Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . Vlerėsimi i Temės: 5 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha déją-vu
Si mund te firmos?


déją-vu une e kam hapur kete teme per te lexuar pergjigjet dhe pare interesin e rinise shqiptare ne vend dhe jasht tij. Mgjth kam deshire qe dhe ju si antare te ketij komuniteti te shprehni mendimet dhe idet tuaja. Si mendoni qe mund te behet ky lloj peticioni , sa e vleresoni kete teme, e tj.etj.....
Ç`do sugjerim esht i mirepritur.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2005 03:49
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Largimi i Janullatosit, pavarėsi e KOASH-it

-Si e shikoni të ardhmen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?
-Mendimi im është se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nuk mund të jetë pa lidhje me të kaluarën ose të shihet si pjesë e shkëputur e saj. Në vizionin tim, ajo që kanë arritur paraardhësit tanë, nuk mund të anashkalohet e të poshtërohet për shkaqe të ndryshme, e aq më tepër në funksion të konjukturave të vjetra nga shtete që kanë shfaqur qëndrime armiqësore ndaj vendit tonë të dashur. Historia e kishës sonë, ka si pjesë të lavdishme të saj, arritjen e autoqefalisë në Kongresin e Beratit të vitit 1922, ku filloi për herë të parë zbatimi i parimit “kishë e pavarur në shtet të pavarur”. Kongresin e Korçës të vitit 1929, nga ku doli edhe statuti i kishës sonë, për t’u përmbyllur me njohjen nga Patriarkana e Stambollit në vitin 1937.Statuti i vitit 1929, kushtëzon që drejtuesit e lartë fetarë duhet të jenë me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Kjo sigurisht nuk është ndonjë “zbulim” apo “shpikje” shqiptare, pasi kështu e kanë të gjitha kishat e tjera motra si në Rumani, Bullgari, Serbi, Greqi, etj. Ndësa këtu në Shqipëri është synuar që kisha jonë të jetë një shtojcë e kishës greke, e asimiluar dhe kontrolluar prej. Për t’u kthyer tek pyetja juaj, të ardhmen e kishës sonë unë shikoj të barabartë me të gjitha kishat e tjera motra ortodokse, domth, autoqefale, të drejtuar nga klerikë shqiptarë, njerëz të pastër moralisht dhe që nuk kanë lidhje me organizata antikombëtare dhe kriminale. Rrugë tjetër nuk ka.
-Cili është argumentimi që ka përdorur Janullatos për të legjitimuar pozitën e tij?
-Së pari theksoj se pozita e tij, në çdo moment ka qenë e paligjshme, pa pasur asnjë grimë legjitimiteti. Janullatos ka ardhur në Shqipëri në korrik 1991, duke deklaruar se vinte si misionar i përkohshëm në krye të kishës së rrënuar ortodokse në Shqipëri. Tashmë jemi 14 vjet më pas. Vëmë re një mosmbajtje fjale dhe një gjendje të amullt pa rrugëdalje. Në vitin 1993 dhe një viti më pas, Janullatos bëri përpjekje për të legjitimuar pozitën e tij jolegjitime, duke u kapur tek statuti i vitit 1950 i KOASH-it, që nuk është njohur nga Patriarkana e Stambollit. Mjafton këtu t’ju them një fakt të thjeshtë (pa hyrë në të tjerat), se Kryepeshkopi i këtij kongresi ishte person i martuar dhe babai i një ministri të rëndësishëm në atë kohë. Nga ana tjetër, theksoj se edhe sipas statutit të vitit 1950, Janullatos është sërish i paligjshëm pasi ai nuk ka pasur asnjëherë shtetësinë shqiptare, që është kusht tek ky statut. Por nga ana tjetër kemi një Kryepeshkop që krenohet se ka ndërtuar kaq e eq objekte, a thua se kemi të bëjmë me ndonjë kompani ndërtimi dhe jo me një bashkësi që në radhë të parë ka ushtrimin e besimit ndaj Zotit. Nëse do të duhej vërtet ngritja e një Kishe të vërtetë ortodokse shqiptare, kjo nuk duhej të kishte lidhje me një vend si Greqia për disa shkaqe: Ky