Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Avicena[981 - 1037]
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Thumbs up

Avicena[981 - 1037]

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ibn_sina.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 13 herė.

Nga Dr. A. Zahoor

Ibn Sina, i njohur në perëndim me emrin Avicena, ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë i kohës së tij. Kontributi kryesor i tij në shkencën e mjekësisë ishte libri i tij i famshëm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur në perëndim me titullin "Kanuni". Asnjë shqyrtim në shkencën e mjekësisë nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina lindi më 981 në Afshan afër Buharës (Azia Qëndrore).



Në moshën 10 vjeçare ai u bë me përvojë në studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Studioi logjikën nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i tij i filozofisë përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve grek si dhe musliman. Në rininë e tij ai tregoi zgjuarsi të mrekullueshme në mjekësi dhe u bë i njohur në rethinë. Në moshën 17 vjeçare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje sëmundje nga e cila të gjithë fizikantët e njohur kishin hequr dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri të vetmën dëshirë e kishte që t'i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.
Mbas vdekjes së babait të tij, Ibn Sina udhëtoi për në Xhurxhan ku aty ai takoi bashkëkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Biruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekësisë) është një enciklopedi vigane me mbi një milion fjalë. Libri shqyrton njohuritë mjekësore të vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Për shkak të trajtimit sistematik, formës së përkryer si dhe vlerës thelbësore, Kanuni ua kalon të gjthë librave të kohës dhe qëndron suprem për gjashtë shekuj. Ibn Sina jo vetëm që përmblodhi diturinë ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut të madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet për mjekësinë e përgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sëmundjet që ndikojnë në të gjitha pjesët e trupit nga koka deri tek këmbët, në veçanti patologjinë dhe farmaceopinë. Njihej si libri më autentik mjekësor.
Ndër kontributet e tij origjinale janë arritjet sikur njohja e natyrës infektuese të tuberkulozit, përhapja e sëmundjeve përmes ujrave të zeza, dhe ndërlidhja në mes psikologjisë dhe shëndetit. Ishte i pari që shpjegoi sëmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut të veçantë anatomisë, gjineokologjisë dhe shëndetit të fëmijëve. Gjithashtu ai ishte i pari që sugjeroi mjekimin e fistelës së gjendrave të lotëve dhe prezentoi sondën (vegël për mjekim) për kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas përmban shumë zbulime anatomike të cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencëtari i parë i cili shpjegoi minutën dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesët e tij përbërëse si për shembull, të bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridën, retinën, nervin optik dhe të tjera.

Ibn Sina kundërshtoi hamendjet dhe supozimet në anatomi dhe u sugjeroi fizikantëve dhe kirurgëve që diturinë e tyre ta bazojnë në studimet e trupit të njeriut. Ai vërejti që Aorta përmban tre valvola të cilat hapen kur gjaku vërshon në të nga zemra gjatë tkurrjes dhe mbyllen gjatë çlirimit të zemrës që gjaku të mos mund të kthehet mbrapsht në zemër. Ai pohonte se lëvizjet muskulare janë të mundura për shkak të nervave të lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve në muskuj gjithashtu është për shkak të nervave. Për më tepër, ai vëzhgoi që shpretka e mëlçisë dhe veshka nuk përmbajnë asnjë nerv por nervat janë të ngulitura në mbështjellësit e këtyre organeve.

Kanuni është përkthyer në latinisht nga Gerardi i Kremnës në shekullin 12. Libri u bë tekst për mësimin e mjekësisë në shkollat evropiane. Nevoja për të vërtetohet me faktin se në tridhjetë vitet e fundit të shekullit pesëmbëdhjetë është botuar gjashtëmbëdhjetë herë, 15 në latinisht dhe 1 botim në gjuhën hebreje si dhe është ribotuar mbi njëzet herë në shekullin gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 1930, Kameron Gruner e përktheu pjesërisht këtë libër në gjuhën angleze me titullin " Një trajtim mbi Kanunin e Mjekësisë së Aviçenës". Nga shekulli dymbëdhjetë deri në atë shtatëmbëdhjetë libri ka shërbyer si udhërrëfyes kryesor në shkencat mjekësore në perëndim. Dr. William Osler, autori i librit "Evolucioni i Shkencës Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibël mjekësie për kohë të gjatë më shumë sesa çdo punim tjetër."

Kitab el-Shifa, Libri i Shërimit i Ibn Sinës është një enciklopedi filozofike e cila përfshin një horizont të gjerë njohurish nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij përfshin atë të Aristotelit, infuencën Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarëve musliman. Në përkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranë librit Kitab el-Shifa gjithashtu janë të njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithë fushën e filozofisë ai e ndanë në dy kategori: njohuritë teorike dhe njohuritë praktike. E para përfshin fizikën, matematikën dhe metafizikën, kurse e fundit etikën, ekonominë dhe politikën.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut në matematikë, fizikë, muzikë dhe lëmi të tjera. Ai bëri disa vëzhgime astronomike dhe shpiku një instrument për të rritur preçizitetin në lexim. Në fizikë ai kontriboi në studimin e formave të ndryshme të energjisë, nxehtësisë, dritës dhe mekanikës si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi një ndërlidhje në mes kohës dhe lëvizjes dhe gjithashtu bëri studime në gravitacionin specifik si dhe përdori termometër ajror.
Në lëndën e kimisë, ai nuk besonte në mundësinë e shndërrimeve kimike në metal. Këto mendime ishin në kundërshtim të plotë me ato të kohës së tij. Vepra e tij për mineralet ishte një nga burimet kryesore për enciklopedistët krishterë në fushën e gjeologjisë të shekullit të trembëdhjetë.

Në lëminë e muzikës, kontributi i tij ishte një përmirësim i punës së Farabiut dhe me diturinë e tij i tejkalonte dijetarët e asaj kohe të kësaj fushe.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2005 21:10
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Avicena[981 - 1037]

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.