Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

me falni qe po dal nga tema, po kontinenti ben ca pyetje retorike... Perse shumica e shqiptareve u kthyen ne myslimane, nderkohe qe pjesa me e madhe e Ballkanit jo? Po ajo dihet, sepse ne e kthejme gunen nga fryn era! :p Ne asnjehere nuk kemi qene fetare te zjarrte, prandaj perse te paret tane mos merrnin nje fe tjeter (qe per ata s'kish ndonje ndryshim me egzistuesen), duke qene qe turqit i trajtonin shume me mire ata qe konvertoheshin?! Diku kam lexuar (fatkeqesisht duhet te me besoni ne fjale, qe e kam nga nje burim i sigurte, skleroza me pengon t'ju them se nga), se ne fillimet e konvertimit te shqiptareve ne myslimane gjate sundimit te perandorise osmane, aplikohej strategjia "nje familje - dy fe", strategji e suksesshme kjo dhe gjate luftes nacional clirimtare (njeri vlla partizan komunist, tjetri me ballistet). Shume shqiptare atehere kishin njeren pjese te emrit mysliman, ndersa pjesen tjeter te krishtere, psh emrin e krishtere, mbiemrin mysliman (mesa mbaj mend behej fjale per katoliket e veriut, emrat e te cileve perbehen nga tre pjese).

Prandaj kontinenti, mos i shih gjerat aq idealisht... Shqiptaret gjithnje kane ruajtur interesat e tyre vetjake (ne te cilat rralle here futet feja, pasi pergjithesisht s'jemi aq largpames, sa te planifikojme c'do bejme pas vdekjes) Kot s'e ka thene i zoti i punes "feja e shqiptarit eshte shqiptaria", s'ishte vetem krahasim me rime te goditur.

Pikerisht kjo eshte dhe arsyeja, qe per mendimin tim ne shqiperi probabiliteti i konflikteve fetare te panxitura nga jashte eshte shume i vogel.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2005 21:39
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Ne fakt djema dhe vajza une çuditem paksa nga opinionet pesimiste qe keni dhe mundoheni ti justifikoni, e kam fjalen konkretisht per Keilen dhe Kaloresin.


Perkunder asaj qe mendoni ju, une mendoj teresisht ndryshe. Ne shqiptaret ndoshta vertete kemi nje karakter te veçante dhe shpeshere pak tolerant por per sa i perket marredhenieve nderfetare mendoj me plotbindje se jemi tolerante.



Nuk kam as kompencat as te drejten te gjykoj veprimtarine dhe qendrimn e Komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi por eshte i pamohueshem fakti qe drejtimi i Komunitetit Ortodoks Shqiptar t'i lihet nje jo-shqiptari aq me keq nje fqinji barbar e historikisht shovinist .
Asnje lloj arsyetimi nuk mund ta justifikoje kete.


Le te themi qe edhe kjo eshte tolerance e demokracise!!!




Eshte e cuditshme, qe popullata maxhoritare myslimane ka PLOTBINDJE se shqiptaret jane plotesishte tolerant. Ndersa minoriteti Kristjan nuk mendon keshtu. Me duket e njejta si me te bardhet ne Amerike qe thojne ska me rracizem, ndersa zezaket thojne qe perballen me rracizmin cdo dite.


Ngaqe Myslimanet jane mazhoritar, Kan me shume ze, me shume fuqi, edhe me shume mbeshtetje nuk kane perballuar diskriminime apo tallje te tilla qe kristjanet kane qe kur jane te vegjel.

Eshte e kote te mohoni emrat ofenduese qe myslimanet i quajne Kristjanet, une e di ate, u kam quajtur nga vete familja ime me nje shtese dreqi nga mbrapa.