vend ka luftuar shumë kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe në një aspekt tjetër, edhe kundër autoqefalisë së KOASH-it (shumë klerikë shqiptarë janë vrarë ose helmuar nga kisha greke), ka synuar gjithë t’i përllogarisë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë si grekë, ka mbajtur qëndrim gjithnjë të ashpër kundër gjuhës shqipe, ka shfaqur gjithnjë pretendime territorale ndaj vendit tonë, ka djegur e masakraruar disa herë Shqipërinë e jugut (përfshi këtu edhe Çamërinë), etj. Për më tepër, përderisa Greqia mban në fuqi ligjin e gjendjes së luftës ndaj Shqipërisë, do të thotë se ajo e trajton vendin tonë si “vend armik” dhe shtetasit shqiptarë si “armiq”. A mund të sjellë paqe dhe mirëkuptim një klerik i ardhur nga një vend i tillë?
- Pas shpërthimit të skandalet të priftërinjve grekë, rikthimi i Janullatos në Greqi u komentua si shpëtimi i ortodoksisë greke?
- Që duhet të largohet nga Shqipëria kjo është absolute, por ajo çka unë mund t’ju kujtoj këtu, është se Kryepeshkopi i Athinë Kristodhulos, është mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Janullatos dhe ndërlidhës i fortë i tij me organizatat antishqiptare vorioepirote si “ENVI”, ”SFEVA”, etj, me të cilat kanë pozuar të dy mjaft herë. E shpëton apo jo ortodoksinë greke kjo është çështje e tyre, për mua ikja e tij nga Shqipëria do të ndokonte në forcimin e ndjenjës sonë kombëtare pasi Janullatos ka pasur dhe ka si qëllim të përhershëm greqizimin e Shqipërisë e veçmas të kishës sonë. Mos të harrojmë, zbehja e ndjenjës kombetare ka dhënë si pasojë ekuivalente një zbrazëti,që ka shënuar fatalisht krizë morale deri në imoralitet. Mund t’ju them me siguri, se njoh raste të tjera të rënda të klerikëve që i shërbejnë sot Janullatosit, për të cilat mendoj se nuk është koha për të folur.
-Ju kanë kërkuar të kandidoni për deputet në emër të PDK-së. Diçka nga mendimi juaj keni shpallur megjithatë do të donim diçka më specifike?
-Për një gjë të tillë, unë e kam dhënë një përgjigje tashmë, që mund ta quaj zyrtare. Megjithatë, në respekt dhe mirësjellje të pyetjes suaj, po ju them se nuk e kam pranuar këtë propozim. Kjo për disa arsye që fillojnë tek dëshira ime, kuadri ligjor shqiptar, etj. Nëse unë do të pranoja një kandimim të tillë duhej të hiqja rroben e Zotit dhe të mos i përkushtohesha më fesë. Këtë gjë nuk mund ta bëj. Për mua, ligjvënësit shqiptarë kanë përcaktuar drejt cilësinë civile të deputetit, pasi nëse lejohej kandidimi i klerikëve mund të sillej një precedent ku Kuvendi i Shqipërisë do të ishte i mbushur me hoxhallarë, baballarë, priftërinj, etj., duke sjellë realisht një ndarje jo sipas profilit politik (që është krejt normale), por një ndarje fetare (që do të ishte anormale). E përsëris edhe njëherë që nuk kandidoj për deputet, duke kërkuar nga ligjvënësit e Kuvendit të ardhshëm, miratimin e një ligji që do të mund të rregullionte marrëdhëniet e shtetit me bashkësitë fetare, siç ka pasur në vitet 1923, 1929 dhe 1949. Mungesa e këtij ligji ka lejuar ndër të tjera edhe hapësira të tjera për z.Janullatos.
-Kur do të marrë fund, “lufta e ftohtë” midis jush dhe Janullatosit?
-Unë nuk kam asgjë personale me Janullatos, por me paligjshmërinë e misionit të tij në Shqipëri dhe pasojat që ai ka sjellë. Kjo është parimore dhe jo personale.
Intervistoi Artur AJAZI

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 00:51
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

“JANULLATOS JASHTĖ SHQIPĖRISĖ”

TE NDERUAR BASHKATDHETARE ,JU UROJ GJITH TE MIRAT DHE PO JU NIS NJE REPLIKE ME ANASTAS JANULLATOS.

