Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Restorante Serbe Mu Ne Zemer Te Tiranes- Pse?
Gjithsej 11 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Djali nga Torino
I VEMENDSHMI

Regjistruar: 02/12/2006
Vendbanimi: qytetar i botes
Mesazhe: 55

Citim:
Po citoj ato që tha Iceberg
Per mua me mire te hapen restorante serbe sesa kosovare.
Jane më Europiane, me te qyteteruar dhe me human si njerez (nuk po llogaris politiken serbe, sepse ajo nuk me ka pelqyer ndonjehere).



 iceberg...besoj se i referohesh serbeve qe ben masakrene sebrenices kur thua se jane humane...apo masakrave ne kosove....mos harro se akoma edhe mbas kaq vjetesh  here pas here nxjerrin ndonje varreze masive te pergatitur me humanizem nga idhujt e tu, kampione te humanizmit

__________________
miqte vene e vine, armiqte mbeten pergjithmone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2006 23:37
Djali nga Torino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Djali nga Torino Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Djali nga Torino (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Djali nga Torino Shto Djali nga Torino nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Djali nga Torino nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gregorian
Just me!

Regjistruar: 10/01/2007
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 59

Re: Restorante Serbe Mu Ne Zemer Te Tiranes- Pse?

Citim:
Po citoj ato që tha Beta_tester
Kuzhina serbe “pushton” bulevardin e TIranes


Belina Budini

TIRANË – Bërxolla derri, qofte e suxhukë të zgarës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht në sheshin para Piramidës. Tani që kioskat e qofteve dhe pulave të pjekura, që dikur mbushnin qendrën e Tiranës, janë harruar ose zhvendosur në periferi, tymi i zgarave dhe era e mishrave të pjekur në bulevard është kthyer si ekstravagancë, me lejen e bashkisë sigurisht. Ata që kanë zbarkuar me zgara e prush në sheshin përpara Piramidës nuk janë ambulantë shqiptarë, por punëtorë serbë të një prej rrjeteve më të njohura të restoranteve tradicionale në Serbi. Kanë ardhur të “pushtojnë” me guzhinën e tyre Tiranën, por edhe Durrësin e Vlorën, ku gjithashtu janë ngritur restorante të tilla provizore. Filiale të këtyre restoranteve me kuzhinë sllave, të quajtur “Perper” (që është paraja e lashtë malazeze), ka prej kohësh edhe në Holandë dhe Gjermani, por jo të vendosur në natyrë.
Zbarkimi gastronomik i serbëve në Tiranë duket se ka qenë i suksesshëm dhe në më pak se një muaj ata kanë krijuar tashmë klientelën e tyre, njerëzit e bulevardit, me të cilët nuk kemi parasysh ata që frekuentojnë qebaptoret, pasi çmimet e specialiteteve sllave që gatuhen në restorantin provizor përpara Piramidës, nuk janë për xhepat e atyre të fundit. Megjithëse serviren shpejt e shpejt në tavolina e karrige plastike, poshtë çadrash të vendosura nën diell, pranë trotuarit në rikonstruksion dhe rrugës ku rendin në çdo çast plot zhurmë makina të pluhurosura, gatimet e serbëve nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe sidomos oreksin e kalimtarëve.

Milisav Shuroviç, 40 vjeç, nga Beogradi, që kryen edhe funksionin e drejtorit serb të restorantit (ka edhe një partner shqiptar), thotë se gatimi më i preferuar nga shqiptarët në restorantin serb është pa dyshim bërxolla e derrit e tymosur. Ai tregon se bërxolla, ashtu si edhe suxhukët e qoftet, përgatiten tërësisht në Serbi dhe vetëm sa gatuhen në Tiranë. Madje shton se edhe mishi merret nga kafshët e mbarështuara vetë dhe nuk blihet në treg. Milisavi (që nuk di asnjë fjalë shqip dhe me të cilin merremi vesh nëpërmjet përkthyesit malazez me origjinë shkodrane) na tregon se specialiteti i tyre kryesor në restorant janë pieskavicet, lloj qoftesh të mbushura me djathë dhe proshutë, të cilat kanë patur sukses edhe në Tiranë, pavarësisht çmimit relativisht të shtrenjtë.
Të gjithë punëtorët e restorantit janë serbë, deri edhe pastrueset. Një staf prej 12 vetësh punon në restorantin te Piramida, por dy grupe të tjerë serbësh janë vendosur në Vlorë e Durrës, ku Milisavi na thotë se po pëlqehen gjithashtu gatimet serbe. Menaxheri shqiptar preferon ta quajë këtë nismë si një lloj bashkëpunimi kulturor ndërmjet dy vendeve. Ai na shpjegon se për herë të parë, këto lloj gatimesh tërhoqën vëmendjen në Tiranë gjatë zhvillimit të panairit Klik Ekspo-Group dhe u vendos që të vinin me një restorant provizor, i cili do të qëndronte i hapur për afro një muaj këtu. Duket se po ky restorant provizor në natyrë, është një lloj testimi për të parë mundësinë e sjelljes së specialiteteve serbe në tregun shqiptar. Krejt të ligjshme interesat tregtare të serbëve, me të cilët shqiptarët kanë nga ana tjetër marrëdhënie shumë të hershme tregtare!



Edhe kosovarët në “sofrën” serbe

Duket se për vetë punëtorët serbë që gjenden në Tiranë, nuk ka qenë e lehtë të vijnë të punojnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk u kanë treguar familjarëve se ku po shkojnë të punojnë, pasi nuk do t’i kishin lejuar, për shkak të paragjykimeve të natyrës nacionaliste dhe për shkak të rrethanave që dihen tashmë. Megjithatë, tregojnë se janë të befasuar nga pritja dhe mirësjellja e shqiptarëve ndaj tyre, edhe pse përmendin rastin e ndonjë klienti kosovar që kur ka marrë vesh se aty gatuajnë serbët, është ngritur e ka ikur nga restoranti. Por ka patur plot nga ata klientë kosovarë që kanë vazhduar të hanë me shije pieskavicet, duke i kërkuar edhe një birrë kamerierit serb, për lehtësi komunikimi, në serbisht.



mendoj se nuk ka ndonje te keqe te ushtrosh nje aktivitet dhe te sjellesh kulturen tende ne nje vend tjeter..por me thene te drejten pikerisht serbi qe eshte me nacionalisti si komb dhe kete e ka cilesuar bota dhe qe me ne vetem mire si ka muhabetet, ne shqiptareve nuk na vjen hic mire qe mu ne zemer te tiranes te jete pikerisht ai
,me thene te drejten personalisht sme vjen mire
por dhe ndonje gje te gabuar nuk ka...

__________________
La Furtuna Favorisce La Mente Preparata!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2007 21:00
Gregorian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gregorian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gregorian (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gregorian't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gregorian Shto Gregorian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gregorian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Restorante Serbe Mu Ne Zemer Te Tiranes- Pse?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.