Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Ilace Popullore!
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Per Kurimin e Syve!

Cod. B19042006

Eufrazia
është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.
Hurma
Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.
Patatja
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Trëndafili i majit
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.
Manaferra
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karrote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen për 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat


Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 00:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 13:51
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Cod. A20042006

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
Lengu i Frutave
Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Mendra dhe Kamomil
Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.
Çaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit
Çaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.
Mersina
Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.
Caji i levores se Vidhit
Ndërsa i fundit është çaji i lëvores së vidhit, që përdoret i ëmbëlsuar dhe shërben në rastet e diarresë. Po për këtë arsye përdoret edhe çaji i bimës së lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Ky çaj pihet sa herë që shfaqen shenjat e diarresë.

Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 00:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2006 19:26
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Drejt Sherimit Te Melcise!

Cod. D25042006

Mendër
Është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, dhjozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë kultivohet dhe nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret edhe kundër dhembjes së mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatzmës.
Sherebela
Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje. Vaji esencial i përftuar nga gjethet përdoret në industrinë e parfumerisë dhe në kozmetikë. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherebelës mjekësore mund të përfitohen para lulëzimit të saj. Edhe frutat luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje.
Rrushi
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Rrushi pëmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalçiumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.
Karrota
Edhe karrota, një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Karrota ka përmbajtje të lartë në elemente ushqyese. Karrota është burim i vitaminës A, që ndodhet në lëkurën e saj. Për këtë arsye, karrota duhet larë mirë dhe nuk duhet qëruar. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Të sëmurëve u këshillohet të hanë karrota çdo ditë.

Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 00:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2006 16:12
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Per te parandaluar kollen?

Cod. C28042006

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pijnë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Çokollata


Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”,- thonë studiuesit.
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.

Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 15:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2006 17:27
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Si te qetesojme Apandecitin?

Cod. A01052006

Apandeciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gjatë kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të, farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i bakterieve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet?
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.

Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 15:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2006 13:23
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Kam degjuar se lengun e rradhiqeve, te ziera, po ta pish ben shume mire per reumatizmen dhe arthritin. Une vete e kam pire me vite ne moshe te vogel cdo mengjes. (ah ato mengjeset: nje luge vaj peshku, nje luge vaj ulliri, nje luge mjalte, nje veze te gjalle dhe nje gote me leng rradhiqe. Edhe ne burg te isha nuk do te me torturonin keshtu ) Me te hidhur se ky leng nuk kam pire kurre ne jeten time. Mua me duket se me dha rezultat, mbasi me muaj te tere neper spitale dhe neper doktore, nuk pata derman ne moshen adoleshente.

A eshte e vertete nje kure e tille Enigma dhe a njihet nga mjekesia, thjesht per kuriozitet? Mendoj se ndihmon ne permiresimin e cilesise se gjakut dhe ne kurimin e infeksioneve neper kycet e kockave, qe eshte shkaku kryesor i reumatizmes.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2006 14:32
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Cod. C02052006

Ndoshta football pasi nuk jam profesioniste ne kete fushe nqs agata di me teper pasi kam kuptuar qe fusha e saj eshte farmacia dhe nqs eshte ndeshur me shume reth fitotherapise do i lutesha te hidhte nje mendim ose NS-6.
Ne temen pyetje pergjigje duke pyetur per laringun se pse caji ndimon per dhimbjen e grykes NS-6 solli nje artikull interesant ku shpjegonte disa veti te cajit ku me beri te mendoj qe caji jeshil mund te ndimoje per arthritin dhe kur bera nje kerkim gjeta nje zbulim qe jane bere studime reth cajit jeshil.

In each of three different study groups, the mice given the green tea polyphenols were significantly less likely to develop arthritis. Of the 18 mice that received the green tea, only eight (44 percent) developed arthritis. Among the 18 mice that did not receive the green tea, all but one (94 percent) developed arthritis. In addition, researchers noted that the eight arthritic mice that received the green tea polyphenols developed less severe forms of arthritis.

"The study suggests a preventive approach to rheumatoid arthritis. A slight modification in your lifestyle -- adding green tea to your diet -- could reduce your risk of this disease," said Mukhtar. "The extract given to the mice was the equivalent of a human drinking four cups of green tea a day."