ME URIMET ME TE MIRA

AT. NIKOLLA MARKU


URIME PER FAQEN TUAJ NE INTERNET NE DOBI TE ATDHETARIZMIT.





Ne besojmë në fe dhe atdhe.

Sot në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare” për qëndrimin e saj të lëkundur që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të shpëtojmë kreun e kishës orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron, në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.
- Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit që e shohin si “shenjtor”; apo duhet të jetë i tillë.
- Gazetari Bajdo Malo i gazetës Shqiptare na del një kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij na dilka “mirësi”, “shenjtëri” duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.
- Ne ju sigurojmë se përveç zotit Bejdo Malo që ka marrë përsipër këtë barrë të rëndë, por edhe shumë politikanë, pushtetarë, Akademikë, shoqata të ndryshme nuk kanë asnjë fije njohuri për rregullat e udhëheqjes së Kishës, të historisë së saj, e në fund, se si duhet të kryejë kisha orthodokse tërë veprimtarinë e saj brenda territorit të Shtetit të vet (cilësojmë këtu në aspektin Juridik) Për njohuri të opinionit tërësisht shqiptar disa të dhëna:
- Janullatos u shtir kur na u fut në Shqipëri më 1991, vitin e Zi për Autoqefalinë e Shqipërisë!
- Dora e tij gjoja, prek vetëm ajrin, e qetëson vetëm shpirtrat! Mirëpo koha tregoi të kundërtën. Anastasio Janullatos do shfaqte shkallë-shkallë fytyrën e tij të vet, do dilte tek rrënjët e tij. Se dora e tij, s’qe uratë në përshpirtje, por qe lopatë në grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore të zhdukte bardhësinë e orthodoksisë shqiptare e të na mbillte të zezën e kishës Greke. Tanimë kjo po bëhet fakt i kryer. Retë e zeza të kishës Greke po nxijnë teritorin Shqiptar. Janullatos më në fund doli hapur si grabitës e zhdukës të çdo gjëje Shqiptare. Ka dalë nga shenjtëria e frymës ei është turrur urisë së pronës oje, monumenteve kulturore të arsimit, siç është shkolla “Kostandin Kristoforidhi” e ndërtuar tre shekuj më parë e ta bëjë pronë të kishës Greke. Ku është përfaqësuesja më dinjitozë e morale e kulturës shqiptare (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit një Akademik e të ndalë dorën e zezë të Janullatosit që të rrëmbejë shkollën e Kostandin Kristoforidhit, që është shkolla e parë Normale, që është arkitekja e arsimit Kombëtar Shqiptar, çështjë kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhëtori, pse lejon që të na e rrëmbeje kulturën, e pra ky është ai Janullatos që në çdo moment na del grabitës.

