volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Volter
VOLTER, Fransua Mari Aruet
VOLTER (Fransua Mari Rue) (1694-1778) filozof deist francez, shkrimtar satirik, historian, përfaqësues i shquar i iluminizmit
* Në një udhëtim Volteri zbriti nga karroca për të këmbyer kuajt. Aty pranë ishte një plak afërsisht në moshën e tij. Diku e kishte parë, iu afrua dhe pastaj i tha:
- Ju ngjani çuditërisht me një fëmijë që kam njohur gjashtëdhjetë vjet më parë po në këtë vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e fëmijës. Atëhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fëmija që kishte njohur gjashtëdhjetë vjet të shkuara.
* Një udhëtar francez kaloi nëpër zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugës një plak të moshuar që po shëtiste.
Kur plaku mori vesh se udhëtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
- Ju lutem, më thoni, a rron zotni Volteri?
Udhëtari francez u kthye në atdhe dhe ia tregoi këtë eposod filozofit të madh. Volteri u emocionua shumë.
* Kur vajti në Angli, Volteri shkoi për vizitë te poeti anglez Kongrev^. Ai nuk dëshironte aspak që të përmendeshin veprat e tij, prandaj i tha Volterit:
- Ju lutem mos më flisni për poezitë e mia. Më quani si një njeri të thjeshtë.
Po të ishit njeri i zakonshëm, nuk do të kisha marrë mundimin që t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.
* Kur po shfaqej një tragjedi e Volterit, Monteskjenë e zuri gjumi. Volteri, që ishte së bashku me të, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar, mos kujtoni se jeni në audiencë!?
* Një mbrëmje në Potsdam, pas një dreke të shkëlqyer, Volteri bëri portretin e një princi të mirë që e krahasoi me një despot dhe tiran: Të gjithë e dëgjuan me shumë vëmendje fjalën e filozofit të madh, kurse mbreti i Prusisë u trondit shumë nga gojtaria e Volterit dhe nisi të qajë. Volteri e ndërpreu fjalën e tij, i hodhi një sy mbretit dhe thirri:
- Vështroni, vështroni! Tigri po qan!
* Një abat i dëgjuar shkroi një satirë kundër Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha për t'u justifikuar:
- Eshtë e nevojshme që të jetoj edhe unë.
- Unë nuk shoh ndonjë nevojë të tillë, - i tha prerë Volteri.
* Në moshën tetëdhjetëvjeçare Volteri ishte dobësuar dhe zbehur shumë. Megjithatë, ai mbahej gjallë dhe vazhdonte të punonte, të lexonte dhe të shkruante. Një njeri që e vizitoi tha:
- Ai është një i vdekur që kanë harruar ta varrosin.
* Në Fërne Volteri ndërtoi një kishë. Në fasadën e saj shkroi : "Deo erexit Voltaire"2). Me të tallur u thoshte vizitorëve duke treguar mbishkrimin:
- Dy emra të mëdhenj që kanë mbirë së bashku.
* - Babai i Volterit dëshironte ta bënte të birin gjyqtar, meqenëse në atë kohë postet zyrtare në Francë bliheshin, ai ishte gati të shpenzonte shumë që të shihte të birin në atë post.
- I thonë babait tim, - iu përgjigj Volteri atyre që e këshillonin ta dëgjonte prindin, - se nuk di të bëj një punë të nderuar që blihet. Unë do të fitoj një vend pune që nuk kushton asgjë.
* Qysh fëmijë u fut në kolegjin jezuit "Luigji i madh". Në këtë kolegj nuk ndizej zjarr derisa të ngrinte uji në pilën e Kapelës. Atëhere Volteri që mërdhinte shumë; për të bërë që të ngrinte sa më shpejt uji i shenjtë dhe të ndizeshin stufat, mblidhte në kopësht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi në ujin e shenjtë.
* Volteri shkonte nëpër sallonet e aroistokracisë, por gjuha e tij thumbuese dhe shpirti i tij ironik bënin që të kishte shumë armiq. Duka Rohan, që rridhte nga një fis i madh fisnikësh, u mërzit nga qëndrimi i Volterit dhe pyeti:
- Kush është ky djalosh që për të më kundërshtuar e ngre zërin kaq lart? Volteri iu përgjigj qetë qetë me ballin lart:
- Zotni dukë, unë jam një njeri që nuk mbaj në shpatulla ndonjë emër të madh, por ama e nderoj shumë emrin tim.
