Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re dhunohenteverberit.wmv
Ky file ėshtė shkarkuar 6 herė.

Shkarko file me lart.

Ose shiko ketu:
http://www.balkanweb.com/sitev4/new...o1.php?id=37887

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 22/05/2009 ora 15:58

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2009 15:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Si s'kane turp dhe zedhenesit qe japin keto deklarata, me demek shkarkojne pergjegjesine e shfajesohen me statute. Eshte sikur nje mjek mos te ndihmoje nje njeri vetem sepse s'eshte brenda mureve te spitalit apo se s'eshte pacienti i tij.

Njeri nga te intervistuarit thote qe dhe policet s'duhet te na shtyjne e te na cirren. Jam e sigurte qe i referohet zhvillimit te protestes, dhe pse nga nje ane e quajne proteste paqesore ne realitet i kane trajtuar keq. Eshte pershtypja ime apo ne Shqiperi kur njerezit protestojne apriori konsiderohen si kontigjent i rrezikshem? Ata qe duhet te na mbrojne mos ndoshta kujtojne se ne jemi armiku?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2009 17:02
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Made in Shkodra

Kur jeta shkon per... kanaçe

Një 15 vjeçar ka mbetur i vdekur duke mbledhur kanaçe në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit të Shkodrës. Makina e mbeturinave është shkarkuar në vendin ku ndodhej i mituri duke e zënë poshtë. Menjëherë në vengjarje kanë mbërriture forca policie dhe familjarë të të miturit, të cilët pasi e kanë gjetur nën mbeturina e kanë transportuar drejt spitalit të qytetit të Shkodrës, por i mituri nuk ka mundur dot të mbijetojë e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Mesa duket fëmija nuk është vënë re nga shoferi i makinës së mbeturinave, i cili ka shkarkuar mbi të sasinë e mbeturinave. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.




Sa kushton virgjeria e nje 14 vjeçareje?
(5 vjet maksimumi)


Shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës kapin teksa "shëtiste" me një automjet tip "Mazda" kabriolet, në territorin e Qytetit Studenti, një 27-vjeçar të dënuar me 5 vjet burg për përdhunim të miturish. Andi Zaimi ka qenë i vetëm në automjetin me targa të Shkodrës 5102 E, kur është ndaluar nga shërbimet për verifikim. Disa orë më pas, oficerët e komisariatit kanë mësuar se personi që shëtiste me makinë kabriolet, ishte në kërkim për përdhunimin e fqinjës së tij qysh në vitin 2004. Sipas policisë, në vitin 2007 gjykata e kishte dënuar me vendim të formës së prerë me 5 vjet burg Zaimin. Ai akuzohej për përdhunimin e fqinjës së tij 14 vjeçe, në Shkodër. Pasi janë kryer veprimet e para procedurale në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës, mësohet se është njoftuar drejtoria e Policisë së Shkodrës, e cila kishte nxjerrë edhe urdhrin e kërkimit për të. Zaimi është transferuar për në qelitë e Shkodrës, ndërsa i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të caktuar vendin ku Zaimi do të shlyejë dënimin e drejtësisë

Dy llogari: 27 vjeçari ne 2004 ka qene 22 vjeç. Pra ne vitin 2004 nje 22 vjeçar ka perdhunuar nje 14 vjeçare. Pese vjet me vone ka dale ne xhiro me kabrio ne mes te Tiranes. Ja çfare njerezish mund te shikosh te shesin pordhe ne Tirane me kabrio...

