Muhejminu
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193
|
Citim: Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
Muhejminu une thjesht saktesova qe Adami nuk eshte person historik por fiktiv, dhe nuk mund te behet paralelizem mes Adamit dhe Krishtit si 2 njerez te krijuar nga Zoti me ane te nje mrekullire. Aq me teper qe nje nga dogmat kryesore te krishterimit eshte se Krishti eshte njemend Biri i Zotit dhe jo nje krijese e tij. Sic e kam perseritur dhjetra here, por fatkeqesisht pa u kuptuar nga ty e te tjere, dogmat nuk jane teorema qe te shpjegohen, dogmat thjesht duhet te besohen dhe te merren ashtu sic jane nga besimtaret e nje feje, jane dicka pertej logjikes njerezore. Dhe cdo fe e botes ka dogma, sepse fete jane te bazuara ne to.
Po merrem me pergjigjen qe meriton te merret si e tille dhe qe ka te beje me temen, fillimisht po dyshoj ne ate qe po thua more send me an angel, qe te shprehemi qarte ajo qe thua ti ta kapesh nga vet fjalet e tua nuk ka kurrfare kuptimi. ne shkrimin tend te pare (pra pergjigjen perpara kesaj) ti ke cituar dhe ke then se bibla eshte nje liber qe ka pohuar per Jezusin si nje bir te Perendise(madje Bibla sipas jush dhe fese tende tregon se Jezusi eshte qe ne paraegzistence bir i Perendise-sipas Gjonit) po kjo Bibel, madje libri i saj i pare-ashtu sikunder pohon dhe ti, pohon qe Adami eshte krijesa e pare ne toke e krijuar sipas pamjes se Zotit, Zanafilla1/27. me poshte, po ti ke thene se Jezusi ka prova historike dhe nga ky fakt na ke treguar se meqe Jezusi ka keto fakte historike(qe do ishte nje budallallik ti kerkonim per Adamin fakte historike) na tregon se Adami eshte nje figure fiktive ne fakt pra nje fare metafore, sikurse ti vet e pohon.
Eshte nje budallallek te mendosh se na duhen evidenca historike per ekzistencen e Adamit, kjo per vete arsyen llogjike se nuk mund te ket evidenca te tilla, duke qen se ai ka qen njeriu i pare dhe i vetem ne toke, por nga ana tjeter ti po ven ne dyshim biblen me kete forme. sepse po nga kjo ane as une nuk kam asnje argument dhe fakt historik persa i perket ekzistences se Jezusit ne paraegzistencen e tij tokesore, dhe duke mos pasur dicka te tille dhe une mund ta quaj nje metafore apo dicka te tille. gabimi tjeter i joti, qe eshte nje problem besimi tek ty, eshte qe ti i fut te gjithe njerezit para ekzistences tende ne ferr, sepse nuk kemi asnje dokument, te forte dhe te pergjegjshem as hebre e as kristian, te eterve te kishes qe ti bej koment te tille Jezusit dhe as Adamit, apo me sakt nje koment kaq metaforik. Madje nese do te shikojme ne kete Kontekst i bie te mohosh vete theniet e Palit per Adamin e pare dhe Adamin e fundit, duke qene se Adami i pare ka qen nje njeri faktit. Po nga kjo ane ti mohon te gjithe gjenalogjite deri tek Abrahami, duke e quajtur ate te vetem si person historik(lind pyetja po Abrahami me cfare faktesh historikesh eshte vertetuar?) ne shikojme vjen nga asgjeja, ekshtu i bie, sepse tek Zanafilla 11-10/27 flitet per Pasardhesit e Semit, qe eshte djali i Noes(qe eshte nje person metaforik per ty nderkoh qe ne bibel paraqitet shume qarte si person real) nderkohe qe Noe eshte pasardhes i Adamit, i nje prej djemve te tij e keshtu me rradhe.
Pa harruar aspak dhe disa te dhena te tjera, tekstet ne Bibel nuk tregojne fare nje fiktivitet te tille por tregojne nje qartesi dhe nje realizem sepse nese Adami eshte nje metafore per zhvillimin e njerezimit ateher dhe krijimi i pershkruar ne Bibel(meqe nuk kemi fakte) eshte metafore, madje dhe kjo do te thot se dhe pohimi i ungjillit sipas Gjonit per paraekzistencen e Jezusit eshte nje metafore(duke qene se skemi fakte historike per kete paraekzistence dhe duke qene se faktet qe kemi ne ne dore, na flasin per nje Jezus jo Zot as bir te Zotit por per nje Jezus historik). Perdorimi i metafores nuk ka limit dhe gjithcka do te komentohej ne metafore.
ajo qe me vjen te qesh eshte se "doktoret" dhe "teologet" e krishtere te forumit nuk rrin e te diskutojn per ty per keto pikepamje, qe nuk jane pikepamjet e kishes Katolike e as asaj protestante, por rine e i bijen vrimes tek islami, nejse duket se sa "doktora" dhe "teolog" jane.
tani ti kthehemi Dogmes, sikurse ta kam cituar me miliona her dhe ti ke qen ai qe ske lexu, dhe ti ke qen ai i cili ke mohuar ate qe ke then ne shume versete Biblike. une te kam cituar mijera autor qe tregojn se ceshtja e trinitetit eshte nje dogme e krijuar nga nerezit dhe jo nga Zoti dhe nga Bibla, pra dogma e trinitetit vet ne jeten e te krishtereve nuk ka qene nje dogme e pranuar nga Krishti dhe nuk ka qene nje dogme e njohur as ne shekujt pasues nga apostujt e Jezusit, dhe kjo pranohet nga shume teolog, tani ti me kerkon te pranoj nje dogme(dhe pa pyetur pse) kur ajo eshte pjelle e mendjes njerezore???
tashi llogjika jote prej metaforisti mund te na nxjerre ndonje pergjigje mrekulli per ket gje por ama llogjika e thjesht do na tregonte vetem ne nje pergjigje, JO!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|