Duka doli i indinjuar. Disa orë më vonë Volteri po shkonte udhës dhe dy vetë e kapën dhe e rrahën me shkopinj. Duka ishte në një karrocë aty pranë dhe po shikonte skenën e turpshme të organizuar prej tij. Ndërkohë, ai i porositi njerëzit, që po kryenin aktin e ulët:
- Mos e goditni në kokë, brenda mund të ketë ndonjë gjë të mirë.
* I dërguan Volterit një tragjedi shumë të dobët dhe iu lutën që të jepte mendimin për të.
- Volteri e lexoi të gjithë me vëmendje të madhe, e vuri tragjedinë mbi tryezë dhe u tha të pranishmëve:
- E shikoni? Të shkruash një tragjedi si kjo është një gjë mjaft e lehtë. E vështirë është të shkruash për atë që e ka bërë këtë tragjedi.
* Volteri qysh në fëmijëri kishte pasion të madli për poezinë. Ai shkruante vargje gjithë ditën. Vëllai i tij më i madh ishte i dhënë pas fesë dhe diskutonte shpesh për çështje fetare. Babai i tyre thoshte:
- Kam dy djem, të çmendur: njeri në prozë dhe tjetri në poezi.
Një mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dënuar që librat e tij të digjeshin në zjarr.
- Aq më mirë, - u përgjigj filozofi, - librat e mi janë si gështenjat që sa më shumë të piqen në zjarr aq më të mira bëhen.
* Volteri ishte shumë i njerëzishëm. Megjithëse ishte armik me Rusoin kur mësoi se ai ishte përndjekur i ofroi strehim në kështjellën e tij. Rusoi iu përgjigj:
-1 nderuari zotëri, unë nuk ju dua aspak dhe nuk kërkoj prej jush as mëshirë e as nderim.
* Volteri ishte shumë kërkues me aktorët. Në provat e tragjedisë së tij ai studionte veprën dhe bënte mjaft ndreqje. Një natë nuk mbylli sytë dhe në orën tre zgjoi shërbëtorin, e dërgoi tek aktori që luante rolin e tiranit, që të korigjonte një batutë. Shërbëtori i tha se në atë orë të gjithë flinin, por Volteri iu përgjigj:
- Shko, vrapo. Tiranët nuk flenë kurrë.
* Aktorët ishin aq të lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e parë, nga frika se autori do t'i bënte korigjime të reja, nuk donte ta merrte rolin. Volteri i foli aktores së zemëruar, që kishte mbyllur derën, nëpërmjet vrimës së çelësit. Ajo ia mbylli edhe vrimën e bravës që të mos e dëgjonte. Volteri atëhere bëri një gjellë të mrekullueshme me thëllëza të pjekura dhe e ftoi. Në sqepin e dymbëdhjetë thëllëzave kishte nga një kartelë të vogël ku ai shkroi ndreqjet për rolin që do të luante aktorja.
* Volteri i priste shumë kollaj të huajt që e vizitonin në pallatin e tij në Fërne. Një prej vizitorëve, i përkëdhelur nga sjellja e njerëzishme, shprehu dëshirën të rrinte disa javë në kështjellë. Volteri iu kthye atëhere duke qeshur:
- Më duket se ju nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellëtoret për kështjella, kurse ju po i merrni kështjellat për gjellëtore.
* Një kritik e lavdëroi për qartësinë e stilit të tij. Volteri me modesti i tha:
- Përrenjtë e vegjël janë të kthjellët, dhe a e dini pse? Sepse nuk janë të thellë.
* Një ditë shkoi në Fërne një punëtor, të cilin e ndaluan të hynte. Ai deshi të takohej me çdo kusht me Volterin. Nga këmbëngulja e tij u krijua potere. Në mes të kësaj zhurme të madhe Volteri doli i zemëruar në dritare dhe thirri:
- Po më së fundi, ç'dreqin doni?
- Oh, asgjë tjetër veçse t'ju shikoja, - u përgjigj punëtori. Edhe unë bëj atë që bëni ju, bëj fenerë e ndriçoj botën.
Nga kënaqësiae përgjigjes Volteri e priti me përzemërsi.
* Në oborrin e Frederikut II po flitej. Një zotni gjerman mburrej me bukurinë e gjuhës gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumë e ashpër dhe të fuste frikën kur e dëgjoje. Pastaj shtoi:
- Besoj se kur zoti dëboi nga parajsa tokësore paraardhësit tanë, duhet të ketë folur në gjermanisht.