BALKANWEB

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2009 22:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Duket se sherret në një familje në Kamzë të Tiranës nuk kanë të sosur. Kohë më parë, burri i shtëpisë u dënua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes, por pas lirimit nga burgu ai u bashkua sërish me të. Por tashmë policia është detyruar sërish ta marrë në mbrojtje gruan e tij, pasi ka të dhëna se e ai e keqtrajton fizikisht dhe psikologjikisht. Burimet policore të kryeqytetit deklaruan se nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Lindita Haklajn, 42 vjeçe, banuese në Kamzë, sepse bashkëshorti, Adriatik Haklaj, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, në vitin 2007, 52-vjeçari u arrestua dhe u gjykua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes. Në atë kohë, Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku qëndroi prej tri ditësh e shtruar pasi u helmua me pleh kimik, të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin detyruar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr.5, familja e saj kishte probleme ekonomike. Sipas saj, është ky një nga shkaqet kryesore që mes bashkëshortëve të kishte sherre dhe zënka të shpeshta, pothuajse çdo natë. Mungesa e të ardhurave monetare në familjen e tyre bënte që ata t‘ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për fazën degraduese ku kishte shkuar familja e saj ditët e fundit. Pas kësaj dëshmie të dhënë nga e dëmtuara, policia ka marrë menjëherë masat për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore bashkëshortin e saj. Pas arrestimit të tij, në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar paralelisht dy procese gjyqësore, një penal dhe një civil, me protagonistë Adriatik e Lindita Haklaj. Në procesin e parë, Adriatiku ishte i pandehur dhe Lindita. Ai e ka detyruar Linditën të gëlltisë në dhunë e sipër një sasi helmi nitrat dhe për këtë u dënua nga gjykata përfundimisht me 8 muaj burg, si dhe 3 vjet dënim me kusht për moskryerje të së njëjtës vepër penale. Lidhur me këtë akuzë, Haklaj ka deklaruar se gruan e ka me çrregullime mendore dhe se donte ta fuste në burg, ndaj dhe e ka sajuar historinë e vetëhelmimit dhe dhunës ndaj saj. Procesi i dytë ishte tërësisht civil dhe bën fjalë për kërkesën që e dëmtuara Lindita ka bërë për prishjen e martesës me personin që e dhunonte, Adriatikun. Paditësja i kërkonte gjykatës të zgjidhte martesën, lënien e fëmijëve për rritje e edukim, si dhe caktim për pagesë të kontributeve për fëmijët. Ndërkohë, kur pritej të shpallte vendimin për këtë kërkesë, palët kanë arritur të pajtohen dhe gjyqtarja ka vendosur ta pushojë çështjen. Por, tashmë duket se një tjetër proces gjyqësor do të vijojë për jetën e çiftit nga Kamza e Tiranës.

Shqip


------------------


Jo vetem qe te rreh, tenton te vrase, te shkaterron jeten por duan te te bejne dhe te cmendur rrezik do kete rrahur veten kjo grua.


Trishtohem sa here lexoj kete teme sepse viktimat e kronikes jane me shume gra e femije. Shtresa me e pambrojtur, fizikisht dhe ekonomikisht e afer tyre s'ka asnje ti ndihmoje.

Nuk di nga ku buron gjithe kjo dhune, a mund ta justifikoje varferia te gjithe kete?

Valle nuk ka njerez te varfer kudo por nuk sillen keshtu?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2009 14:03
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Duket se sherret në një familje në Kamzë të Tiranës nuk kanë të sosur. Kohë më parë, burri i shtëpisë u dënua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes, por pas lirimit nga burgu ai u bashkua sërish me të. Por tashmë policia është detyruar sërish ta marrë në mbrojtje gruan e tij, pasi ka të dhëna se e ai e keqtrajton fizikisht dhe psikologjikisht. Burimet policore të kryeqytetit deklaruan se nga shërbimet e Komisariatit Nr.5 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Lindita Haklajn, 42 vjeçe, banuese në Kamzë, sepse bashkëshorti, Adriatik Haklaj, 52 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, në vitin 2007, 52-vjeçari u arrestua dhe u gjykua për shkaktim vetëvrasjeje ndaj të shoqes. Në atë kohë, Lindita Haklaj ka treguar nga shtrati i Spitalit Ushtarak, ku qëndroi prej tri ditësh e shtruar pasi u helmua me pleh kimik, të gjitha hallet dhe shkaqet që e kishin detyruar atë të helmohej. Sipas dëshmisë së dhënë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr.5, familja e saj kishte probleme ekonomike. Sipas saj, është ky një nga shkaqet kryesore që mes bashkëshortëve të kishte sherre dhe zënka të shpeshta, pothuajse çdo natë. Mungesa e të ardhurave monetare në familjen e tyre bënte që ata t‘ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për fazën degraduese ku kishte shkuar familja e saj ditët e fundit. Pas kësaj dëshmie të dhënë nga e dëmtuara, policia ka marrë menjëherë masat për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore bashkëshortin e saj. Pas arrestimit të tij, në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar paralelisht dy procese gjyqësore, një penal dhe një civil, me protagonistë Adriatik e Lindita Haklaj. Në procesin e parë, Adriatiku ishte i pandehur dhe Lindita. Ai e ka detyruar Linditën të gëlltisë në dhunë e sipër një sasi helmi nitrat dhe për këtë u dënua nga gjykata përfundimisht me 8 muaj burg, si dhe 3 vjet dënim me kusht për moskryerje të së njëjtës vepër penale. Lidhur me këtë akuzë, Haklaj ka deklaruar se gruan e ka me çrregullime mendore dhe se donte ta fuste në burg, ndaj dhe e ka sajuar historinë e vetëhelmimit dhe dhunës ndaj saj. Procesi i dytë ishte tërësisht civil dhe bën fjalë për kërkesën që e dëmtuara Lindita ka bërë për prishjen e martesës me personin që e dhunonte, Adriatikun. Paditësja i kërkonte gjykatës të zgjidhte martesën, lënien e fëmijëve për rritje e edukim, si dhe caktim për pagesë të kontributeve për fëmijët. Ndërkohë, kur pritej të shpallte vendimin për këtë kërkesë, palët kanë arritur të pajtohen dhe gjyqtarja ka vendosur ta pushojë çështjen. Por, tashmë duket se një tjetër proces gjyqësor do të vijojë për jetën e çiftit nga Kamza e Tiranës.

