Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Dalan Luzaj
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Gjaku shqiptar

Sa shpata ngriu gjaku tënd
shpërblim
nën shpata u derdh pa emër,
nisjes
ngele grua pa mend
ky gjak s'kthehej më në zemër.
U derdh mbi det
mbiu larg,
shkëlqim i rrallë
të befason
për pesëqind vjet në trup të botës
rreh zemra e tij
në gjuhën tonë.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2006 07:47
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Në udhëtim

Malet lakuriq zbresin gjer në detë
tërbimi atlantik shkërmoqej mbi të
pulëbardha mbi stërkala
si një flutur e lehtë
blunë e oqeanit çukiste
me zë.
Klithma e shkumëzuar
zbardhej përpjetë
gjëmimi i dallgës refren shekullor
rrafshit gri s'pikonte asnjë jetë
herë gri e thinjur
herë mal me borë.
U fsheh nën mjergull pak nga pak
vullkani i bardhë
hyri në kujtesë
klithma pa stërkala
vinte nga pas
blu e thellë
çahej mes për mes.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2006 07:50
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Një letër

Kur i fola për herë të parë - mirëmëngjez
u skuq, u skuq
gjer në shpërthim
mbi lulekuqet e bukura
pluhur djerse
u ndez,
nga shkëndija e zjarrit tim.
U gjendëm nën hënë,
nën ujë,
pranë detit që flinte për ne.
Kur lufta u derdh
në biografi
pas thoit diku u fsheh.
Pikonin vitet e internimit
në fshat,
këtu rrjedhin e rrjedhin
pa pushim
një letër,
brenda e gjithë ajo natë
dhe...dy gjethe ulliri
për kujtim.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2006 07:51
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Qyteti im jugor

Qyteti im jugor buzë për buzë me detin
llërën mbi shkëmb,
supeve thesin e historisë
plumbi i Ismail Qemalit
krahut otoman,
ende dhëmb.
Atdheu gjoksit të Vlorës, piu mushtin e lirisë
qyteti im jugor, Atdheu im jugor
prej Is Boletinit gjer në Çamëri
Atdheun rilindët me duar
me tej...oh me tej,
kuleta e fatit mbushej me gjak
e zbrazej me tradhëti.
Qyteti im jugor, Atdheu im jugor
klima e urrejtjes hodhi shtat
mijëra dhimbje shpirtin ta mpinë
gjakun e nderit tek burri e mat,
pena e kombit kur bën historinë.
Qyteti im jugor me syrin mes detit
kodrat, malet e fshehin
krahët e pulëbardhës detare e zbulojnë
portokallet dhe limoni gjer në shpirt të dehin
ullijtë e Donikës gjeth të ri lëshojnë.
Qyteti im jugor buzë për buzë me detin
sqetullës pashai diell e hënë lyer
qafës së Koçiut gjoksi i Selam labit,
thela thela
si një qelq i thyer.
Qyteti im jugor buzë për buzë me detin
shpatullat mbështetur labërisë
shqiponja labe veten ka shpërndarë
bujarisht në çdo ind dhe qelizë të historisë.
Qyteti im jugor buzë për buzë me detin
dallgën e hidhur lëre pas
flamuri ngre lart emrin tënd
Çikagos mijëra përshëndetje brohoras.
Pasaporta e Atdheut
shqip në çdo vend.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2006 07:53
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Mrs Jayrlin.

Kushdo ka dhimbje.
Plagë në jetë.
Pastër rrjedhin nëpër lot.
E bardhë e hijshme,
sa e qetë!
Në mjergull kohe çfaqesh sot.

Si nënë, si shoqe nëpër netë.
Brenda meje u lartësove
Krahëve të Nensit ti u fike
Si engjëll lart fluturove.

Parajsën qasje në çdo çap
Të priti qiejve plot shkëlqim
Kur derën time Nensi hap
Ke ardhur ti që s`njeh harrim.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2006 00:38
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Gjaku

Pas njëqind vjetësh
ç`do të jetë?
Me ty,
o gjaku im shqiptar?
Në botë,
të pyesësh është më lehtë.
Vështirë përgjigjen për ta marrë.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2006 18:53
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Pritje

E priti gjatë
gjersa sythi u bë gjeth
Njerzit flasin lirshëm këtë stinë
pecuallëm ditëve kaq vjet
Ku jemi sot
ende s`e dimë.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 03:52
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Varrezat

Lisa të vjetër
Varre të rinj.
Më tej varreza tjetër
Pllaka mbi varr
si thonj mbi gishtërinj.
Jeta zien.
Gardhin e heshtjes s`e kalon
Varrezat, ditën
në natë e kthen.
Pllaka mbi varr
qiri që s`shteron.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 03:54
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Dy sy

Shkrepëtinë dy sy aty pranë
Çelën gjithë lulet për rreth
Si lumi që qytetin ndan
As një urë s`munda të zgjedh.

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 03:56
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARISI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 76

Dalan Luzaj

Miqtë

Thanë: gënjente Nastradini
Qosja
ishte më i thekur.
O miq, ju them që ta dini:
as një nga të dy s`ka vdekur!

__________________
be real

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 03:58
PARISI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARISI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PARISI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARISI Shto PARISI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARISI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Dalan Luzaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.