In three independent experiments, six mice received water with green tea polyphenols, while six others received plain drinking water. All of the mice then were injected with collagen to induce arthritis and were studied for 40 days. One group was examined for a total of 85 days to ensure that the green tea compound was not merely delaying the onset of the disease.

In the first experiment, two of the six mice given green tea polyphenols and all six of the mice given plain water developed arthritis. In the second experiment, three of six in the green tea subset and again all six in the water group had arthritis. The incidence of arthritis in the third experiment was three of six in the green tea group and five of six among the other mice.

The study also shows the mice that developed arthritis despite receiving green tea polyphenols had a less severe form of arthritis.

Ky artikull u gjend ne: sciencedaily.com

 

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 15:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2006 02:00
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arsona
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786

Kur vriteni!

Ju qe s'ju rrihet ne nje vend po gjithmon vriteni, mos pyesni shume po verini qepe e krip perpara se te nxihet vendi e plaga. Eshte ilaci popullor me i shpifur qe nuk durohet, por aman te ben derman.

__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2006 08:19
arsona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arsona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me arsona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: arsona Shto arsona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arsona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Kurim Popullor per Hepatitin Kronik?

Cod. B02052006

ǒështë hepatiti?


Hepatiti bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu ato dallojnë për nga mënyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat që i shkaktojnë, të gjitha llojet e hepatiteve janë të rënda. Në veçanti, hepatiti B dhe C gjithashtu mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë dëmtimin e përhershëm të mëlçisë, kancerin e saj dhe vdekjen.

Për shërimin dhe zvogëlimin e dëmtimeve të shfaqura në mëlçinë e zezë, mjekët popullorë kanë zbuluar kura të ndryshme me bimë mjekësore. Këto mjekime, të cilat kanë dhënë rezultatet e pritshme, tashmë u sugjerohen njerëzve që vuajnë nga hepatiti kronik, ose siç njihet në gjuhën e përditshme verdhëza.


Kungulli

Kungulli përveçse është një ushqim shumë i mirë, në mjekësinë popullore ka dhënë një ndihmesë të pazëvendësueshme në kurimin e të sëmurëve të prekur nga verdhëza. Për shërimin e sëmundjes nevojiten 10 kokrra të kungullit të egër. Pasi priten në copa të vogla dhe shtypen mirë kjo masë hidhet në një enë me ujë 150 ml. Këtë lëng i sëmuri e thith nga hunda 3 deri 4 herë në ditë. Kjo kurë rekomandohet të zgjasë për pesë ditë radhazi, deri sa të shkaktohet një rrjedhje e një lëngu të verdhë nga hunda.

Lulet e kokoçelit

Një tjetër mënyrë që përdoret për shërimin e hepatitit janë edhe lulet e kokoçelit. Katër gramë lule të thata të kokoçelit pluhurosen dhe hahen esëll në mëngjes. Ky mjekim merret çdo ditë për 2 deri në 3 javë rresht, derisa të ketë një përmirësim të dukshëm.

Bima e thundërmushkës
Bima e thundërmushkës ka dhënë ndihmën e vet për kurimin e të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 litra ujë dhe në të hidhen 50 gr me gjethe dhe të grimcuara nga kjo bimë. Përzierja zihet për 10 deri në 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet një gotë e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar me mjaltë. Në rast se gjethet janë të thata, nuk është e nevojshme zierja e tyre. Mjafton që ato të hidhen në ujin e zier më parë dhe të lihen për 5 minuta dhe më pas pihet.

Mështekna

Edhe mështekna është një bimë që ka dhënë rezultate të mira në kurimin e sëmundjes së verdhëzës. Çaji i mështeknës përgatitet duke marrë 3 deri në 4 lugë dhe hidhen në një gotë me ujë të valuar. Gjatë përgatitjes është mirë të hidhet edhe pak sodë buke. Nga kjo masë pihen 2 doza në ditë. Një tjetër mjekim që ka dhënë efekt në kurimin e kësaj sëmundjeje është edhe kura e përgatitur nga përzierja e disa bimëve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valerianë, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrënjë çikoreje. Këto përbërje imtësohen dhe përzihen duke i përvëluar me ujë të sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për një orë. Pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para buke i paëmbëlsuar. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 7 ditë.
Dieta
Të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supërat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, të bardhë të vezës si dhe fruta të ndryshme. Është pak e vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes. Shpesh të sëmurët mund të mos kenë fare simptoma të sëmundjes ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik . I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve. Kjo dhimbje nuk është shumë e forte, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e zbehtë dhe e verdhë, herë- herë dhe shfaqje të njollave të zeza, janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.
Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2006 15:35
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Si te eliminojme gurin ne temth?

