Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Sa e diskutueshme eshte pozita e Kadarese ne letersine shqiptare Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
elsaaa
Grrrrrrrr

Regjistruar: 20/07/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 2047

hi

Nje pjese tjeter e librit Enigmat e 2 Korrikut

"Edhe engjelli edhe djalli, jane se bashku tek i gjalli". Vertetesine e kesaj shprehje filozofike, e plotesojne edhe rrefimet e oficerit te drejtorise te sigurimit shteteror te Maqedonise, strukture e UDB-se jugosllave, Nafi Cegrani , ne librin e tij "balle per balle me vdekjen". Gjithcka ka rrefyer ne librin e tij Nafi Cegrani, i ka mesuar nga studimi i dosjeve sekrete qe i ka patur per nje kohe te gjate ne dispozicion per ti lexuar edhe mesuar per punen agjeturoreedhe agjentet e udb-se si me gjere.Ky autor ne rrefimet e tij te cilat do ti pasqyroje realisht ne ligjerate te drejte, ne thoja edhe pa koment, vec shume sekreteve qe paraqet per punen agjenturore te UDB-se jogusllave, rolin agjenturor te Ismail Kadarese, ne sherbim te UDB-se jogusllave dhe zbulimet francez.......
KADARENE ekzistojne tre dosje: nje e nivelit federativ prane sherbimit te kunderzbulimit ne Beograd dhe dy dosje te tjera gati identike, njera ne Shkup e tjetra ne Prishtine dhe te gjitha materialet informative, direktivat, konbinimet dhe te dhenat e tjera nga KJO SFERE KEMBEHESHIN DHE QARKULLONIN sipas nje sistemi dhe metode qe praktikohet ne analet e sherbimit sekret. Mirepo ketu duhet te theksoj se kadareja ka dosje te vecante edhe ne paris. Me siguri se dosje i ka formuar paraprakisht edhe sigurimi i Enverit ne Tirane, por kete duhet ta thone te tjeret....Te shkruhet, por mos te zbulohet ne detaje veprimtaria dhe koha e tij, eshte nje formule me te cilen perfshihen shume pak te dhena nga me te panjohurat per publikun e gjere, raporte e shkresa sekrete, te dhena qe shtrihen ne hapsiren e kohe te ndryshme, por qe jan ne korelacion me vite qe krijojne marredhenie reciproke.......Ekspertet operative te sigurimit shteteror te Jugosllavise, nga kontaktet me kadarene qe i vendosen ne simpoziumin dhe takimet e letrave te shteteve te Ballkanit, te mbajtura ne Bor, te Majdanpek e qe i mbajten gjate gjitheperiudhes 1967_1977, por edhe vone dergonin nga Beogradi raporte ne Shkup dhe ne Prishtine ne te cilat trajtohej "ceshtja shqiptare"......Kadareja mbante kontakte te njepasnjeshme me dy persona, njeri prej te cileve ishte Xhavit Shabani, agjent shqiptar......ne ;idhje me kadarene pata disa biseda te drejtperdrejta edhe me Xhavit Shabanin....Si nje personalitet mjaft produktiv, sic ishte Kadareja qe ndihmoi dhe kontriboi ne analet sekrete franceze, aparati i sigurimit te Frances i gjeti "derman" kadarese dhe me instruksione e plane te pergatituar qe me pare, ai pergatiti ikjen nga Shqiperia, qe per shakqe sigurie "te shpetonte koken" nga sigurimi i Tiranes. Vila e Kadarese sot gjendet nen mbikqyrjen e agjenteve te Parisit...."

__________________
.......tY Te kerKoJ nE shPreSeN tImE tE HumBuR dHe ne agImE nje DiTe Pa tY...Te pRes tE viSh tEk Une .......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2004 23:17
elsaaa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elsaaa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elsaaa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elsaaa Shto elsaaa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elsaaa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

here e pare ne Paris

Citim:
Po citoj ato që tha mefisto
Une dua ta shof vetem ne prizmin e shkrimtarit/poetit Kadare. Edhe ne nje gazete ndesha nje editorial te tijin per emigracionin. E kishte shkruar si nje pioner i xhaxhit enver. Nuk ishte ajo qe njeriu pret prej tij. Edhe nga ana gazetareske ishte krejt i dobet. Une nuk e kuptoj se cfare i ka ndollur. E pra tani i ka te gjitha konditat per tu shprehur i lire. Ai per kete u kthye nga Parisi, per te rigjetur frymezimin. Te pakten keshtu pati deklaruar.
Megjithate une shpresoj qe ai te shkruaje me te vertete dicka shume te bukur, pasionale, te vecante, te thelle.