- Mund të jetë ashtu, - u përgjigj mbreti Frederik,
duke marrë pjesë në bisedë, - por gjarpri që gënjeu Evën padyshim i foli frëngjisht.
* Një njeri i tha Volterit të mos punonte shumë dhe të mos pinte kafe me tepri.
- Kështu si po bëni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
- I dashur mik, - iu përgjigj Volteri, - unë kam lindur i vrarë.
* Në vitin 1778 një prift takoi Volterin dhe i kërkoi t'i ndërronte besimin fetar. Filozofi e dëgjoi me durim të madh dhe pastaj i tha:
- Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dërguar?
- Kush më ka dërguar? Po vetë zoti më ka dërguar.
- Shumë mirë, - e mori prapë fjalën Volteri, - më jepni letërkredencialet.
* Volteri justifikohej me këtë frazë për pensionin që i kishte dhënë nipit të Kornejit, i cili ishte në fatkeqësi.
- Eshtë detyrë e çdo ushtari që të ndihmojë nipin e gjeneralit të tij.
* Dikush e shqetësoi për shumë kohë Volterin me letra të gjata dhe të kota. Volteri më së fundi i mërzitur i shkroi:
- Zotni, unë jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u përgjigjem më letrave tuaja.
Mirëpo ai, që nuk donte të jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me këtë adresë:
"Zotit Volter, në botën tjetër".
* Volterit iu desh të kargohej nga Franca për shkak të ideve dhe librave të tij. Një herë u kthye fshehurazi dhe në kufi doganierët i bënë të vetmen pyetje:
- A keni gjë me vete?
- Zotërinjtë e mij, - u përgjigj Volteri, - e vetmja gjë që dua të fus kontra-bandë është personi im.
* Kur Volteri ishte në oborrin e Frederikut të Madh të Prusisë një gjeneral i kërkoi t'i korrigjonte disa kujtime të shkruara. Ndërkohë, një shërbëtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha të frederikut.
- E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti më dërgoi ndërresat e palara për t'i larë, të tuat do t'i laj një herë tjetër.
* Volteri po shëtiste me disa miq të tij. Para tyre kaloi një prift. Volteri hoqi kapelen. Një nga të pranishmit e pyeti i habitur:
- Qenkeni pajtuar me zotin?
- Bah, - ia bëri Volteri, - përshëndeteni, por nuk flasim me njeri- tjetrin.
* E pyetën Volterin se ç'ndryshim ka midis të mirës dhe së bukurës. - E mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjë nevojë për prova, kurse e bukura jo!
* Kur në Akademinë Franceze po diskutohej për disa fjalë që do të futeshin në fjalorin e famshëm^, Voltari tha:
- Gjuha jonë është një krenari e varfër, duhet t'i japim lëmoshë kundër
vullnetit të saj.
* Katerina II e Rusisë i dërgoi Volterit si dhuratë një kuti duhani prej fildishi, të punuar prej dorës së saj. Volteri i çoi një palë çorape që i kishte thurrur vetë dhe i shkroi: "Ju më dërguat një punë burri të bërë nga një grua, unë po ju çoj një punë gruaje të bërë nga një burrë".
* Volteri vMtoi stallat e mbretit të Prusxsë dhe u habit shume kur një kalë të zbukuruar me sende luksi që e mbanin më nnre> te Aty mëso! se ai ishte kali që Mshte mbajtur mbreti ne Pak më vonë takoi në rrugë një kalimtar të Y Kalimtari i tregox se Mshte marrë pjesë në ate Fipozofi i madh u pikëllua shumë nga trajtimi
* Volteri e mbante shpesh me vete Biblën. Miqtë e tij habiteshin me të se ishte kundërshtar i librit të shenjtë.
- Po, a nuk është e natyrshme që një proçes gjyqësor të ketë gjithnjë parasysh edhe dokumentet e kundërshtarit? - thoshte filozofi i madh.
* Në ditët e fundit të jetës Volteri i tha priftit që erdhi për ta parë:
- Keni të drejtë, duhet hyrë në rrethin e kishës. Duhet që njeriu të vdesë me fenë e prindërve dhe të atdheut të tij.
Kështu, po të kisha lindur në brigjet e Gangut, do të jepja frymën e fundit duke mbajtur në dorë bishtin e lopës
* Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti që vdiq tirani i inteligjencies, në letërsi shpallin prapë republikë.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|