kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Dalan Luzaj
Trokitja
Trokiti zilja në timpan.
Bashkë me zërin, koha mbërriti.
Dhimbjet rrinë, kuvendin kanë.
Ku zemra juaj, kurrë s'arriti.
-------
Mallkim
Në jetë, veç hasmin ka mallkuar.
Ata, që Shqipërine ma ndanë.
Kosovën djegur e shkatërruar.
Çamët, varret rrugëve kanë.
Ty...kurre s'të kam mallkuar.
Për çdo plagë që më dhe.
Ngricën e hidhur, kam qortuar.
Kurrë...të shtrejtin Mëmëdhe.
--------
Çifti
Si krahë peshoreje janë në jetë.
Të barabartë...asnjë herë.
Nga të dy, fat, një do të ketë.
Koha, lumi, s'di ku i nxjerr.
Femijët, fruti, mjaltë e gjak.
Peshorja, afër diku flet.
Thinjat qeshin pak nga pak.
Nga jashtë peshorja duket qetë.
Zogjtë me krahë qiejtë çanë.
Peshorja thyhet me gjëmim.
Mes natës vjen dikush, ju ndan.
Pa gjyq, pa pjesë e le shtëpinë.
----------
Dritës (Nënës)
Nënës, shamia e zezë i zbardhi flokët.
Dalëngadale, i zbriti mbi sy.
E zezë dita, i zi viti.
Nga e zeza, jeta iu nxi.
--------
Emigranti i vjetër
I thamë, iku!
Ajo priste!
Përbuzjen shkeli në çdo çap.
Netëve, sa kopshte lulesh ajo rriti.
Jetës, asnjë lule s'pati fat.
Afrohej toka, duke u rritur.
Fati ngeli po ai.
Duke u njomur, syri mbërriti.
Shkurtohej rruga për të dy.
U qas qyteti krahë shtrirë.
Afsh e mall kudo ndriste.
Shkrepi çasti i vështirë.
Mes dhimbjes...edhe ajo e priste.
-------
Muza dhe poeti
Të pres të më gjesh, unë kurrë s'të arrij.
Pranë apo larg, askush s'të vështron.
O zonjë e madhe, si mundet ta di.
T'ju pres në një shteg, çdo kohë kur kalon.
Poet jam në ajër, më thithni kolonjë.
Kursyer nga Zoti, zbres jo kudo.
Me peshën e shpirtit ju vesh në çdo shkronjë.
Ndaj jam aq rrallë, s'më shesh e s'të shoh.
Kur ti më rufit, dehesh rënqethur.
Harruar vrullshëm zbret në çdo varg.
Nën zgjedhën e fjalës, shpirtin e mprehur.
Me plugun e penës, gjakos pak nga pak.
I dehur me mua, nis shterzimet.
Dhimbje në mbërritje, lindjes kujtesë.
Mbi vargun e zemrës, sulen qortimet.
Poeti rilind ndaj vargu nuk vdes.
Takimi me mua s'varet nga ty.
Vendet ku enden s'kanë adresë.
Poeti me mua, dy herë është njeri.
Barutin e shpirtit, vetëm ai e ndez.
--------
Në Romë
U pamë, unë i etur, ti i pervëluar.
Në pranga unë, ti nën ombrellë.
Ç'e solli rasti i mallkuar.
Me sy, pa gojë o Anabel.
Në Romë u pamë për të mos u parë.
Perëndimin rëndë pate qortuar.
Për perendimin ishim ndarë.
O perëndimorja e vonuar.
--------
Atdheut
Kur i njom vesa qerpikët e ullirit.
Vala e holluar, mbështetet mbi rërë.
Me krahët Pashai qasur ka tek gjiri.
Vlorën, që detin ndezur ka të tërë.
Thyhet mes nata dyerve të limanit.
Tej mbi shkëmb, fari jep e merr.
O këmbët e zbathura, erdhët të më takoni.
Këtu ku dallga e gjashtëdhjetave më nxjerr.
-------
Një çast
Të vështrova, u skuqe pa fjalë.
Ranë sytë, këmbëve në tokë.
U qasa e të cika mbi petalet valë.
Më tej, zbrita shpatit dallgë ftohtë.
--------
Tek ne
I shëndetshëm gjelbërimi tek ne.
Shkëmb të ashpër, xhveshur mos kërkoni.
Me lugë mblodhën një traste dhč.
U ça shkëmbi, dallgë ngre limoni.
-------
Shtatori
Shtatori i fëmijve një tufe a-b-c.
Zilja e parë, flutur pa kthim.
Ecin e ecin, s'arritëm në...zh.
Një jetë shtator,
çdo ditë prodhim.
-------
Largësi
Këmbët, anijes mbi ujë pa peshë.
Atedhu largon gjithësesi.
Një flutur të bardhë përshëndes.
Shamia dhe bregu u kthyen në gri.
--------
Sythet
Sythet çajnë natën nën Hënë.
Shterzimet i ndjen veç pranëvera.