Shume dakort me Mefisto
Sapo u ktheva nga Parisi Nuk di si ta pershkruj qytetin i cili me ka magjepse shume....mu qe nuk jam as shkrimtar as poet,njeri i thjeshte, turist si miliona te tjere me pak fjale.....
Nuk e di cfare efekti i ben Kadarese nji qytet si Parisi......po me sa duket nuk i ben asnji efekt mqs ka mbi 15 vjet qe presim nje veper te tijen te lire e cila te heqe dyshimet mbi poziten e Kadarese ne letersine Shqiptar.Mungesa e nji vepre te MADHE---KOLOSALE---me ben te dyshoj shume mbi kete pozite qe atij i atribuohet ne letersine tone si dhe Kadarele po dhe si shkrimtar.....

Te pish nje kafe ne Boulevard Saint Germanin aty ku e ka pi edhe Camus,Malraux,Prevert,Sartre e Simone de Beauvoir ka shije tjeter....
Te jetosh ne France ne Paris behesh poet shkrimtar artist edhe nqs nuk je......po per Kadarene me sa duket nuk vleka.....nje gja e tille.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2004 11:35
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

elsaaaa se pari urime per shkrimet kolosale qe ben, dhe e paske lexuar me vemendje kete liber.

eshte e vertet qe Dilaver Bengasi ka bere nje pune te mire qe ka botuar nje liber te till per te qartesuar sado pak enigmen e dy korrikut (se me te vertet ishte enigme), dhe do beja te njejten pyetje qe ka bere edhe vete autorine kete liber( çfar e shtyri kadarene qe te shpik malin me gropa si varrez masive??? ) kujt i vihet ne sherbim kjo propagande, apo mos kadare eshte i bene keto gjera vetem per te bere emer si ata kriminelet qe nuk kan asgje pas vehtes dhe bejn prapesira per te u degjuar emri i tij????

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2004 14:01
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Re: here e pare ne Paris

Citim:
Po citoj ato që tha tresh



.Mungesa e nji vepre te MADHE---KOLOSALE---me ben te dyshoj shume mbi kete pozite qe atij i atribuohet ne letersine tone si dhe Kadarele po dhe si shkrimtar.....

.



nje pyetje pak a shum te ngjashme kam bere tek tema kush eshte Ismail Kadare, sepse me duket sa tjeter eshte kadare i Librave dhe tjeter i jetes reale dhe kjo qe ti e theksove tani, nuk isha kujtuar ndonjehere, por tani qe ti potencove,me ben te dyshoj edhe me teper mbi krijimtarin e tij.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2004 14:05
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Une mendoj se Kadare eshte i mire dhe i formuar si shkrimetar per mua seshte gjenial. Aje qe eka bere te njohur shume ne bote eshte tema dhe historite antikomuniste te librave te tij. Une mendoj se eshte nje nder shkrimtaret me te zgjuar sot ne shqiperi sespe shkrimtaria etij eshte art i miksur me bizness. Nje autor qe ka zgjedhur ato tema qe terheqin interesin boteror. Veprave te tij te fundit u jane bere shume reklam te them te drejten per mua kane qene te merzitshme sepse perseritet e njejta teme jeta ne kominuzm. Pse Kadareja nuk shkruan per probleme apo tema te tjera te marra nga jeta sociale e shoqerise sone? Per ne sot Kadareja quhet gjenial sepse eshte njohur ne France e ne disa vende te tjera.
Pershendetje

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2005 04:03
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

E si mund te harrojme vargjet e Kadarese??!!

Kristal
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.


1979

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2005 05:06
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Kadareja nuk eshte harruar por une mendoj se arti i tij kohet e fundit nuk eshte ai arti i mirefillte por i mixur me biznes. Dhe nuk i ve faj se keshtu ka ardhur koha. Njeriu shkruan per ate teme qe do te terheqi me shume interesin e publikut.Kjo dote thote me shume shitje dhe njohje per te.
pershendetje

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2005 23:29
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Te rrime shtrember e te flasim drejt!

te nderuar kalum nje sistem tmerri kur ta mohonin te drejten po ashtu edhe te ngrinin me te padrejte si shperblim per lavdet qe i thurje partise.
Po kujtoj ketu se u mohua merita e Lavdia e te madhit gjergj fishta, Faik konica etj etj, nderkohe qe dikush perfitoi nga keto thjeshte pse qe poeti i partise.
Te jam i sinqerte me pelqen Kadareja, poezite dhe proza e tij, por ama nuk eshte me i madhi sic e vleresojne, nderkohe qe nuk me pelqejne bindjet e tij, nuk pajtohem dot me dinakerine dhe hipokrizine e tij.
Sot ai qe mbahet si "shpikekesi" i demokracise mburret se ka dhen kontributin e tij per kete demokraci por ne fakt genjen vetveten.
Ja edhe disa nga vargjet qe e bene te famshem Kadarene.