Cod. C03052006

Gurët në tëmth.

Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burrave, që vuajnë nga gurët është 2 me 1. Për kurimin dhe shkrirjen e gurëve në tëmth mjekësia popullore ka zbuluar mjekime nga më të shumëllojshmet.

Mustaqet e misrit. Bishtat e Qershise, Fruti i Boronices.
Përzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, si dhe frutit të boronicës ka dhënë rezultate të efektshme për shkrirjen e gurëve të vegjël në tëmth. Pas zierjes së kësaj përbërjeje, lëngu i përftuar lihet për 2 deri në 3 orë dhe më pas pihet çdo vakt nga 1 gotë para buke. Çaji përdoret i ëmbëlsuar me sheqer.

Lëngu i lakrave turshi

Një tjetër mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi. Lëngu i turshive përzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e 4 kokrrave limoni të shtrydhur. Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë. Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote. Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatiturtë harxhohet. Edhe këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Për përgatitjen e çajit merren 2 lugë kafeje nga kjo bimë, hidhet një gotë ujë dhe zihen për 10 minuta. Nga çaji i përftuar pihen 2 gota esëll në mëngjes. Duhet të kihet parasysh që lëngu duhet të jetë i vakët përpara se të pihet. Kjo kurë vazhdon për 1 muaj. Edhe lule ajka ka dhënë rezultat në tretjen e gurëve, si dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Merret 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidhet në një enë me ujë të sapovaluar dhe lihet për 5 minuta.
Çajrat
Nga çaji i përftuar pihet 1 gotë para buke për 10 ditë radhazi.

Përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit

Një tjetër kurë këshillojnë mjekët për të sëmurët, që vuajnë nga gurët në tëmth. Kura e përgatitur nga përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit është mjaft frutdhënëse për këtë qëllim. Masa e krijuar zihet për 5 minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mëngjes nga 1 gotë. Mjekimi me këtë kurë duhet të vazhdojë për 5 ditë. Jo vetëm vaji i ullirit shërben për kurimin e sëmundjes, por edhe gjethet e tij janë shumë të mira për parandalimin e gurëve. Gjethet e thata të ullirit zihen deri sa nga masa të mbetet 1 litër. Pasi kullohet, hidhet në shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë përdorimit sasia, që do pihet, duhet të jetë e vakët dhe e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës. Pihen 2 filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kjo kurë vazhdon deri në 25 ditë. Po të jetë e nevojshme kura mund të vazhdojë sërish pas një periudhe prej 1 muaji.

Bima e pelinit

Edhe bima e pelinit përdoret për kurimin e gurëve në tëmth. Çdo mëngjes merret një majë luge nga pluhuri i kësaj bime dhe tretet në çaj, qumësht apo supë. Kura vazhdon për 20 ditë. Ndërpritet për 10 ditë dhe më pas nis sërish. Është mirë që mjekimi me pluhurin e pelinit të përsëritet 3 herë.

Lëvoret e gorricës

Lëvoret e gorricës ndihmojnë në kurimin e gurëve në tëmth. Është mirë që ato të përzihen me lule ake, fara të gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, çaji i përftuar është mirë të pihet në mëngjes esëll dhe në mbrëmje pas buke. Nga ky çaj pihen 2 gota. Gurët në tëmth zakonisht formohen te gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Shkak i formimit të tyre është jeta pa lëvizje, çrregullimet e tretjes së ushqimeve ose shtatëzania. Shenjë e shfaqjes së tyre është rëndimi në anën e djathtë të barkut. Këto dhimbje përhapen në drejtimin lart, si dhe zverdhje në lëkurë. Shpesh shfaqen edhe dhembje të forta në formë kolike. Kjo sëmundje mund të zgjasë për shumë kohë. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe i sëmuri zverdhet. Megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është shumë i dëmshëm.

Autori: Mimoza Kërmezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 07/05/2007 ora 15:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2006 16:49
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Ilace Popullore!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.