kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Citim: Po citoj ato që tha kurti
pleshtja ti ke shume te drejte, me solle shume kujtime te flliqta nga ata qe merren m e dhafe, ku njerezit dojne te dine shume gjera personale. une nuk kam asgje per te fshehur se jam cun ndoshta e s'me plase shume!. jeta ne vetmi qe kur isha i vogel me mesoi shume gjera per tipat e njerzve ne shqiperi. une kam mesuar dicka nga nje shok i imi fmirije. babai dhe nana ime u ndane ne nje moshe te vjeter dhe kjo ishte e padegjuar sodomos aty ku jam rritur une. ishte nje turp i madh per mua. jeta ime u be aq e mbyllur nga turpi sa nuk doja te flisja me asken se te gjithe e dinin por prap donin te flisnin per ceshtjen. thjesht nena ime nuk donte te jetonete me me baben , ata ishin edhe te plakur. nejse, ky shoku im ishte edhe komshija im, dhe nena e te gjithe familja e tij ishin pak thashethemxhi/dhapazana, por ky ishte njeri tjeter. aq shume kohe qe kemi kaluar bashke, kurre nuk me ka pyetur, dhe as nuk donte te dinte kurr per prinderit e mij, nganjeher mendoja se ky rrot ndoshta as nuk e din! gjithmone bente muhabete ose me mire do them enerronte me sy hapur, po kurr nuk merrte njerz ne goje. i binte edhe kitarres, kishte edhe depression ishte pak si i cmendur kujtonin lagjja por ai ishte me t'vertet shpirt njeriu. kam shume kohe qe kam ikur, dhe kurdo qe te vizitoj shqiperin ate do shkoj ta vizitoj te parin. edhe sot e ksaj dite nuk di te pyes shume pyetje personale por edhe me shume nuk me interreson te flas per asnjeri, m'duket se enderroj me shume, o bo bo, ndoshta edhe jam cmendur dhe nuk e di!!
Jo kurti im, nuk je i cmendur,por je vetvetja, prandaj nuk te interesojne hallet e te tjereve. Edhe une kam nje shoqen time, qe u nda ne pleqeri me burrin dhe nuk ja permend asnjehere sa here qe dalim per lunch, por kjo nuk do te thote se une jam e cmendur. Cdo njeri e di vete ku i ka gabimet e tij, nuk eshte nevoja t'ja vene ne dukje te tjeret.
Me vjen keq per mamin dhe babin tend, por mos urrej asnjerin prej tyre, situatat vijne ndonjehere te tilla ne jete, qe ndarja eshte zgjidhje me e mire.
Ata jane te dy shume te mire, se te bene ty te mire.
Te puth
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|