Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > S’kam Kohe
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

S’kam Kohe

E gjitha filloi me një murg, i cili në vitin 310 pas Krishtit bëri një ndarje fikse të kohës me 5 vakte lutjesh gjatë ditës, duke vënë kështu bazat shpirtërore për jetën në Manastir. Duke u bazuar në këtë ndarje të kohës, 2000 vjet më vonë një njeri nga Benedikti shpiku për herë të parë një mjet për disiplinimin e saktë të kohës, gjë e cila vendosi një rregull social në Evropë dhe si pajisje automatike me tingull, u shërbente edhe murgjve për t’u kujtuar kohët e lutjeve.

Jashtë mureve të Manastirit, deri në shek. 13 njerëzit orientoheshin kryesisht me anë të këndesit dhe pozicionit të diellit.

Ata donin të dinin me saktësi kohën. Kështu “Nga koha e Zotit u kthye në kohën e tregtarëve” siç e përshkruajti historiani Adolf Holl këtë ndryshim.

Deri më sot masa e njerëzve ecën sipas diktimit të orës. Nga java 7-ditëshe me rreth 70 orë punë përpara 100 vjetësh është shndërruar në një javë 5-ditëshe me rreth 30 orë punë, por megjithatë askush nuk ka më kohë.

“Koha është flori” – është motoja e ditëve tona dhe humbja e kohës është mëkati më i madh në shoqerinë tonë. Për të organizuar më mirë kohën e tij menaxheri i suksesshëm lexon libra si: “Menaxhimi i plotë kohës”, “Ora 90 minutëshe”, “Planifikimi i kohës” etj. Këto lojëra të planifikimit të kohës në fakt nuk kanë për qëllim që njeriu të fitojë më tepër kohë; psh. për të menduar, ato shërbejnë për ta mbushur edhe “kohën e fituar” me punëra të tjera deri në sek e fundit. Kjo nuk vlen vetëm për menaxherët, gjithashtu nxënësit dhe pensionistët kanë një axhendë të tejmbushur. Asgjë nuk është më e vështirë sesa të kesh kohë. Fjali të tilla si: “Javën e ardhshme e kam tepër të zënë” na dëshmojnë për njeriun e suksesshëm. Të kesh kohë nuk është e mirë për imazhin tek të tjerët.

Duket sikur industrializimi dhe automatizimi i shpejtë janë absurdë, pasi çdo pajisje e re, çdo kompjuter duhet t’ia lehtësojë punën njeriut, t’i krijojë kohë, të cilën mund ta shfrytëzonte për diçka tjetër. Por pas rreth 1500 vjetësh përpjekje për disiplinimin e kohës njeriu nuk mund të bëjë më asgjë, sepse kur ai nuk ka ndonjë punë për të bërë e harxhon kohën e tij përpara Tv-së, ose në plazh, nëpër zbavitje të ndryshme etj. Disa shkencëtarë globalë po përpiqen të formojnë një mendim apo këndvështrim të ri për kohën dhe një marrëdhënie të re me të, sepse ata kanë zbuluar se shpejtësia e zhvillimit ekonomik duhet të jetë në përputhje me “planet e natyrës” për të gjetur një rrugëdalje nga kriza ekonomike dhe e ndotjes së mjedisit. Duhet të lejojmë sërish që të kemi kohë dhe të ndajmë kohë për veten. Duhet të përpiqemi të mendojmë më gjatë se deri tani mbi gjërat, përndryshe shumë probleme, të cilat krijohen nga neglizhimi i kohës nuk do të mund të gjejnë më zgjidhje.




Perkthyer nga gjermanishtja.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2005 10:15
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > S’kam Kohe

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.