IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Aktuale mbas 66 vitesh
Hakerrim
qe nga korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kogra,vershellin nje egersire!
Pra ,o burra,hani,pini,hani pini or e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras e deli ras!
Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek'ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrembeni ,mbushni arka,mbushni xhepe,
gjersa populli bujart'ju pergjigjet peqe,lepe!
Ai rron per zoterine tuaj,pun' etija,djers' e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin ,varni buz' dhe turi!
Hani, pini dhe rrembeni ,eshte koha e cakenjvet;
hani,pini e rrembeni, esht' bot e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!
Nenshkrim i zotris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata ''Grand Cordon''!
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe duroj' posht ky zot,ky palo zot!
Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan' vendosur,
esht' peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze e leh!
E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde,
rrofte miku jot i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjale ne vesh!
koha dridhet e perdridhet,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet
Koha dridhet e perdridhet,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul' e zez' ne balle
Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' e as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i thate armikut ''Peqe''
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
se ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
teksa fshat' i varfer digjet..kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharak,ju me zemra aq te nxira,
ju dinak,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri,cna pa syri!...Hunda juaj ku nuk hyri;
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!
Dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqiptar'
vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi, qe ju dendi!
Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajka do pertypi zog e zoga si per hera
Ja ,ja,grushti do te bjeri permbi krye te zuzareve,
koha eshte e maskarenjve,por Atdheu i shqiptarve
edhe ju te roberuar,robrob ne dor' te metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj' puthni kemben e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate, me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!
vendi qenka sofr' e qorrit,velen per goj' e per lefyte'
beni sikur veni vetull',shoku shokut kreni syte...
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese,
Le te rroje batakciu dhe i miri le te vdese!
Po nje dit' qe nis e vreret do mbaroj' me bubullime,
ky i sotmi, zer' i erret,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kesi slloj,
nuk iu mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!
A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti,nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
eshte i syrit ne lot mekur,eshte i vendit djegur,pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!
Gjashte dekada e gjysem me pare, poeti e intelektuali Ali Asllani i ve ne shinjestren e urrejtjes popullore gjithe gjakpirsit e kohes,duke i stigmatizuar me satiren e tij therese.Edhe pushtetaret e sotem ju ngjajne atyre si dy pika uji.
U mundova ta sjell ne origjinal,kete vjershe, e cila eshte aktuale edhe ne kohet e sotme.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Modifikuar nga lezhjani-82 datė 24/03/2008 ora 03:16
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|