Nën pluhurin e vesës çelur i ka lënë.
Gojëzat që qeshin çdo mëngjez tek dera.
--------
Largësitë
Largesitë rëndojnë në harresë.
Jashtë horizontit s'kemi sy.
Midis nesh, humbet një peshë.
Fundosur unë, mërguar ti.
Në mes, sa zëra ulërijnë.
Një mal shqetësime gjithësekush.
Ngadalë e ndryshkin dashurinë.
Boshllëkun koha zë e mbush.
Perëndojmë sa qetas, aq drobitur.
Nën lodhje rreh një çast i rrallë.
Sa...rrahja ende s'është fashitur.
Pulëbardha qas e bëhet mall.
---------
Atje
Heshtja zgjatej.
Koha pritej.
Të vdekurit në shtrat.
Shpresa pa hedhur shtat rritej.
Mosha zbriste trajektores së gjatë.
-------
Lamtumirë
Lamtumirë bukuroshe oqeani.
Plazhe, njerëz, palma krahë shtrirë.
Dielli te Perusë supeve e mbani.
Çokollatë e etur, shqip;
lamtumirë!
Mallkoj çastin kur sytë shkrepëtinë.
Eshkë e tharë qëlloi ana tjetër.
Shkënditë flakëve na përpinë.
Nën palmë digjej druri i vjetër.
Në më sjelltë rruga e çmendurisë.
...(çmendur bota, mike skaj më skaj
të sëmuret rëndë të dashurisë
nën gjeth kurohen prill e maj).
Shkumë deti, dorës çokollatë.
Kosa e ndarjes, shkrep në shkretëtirë.
Zemra e krisur, të lodha gjatë.
Bukuroshe oqeani, shqip; Lamtumirë!
--------
Gruri
Toka e ngrohtë, fara dashuri.
Lindja, dhimbje, çahet dheu.
Kërrusur kokën pret me qetësi.
Shpatën që trupin ia preu.
-------
Jeta
Jeta si një vit, shëmbëllimin brenda mban.
Shtegut, vdekjes biem në pritë.
Natën vërshëllen era sikur qan.
--------
Dikur
Lëkundi gjethin flladi i lehtë.
Sërish më thirri mall'i parë.
Vështirë në jetë të jesh i qetë.
Kur dallgët zemrën ta kanë ndarë.
Rrahu krahët pa kthim.
Të tjera vise çelën tej.
U sos tek unë një gurgullim
Me mbrëmjen pranë, serish të ndiej.
--------
Në Ujë të Ftohtë
Shkumëzoi dallga nën shkëmb.
Copëtohet Hëna mijëra pjesë.
Pashai shqotës i rri rëndë.
Mbi shqotë, errësira farin ndez.
Xhveshur malet dimër-verë.
Gjoksin detit, bëjnë kufi.
Diku me thikë i paskan prerë.
Herë shpatet shkasin gjer tek ti.
Herë ngrihen qiellit gjer mbi re.
Më tej zbresin rrudha plot.
Diku një krah ulliri ngre.
Shpalos, të bukurin Uji i Ftohtë.
--------
Pragu i rënuar
Rënuar...gjithçka është rënuar.
( me rënime u mësuam në jetë)
Brezi im, largon i shqetësuar.
Pas rënimit, diçka bën përpjetë.
Çelën lulet, më ndjeu pragu i parë.
Sa i dhimbshëm doli dhe më priti.
Asnjë herë s'munda që të marr.
Një grusht dhč, pragut që më rriti.
Mall e duf, bari kish djersitur.
Diç lëvizi thellë nën këmbë.
Vetëm unë, që aty jam rritur.
Më tronditi dhe thellë më dhemb.
Vura kokën pragut ku kish qenë.
Pika loti...si...më turpëruan.
Eshtë i shtrenjtë, tej më patën thënë.
Eshtë plumb, kush e ka provuar.
--------
Sa pak
Shpirti çelur, dritaret i ka lënë.
Mijëra sy trokasin lehtë.
Nën këmbë skllevërit i ke shtënë.
Brenda flake
jashtë aq e qetë.
Kjo bukuri s'ka krahasim.
Sa zemrave plagë u ke dhënë.
Mbi vete hedh një barrë qortim.
Nga ç'ke
sa pak të paskam thënë.
--------
Vend lindja
Dielli ulet, muzgu bie.
Stuhi e shqotë kudo shpërtheu.
Mëma, kur më mësonte fjale dije.
I pari thosh; është Mëmëdheu.
--------
Tek ti
Asnjë piktor s'mbërriti tek ti.
Për t'ju zbërthyer, për t'ju xhveshur.
Kur syri im troket mbi gji.
Sa duke u skuqur, aq duke qeshur.
-------
Ndarje
Vjen një çast, ndarja ze troket.
Eshtë e madhe ndarja
s'ka ku rri.
Në e flaksh, stuhi ngre në detë.
Po e ruajte
dallgë ngre në gji!
-------
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|