- Janullatos iu turr Ardenicës, monument i madh historik e shenjt, vendi ku Skënderbeu i madh vuri kurorë me Donikën e Arianitasve ( se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftërinjtë grekë të ardhur nga Greqia në krye të kishës Shqiptare me në krye Janullatosin janë legjione të sulmit nga helenët për pushtimi total jo vetëm të kishës por edhe të të gjithë Shqipërisë. Këtë porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë u vu në krahun Millosheviçit. Në Moskë ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarët e Kosovës të masakruar duke thënë për Agjensinë Itar-Tas të Moskës se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmendte lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të masakruar.
- Prifti helen Janullatos nuk është njeri i Zotit, por një simbiozë e zezë e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligësisë për të marrë shpirtrat e shqiptarëve. Ky përçues i Fanarit famëkeq për shqiptarët, Kozmait, Sbastianit dhe Zervës, nuk ka ardhur me dëshirën e orthodoksëve dhe për shërbime ndaj tyre, por si një zjarrvënes në Shqipëri, ku nën petkun e veladomit të tij mban thika për t’ia ngulur në shpinë atdheut tonë Shqipërisë.
- Janullatos është përzierë shumë herë në punët e shtetit Shqiptar, si në Probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e tjerë dhe ka thënë se në Shqipëri ka fondamentalizëm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndërrimin e emrave, mbron terrorrizmin Serb dhe Grek. Kërkon dhe tensionon sipas rastit, kërkon të greqizojë shkollën Shqiptare, etj.
- Është vërtetuar katërcipërisht se Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qëllimi i tij ka qënë dhe të mbetet të greqizojë ortodoksinë shqiptare dhe t’i aneksojë Vorio-Epirin Greqisë së tij të dashur. Në këto rrethana sa erdhi, mori frenat e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vuri veton si Neroni në Romën e lashtë.
- Ai siguroi kështu pushtet absolute në KOASH, mblodhi rreth vehtes së tij njerëzit më të korruptuar e të përshtatshëm që gjatë gjithë kohës kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur në burgje njerëz.
- Janullatos sot në Shqipëri e heq vehten si “President” i dytë i Republikës dhe thotë me paturpësi që “Jam Shqëtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes së ligjshme të statusit Juridik të Autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur një filiale të bindur të Kishës Greke. Është spekulative dhe abuzive të flitet sot për ekzistencë reale të KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve që e rrethojnë po zbatojnë me rigorozitet planet e parashikuara në strategjinë e përpunuar nga qarqet Shoveno- revanshiste greke, për helenizimin gradual dhe sistematik të gjithë Shqipërisë.