Prandaj nuk mund te kuptoni!

nuk mund te kuptoni se sa e veshtire ka qene ne klasen e 7 te vishje nje kryq. Ose ne shkollen e mesme kur shoqa ime u lut perpara se te hante buke, te gjith e pane me habi e me qortim. Apo kur ishin ne klasen e historise edhe po mesonim per kryqzaten e femijeve qe u mbyt ne mesdhe, te hapnin syte edhe thonin me tallje: " sa keq C***". Ose kur te shikon babai te ikesh ne kishe ose kur lexon biblen, "ca do behesh ti, prift me mjekerr te gjat?"

Tolerance sa ka Shqiperi sbesoj ta kete asnje vend tjeter me mazhoritet myslimani se mohoje kurre, por edhe ajo eshte e kufizuar.

Kjo faqe e shqiperise ne shume raste nuk permendet, sepse komuniteti kristjane eshte i forte edhe eshte humble, edhe komuniteti mysliman e mohon ose eshte i verber prej saj.

Keila e ka permendur se kur Kritikohen kristjanet asnjeri se vene ujin ne zjarr, e shkruajti shume bukur aty edhe kur bibla u quajt si liber terrorizmi POR per fat te keq per minoritaret kristjane ato u fshine.

Toleranca do vij ke shqiptaret kur myslimanet te degjojne kristjanet e mendimet e tyre.


Gjithashtu komuniteti shqiptar ortodoks ka lidhje te dobta nga ai "drejtuesi grek', komuniteti ortodoks ishte i forte edhe gjate diktatorit e nuk mund te reprezantohet ose IDENTIFIKOHET nga ai shovenisti grek jashte trojeve tona.


________________________________
_________________________________

sa per kontinentin,

te kuptoje se cfare thua edhe ke te drejte por edhe ti sme kuptove mire se cdoja te thosha.
e kisha fjalen per keto levizje myslimane qe THERRASIN per nje shtet te kulluar islamik si ne shqiperi deri ne angli e amerike.
NJe minoritet i vogel mysliman kerkon per angline ti kthehet ligjeve sharia.



Kontinent, une nuk thash te shkoni ne Lindjen e Mesme por ata myslimanet qe kerkojne LIGJIN SHARIA ta vendosin ne tokat e tyre.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Modifikuar nga kalorsi_i_kuq datė 24/08/2005 ora 02:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 00:14
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Se pari s'me erdhi aspak mire qe tema e kalorsit ishte fshire. Mund te modifikoheshin mesazhet e fundit por tema ishte mjaft interesante dhe reale. Nejse pune per ju. Me vjen keq qe harxhova kohen te jap mendimin tim tek ajo teme qe me pas te hidhet ne kosh si pleh (kjo vlen edhe per mendimet e tjera qe u dhane tek tema, perves atyre ofenduese).