Shqiponjat fluturojnë lart


Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2005 19:08
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ja edhe nje tjeter poezi ku Ismaili qan babain qe i ka vdekur.

Shenim
Poezia eshte marre nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe
botuar nen perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1953, fq.49-53



LAMTUMIRA E FUNDIT



Kurora dhe kurora pa mbarim,

Kurora gjithe lule, gjithe yje;

Dhe syte te perlotur me trishtim

Dhe pamje e rende zije.



O shoke! Per te fundit here sot,

Babane po percjell turm’ e pasosur

Me dhembje te kulluar e me lot,

Me zemer te plagosur.



Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,

Nje ze i njohur, qarte po degjohet.

Ne emer tone sot, shoku Enver,

Perpara tij betohet.



Ne gjysme – shtiz flamuret era tund,

Gjemime topash ndihen ne hapesire;

I jep Stalinit turma e pafund,

Te fundit lamtumire.



Pra, lamtumire mik i madh, baba!

Cdo zemer sot i thone lamtumire.

Se bashku me Leninin krah per krah

Aty ka per t’u shkrire.



Pushon tashti Aty ne qetesi,

Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!

Dhe fjal’ e tij e urte perseri

Perpara do na coje!

Edhe sot e kesaj dite nuk eshte tjeter pervecse pjella e Enverit ne ide e bindje, por ne letersi eshte nje poet i madh.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2005 19:13
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

 




Intervista/ Flet ish-ministrja e arsimit Tefta Cami
 

 
 

"E vërteta e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur""

 

 
 
 







Armand JONUZI
 

Telenovela e një studioje franceze për të ekranizuar disa pjesë të romanit të Kadaresë në Shqipëri do zgjaste për një kohë të gjatë, por me gjithë përpjekjet e mëdha ai kurrë nuk u realizua. Historia e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nisi në vitin 1976, kur shkrimtari nënshkroi një kontratë me një studio franceze dhe përfundoi në mesin e viteve '80. Por për ish-ministren e Arsimit dhe Kulturës të asaj kohe, Tefta Cami, pengesë për mos xhirimin e filmit nuk ishte pala shqiptare, por ajo franceze. Në pjesën e fundit të intervistës, Tefta Cami tregon edhe arsyet se pse nuk u realizuan xhirimet e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i studios franceze.