- Në këtë kohë, menjëherë qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qëllim që të shtinin në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqiërisë, krijuan një këshill të përgjithshëm, fantazëm me qëndër në Korçë, i cili me kohë u mundua që të shtinte në dorë të gjitha këshillat nismëtare të qyteteve të cilat u ballafaquan ashpërisht me të. Ata krijuan një shoqatë të të ashtuquajturës “Kryqtarët e Krishtit” e cila u hodh në mbrojtje të Këshillit fantazëm duke u dalë haptazi kundër Autoqefalisë së kishës Ortodokse Autoqefale ishte krijuar nga një prelate, politikan komunist, një aventurier që kishte përkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit, dhe se shpëtimi i kishës ishte të bashkohej me kishën Greke.
- Na çudit fakti që kaq shpejt Janullatos u bë njohës i problemeve sociologe dhe etnologjike të kombit shqiptar sa që kohët e fundit në mënyrë shkencore trajton temën”Bashkëekzistenca e tri feve në Shqipëri” shembull unik. Me këtë temë mori titullin “Akademiku i Greqisë”, dhe duhet të cilësojmë se do të ishte tepër interesante të njiheshim me këtë monografi e për të parë se çfarë ka katranosur aty për ne Shqiptarët?
- Kur mori tirullin tek 15 katëshi kryepeshkopi Janullatos gënjeu tëre shqiptarët se nuk do të bëhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirë ligjet dhe kanonet e statutit të kishës Shqiptare dhe ai gjithmonë është i gatshëm të gënjejë akoma vetëm që të vazhdojë të kryejë misionin e helenizimit që i kanë caktuar, nga Shteti I tij amë Greqia.
- Të gjithë jemi dëshmitarë që si ndihmës kryesor ka pasur arkimandritin Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan Ilia Ketri .
- Hristomos u dëbua nga Shqipëria se shpërndante letërsi antishqiptare, shoviniste –greke, si librin famëkeq të peshkopit grek Sebastianos “Vorio-Epiri-Greqisë” dhe shumë flamuj të të ashtuquajturit Vorio-Epir.
- I dyti ndihmës që vazhdon të jetë akoma në Shqipëri prifti antishqiptar Ilia Ketri i cili thoshte se ishte i dërguar nga kisha e Fan-Nolit, por që në të vërtetë kishte ardhur nga kisha antishqiptare greke e shtetit të Nevadës të SH.B.A.
- Këto janë pra i dashur lexuas shqiptar ndihmësit kryesor të Janullatosit. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë “Më thuaj ç’miq ke, të të them cili je”!...
- Janullatos ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytë e Nolit, që e akuzonin për uzurpimin që po bënte.
- Të gjithë e dimë se Janullatos e quajti statusin e kishës tonë që ndalonte intrigat e klerikëve të huaj brenda kishës tonë “një reckë që duhej flakur tej”.
- Hrësia janullatos bëri një intervistë me gazetarin amerikan Fred-Reed kundër shqiptarëve në konfidencë dhe i tha që të sensibilizonte perëndimin se në Shqipëri po përgatitej një shtet fundamentalist, një një kohë kur në vendin tonë nuk ka patur kurrë luftra ose grindje fetare, por vetëm harmoni dhe respekt reciprok. Për të vërtetuar këtë intervistë çdo shqiptar mund të gjejë tek botimi i Reed librin me titull “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur i nxjerr bojën Janullatosit, pa u kujtuar se këtë libër mund ta merrnin edhe ne shqiptarët.
- Komuniteti ortodoks në Elbasan i shtyrë nga motive vet-përgjegjësie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të dashur duke marrë parasysh vullnetin e shumë shqiptarëve nga të katër anët e atdheut , të cilët kanë shprehur gadishmërinë e tyre për mbrojtjen me çdo mjet të interesave kombëtare, i bën thirrje terë politikanëve, pushtetarëve, akademikëve, shoqatave, për të mos marrin vendime të nxituara në dhënien e titullit qytetar nderi të Tiranës zotit Janullatos këtij njeriu që nuk ka pushuar dhe nuk pushon së punuari për të keqen e popullit, tonë por para vendimeve të nxjerrin vlerat tona të bashkohemi së bashku e të shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe për të dëshmuar me sytë tuaj se deri në ç’shkallë vetposhtrimi kanë zbritur politikanët e sotëm, të cilët për të kënaqur orekset e panginjuara të revanit helenik të përfaqësuara denjësisht nga uzurpatori Janullatos, që vazhdojnë të ç’qyejnë pa mëshirë gjymtyrët me të qënësishëm të historisë kulturës dhe traditës tonë kombëtare e për t’i hedhur ato në nofullat e përgjakura të antishqiptarizmës më të përbetuar që dhuron Hirësia Janullatos.
- Prandaj duhet të jetë sot një thirrje gjithë alarm për çdo shqiptar-atdhetar, për çdo besimtar të vërtetë orthodoks shqiptar, për çdo qytetar që beson tek Zoti, e jo tek klerikët sharlatanë, për çdo shtetas shqiptar të thërrasim fort “Jasht Janullatos nga Shqipëria”, sepse kjo është thirrje për çlirim të asaj pjese të historisë shqiptare, dinjitetit kombëtar shqiptar dhe asaj pjese të politikës së sotme shqiptare që na i ka pushtuar Greqia me anën e kishës greke të Janullatosit sepse ai po na shemb një nga shtyllat mbajtëse të pavarësisë kombëtare, të sovranitetit shtetëror dhe të nderit kombëtar. Po na Greqizon Kishën Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Për të ngritur përsëri në këmbë këtë shtyllë, që e patën ngritur me shumë mundim dhe gjak, mënçuri paraardhësit tanë, duhet qartësi politike dhe forcë karakteri dhe jo dëbimi i priftërinjve Grekë nga Shqipëria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek vazhdojnë politikën e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tërë këto të dhëna mbi bëmat e Janullatosit në Shqipëri çdo qytetar shqiptar bën një analizë dhe një konkluzion ; A vepruan drejt shqiptarët për dhënien e titullit qytetar nderi i Tiranës? Bashkia e Tiranës me qëndrimin e saj për dhënien e titullit janullatosit, çon në vend orekset e kishës greke, fyen martirët e kishës orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtë historinë e klerit tonë patriot e orthodoks.