Tani persa i perket ksaj temes (ishalla s'po fshihet edhe kjo), duhet te kemi parasysh se konvertimi ne musliman ne Shqiperi nuk ishte aq "lirisht" sa e quani ju. Sic tha Wydra, kryesorja ishte se njerezit shkuan nga ja kishte interesi dhe jo besimi fetar. Ne veri, e gjithe pjesa e malesise eshte katolike, dhe kur them katolike nuk nenkuptoj nje shumice por e kam fjalen TOTALISHT katolike. Pra njerezit qe refuzuan te ndrronin fene, gjeten strehim ne male (Konti, po s'besove shko kontrollo librat e historise). Nejse se kjo flitet per nje fushate 500 vjet me perpara. Tani te vijme tek ditet e sotme.
Ne veri dallimi katolik/musliman eshte shume i theksuar. Sic tha edhe kalorsi epitetet i dime ne me mire sepse i kemi jetuar. Me sa kam degjuar jugu i shqiperise eshte me tolerant sepse muslimanet jane edhe shumica e theksuar ndersa ne veri jane (kohet e fundit) pak e shume te barabarta. Ne veri akoma ne ditet e sotme eshte problematike martesa musliman/katolik dhe per kete kam shembuj. 20-30 vite me perpara edhe pse nen diktature ciftat e perzier musliman/katolik dalloheshin me gisht ne Shkoder.
Qe ta dallosh konfliktin fetar duhet te jesh ne nje mjedis fetar, me njerez qe vertet besojne. Ne Shqiperi, toleranca shembullore pervec asaj qe tha Wydra, arrihet edhe pse nuk ka besim fetar te zhvilluar. Ne Shqiperi quhen 70% musliman, une nuk besoj se as 20% e tyre jane vertet musliman sepse diktatura (per mendimin tim fatmiresisht) fshiu nga njerezit idene e fese te theksuar. Sa te frekuentuara jane kishat dhe xhamite ne Shqiperi?
Njerezit besojne, por nuk jane fetare me kuptimin qe besojne verberisht c'do fjale dhe ndjekin c'do ritual sepse domosdo po te besosh c'do fjale qe thote bibla ose kurani besimi ne te NUK LE VEND TE TOLEROSH EGZISTENCEN E NJE ZOTI TE DYTE, qe te jete po aq i vertete sa ai qe beson ti. Nuk thote Krishti "he se ndoshta vjen edhe nje Muhamet pas meje qe do tregoje te verteten" por thote une jam i vetmi dhe i verteti. E njejta gje vlen edhe per Muhametin, i cili shfarosi rivalet e tij, apo jam gabim?
Pra ne esence, feja predikon unikalitetin qe eshte e vetmja dhe e drejta dhe logjikisht te tjerat jane te gabuarat. Si e tille, per besimtarin e "plote" personat e tjere jane njerez qe ndjekin idene e gabuar, sic e kishte shkruajtur diku timbosi (po e marr si shembull) qe krisjanet ndjekin djallin ose dicka e tille. Feja "lufton" qe te egzistoje, dhe luften e ka ne formen e konvertimit. Gjate konvertimit ndesh ne rezistence dhe atehere shihet "toleranca" fetare. Per me shume, feja mundohet te jete dicka qe i perket nje komuniteti dhe jo vetem individit, se sikur ti perkiste vetem individit do ishte dicka personale ( qe une mendoj se ashtu duhet te jete) dhe si e tille te mos gjykoje, por fundja feja a nuk eshte gjykuesja me e madhe?

Kristjanet enderrojne per diten qe e gjithe bota te jete kristjane, te gjithe nen urdhrat e Zotit e udhezimeve te bibles. Muslimanet enderrojne qe e gjithe bota te kuptoje qe feja e vertete eshte ajo muslimanja, dhe udhezuesi te jete Kurani. Per sa kohe qe qellimi i feve te jete ky i mesipermi dhe fete te mos jene te kenaqura me komunitetin qe kane s'ka si te kete harmoni.

Na falni per carcafin (per ato qe paten nerva ta lexonin) e bera pa dashje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 04:28
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Hahahahahahaha...ec mo se nuk ka problem Keila per carcafin...hahahaha.
Tani le te dalim tek veriu i Shqiperise.
Keila,Veriu i Shqiperise nuk u shkel nga asnje pushtues per arsyen e thjeshte se atje askush nuk pati interes qe te shkonte.
Tjeter...ne qoftese ne veri eshte problematike edhe sot martesa katolik/musliman,kjo gje le shume per te deshiruar moj Kela nga vete verioret.
Nuk eshte fjala se ku eshte me shume e ku eshte me pak proporcioni i ketyre feve.
Un shikoj ne kete rast thjeshte fanatizmin i cili vjen nga mungesa e kultures masive.
Kur ke thene me germa te medhaja se; NUK LE VEND TE TOLEROSH EGZISTENCEN E NJE ZOTI TE DYTE...ketu je shume gabim Keila.
As Bibla e as Kurani nuk aludon per nje Zot te dyte mi Keila.
Une shikoj ketu se diskutimi eshte vetem nga ana sociale dhe pergjegjesia e diskutimit ne lidhje me fene eshte ne shkalle te ulet.
Une nuk besoj Keila qe muslimanet enderrojne nje bote e cila e gjitha te jete muslimane.
Nga e di ti kete?
ke thene ;perderisa te jete ky qellimi i feve nuk ka harmoni.
Po te analizosh thelle keto fjalet e tua mi Keila,ti del si nje sulmuese e harmonise.Ne nje kohe qe Kurani ,(qe ti nuk ke lexuar asnje rrjesht ),thote se,ju muslimanet mund te martoheni me fete e tjera.
Te gjithe njerzit jane te Zotit,apo jo?
Me qe nuk me premton koha tani po e le me kaq se kam qefe te them edhe dy fjale per Wydren.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 06:58
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Hahahahahaha ...Wydra,qe ne shkojme anej nga fryn era,ka prova historike qe kjo nuk eshte e vertete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 07:02
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Une jam dakort me mendimin e keiles kur thote qe besimi fetar eshte me i theksuar ne veri te Shqiperise.
Eshte e vertete sepse ka te beje me zakone te trasheguara hershem (qe nga kanuni Dukagjinit) dhe tashme theksimi sot eshte akoma i dukshem..Por gjithashtu ehste evdient dhe fakti se katoliket e veriut kane akoma parim ligjin e gjakmarrjes, sy per sy e dhembe per dhembe.