Shqip


------------------
?



Nuk e kuptoj pse u bashkua me te dhe pasi ai tentoi ta helmonte?!

Ushtronte dhe dhune ndaj femijeve.

Te ishte ketu ne Usa ai s'kishte per ta pare deren e shtepise me sy, dhe as te drejte tu afrohej femijeve.

Sa e diskriminuar eshte femra ne Shqiperi! Per shkak te varferise detyrohet te jetoje ne shtepi me nje vrases.

Shteti fatkeqesisht nuk jep kurrfare ndihme ekonomike, qe tu japin mundesi ketyre femrave te dhunuara tu thone stop dhunes.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2009 14:20
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Marredheniet e semura te ēifteve shqiptare

------------------------------------------------------------------
- Berat, dhunohet nga i shoqi, vdes 60 vjecarja
------------------------------------------------------------------

Lizheta Mice nga Berati, vdiq mëngjesin e sotëm në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas plagëve të shumta dhe traumave si pasojë e dhunës së bashkëshortit të saj. Megjithë ndihmën mjekësore, 60-vjecarja s'ka mundur të shpëtojë.

Tashmë mbi bashkëshortin Prokop Mice, në arrest me burg prej 13 qershorit, rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Gjithcka ka nisur pas një grindjeje banale mes ciftit, për një shishe raki, të cilën 60-vjecarja ia ka fshehur të shoqit që kishte mbërritur në shtëpi i dehur. Prokop Mice pas dhunës së ushtruar, e ka mbajtur të mbyllur dy ditë në shtëpi të shoqen. Mungesa e saj ka rënë në sy të fqinjëve dhe të të afërmve, të cilët e kanë shoqëruar në spital. Por megjithë ndihmën mjekësore, 60-vjecarja nuk ka mundur të shpëtojë.

(e.n/News24/BalkanWeb)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2009 13:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

VETEM KY NUK MUDN TE QUHET BABA!!!