Keni qenë ministre e Arsimit dhe e Kulturës në kohën që janë bërë diskutime për ekranizimin këtu në Shqipëri të disa episodeve të filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të romanit të shkrimtarit Ismail Kadare nga firma private franceze "Films 66". Si është e vërteta e kësaj ngjarjeje?
E kam trajtuar dhe shpjeguar këtë gjerësisht në një nga gazetat e përditshme kohë më parë. Në romanin e shkrimtarit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nuk ka vetëm një gjeneral. Ishin gjeneralët e forcave fashiste si dhe ato naziste. Por kam përmendur edhe pashallarët, si me thënë gjeneralët e kohës të pushtimit turk, Maxhar Pashën. Kur isha për vizitë si ministre në Kosovë, në vitin 1980, më çuan për ta vizituar varrin e tij në Gjakovë dhe më thanë: "Të gjithë gjeneralët e forcave pushtuese këtë fund do të kenë". Dhe shqiptarët nuk e harrojnë dot këtë pasha, që përfaqësoi shqiptarët në Kongresin famëkeq të Berlinit në vitin 1878, ku u vendos për herë të parë copëtimi i trojeve shqiptare me rastin e shpërbërjes së perandorisë së Turqisë.
Përpjekje për të bërë një film për romanin e Ismail Kadares "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" janë bërë prej vitesh. Sipas dokumenteve që kam studiuar në arkiv, del se një kontratë të tillë me një firmë private franceze shkrimtari e kish lidhur që në vitin 1971. Po ajo kontratë për arsye të ndryshme nuk u realizua dhe u lidh një kontratë tjetër në vitin 1978. Për të dyja rastet iniciativa dhe këmbëngulja del se ka qenë e shokut Ramiz Alia dhe e Manush Myftiut. Kontrata ka qenë private midis shkrimtarit Kadare dhe firmës private franceze " Films 66 ".
Dhe si kriter ishte: "Ky film do të jetë prodhim ekskluziv i firmës private franceze "Films 66"". Pala shqiptare do të jepte ndihmë teknike si dhe do të siguronte për interpretimin e disa roleve të vogla e të skenave masive. Njëkohësisht në kritere qe vënë se ky xhirim i firmës private franceze nuk do të jetë as bashkëpunim dhe as bashkëprodhim (Le ta gjykojë secili, se si duhet të ishte...!? ).
Qe ngarkuar kinostudio "Shqipëria e Re" për detyrat që i takonin asaj, sipas marrëveshjes që u lidh në fund të vitit 1981 midis Kinostudios dhe firmës private franceze " Films 66". Pala franceze ka ardhur disa herë jo e përgatitur për të filluar xhirimet. Sa herë që largoheshin nga Shqipëria premtonin se do të vinin për të filluar menjëherë xhirimet.
Shkaqet e mos xhirimeve të disa episodeve në Shqipëri qenë këto:
1. Pala franceze nuk i plotësoi vërejtjet që ishin bërë për skenarin nga grupi i punës në Shqipëri, me të cilat ishte dakord edhe vetë autori. Në vërejtjet synohej që të mos cënohej karakteri dhe fryma e veprës së Kadares. Në episodet që ishin shtuar nga skenaristi francez, lufta trajtohej sipas konceptit të tyre, populli shqiptar trajtohej si një popull primitiv. Kishin futur edhe një episod, që në Shqipërinë e atyre viteve jepej sikur ka kriminelë e grabitës nëpër rrugë, sepse merrnin peng gjeneralin e priftin, që kishin ardhur për të mbledhur eshtrat e ushtrisë së tyre. Në ato vite as që bëhej fjalë për fenomene të tilla në Shqipëri, të cilat i ndeshim sot.
Pala franceze nuk siguroi dot as aktorët si dhe kalimin e kutive të filmit pa u hapur nga dogana shqiptare si dhe nga doganat e vendeve të tjera nga do të kalonte avioni. Ata bënë përpjekje që të mund t'i nisnin edhe me ndonjë anije tregtare direkt për në Bari. Por Shqipëria nuk kishte transport me anije tregtare direkt për në Bari dhe as me ndonjë port tjetër të Italisë. Nga Kinostudio u bënë prova për ta larë filmin këtu në laboratorin e saj. Por qe e pamundur, sepse ata përdornin lloj tjetër filmi. Kështu me gjithë përpjekjet e të dy palëve, problemi i kalimit të kutive të filmit në doganën shqiptare si dhe në doganat e vendeve të tjera mbeti i pazgjidhur dhe që nuk ishte as në kompetencën e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës dhe as të shtetit shqiptar.
2. Pala shqiptare nuk dha përgjigje e nuk siguroi, që të parakalonin në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" mbi 1500 tanke e makina të blinduara edhe për vetë situatën politike të atyre viteve. Ne nuk u siguruam dot si larjen e filmit ashtu edhe kalimin e kutive pa i hapur në doganën shqiptare. Ne nuk u siguruam edhe disa pajisje teknike, të cilat nuk i dispononim dhe që kishin të bënin me krijimin e efekteve të jashtme gjatë xhirimeve të episodeve të caktuara të filmit. Për shembull, kur xhiroheshin filmat shqiptarë, që duhej periudhë vjeshte apo dimri si kohë me shi, borë apo me breshër, grupet e xhirimeve të kinostudios "Shqipëria e Re" apo të TVSH do të shfrytëzonin kohën, kur binte shi, breshër, borë, mjegull, diell e të tjera si këto.