Meqenese po flasim per tolerancen fetare ne Shqiperi, duhet patur parasysh se besimet fetare jane te varura nen pushtetin politik, domosdoshmerisht ato shkojne nga fryn era.

Greqia na urren per faktin kryesor sepse jemi muslimane dhe perkrahemi shume nga turqit, nderkohe me kete te fundit nuk kane shkruar kurre mire(perjashtojme kohet e fundit politiken e kryeministrit mysliman me negociatat bashkepunuese me greqine)..

Po te shohim tolerancen fetare te viteve komuniste atehere besoj se ka qene shume e theksuar, kam lexuar ne nje liber pikerisht per kete teme kur prifterinjte dhe hoxhallaret e kane dashur dhe respektuar shume njeri-tjetrin dhe madje ne burgje, gjate regjimit komunist e kane pasur nder te rrinin ne nje qeli bashke...
Madje per habine tuaj dhe timen, ne martesat e perziera, burri e respektonte gruan qe nuk hante mish derri, dhe ajo e bente byrekun gjys per gjys sipas deshires se secilit (keto jane fakte nga historiane qe kane perjetuar diktaturen para viteve '65).

Më gjere do shkruaj her tjeter pasi te shkepus ca fragmente nga toleranca shqiptare ne shekuj....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 08:13
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Hahahahahaha ...Wydra,qe ne shkojme anej nga fryn era,ka prova historike qe kjo nuk eshte e vertete.


kontinenti, se cfare eshte "prove", kjo eshte dicka shume subjektive, dikush prove mund te quaje psh fjalet e bibles e kuranit, dikush ato i konsideron thjesht shkrime te shkruajtura percart. Pikerisht prandaj dhe ato prova "historike" qe do me tregosh, ka shume mundesi te zgjedh te mos i besoj (sic sigurisht eshte e drejta ime). Prandaj nuk besoj se ja vlen te diskutojme me per kete, pasi une e deklaroj se nuk me mbushet mendja, dhe e nderpres diskutimin me kaq. Nqs megjthate do i postosh "provat", atehere te lutem mos m'u drejto me mua por diskutuesve te tjere, personalisht nuk kam me deshire te diskutoj per fene.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 09:01
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Wydra ke fol kot tashi.
Une nuk diskutova me ty ne lidhje me fene mi Wydra.
une thashe qe nuk eshte e vertete qe shqiptaret shkojne andej nga fryn era....kaq.
Ku e pe fene ti ne keto rrjeshta?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 10:47
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

ene ju mo, e lagu se lagu, tamam si telefoni prish..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 13:16
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Amon ene ju mre amon,po mire mer jahu sa krushqira keni neper familje tuaja myslimane e ortodoks apo te krishtere katolike e myslimane edhe me beni mua si vellai dreqit,sa daja teze halla vellezer e motra apo kusherinj te cilet i kane perzier fete

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2005 17:50
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.