Policia e Lezhës prangosi dje 64-vjeçarin Prek D.,banor i fshatit Zejmen, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieveseksuale me dhunë, brenda gjinisë. Ai
nuk e ka pranuar akuzën pas arrestimit dhe izolimitnë komisariatin e policisë.Por, dëshmia e bërë ngamotra e vogël e të përdhunuarës,
ka hedhur poshtë tëgjithë alibinë e tij. E më pas,vetë e dëmtuara ka guxuar
të flasë, duke treguar atë që kishte kaluar. Sipas saj,rreth 1 vit më parë i ati ka nisur ta ngacmojë seksualisht,duke arritur deri në përdhunim. Ai shfrytëzonte momentin kur e ëma ose asnjë nga 2 motrat e tjera nuk ndodheshin në shtëpi, duke abuzuar me vajzën e mesme, atëherë 20 vjeçe.Dyshohet se dhe nëna e E.Dsë të kishte kuptuar veprimet e rënda të kryera nga ishoqi. Rreth 4 muaj më parë,ajo kishte gëlltitur një sasi
helmi, duke i dhënë fund jetës. Ndonëse në atë kohëu fol si vetëvrasje në kushtet e depresionit, arsyeja pritet të zbardhet vetëm tani, pas nxjerrjes në dritë të fakteve të incestit. Pasditen e së shtunës, gjithçka është zbuluar. Babai maniak ka tërhequr vajzën 21-vjeçare drejt tokave që kishin
pranë shtëpisë, me thikë në dorë, duke e detyruar që për të disatën herë të kryenin marrëdhënie seksuale.Kjo skenë është parë nga vajza e vogël e familjes, 19vjeçe. Megjithëse e tronditur,ajo ka pritur derisa i ati është
larguar. Më pas ka marrë motrën me forcë, duke e dërguar deri në komisariatin e policisë së Lezhës. Fillimisht, e lënduara nuk ka pranuar të rrëfehet, por përballë fakteve që e motra ka bërë të ditur, ka pohuar dhe
ajo historinë. Menjëherë nga policia e Lezhës janë nisurforca të saj, të cilat shoqëruannë komisariat 64-vjeçarin. Gjatë kësaj kohe,vajza i është nënshtruar ekzaminimeve, prej të cilave është konfirmuar përdhunimi.
Sipas saj, çdo herë i ati e kërcënonte me jetë, nëse nuk do të pranonte ose tëtregonte për atë që po ndodhte. Tashmë, veç hetimit për rastin e incestit është rihapur dhe çështja e vdekjes së gruas së Prek D., në lidhje me shkaqet që e shtynë atë drejt vetëflijimit. Materialet i kanë kaluar
Prokurorisë së rrethit të Lezhës për hetime të mëtejshme.Dy vjet më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në një fshat të Gramshit, kur babai përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën e mitur, duke e detyruar më vonë të braktiste
foshnjën.1 VIT më parë kishte nisur historia e ncestit në familjen banore të
fshatit Zejmen të Lezhës, kur babai ngacmoi e më pas përdhunoi vajzën 21-vjeçare të tij 4 MUAJ më parë u vetëhelmua për vdekje nëna e 3 vajzave.ģDyshohet se ajo e kreu këtë veprim ekstrem, në pamundësi për të ndaluar dhunën seksuale ndaj së bijës.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2009 18:40
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mon Cherry
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 30/01/2009
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 536

duhet vene ligji me vdekje per kto monstra

__________________
L'essenziale č invisibile agli occhi...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2009 18:49
Mon Cherry nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mon Cherry Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mon Cherry (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mon Cherry Shto Mon Cherry nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mon Cherry nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Varfėria, nėna vetėvritet, babai nė psikiatri, 5 fėmijė nė mjerim

Varfëria, nëna vetëvritet, babai në psikiatri, 5 fëmijë në mjerim
KRISTAQ THANASI | 31/08/2009 | ARTI I TE JETUARIT | 19 KOMENTE | SHARE | - +
FIER - Një familje prej 7 vetësh jeton në mjerim të plotë. Pa shtëpi dhe ekonomi. Në një kasolle ku dhe bagëtitë do të refuzonin të futeshin. Familja e përbërë vetëm nga 5 fëmijë jetimë në komunën e Levanit të rrethit të Fierit jeton pothuajse në qiell të hapur. Ajo kërkon ndihmë për të jetuar dhe për të mbajtur shpirtin gjallë. Pesë fëmijët, ku më e madhja Shpresa porsa ka mbaruar klasën e 9-të dhe më i vogli Klodiani është 5 vjeç (ky i fundit vuan nga verbëria) jetojnë jo vetëm në një skamje të plotë, por edhe pa shtëpi.

Ata kanë ardhur nga një fshat i Tropojës, komuna Bytyç para dy vjetësh. Jetojnë veçse me një pension prej 7500 lekësh të vjetër që merr babai i jetimëve, i sëmurë psikik. Historia e tyre është tepër e dhimbshme dhe ka nisur që kur nëna e tyre është vetëvrarë me armë zjarri vite më parë për shkak të kushteve të vështira të jetesës në qytetin e Tropojës, ndërsa babai i tyre është i shtruar në spitalin e të sëmurëve mendorë mbas ngjarjes tragjike të së shoqes. Më pas ai u martua me Prenda Gecin, një grua që iu përkushtua fëmijëve që gjeti dhe një fëmije që lindi me Ademin. Tashmë ajo është kujdestare për të gjithë fëmijët.