Një herë e shtynë fillimin e xhirimeve pala franceze dhe një herë e shtyu pala shqiptare. Kështu që problemi mbeti pezull dhe i pazgjidhur. Firma private franceze "Films66 ", duke iu përmbajtur kontratës që kish lidhur Kadareja në Paris në vitin 1978, që prodhimi do të ishte prodhim ekskluziv i tyre, i bën të gjitha xhirimet jashtë Shqipërisë.
Megjithëse kontrata me palën franceze në dukje nuk u prish. Bëheshin pritje e përcjellje drejtorit të firmës franceze "Films 66" dhe të aktorëve të tyre nga Komiteti i Marrëdhënieve Miqësore e Kulturore me Botën e Jashtme. Këmbeheshin telegrame e letra midis drejtorit të kinostudios dhe drejtorit të "Films66 ". Për të gjitha këto komunikime merrej mendimi i të gjitha instancave. Edhe teksti i telegrami i fundit, që iu dërgua firmës franceze, ishte konsultuar dhe miratuar nga të gjitha instancat përkatëse shtetërore e partiake.-- Si në atë kohë, por besoj edhe tani, nuk mund të ishte më i rëndë bishti se sqepari, thotë populli. Kadareja nuk mund të përndiqej e të persekutohej, se nuk ishte njeri dosido. Ai kish krijuar një personalitet të paprekshëm e të pacenueshëm.- - Kadareja nuk ka patur nevojë t'i serviloseshin e ta përkëdhelin, sepse, siç kam shkruar gjerësisht për të, ai ka përballuar me dinjitet e kurajë të gjitha betejat e kuvendet, duke përdorur të gjitha llojet e armëve......
A ju ka mbetur në mendje ndonjë ngjarje në vitet e shkollës?
Kur isha në vitin e parë të shkollës pedagogjike, në fund të semestrit të parë u caktuam si pionierë të dalluar unë dhe Pëllumb Qosja, që të shkonim në Tiranë në Pallatin "Ali Kelmendi", ku do të merrnim pjesë në festimin e Vitit të Ri që bëhej me pionierët e dalluar të të gjithë vendit si dhe merrte pjesë udhëheqësi i partisë, Enver Hoxha dhe udhëheqës të tjerë të partisë dhe të shtetit shqiptar. Por për arsye të borës së madhe, nuk vajtëm dot dhe autobusi u kthye në rrugë. Pas festës së Vitit të Ri na sollën nga një pako, në të cilën kishte nga një copë stof, prodhuar në Kombinatin e Tekstileve "Stalin" e lodra.
Gjatë viteve të shkollës së mesme vazhdimisht jam zgjedhur kujdestare e klasës dhe shokët e shoqet e mija të klasës më donin dhe më respektonin, ashtu si dhe unë ata. Ndërsa në vitin e fundit të shkollës pedagogjike kam qenë sekretare e rinisë të gjithë shkollës. Kur mbarova shkollën pedagogjike, disa nga shokët e shoqet e mija kanë lënë edhe kujtimet e tyre shkollore për mua në bllokun e kujtimeve të mija, të cilat do t' botoj më vonë.
Me që shkruaja poezi si dhe ndonjë tregim të shkurtër, më caktuan nga rrethi i Dibrës dhe kam marrë pjesë në Konferencën e Parë Kombëtare të korrespondentëve vullnetarë të gazetës "Zëri i Popullit" së bashku me gazetarin Isuf Meta, nga Mati, i cili mbulonte rrethin e Dibrës dhe të Matit dhe që mbahet mend me shkrimet e tij, si një gazetar i përgatitur e realist. Kjo konferencë është zhvilluar në vitin 1956, dhe kam dëgjuar të flasë me shumë pasion për rolin e madh të korrespondentëve vullnetarë të kësaj gazete si organ i KQ të PPSH, ish-anëtaren e Byrosë Politike dhe sekretaren e KQ të PPSH, Liri Belishovën.
Një javë para se të merrja diplomën, mu dha rasti që të bëj një akt human. Spitali i Peshkopisë e dinte se unë e kam grupin e gjakut zero, me që isha operuar para dy vjetësh për apendicit nga doktoreshë Lona Toptani. Në spital u kish shkuar në urgjencë një djalë i plagosur rastësisht, që quhej Haxhi Banushi dhe që punonte në komitetin e rinisë të rrethit të Dibrës. Ai ishte nga Çamëria. Ishte nga ata çamë, që kish dëbuar nga trojet çame qeveria greke pas çlirimit të vendit. Me që nuk kishin gjetur ndonjë dhurues tjetër, më kërkuan mua, dhe i dhashë 300 gram gjak. Dhe me atë u bëra si motër e vëlla. E kam takuar edhe një herë kur ishte transferuar në Tiranë dhe qe shumë i sëmurë. E di që nuk jeton më dhe nuk kam takuar ende asnjë nga familja e tij më vonë.
Historia e Romanit te Kadaresë

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër në vitin 1936 dhe është poeti e romancieri më i njohur shqiptar. Në moshën 26 vjeçare ai shkroi romanin "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur". Ky roman e bëri të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Romani u botua në më shumë se 40 vende. Në vitet '70 shkrimtari

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2006 16:22
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Sa e diskutueshme eshte pozita e Kadarese ne letersine shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.