhe njëra rrugë është 1 Shtet i fuqishëm shqiptar, kurse rruga tjetër është zhdukja e shqiptarëve prej Ballkanit. Dhe për mua, siç po rrjedhin ngjarjet nuk jemi larg 1 lufte tjetër në Ballkan dhe shkaku nuk do jemi ne (si gjithmonë).
Kesaj me vjen keq qe nuk do i jap koment,por do le te tjeret(ata qe munden) qe te vleresojne se sa larg realitetit eshte dhe deri na cfare pike qendron naiviteti.
Te uroj gjithe te mirat


Nuk kuptoj se ku qendron naiviteti ketu? Mos valle tek koncepti ''lufte''? Apo tek termi ''lufte''?
Qe te dy, edhe serbi edhe greku,te gatshem jane per te coptuar shqiptaret.Mos te flasim per serbet ne luften e Kosoves por te flasim vetem per greket...ata vetem qe nuk kishin mundesi te hynin ushtarakisht kundra Kosoves se, median e gjithcka tjeter e vune kundra NATO-s, e vune kundra Europes,kundra Frances ,Gjermanise,Italise ,Anglise etj.etj pra kundra familjes Europiane,anetare te se ciles jane edhe vete. Pra ne nje kthese historike,greket dolen kundra asaj familje ,rregullat e se ciles ata vete i kane pranuar. Po kete natyre kane edhe serbet. Kjo ndodh se , nuk c'rrenjoset historia te dashur zotrerinj dhe, as qe ka te beje me kete brez e ate brez. Gjithashtu,greket nuk duan nje Shqiperi te zhvilluar sepse ne kete menyre vete greket hyjne ne hije,pra edhe nga ana ekonomike greket jane armiqte tane. Ne kete pike greket do te jene dhe jane te paret kundra bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Greket me qe jane anetare te familjes europiane ,jane pengesa kryesore qe Shqiperia te hyje ne BE.
Perse ?
Mire serbi qe eshte kundra per Kosoven....po greku cfar ka?
Pse pikerisht ne lidhje me shqiptaret serbet dhe greket bashkohen?
Sepse e kuptojne qe ky shtet i mallkuar do te fuqizohet gje te cilen me cdo menyre ata perpiqen ta sabotojne.
Bashkimi me Kosoven...eshte teper i vonuar. Duhej te ishte bere me kohe.Kur u fol me lart per dy Gjermanite,bashkimi i tyre nuk zgjati as me jave. Kosova nuk eshte gje tjeter vecse nje gjymtyre e shkeputur e Shqiperise e cila medoemos ...jo duhet...por, duhej te ishte e bashkuar.
Kosova jemi po ne, jemi vete ne.
Nuk po flas nga ana juridike,por, nga ana praktike me duket se ka shume te drejte Perendia. Ndoshta nuk mund te kete lufte neser e pas neser,por, fqinjet tane shume ta dashur gjithmone do e deshirojne ate.
Si perfundim...koha punon per Kosoven ne kete ceshtje dhe rruga qe duket nuk ka ku e con tjeter vend Kosoven vecse ne bashkimin e saj me trungun shqiptar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2005 18:26
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Re: Re: Per Kosoven

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Nuk kuptoj se ku qendron naiviteti ketu? Mos valle tek koncepti ''lufte''? Apo tek termi ''lufte''?
Qe te dy, edhe serbi edhe greku,te gatshem jane per te coptuar shqiptaret.Mos te flasim per serbet ne luften e Kosoves por te flasim vetem per greket...ata vetem qe nuk kishin mundesi te hynin ushtarakisht kundra Kosoves se, median e gjithcka tjeter e vune kundra NATO-s, e vune kundra Europes,kundra Frances ,Gjermanise,Italise ,Anglise etj.etj pra kundra familjes Europiane,anetare te se ciles jane edhe vete. Pra ne nje kthese historike,greket dolen kundra asaj familje ,rregullat e se ciles ata vete i kane pranuar. Po kete natyre kane edhe serbet. Kjo ndodh se , nuk c'rrenjoset historia te dashur zotrerinj dhe, as qe ka te beje me kete brez e ate brez. Gjithashtu,greket nuk duan nje Shqiperi te zhvilluar sepse ne kete menyre vete greket hyjne ne hije,pra edhe nga ana ekonomike greket jane armiqte tane. Ne kete pike greket do te jene dhe jane te paret kundra bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Greket me qe jane anetare te familjes europiane ,jane pengesa kryesore qe Shqiperia te hyje ne BE.
Perse ?
Mire serbi qe eshte kundra per Kosoven....po greku cfar ka?
Pse pikerisht ne lidhje me shqiptaret serbet dhe greket bashkohen?
Sepse e kuptojne qe ky shtet i mallkuar do te fuqizohet gje te cilen me cdo menyre ata perpiqen ta sabotojne.
Bashkimi me Kosoven...eshte teper i vonuar. Duhej te ishte bere me kohe.Kur u fol me lart per dy Gjermanite,bashkimi i tyre nuk zgjati as me jave. Kosova nuk eshte gje tjeter vecse nje gjymtyre e shkeputur e Shqiperise e cila medoemos ...jo duhet...por, duhej te ishte e bashkuar.
Kosova jemi po ne, jemi vete ne.
Nuk po flas nga ana juridike,por, nga ana praktike me duket se ka shume te drejte Perendia. Ndoshta nuk mund te kete lufte neser e pas neser,por, fqinjet tane shume ta dashur gjithmone do e deshirojne ate.
Si perfundim...koha punon per Kosoven ne kete ceshtje dhe rruga qe duket nuk ka ku e con tjeter vend Kosoven vecse ne bashkimin e saj me trungun shqiptar.