Për t'i shpëtuar trafikimit të fëmijëve, thotë Ademi, babai i fëmijëve, ata migruan në rrethin e Fierit dhe u vendosën në komunën e Levanit. Fëmijët e kanë vuajtur këtë dramë familjarë dhe shumë herë kjo familje ka kërkuar nga organet shtetërore që të përfitojnë pensionin e jetimëve, ndërsa Klodiani pesëvjeçar kërkon një ndihmë për sëmundjen e verbërisë. Kujdestarja e tyre, Prenda Geci, rrëfen historinë e kalvarit të vuajtjeve të fëmijëve.

Kanë ardhur nga një fshat i largët e Tropojës nga komuna Bytyç, pas vetëvrasjes së gruas së parë të Ademit. Ajo quhej Bora dhe ishte vetëm 24 vjeçe. Varfëria e tejskajshme ishte shkaku që ajo i dha fund jetës së vet me një armë zjarri. Pikërisht këtu filloi edhe jeta e vështirë e familjes së Adem Gecit. Vdekja e gruas shkaktoi më shumë vuajtje në këtë familje ku vetë Ademi pësoi kriza nervore dhe në shumë raste është kuruar në psikiatri. Prenda një grua e zgjuar, me arsim të mesëm, pas propozimit të Ademit pranoi të martohej me të. Kjo bëri që fëmijët e Ademit të kalojnë me vendim gjyqësor në kujdestarinë e Prendës për shkak të sëmundjes që ai kalonte herë pas here.

Nga frika se fëmijët mund të trafikoheshin, ata menduan që të largoheshin nga fshati. Kanë takuar një patrioten e tyre të martuar në Fier, e cila i propozoi të shkonin në këtë rreth dhe pikërisht në komunën e Levanit. Kanë lëvizur duke marrë edhe para borxh dhe një banor i Levanit, aktualisht emigrant në Amerikë, u ka lënë një dhomë (në rast se do ta quajmë kështu). Aty nuk do të jetonin dot as bagëtitë, dhe jo më një familje prej 7 vetash. Por problemet ekonomike shumë të vështira i kanë bërë anëtarët e kësaj familjeje që të mos pretendojnë "shumë". Në kushtet e krijuara, komuna i ka ndihmuar me ndonjë ndihmë ekonomike dhe vetëm kaq. "Nuk kemi fonde më shumë që t'i ndihmojmë, -thotë punonjësi i ndihmës ekonomike pranë komunës, Paskal Duda.

Mësohet se shteti është interesuar për këtë familje. U kanë premtuar falë letrave dërguar kryeministrit shqiptar dhe të gjitha organizmave të tjera ndërkombëtare. Prenda u bën apel atyre për ta ndihmuar këtë familje, pasi fëmijët jetojnë në kushte jashtë çdo norme njerëzore. Prenda shprehet: "Na kanë premtuar nga Ministria e Çështjeve Sociale për të na ndihmuar me një banesë. Për këtë ka ardhur edhe drejtoresha e entit të banesave Fier. Ajo është dërguar prej qeverisë për të na ndihmuar, por kemi frikë se nuk do ta mbajnë fjalën. Dimri po afron dhe është shumë e vështirë të rrish këtu, sidomos kur të fillojnë reshjet. I bëjmë apel shtetit që të na ndihmojë urgjentisht". Prenda Geci si kujdestare e 5 jetimëve shprehet se, nëse do mungojë përkujdesja e shtetit, ajo u kërkon ndihmë donatorëve të ndryshëm, biznesmenëve për përballimin e kushteve të jetesës. Është një thirje që ajo e bën nga dëshpërimi, nga vitet që ajo po kalon në një vuajtje që askush të mos ta ketë si kjo familje. Në këto kushte, në rast se shteti i ka premtuar që t'u japë një fond për blerjen e një shtëpie, duhet ta bëjë urgjentisht, pasi dimri po vjen dhe kjo familje prej 7 vetash do të vuajë pasojat e këtij mjerimi.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2009 19:42
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Nuk di nese keta femije, kjo familje ka me shume te drejte se ne ti kerkoje shtetit shqiptar perse per tu ndertuar(vjedhur) rruge gjehen miliona dollare e perse per nje program per te pastrehet e per kete shtrese sociale nuk gjehen as 2 qindarka?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2009 22:27
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.