AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Cila ka qënë pagesa juaj mujore mesatare gjatë viteve që keni punuar në Kosovë?
Fillimisht ka qenë 7 500 dollarë dhe pastaj, me ndryshimet me futjen e euros janë bërë axhustimet sipas skemës së UNMIK. Dua të them që kam patur një kontratë nga më të mirat që kanë patur ekspertët ligjorë atje.
Ju punonit si shqiptare apo si staf ndërkombëtar?
Si staf ndërkombëtar.
Pra paguheshit njësoj me stafin ndërkombëtar?
Po. Për ti dhënë një ide, të gjitha të ardhurat që kam pasur si pasojë e punësimit në UNMIK i referohen dokumentit që është në fakt dokument standard që lëshohet nga UNMIK-u, por që në këtë rast është lëshuar për të marrë vizë në një ambasadë ku thuhet që Argita Malltezi, etj, etj, ka punuar në UMINIK nga 16 prill 2000 dhe vazhdon, sepse në atë kohë kam pasur kontratën deri me 31 dhjetor 2005, ka marrë - thotë - një pagë të barabartë me 81 402 bruto, që pas heqjes së taksave të OKB shkon 60 325 dollarë për vit. Kësaj i shtohet edhe dieta e misionit që është 68 euro në ditë. 68 euro në ditë të konvertuara në dollarë afërsisht i bie 82 dollarë në ditë, shumëzim për 365 ditë, shkon diku te 29 mijë e diçka dollarë. Që të dyja bashkë arrijnë 90 mijë e diçka dollarë në vit.
Pra rreth 7 500 USD në muaj? Po bashkëshorti juaj?
Po unë në fillim përmenda, duke iu referuar deklarimit që kam bërë në formularin e pasurisë, shumën 454 mijë për të gjitha vitet, sepse këto janë. Kjo është sasia e parave që unë kam marrë në dorë. Ka një diferencë mes kësaj shumë dhe asaj që përmenda nga
UNMIK-u, por kjo është për faktin se përveç parave që merrnim, kishim dhe benefite të tjera, siç ishin kontributet e organizatës për fondin e pensionit, për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore për të gjithë anëtarët e familjes time, dhe biletat që na
ofroheshin herë pas herë.
Zonja Malltezi, cilat kanë qenë të ardhurat tuaja nga viti 1992 deri në 1997 që babai juaj ka qenë President i vendit dhe një nga politikanët më të fuqishëm në vend?
Në fakt periudha është pak më e reduktuar se kaq, pasi siç thashë në periudhën 92-96 kam qenë studente. Megjithatë në këtë periudhë unë kam përfituar një të tretën e apartamentit ku banonin prindërit e mi nga privatizimi dhe më pas kemi marrë
nga Enti i Banesave siç përmenda edhe më lart, apartamentin ku banoja, një kredi në shkëmbim të cilit kemi dhënë një apartament.
Pra nuk keni pasur një pasuri tjetër?
Me fillimin e punës në 1996-2000 kanë qenë të ardhurat nga rroga ime si pedagoge dhe të ardhurat nga rroga e bashkëshortit si punonjës i PNUD-it.
Kryeministri Berisha rezulton se banon në një apartament që është në emrin tuaj dhe jo në emrin e tij. Si shpjegohet kjo? Ka lidhje kjo me këtë borxh dhe këtë deklarim?
Jo që në origjinë. Ideja ime ka qenë gjithnjë dhe mendoj që ëndrra e shumë fëmijëve është që të mbështesin prindërit, por ideja ime ka qenë që këtë apartament tjua bëj dhuratë. Këtë gjë nuk e kanë pranuar kur ishte momenti që unë kisha lidhur
kontratën dhe kisha bërë pagesën e disa kësteve, atëherë më vonë...
Përse nuk e kanë pranuar?
Por ndoshta gjithmonë duke iu referuar sakrificave, që duke ndenjur larg kaq kohë në Kosovë, duke ndenjur larg kujdesit të prindërit, më vonë arrita në një kompromis që tu kërkoj apartamentin e vjetër, në të cilin unë kam ndërkohë një të tretën dhe likujdimin e
borxhit prej 21 milionë lekë (të vjetra), duke u dhënë në shkëmbim titullin e pronësisë për apartamentin e ri. Kjo është ajo që fillimisht ramë dakord, kam kërkuar të bëj transferimin në emrin e babait përmes noteristëve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Një gjë e tillë është e pamundur deri në momentin kur pasuria të jetë e regjistruar, pasi ekziston një titull pronësie mbi pronën e vjetër, ndërkohë që nuk ekziston një titull pronësie në apartamentin ku ata banojnë dhe rrjedhimisht nuk mund të bëhet ky
shkëmbim.
Në deklaratën tuaj të pasurisë nuk është përmendur që ju keni një studio ligjore
.
Deklarata e pasurisë përfshin periudhën 1 Janar-31 dhjetor të vitit për të cilin bëhet deklarimi. Pra 1 janar 2005-31 dhjetor 2005. Afati për deklarimin e kësaj pasurie është 31 Mars e vitit 2006. Për të gjitha pasuritë (e tjera) nga 1 Janar 2006 dhe 31 dhjetori 2006 bëhet deklarimi i pasurive në mars të vitit 2007. Kjo është arsyeja, që unë nuk kam përmendur studion dhe të ardhurat nga studio.
Është përmendur fakti që Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha ka ardhur ne PD dhe ka marrë deyra të rëndësishme si i njohuri huaj ne Kosove. Është permendur fakti që zv-Ministrja e jashtme Edit Harxhi ka ardhur ne administratën shtetërore si nje e njohura juaj ne Kosove dhe plot detaje te tjera që madje opozita i ka paraqitur në një peme nepotike. Gjithsesi po përqendrohem tek po perqendrohem tek keto dy emra sepse jane me te njohur?
Të dy rastet që përmendur juve kanë qenë të njohur të babait tim shumë kohë më përpara, sesa une ti njihja. Lulëzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e levizjeve demokratike te 90-92 dhe ka ruajtur lidhje te vazhdueshme, duke qenë në pushtet apo ne periudhën e krizës së Kosoves. Mori një vendim për tu kthyer në Shqipëri atëherë kur PD ishte ne opozitë. Dhe kur nuk kishte asnjë të dhënë nëse do të fitonte apo jo. Ndërpreu një kontrate pune me UNMIK-un. U kthye dhe u fut në politike. U angazhua ne KOP. Kaloi në te gjitha sitat e strukturave te PD-se. Nuk është nder të vetmit e KOP-it që moren poste të niveleve te ndryshme. Edhe Edit Harxhi prej kohësh ka pasur lidhje me familjen time. Për të qenë totalisht e sinqertë me Editin kam bërë tetevjeçaren dhe pastaj kam shkeputur cdo lloj lidhje deri sa u ritakuam në Kosove.. Në asnjë rast as për këta të dy dhe as për persona te tjerë nuk kam ndikuar në emerimet
.
A keni ndërmend që në të ardhmen të angazhoheni në politikë?
Fokusi im kryesor për momentin është familja. Fëmijët i kam në një moshë mjaft të vogël dhe janë ende në një moshë, që kanë nevojë për mua. Nëse një ditë kur të kemi realizuar atë që dua të realizoj me fëmijët, dhe do të jem e interesuar nga politika kjo do të jetë e hapur. Por për momentin nuk kam asnjë plan të tillë.
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|