Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Do te mbyllet prape Shkolla e Muzikes "Tefta Tashko Koco"?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Stenli
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 06/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka drejtesi dhe zbatim ligjesh, qofshin shteterore, qofshin fetare.
Mesazhe: 17

Do te mbyllet prape Shkolla e Muzikes Tefta Tashko Koco?

Une qe po e shkruaj kete artikull jam nje ish nxenes i "Tefta Tashko Koco", dhe kam studiuar Kanto per kater vjet.

Kjo shkolle ka nje staf jashtezakonisht te pergatitur pedagogesh, me nje seriozitet ne pune, me nxenes qe vazhdimisht kane fituar medalje dhe cmime kombetare dhe nderkombetare. Eshte nje shkolle ku vertet ia vlen te studiosh, ia vlen te derdhesh djersen se e di se nje dite do te dalesh faqebardhe.

Kujtoj pedagoget e mrekullueshem te se mesmes:
Jorgaq Nano, Artist i Merituar, Urdhri "Naim Frasheri" i Klasit te Pare, te Dyte dhe te Trete. Jep Harmoni, Solfezh, Edukim Koral dhe Dirigjim. I rrepte, serioz dhe qe kerkon pune.

Pandi Bello, Doktor ne Muzikologji, i diplomuar per Dirigjim ne ILA dhe per Doktorature ne Bukuresht. Aktualisht, Drejtor i Shkolles. Edhe e shoqja e tij Eliza jep violine ne shkolle. E mrekullueshme dhe shume e talentuar.

Ina Osmanlli, Kompozitore, bija e njerit prej themeluesve te Korit "Lira", Kostaq Osmanlli. Jep Orkestracion dhe eshte drejtuesja per koncerte me muzike te lehte, "Xhazin", sic e quan ajo, me humorin e saj te holle qe ka.

Mira Mancka, dirigjente, jep Solfezh dhe Edukim Koral. Shume e talentuar. Ka qene nen kujdesjen e Pr. Konstandin Trakos, nga Korca. Ishte ajo qe dirixhoi Orkestren e Akademise se Arteve kur u diplomua, sepse doli me e mira. Dhe sa per njohuri dua te them se ne klasen e saj ishte edhe Suzana Turku.

Apo edhe mesuese Ilda qe jep Analizen e Formes, Flora qe jep Folklorin dhe shume te tjere instrumentiste, dhe se fundi mora vesh qe vitin e kaluar filloi te jepte mesim nje ish student i kesaj shkolle qe u diplomua ne Bukuresht per Dirigjim. Shtohen vazhdimisht pedagoget sidomos ata qe jane diplomuar per Teori.

Por, edhe nxenesit. I gjen kudo duke studiuar. Shume shoke dhe shoqe te miat jane ne shume vende te Evropes. Ornela studion Kanto ne Bukuresht, Sofilda ne Itali, Elvana mbaroi studimet ne Bukuresht dhe tani po merr Master ne Paris dhe eshte cilesuar si nje nga sopranot me te mira ne Konservatorin e Parisit. Nikolla, violinist i shkelqyer vazhdon ne Itali; motra e tij Paola mbaroi Masteri Shkelqyeshem dhe tani eshte pedagoge e pianos ne Konservatorin e Athines. Ervini, mbaroi per violine dhe tani ndjek studimet e larta ne Akademine Mbreterore ne Londer. Lili e bukur tani shkelqen ne Athine me zerin e saj prej sopranoje kolorature. Dhe me te rinjte si Mikaela Minga, bija e Josif Minges, "Artist i Merituar", deftesat e se ciles nuk kane pare asnjehere noten 9. E shkelqyer. Perfaqesuese e denje e Akademise se Arteve, pianiste dhe muzikologe profesioniste. Irisi vazhdon per piano ne Viene te Austrise.
Dhe sa e sa te tjere qe kerkon shume kohe t'i shkruash.

Por, cfare ndodhi me kete Shkolle ne vitin 1993?

................. U MBYLL ............


Ata qe studionin atje ishin vetem ata qe kishin filluar me pare, sepse qe nga ky vit dhe deri me 1997, kur u permbys sistemi i Berishes, ne kete shkolle nuk u fut asnje nxenes i ri, me perjashtim te atyre qe vazhdonin privatisht. Kishte shume pak ose aspak violina dhe piano. Per vegla te tjera nuk behej fjale.
Nje nga pasojat e ketij veprimi ishte se shume nga pedagoget u larguan sepse nuk kishin nxenes dhe nuk plotesonin oret. Si rrjedhim, shkolla po humbiste pedagoget e saj aq te mire. Per shembull, nga ata qe di une:
u largua pedagogu i kontrabasit, 2 pedagoge te kitares, 4 te pianos, 2 te violines, fagotit, tunxhit dhe disa te tjere. Keshtu, u mbyllen disa dege dhe qe fatkeqsisht vazhdojne te qendrojne edhe sot te mbyllura.
Edhe ish pedagogia e Kantos, znj Aferdita Zonja u shpreh ne Radio Televizionin Shqiptar per kete akt shume te padrejte qe iu be Korces se Artit dhe Kultures.

Ishte vertet dramatike kur para 93' shikoje ne cdo shkalle nga nje violinist te vogel, dhe kur ne vitin 97' nuk kishte. Nqs beni nje llogari te thjeshte i bie qe keto kater vitet e shkuara mos kishte asnje violine dhe piano.
Kini parasysh arsimin 8-vjecar.

1993 -1997
???????????????????
2001 - 2005


A eshte e drejte?
Tani ne pushtet erdhen po ata njerez qe ishin ne 1993. Cilat jane planet e tyre per arsimin? Do te hapin apo do te mbyllin shkolla?
Cila eshte strategjia e Genc Pollos?

Te gjithe ju ish nxenes te se madhes "Tefta Tashko Koco" shkruani dhe jepni mendimet tuaja apo edhe ndonje kujtim nga vitet tuaja te shkolles.

Me shume dashuri dhe shprese per te qene hapur nderi i Korces,

Stenli bariton.

Nxenes i Terezes.

__________________
Shqiptar? Rri drejt dhe fol drejt, drejt dhe ... vetem drejt.

Modifikuar nga briseide datė 02/06/2008 ora 17:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 21:35
Stenli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Stenli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Stenli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Stenli Shto Stenli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Stenli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Do te mbyllet prape Shkolla e Muzikes "Tefta Tashko Koco"?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.