- Por edhe qëndrimi i Partisë Demokratike nëpërmjet zëvendësit të saj nuk e ka të drejtën as morale e as juridike të dalë kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi për to qe një ujk i zi, pushtues e sot ata po na e nxjerrin qengjin më të bukur të kopesë së dhenve, mbi të gjitha siç e kam theksuar edhe më sipër kisha orthodokse ka një statut me të cilin ushtron veprimtarinë e saj brenda shtetit të vet, prandaj na vjen shumë keq këtë qëndrim dhe veprim shumë të nxituar, e të pa menduar, të pa mbështetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi Anastas Janullatosi, nuk duhet të rrëmbejë titujt që i përkasin vetëm peshkopëve Shqiptarë, sepsë është i huaj pra jo shqiptar si nga komëbësia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetësia. Si i tillë nuk ka mbështetjen ligjore për t’u bërë kryepëshkop nga asnjë prej statuteve të kishës orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe dekorimet e ndryshme që mund ti jepen.
- Dhe në fund po të them duke iu drejtuar këtij uzurpatori; Kur të dalim përpara gjykimit të Zotit, Unë do të them me bindje të plotë, “Mbrojta popullin tim, autoqefalinë e tij dhe traditën e saj patriotike dhe fetare”. Po ti çdo të thuash Janullatos?
Zoti pastë mëshirë për ty?



Kryetari i Kishës
Famulltari i Kishës
Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare
“Shën Mari”
Elbasan
At. Nikolla Marku

Ky është një artikull tjetër i shkruar nga vetë At. Nikolla Marku

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Modifikuar nga amoxil datė 07/08/2005 ora 02:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 01:39
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

At-Nikolla Marku: Janullatos, betohu para Zotit dhe pėrgjigju pėr 16 pyetjet e mia.

At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish për gazetën “SOT”, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Orthodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Hirësia e tij Janullatosi.
Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si “luftëtari” i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi ?
A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.


  • 1- ǒna kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?
  • 2- Kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e varrosur djaloshin shqiptar?
  • 3-ǒmund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Orthodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të pare të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?
  • 4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Orthodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?
  • 5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?
  • 6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?
  • 7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?
  • 8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni orthodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?
  • 9-Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?
  • 10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?
  • 11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipetar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?
  • 12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?
  • 13-Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës K.Kristoforidhi, çfarë planesh ke kurdisur për atje?
  • 14-Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?
  • 15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike , që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?
  • 16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?

Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Hirësinë e Tij?
Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të ndikimit grek mbi Kishën Orthodokse shqiptare. Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri. Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.

Bisedoi ARTUR AJAZI

Marë nga "gazeta sot"

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2005 03:14
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pra, duke lexuar temat mbi Shqiperine, mbi historine e vendit tone, mbi ceshtjet politike kuptova se pervec mendimeve te gjithe se bashku mund te bejme dicka me shume per Shqiperine!
Nje ide e imja eshte organizimi i peticioneve on-line, psh. www.petitiononline.com per te shprehur mendimet tona ndaj nje politike apo veprimi qe ndikon dhe demton atdheun tone! Te pakten, kaq gje ia kemi borxh Shqiperise sone!

Propozoj, qe si fillim te mbeshtesim letren e hapur te at Nikolle Markut, drejtuar Janullatosit, ku ky i fundit denoncohet per te gjitha mekatet qe ka kryer karshi popullit shqiptar!
Propopzoj te organizojme nje petiticon per kete teme, te mbledhim firma nga te gjithe shqiptaret qe perdorin internetin dhe ta dergojme me pas qeverise, kishes shqiptare e asaj greke, gazetave dhe shume institucioneve te tjera te cilat ju ftoj t'i diskutojme bashke!

Kjo eshte vetem nje e ide imja, prandaj eshte ende e varfer! Pres mendimet tuaja dhe konstruktive ne zhvillimin e metejshem te kesaj ceshtjeje!

Ejani, te bjeme dicka per Shqiperine tone!

P.S Perpara disa muajve nje student shqiptar ne Austri, hapi nje peticion per mbeshtetjen e ceshtjes se tyre, hajdeni te veprojme keshtu per Shqiperine!

