~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
Per kurimin e acarimit te bajameve...
Cod. B04102006
Lule pjeshke:
Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.
Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.
Mellaga e bardhe
Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.
Angjinarja
Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.
Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela. Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.
Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjajtë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.
Autori: Mimoza Kërmezi
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 15:43
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|