kontinenti se ke keq jo vetem koha puno per ne kosovaret po tashti ka me punu gjith globi pak nga pak :-)

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 08:51
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Re: Sqarim...

Edhe unë të siguroj që Evropa ende s'është e bashkuar (në kuptimin që të veprojë si 1 Shtet i vetëm, gjë të cilën lihet të kuptohet); megjithatë me "sigurime" të tilla nuk shkojmë gjëkundi.

Citim:
Po citoj ato që tha MAUBERT
E qe qeverite te jene dakord,do te thote integrim. Ne kete rast ky shembull qe ke marre nuk qendron,sepse per cdo projekt te propozuar nga qeverite nevojitet miratimi,e ne se ky miratim kundershtohet ne forme demokratike ashtu si kudo ne bote nuk perben arsye per te treguar percarje

Që qeveritë të jenë dakort (dmth me marrëveshje dy(/disa)palëshe midis qeverive) nuk do të thotë që ka integrim (të paktën siç e mendoj unë ). Shembullin më të afërt e ke tek marrëveshjet dypalëshe shqiptaro-greke.
Integrimin e arrijnë popujt (se popujt integrohen), jo qeveritë.

Ndofta u gabova që thashë se zgjidhjen e bazoje tek "1 mik i mirë serb", por "ekuacionet" e tjera nuk më jepnin rezultat. Ndofta gjithë thelbi i diskutimit është se unë e shikoj problemin tek popujt dhe ti e shikon zgjidhjen tek politikanët që, DO ZOTI, vijnë.

Citim:
Po citoj ato që tha MAUBERT
Lufterat ne nje te ardhme te siguroj qe do drejtohen drejt luftes ekonomike,kulturore,intelektuale e cila nuk do behet me "shpata".

Ka kohë që "luftrat moderne" janë drejtuar andej dhe s'përdoret "shpata"; por kur njëra palë nuk përulet e s'hap rrugë, luftrat zhvillohen "normalisht".
Lufta mbështetet tek terrorizmi psikologjik dhe mund të arrijë deri tek shfarrosja e plotë e kundërshtarit. Çdo gjë varet se sa shpejt e kupton dhe hamendëson kundërshtari se sa mund të vuajë dhe humbasë nqs s'hap rrugën.
Interesat (qofshin ekonomike, kulturore, intelektuale, etj; dmth monetare) janë ato që sjellin kundërshtarë e armiq dhe kundërshtarët e armiqtë sjellin luftra nqs nuk "shpërbëhen" gjatë rrugës.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 02:49
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MAUBERT
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: Paris
Mesazhe: 32

Lajme nga Kosova
Maj 04, 2005 - 15:38
Hollbruk: Uashingtoni ndihme Kosoves per pavarsine - Përgatiti: ILIRUS2


Ish-ambasadori amerikan ne OKB, Ricard Hollbruk, shprehet i bindur se Uashingtoni me Kondoliza Rajs ne rolin e sekretares se Shtetit, do t'i ndihmoje Kosoves ne rrugen drejt pavaresise. Ne nje prononcim ne numrin e sotshem te gazetes italiane "Korriere dela Sera", Hollbruk shprehet se gjate kesaj vere nje i i derguar i Kombeve te Bashkuara do te verifikoje nese Kosova i ka permbushur standardet e kerkuara dhe ne kete menyre t'i permbushe kushtet per te kaluar ne ceshtjet e statusit. "Beogradi patjeter duhet te pranoje hapin e rende politik: te heqe dore nga pretendimet mbi Kosoven. Serbet duhet te zgjedhin midis hyrjes ne BE dhe luftes per t'a kthyer Kosoven. Nese perqendrohen ne ripushtimin e krahines se tyre qe e kane humbur, nuk do te arrijne asgje. Mirepo, nese zgjedhin ardhmerine ne vend te se kaluares dhe hyrjen ne BE, Serbia do te kete nje te ardhme te shkelqyer, si shtylle e realizimit te endrres per qendrueshmerine perfundimtare te Evropes Juglindore. Brukseli ne cdo rast duhet te vendose Kosoven si kusht themelor te hyrjes se Serbise ne BE", shkruan mes tjerash Hollbruk.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2005 17:58
MAUBERT nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MAUBERT Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MAUBERT (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MAUBERT Shto MAUBERT nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MAUBERT nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Diskutime te Lira per Kosoven

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.