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2005 01:57
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Thumbs up

Te ngrejme zerin, mjaft ngelem te poshteruar. Une jam plotesisht dakort me peticionin edhe nese hapet do i kerkoj te gjith shqiptareve qe njoh ta shenojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2005 03:03
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Urgjentisht....................urgjentisht të bëhet peticioni.
Çfar presim??????
Po na poshtërojnë Shqipërinë.
Me mijera mënyra satanike vjellin vrer kundra shqiptarëve aq sa edhe këtu në forum pashë një temë e cila fliste se si na shikojnë të huajt neve.
Kur,nuk kemi drejtimin tonë në çdo fushë të jetës,atëherë çfar presim ne për prapagandën e keqe që na bëhet?
Djalli nuk është i shëmtuar si në piktura
Ky djall,sot vepron nën masken e 'hirësisë së tij'' Janullatos.
Ne letrën e At Nikolla Markut,nuk mund të hiqet as edhe një presje.
Ç`është ky gazetar Bejdo,ky sahan lëpirës që vetëm gazetar nuk është por një zhgarravitës,tradhëtar.
Ne,po na poshtërojnë Fan Nolin dhe,këtë gjë e bën një farë Anastasios Janullatos. Që i del kundra NATOS,që mbron serbët,që kërkon të fshijë nga syri i së vërtetës masakrat serbe në Kosovë.
Që gënjen pa pikë turpi dhe i thotë vetes prift.
A duhet të genjejë një prift?
Në një kohë që ai i di mirë ligjet dhe rregullat e SINODIT.
Direkt uzurpator!
Një uzupator në të gjitha kohrat është pjellë e pa ligjëshmërisë.
A është ky njeri për të mirën e Shqipërisë?
Të fillojë peticioni!
Këtë presim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2005 19:51
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: “JANULLATOS JASHTĖ SHQIPĖRISĖ”

Po citoj letren e te nderuarit at Nikolla Marku.

PS. Kerkoj falje per pikat mbi gërmen ë, pasi nuk më premtonte koha.

TE NDERUAR BASHKATDHETARE ,JU UROJ GJITH TE MIRAT DHE PO JU NIS NJE REPLIKE ME ANASTAS JANULLATOS.
ME URIMET ME TE MIRA
AT. NIKOLLA MARKU
URIME PER FAQEN TUAJ NE INTERNET NE DOBI TE ATDHETARIZMIT.

Ne besojmë në fe dhe atdhe.

[B]Sot në mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare” për qëndrimin e saj të lëkundur që mban prej shumë kohësh ndaj problemeve kombëtare, po na del flamurtare duke na bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të shpëtojmë kreun e kishës orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qëndron, në mënyrë të paligjshme në krye të saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnë.


Nuk eshte hera e pare qe gazetat ne SHqiperi punojne kundra kombit te tyre.Ndiej shume keqardhje qe disa te ashtuquajtur gazetare, kundrejt nje shume te ndyre parashe shesin dhe interesat e vendit te tyre.
Per cfare duhet ta shpetojme kreun e kishes orthodhokse Shqiptare?
Ky percaktimi i fundit me duket komplet i gabuar,pasi thjeshte desha te di se; kush e ka vene ate grek ne kreun e kishes Shqiptare?
I kujt ka qene aprovimi?
Cfar kanosje na paska ky prift qe ky gazetar i shpifur na del me parrulla te tilla?
Kjo gazete a ka redaktore dhe redaksi? Kaq shume e kane ulur personalitetin keta redaktore dhe kjo redaksi sa qe,e ka kthyer veten ne nje placke qe shitet?
Apo me qe greket nuk lene vrime pa u futur ne Shqiperi,vazhdojne ende me primitivitetin e ''Kalit te Trojes'' duke futur njerzit e tyre edhe ne media dhe,kjo te dale sikur vete shqiptaret e kane kerkuar Janullatosin qe as i behet vone per Shqiperine.
Edhe Stalini u mor vesht me Hitlerin per vrasjen e 30 mije oficereve polake,i vras une,por,pergjegejsine merre ti si Hitler.
Pikerisht kjo gje ndodh edhe me ''Gazeten Shqiptare''
Kjo gazete ,del me se qarte dhe hapur se ne redaksine e saj ke greke qe punojne,dhe nen emrin ''Gazeta Shqiptare'' kerkojne t`i hedhin hi syve shqiptareve.

Na duket e çuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditëse për idhulltorët e Janullatosit që e shohin si “shenjtor”; apo duhet të jetë i tillë.

E si mund te jete shenjtor nje njeri i cili eshte komplet i nje anshem? Si mund te jete shenjtor nje njeri qe anashkalon popullin shqiptar ne ceshtje serioze,kur i jepet fjala?
Nene Tereza jone,kurre nuk pa se cilin kishte perpara,katolik,ortodoks,musliman,indu,budist etj.etj.
Ajo me doren e saj i jepte buke njeriut dhe jo fese se ciles mund t`i perkiste ky njeri. Kurse shenjtori ( hahahahaha) Janullatos jo vetem shkel ligjet e SINODIT por,qellimin e ka qe te shkepuse ortodoksit shqiptare nga shqiptaria.
Shkelja e SINODIT, a mund te behet nga dikush ,qe disa torollake e shikojne si shenjtor?
I pyes keta kaqole:
Mbi te gjitha ,cfar eshte nje shenjtor?


Gazetari Bajdo Malo i gazetës Shqiptare na del një kalemxhi me arë Greku, na e ka servirur si hyjnor që nga çdo pikë e trupit të Hirësisë së tij na dilka “mirësi”, “shenjtëri” duke na bërë thirrje ta pranojmë në shpirt ne shqiptarët.


Hahahahahaha,vertet mund te them per kete tip se ai eshte gazetar?
Do te doja shume ta kisha te gjitha artikullin e ketij gjeli ne plehra qe i thote vetes :une di te shkruaj....hahahahahahahaha.
Bajdo....nga e ka prejardhjen ky emer?
Tingellon si emer serbi.Por tek e fundit le te jete c`te doje.
O Bajdo...po cfar ke bere o i vrare. Sorra duket qe nuk eshte fazan o Bajdo ziu.
Me qe servirja e Bajdos eshte se cdo pike e trupit te Cacit eshte e shenjte,atehere cfar pret i mjeri Bajdo,pse nuk shkon e t`ia puthe prapanicen e shenjte Janullatosit? E t`i thote: te te rroje prapanica o ati im.Se ne ate pike prifterinjte greke jane shume te ndjeshem o Bajdo.Ndoshta dhe e ka bere,por,nuk i iku mendja shqiptareve te jete te gjithe si Bajdo.
Ky Bajdo,na beka edhe thirrje qe ta pranojme ne shpirt si te shenjte Janullatosin.
E para,Bajdo nuk ka idene me te vogel se cfar eshte shenjteria.
Bajdo me fjalen shenjteri,kupton prapaganden (se ciles ai po i sherben) dhe pikerisht nje cope gazete na qenka ajo qe te ben te shenjte.
Insekti Bajdo,nuk e di se shenjteria e nje njeriu vendoset nga vete Zoti i Gjithesise.
Se po te jete kaq e lehte,pse te mos jeme edhe une nje shenjtor o Bajdo?
Tek e fundit,pse mos te jete dhe vete Bajdo nje shenjtor.Perderisa e ka ne dore gazeta!? Pse jo? Me kete lloj shkrimi,kuptohet qarte se Bajdo Malo,eshte nje tip qe ka filluar te mendoje vone dhe e kane bindur se ai eshte nje gazetar.
I mjeri....ai e besoi!
VIJON....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2005 20:20
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ky shkrim do te vazhdoje derisa letra e te nderuarit Atit tone shqiptar Nikolla Marku te jete e mbaruar.

Modifikuar nga kontinenti datė 18/08/2005 ora 06:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2005 20:26
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Jam duke ndërtuar një peticion online, kur të mbaroj do e jap linkun këtu.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2005 00:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit .

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.